Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-07-2020
    Postime
    267

    Popullsia shqiptare Orthodokse-pakėsim natyral apo ka ndikuar politika?

    Realizimi i Censusit mbetet nė fakt njė punė voluminoze e cila kėrkon specialistėt pėrkatės. Censusi i vitit 2023 megjithse me vonesė, tregoi disa elementė tė domosdoshėm tė shtetit shqiptar nėpėrmjet tė cilave populli sheh si nė pasqyrė veten e vet, kurse qeveria dhe pushtetet e tjera shikojnė problemet qė duhen zgjidhur nė tė ardhmen.
    Pavarėsisht rėnies drastike tė popullatės nė raport me Censusin e vitit 2011, njė rėnie prej 450 mijė banorėsh kryesisht nga emigracioni dhe mė pak nga rėnia e lindjeve apo rritja e vdekshmėrisė pėr shkak tė Pandemisė apo tė Kancerit, mund tė vihet re se disa tė dhėna tė tjera duket qė ndikojnė jo pėr mirė nė prosperitetin e popullit shqiptar dhe nė integrimin e vėndit.
    Njė nga kėta faktorė pėrveē emigracionit (sidomos tė tė rinjve) gjė qė ka shkaktuar rritjen e moshės sė tretė deri nė 700 mijė banorė pra ~ ¼ e popullsisė ėshtė plakur, janė edhe faktorė tė tjerė qė duken sikur pėrpiqen tė pengojnė Shqipėrinė tė jetė njė vėnd europian dhe i integruar. Ashtu si spjegoi edhe njė nga pėrfaqėsuesit e BE se…` Shqipėria ėshtė praktikisht e integruar nė BE meqėnėse ka 1/3 e popullsisė tė larguar e tė integruar me BE dhe vėndet e tjera perėndimore`, Gjėndja demografike nė Shqipėri tregon disa diskordanca nė dukje tė papėrfillėshme, porse mund tė jenė me konseguenca nė tė ardhmen sidomos nė idenė e globalizimit, ku vėndet e vogla do tė jenė mė tė humburat pėrsa i pėrket problemit tė Etnisė dhe tė traditive kombėtare dhe fetare.
    Dy problematikat mė kryesore mbi tė cilat ka ndikuar politika shqiptare jo konsekuente dhe aspak kombėtare janė: Minoritetet dhe Religjionet.
    Pėrse i kam vėnė nė fokus kėto dy faktorė bazė tė Censusit, elementė tė cilėt nga shumė njerėz shihen thjesht si tė dhėna statistikore, dhe jo si problematika tė krijuara gjatė viteve tė demokracisė?
    Sepse kwta dy faktorw mund tw dwmtojnw Shqipwrinw si shtet i shqiptarwve dhe Shqipwrinw me njw komunitet tw konsiderueshwm tw krishterw.
    1.Censusi Minoriteteve.
    Pėrsa i pėrket minoriteteve, ashtu sikundėr shihet nga statistikat e viteve 1923, 1927, 1945, 2011, 2023, qė janė paraqitur mė poshtė, vėrehet se sipas burimit `T.Selenica`, nuk paraqiten minoritete pėrveē se tregohet qė kishte 99 hebrenj nė prefekturat e Gjirokastrės, Vlorės dhe Tiranės.
    Sidoqoftė nė vitin 1945, Censusi i atij viti u bė edhe pėr minoritetet, madje edhe u paraqit mesa duket `me kėrkesėn tendencioze tė grekėve` pėr gjėndjen e minoriteteve nė Shqipėri I cili u paraqit edhe nw OKB e atėhershme. Dhe aty del se kishte 46.577 banorė tė kombėsive tė ndryshme, 31.500 minoritare grekė nė Gjirokaster+Sarande; 9400 maqedonas ne Prespe e Golloborde,2 000 malazezė e serbė, por nuk kishte asnje grek ne Korce dhe Himare. Censusi fetar nuk ishte bėrė. Gjatė viteve tė komunizmit, popullsia u rrit por nuk pati Census fetar , kurse census minoriteteve vėrehej vetėm ai pėr minoritarėt grekė qė ishin deri nė 23.5 mijė deri nė 1989. Nė vitin 2011 u vu re njė shtim i grupeve minoritare nė Shqipėri kryesisht pėr tre faktorė kryesore:
    - Dėshira pėr tė pėrfituar, punė e pensione nga vėndet fqinjė
    - Dėshira pėr tė marrė pashaportė tė huaj, pėr tu larguar nga vėndi jo mė si emigrant por si i huaj
    - Mungesa dhe pa-aftėsia e shtetit shqiptar dhe e politikės shqiptare pėr tė pėrmirėsuar mirėqėnien nė Shqipėri, qoftė pėr shkak tė drejtuesve vendorė dhe qėndrorė tė pa-aftė dhe me mentalitet katundar e militant partiak, qoftė dhe rrushfetet dhe korrupsioni masiv qė plasėn nė kohėn e demokracisė, duke e lėnė vėndin pėr njė kohė tė gjatė nė njė demokraci tė rrezikuar dhe anarki.
    Shumė shqiptarė u bėnė egjyptianė, grekėr, maqedonas, bullgarė, malazes e serbė duke e ditur mirė se familjet e pėrzjera me shqiptarė nuk mund tė quhen minoritarė por bilingualė, dhe sė dyti, nuk mund tė ndrrohet etnia me dėshirė sepse AND nuk gėnjen.
    Sidoqoftė paradokset nė kohėn e demokracisė-anarkike shqiptare janė tė zakonshme, por sigurisht dora e politikave fqinje pėr ta nxjerrė Shqipėrinė si njė vėnd heterogjen me atė strategjinė qė sa mė shumė minoritatarė aq mė shumė Shqipėria do tė jetė e pėrēarė dhe se mund tė shpėrbėhet.
    Kjo e ka fillimin nė vitet `90 kur u prishėn me urdhėr, tė gjitha fabrikat, uzinat, kombinatet, punishtet dhe detyruan qė tė largohen rreth 650.000 shqiptare deri nė 1999. Lejimi pa kriter i minoriteteve pėr shkak tė presioneve greke, rumune, bullgare, maqedonase, tė shoqėrura dhe me rrushfetet pėrkatėse, ka dėmtuar Shqipėrinė nė sytė e BE, pavarėsisht se Demokracia liberale nuk e vė re kėtė aspekt, por e parė me strategjitė e politikave fqinje, shtimi artificial i minoriteteve ėshtė nė dėm tė Shqipėrisė.
    2. Censusi Fetar ėshtė mė i prekshėm dhe mė i lakuari si nga politika shqiptare dhe atyre fqinje, ashtu dhe shumė i rėndėsishėm pėrsa i pėrket historisė sė Shqipėrisė, nė tė cilėn komuniteti orthodox ka luajtur rolin e violinės sė parė qoftė pėr Pavarėsinė e Shqipėrisė mė 1912, ku 11 firmėtarėt ishin orthodoksė, 2 ishin katolikė, 10 ishin kosovarė, dhe 17 ishin intelektualė myslimanė shqiptarė, qoftw nw hapjen e shkollws sw parw Shqipe nw Korēėnw 1887, qoftė pėr Kongresin e Alfabetit tė bėrė nė Manastir mė 1908, qoftė pėr bėrjen e hymnit tė Shqipėrisė, qoftė pėr bėrjen e kėngėve patriotike, qoftė pėr luftėn pėr pavarėsi dhe luftėn nacional-ēlirimtare, qoftė pėr shoqatat patriotike qė luftonin pėr pavarėsinė e Shqipėrisė nė Bukuresht, Sofie, Misir, Stamboll, qoftė dhe pėr shkėputjen nga kisha greke nėpėrmjet krijimit tė Autoqefalisė qė nė 1922 nė Berat ku roli i Fan Nolit tė madh ishte vendimtar nė predikimin shqip nė kishat e asaj kohe, qoftė edhe nė kohėn e demokracisė sė bashku me komunitetet e tjera sidomos me komunitetin bektashi.
    Sipas statistikave tė T. Selenicės pėr vitet 1923 dhe 1927, popullsia orthodokse nė raport me popullatėn e pėrgjithshme ishte 171 mijė ose 20.5% nė 1923, dhe 181 mijė ose 21.7% nė 1927. Nuk ka tė dhėna nė Censusin e vitit 1945 pėr Census fetar, por vėrehet se vetėm numri i minoritarėve grekė, tregon pėr popullsinė orthodokse pjesėrisht sepse komuniteti orthodox shqiptar ėshtė 6 herė mė tepėr se ai grek.
    Nė vitet e Diktaturės ka shtim gradual tė popullsisė nė Shqipėri deri nė 3.12 milion banorė nė vitin 1989 pėr shkak tė izolimit, por edhe pėr shkak tė politikave pėr tė patur shumė fėmijė. Nė njė bisedė me Hrushovin, Diktatori Enver Hoxha i pyetur se sa orthodoksė ka Shqipėria, Diktatori u shpreh se orthodoksė jane rreth 30%.
    Vetėm nė vitin 2011 u realizua Censusi fetar ku ēuditėrisht popullsia e komunitetit orthodox u paraqit si 189 mijė vetė ose 6.7%, pra vetėm 8 mijė vetė mė tepėr se popullsia orthodokse e vitit 1927 ku popullsia orthodokse ishte 181 mijė vetė nė njė kohė kur popullsia e vitit 2011 ishte 2,8 milion pas 84 vitesh, dhe popullsia e vitit 1927 ishte 814 mijė?! Skandal!
    Edhe sikur emigrimi tė kishte larguar shqiptarėt, largimi do tė ishte afėrsisht njėlloj si edhe pėr komunitetet e tjera por jo nė kėtė shifėr komplet absurde!
    Nė Censusin fetar tė 2023 shifrat ishin rregulluar disi duke paraqitur popullsinė orthodokse pak mė shumė nė njė kohė qė popullsia shqiptare mbetet mė e vogėl se e vitit 2011, praktikisht me 173.645 vetė ose 7.17% nė njė popullsi prej 2.14 milion banorė?!
    Interesant ėshtė fakti i popullsisė katolike ndėr vite. Ka vetėm njė element qė nuk ka ndryshuar popullsia katolike: 10.5% nė 1923; – 10.5% nė 1927; 10% nė 2011; dhe ~10.3% nė 2023 ???!!!
    Si ka mundėsi qė popullsia katolike megjithė kėtė emigrim nuk ka ndryshuar fare, popullsia myslimane nuk ka ndryshuar fare ose ka ndryshuar pak nė raportet me bektashinjtė, kurse popullsia orthodokse ka ulje drastike dhe mesa duket ,aspak shkencore dhe statistikore, po tė shohėsh nė vijueshmėri datat e bėrjeve tė Censusit?
    Mendoj se ulja drastike e popullsisė orthodokse ka shkaqe artificiale tė cilat mund tė rreshtoj si mė poshtė:
    -Politike sepse grupet politike shqiptare si dhe njė pjesė e shoqėrisė shqiptare janė tė sensibilizuar dhe refraktarė ndaj Drejtuesit grek tė KOASH-it shqiptar, dhe presioneve disa vjeēare tė politikave greke pėr minoritetin grek, i cili sipas tyre `duhet tw jetw mė i madh se sa del nė census`.
    Duke qėnė kėshtu, politikanėt kanė menduar qė tė ulin artificialisht popullsinė e komunitetit orthodox, megjithse dihet qė raporti i minoritarėve orthodoksė dhe orthodoksėve shqiptarė ėshtė rreth 6 herė mė i madh nė favor tė shqiptarėve!
    - Sociale, njė pjesė e orthodoksėve shqiptarė qė nuk janė dakort me Drejtuesin jo shqiptar tė KOASH-it, nuk kanė preferuar tė paraqiten si orthodoksė nė Censusin. Sigurisht mund tė ketė edhe tė tjerė por si nė gjithė komunitetete e tjera qė mund tė jenė larguar nga feja ashtu si paraqiten si `ateistė` apo qė `nuk pėrgjigjen` apo `nuk disponohen`, por ky kontigjent nuk mund tė jetė vetėm orthodox!
    -Indiferentizmi apo urrejtja e fshehur e disa qarqeve tė cilat mund tė jenė edhe si pjesė e `stafit tė Censusit`, duke i paraqitur orthodoksėt shqiptarė tė gjithė si `grekėr`.
    -Ndikimi i ngjarjeve nė Kosovė, ku shqiptarėt e Kosovės dhe sidomos disa qarqe islamike kosovare tė cilat duke urryer politikat serbe dhe vetė Serbinė orthodokse, bėjnė gjithashtu dhe njė lidhje tė shkurtėr edhe duke urryer edhe orthodoksėt shqiptarė, madje duke transferuar klimėn e urrejtjes ndaj orthodoksisė serbe e ruse edhe ndaj asaj shqiptare. Nuk duket e rastit, - e parė me kėtė prizėm- harresa ndaj Rilindasve shqiptarė tė cilėt kanė dhėnė kontributin kryesor pėr Shqipėrinė pėr tė cilėt shkrova mė sipėr (pa ulur vlerat e intelektualėve myslimane e katolike).
    - Zhgėnjimi nga Diktatura e cila pėr tė mbajtur sa mė gjatė pushtetin, pėrdori Rilindasit orthodoksė, kėngėt e tyre, emrat e tyre, famėn e tyre, pėr tė krijuar Shqipėrinė dhe shkrimin shqip, nė disa raste mėrziti shoqėrinė shqiptare tė asaj kohe me promovimin e tyre vazhdimisht, gjė qė ka dhėnė njė ndikim negativ ndaj komunitetit orthodox tė sotėm nė sy tė shoqėrisė shqiptare tė sotme.
    -Emigracioni, sigurisht emigrimi ka qėnė afėrsisht nė pėrpjestim tė barabartė ndaj tė gjitha komuniteteve fetare, dhe kėshtu nuk mund tė thuash qė janė larguar mė shumė orthodoksė se sa katolikė apo myslimanė apo edhe ateistė.
    Nė pėrfundim, tė para nė kėtė kėndvėshtrim, sigurisht jam i mendimit se numri i popullsisė orthodokse ėshtė shumė mė i madh edhe nė ditėt e sotme, madje po aq sa ka qėnė para 2011 rreth 21%. Kėtė mund ta vėrtetojė kushdo i cili shikon numratorin telefonik ose po tė shkojė nė varreza dhe tė shohė emrat e tė vdekurve.
    Mund tė vėrehet numri i madh nė raport me Censuset, i emrave dhe mbiemrave orthodoksė. Prandaj mendoj se Komisioni i Censusit nuk ka treguar saktėsisht se sa ėshtė numri real i popullsisė orthodokse si nė vitin 2011 ashtu dhe nė vitin 2023, dhe kjo mendoj se ėshtė bėrė si i thonė `me urdhėr nga lart`!
    Shpresojmė qė me vėndosjen e njė Drejtuesi klerik orthodox shqiptar nė KOASH, do tė mund tė tregohet realisht se sa ėshtė popullsia orthodokse shqiptare, pavarėsisht minoriteteve apo jo.
    Mė poshtė janė tabelat e Censuseve ndėr vite nė Shqipėri:

    CENSUS FETAR 2023
    Popullsia 2.402 milion banore
    Besimi Fetar Mysliman 1.101.718 - 45%
    Mysliman-Bektashi 115.644
    Krishterė-katolikė 201.530 - 10.5%
    Krishterė - Ortodoks 173.645 – 7.17%
    Ungjillore 9658
    Tjetėr besim 3670
    I pacilėsuar 332.155
    Ateist. 85.311
    Nuk pėrgjigjen 244.331
    Nuk disponohet 134.451
    Minoritetet
    Shqiptarė 2.186.917
    Grek 23485
    Egjyptian 12375
    Bullgarė 7057
    Boshnjakė 2963
    Maqedonisė sė Veriut 2281
    Serbė 584
    Malazezė 511
    Romė 9813
    Aurumunė 2459
    Pa pėrgjigje 13.507
    Burimi: INSTAT/ CENSUS 2023 (https://shqiptarja.com/lajm/censi-20...-te-pacilesuar)
    CENSUS FETAR 2011
    Popullsia -2.8 milionė banorė,
    Besimi mysliman1.58 milionė ose 56.7 %
    Besimi bektashi 58,624 vetė ose 2.1%
    Besimi katolik 281 mijė vetė ose 10 %
    Besimi Orthodoks 189 mijė vetė ose 6.7%
    Ateiste 70 mijė vetė ose 2.5%
    Besimtare pa religjion 154 mije vete 5.5%
    Besime te tjera 70 mije vete ose 2.5%
    Refuzoi te pergjigjet 112 mije ose 4%
    Nuk disponohen ~280 mije ose 10%
    Minoritetet
    Greke 24242
    Arumune 8266
    Rome 8100
    Maqedonas 5512
    Malazeze, 366
    Egjiptiane, 3,368
    (Burimi: INSTAT/CENSUS 2011)
    CENSUSI I VITEVE 1923 DHE 1927
    Popullsia 814 mijė banorė
    Pėrkatėsia fetare 1923
    Besimi mysliman -558 mijė, ose 68.5%
    Besimi Orthodoks 171 mijė ose 20.5%
    Besimi Katolik 85 mijė ose 10.5%
    Nė vitin 1927
    Popullsia 833 mijė banore
    Perkatesia Fetare
    Besimi mysliman -563 mijė, ose 67.6%
    Besimi Orthodoks 181 mijė ose 21.7%
    Besimi Katolik 88.739 mijė ose 10.6%
    99 hebrenj, qė jetonin nė Prefekturat e Gjirokastrės, Vlorės dhe Tiranės.
    (Burimi: T. Selenica)
    CENSUSI I VITIT 1945
    Popullsia 1.122.044 banorė
    1 075 467 shqiptarė autoktonė dhe
    46 577 tė kombėsive tė ndryshme.
    Asnje grek ne Korce dhe Himare
    31500 minoritare ne gjirokaster+ sarande.
    9400 maqedonas ne prespe e golloborde
    2000 malazeze e serbo& kroate
    Census Fetar - nuk u rregjistrua.
    (Dosja me tė dhėnat e regjistrimit tė pėrgjithshėm tė popullsisė nė Konferencėn e Paqes nė Paris -http://ėėė.panorama.com.al/%E2%80%9Ēensusi-ne-%E2%80%9845-asnje-grek-nuk-u-deklarua-ne-himare%E2%80%9D/ )

    priftipirro2017@gmail.com

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,749

    Pėr: Popullsia shqiptare Orthodokse-pakėsim natyral apo ka ndikuar politika?

    .........
    Emri:  24.jpg

Shikime: 899

Madhėsia:  53.8 KB
    Emri:  25.jpg

Shikime: 881

Madhėsia:  51.3 KB
    Emri:  26.jpg

Shikime: 916

Madhėsia:  56.4 KB
    Emri:  27.jpg

Shikime: 850

Madhėsia:  32.3 KB

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Popullsia shqiptare Orthodokse-pakėsim natyral apo ka ndikuar politika?

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė – Zyra e Shtypit

    Deklaratė

    Nė Lidhje Me Rezultatin E Censit 2023

    Rezultati i Censit 2023, nė lidhje me pėrqindjen e numrit tė tė krishterėve orthodhoksė, nuk pasqyron nė tė vėrtetė realitetin. Kjo ka ndodhur pėr disa arsye, ndėr tė cilat do tė pėrmendim disa:

    Regjistruesit, nė shumė raste, nuk i pyesnin tė intervistuarit pėr pėrkatėsinė fetare.

    Kemi evidencė tė dokumentuar se njė numėr i madh besimtarėsh nuk u intervistuan, sepse nuk u vizituan nga asnjė regjistrues.

    Sipas regjistrave tanė tė pagėzimeve tregohet qartė se numri i tė krishterėve orthodhoksė ėshtė shumė herė mė i madh nga sa rezulton nė Cens.

    Sipas statistikės sė vitit 1927 kemi kėto tė dhėna: myslimanėt sunitė dhe bektashinj pėrbėnin 67.5%; orthodhoksėt 22.3% dhe katolikėt 10%.

    Ndonėse pyetja pėr besimin fetar ishte fakultative, numri i madh i besimtarėve tė pacilėsuar prej 332 155, tė ateistėve 85 311, tė atyre qė preferuan tė mos i pėrgjigjen 244 331 dhe tė atyre qė nuk ishin tė disponueshėm 134 451 – nė total 796 248 – afėrsisht 1/3 e popullsisė, dėshmon pėr pasaktėsinė e kėtij Censi.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Popullsia shqiptare Orthodokse-pakėsim natyral apo ka ndikuar politika?


Tema tė Ngjashme

  1. Popullsia shqiptare nė Mal tė Zi
    Nga Blerim London nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 17-05-2011, 14:37
  2. Popullsia, 4.2 milionė shqiptarė tė regjistruar
    Nga Edvin83 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 22-09-2008, 13:08
  3. Popullsia shqiptare në SHBA
    Nga niku-nyc nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 01:25
  4. e ndikuar, krejt e ndikuar
    Nga macia_blu nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-11-2002, 20:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •