Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Shën Angjelina Brankoviç, Nëna e Serbisë, e bija e Gjergj Arianitit - 30 korrik

    Shen. Angjelina ka qene e bija e heroit te shumenjohur shqiptar Gjergj Skender-beg (1414 - 1467)

    Ajo u martua me qeveritarin serb Shen. Stefanin, qe ish i biri i Princit Gjergj Brankovic, i njohur gjithashtu si Despot. Gjate asaj kohe Serbia ishte sulmuar tashme prej Turqise. Ne duart e tyre, Shen. Stefani edhe Angjelina u detyruan te perjetojne vuajtje te medha edhe si pasoje, te poshteruar ata emigrojne ne Itali. Gjate veshtiresive te tyre, cifti i shenjte rriti dy bije, duke i edukuar me pershpirtshmeri edhe jete frymore. Bijte e tyre ishin Kryepiskopet Maksim edhe Shen. Joan, i fundit qe te qeverise Serbine (afro. 1493), para se ti nenshtrohej nje periudhe te gjate skllaverimi.

    Pas vdekjes se te shoqit, Shen. Angjelina iu perkushtua jetes murgjerore, edhe u njoh per perpjekjet e saj shpirterore edhe bamiresine e saj. Ajo njihet vecanerisht per perkujdesjen e saj ndaj manastireve serbe edhe ruse. Duke pare se nuk ishte me ne gjendje ti ndihte te gjitha manastireve, ajo iu drejtua me nje apel prekes Princit te madh, Vasil i II-te i Moskes. Ajo shkruajti: " Pushteti tone po i vjen fundi, ndersa tendi sa vjen e rritet. Prandaj edhe te marresh persiper detyren tone per tu perkujdesur edhe ndihmuar Kishat edhe manastiret e shenjta, te ngrejtura prej te pareve tuaj te pershpirtshem edhe te mite."
    Me burimet e dhuruara prej Princit Vasil, Shen. Angjelina ndertoi Lavren e Krusheldosk, ku u varrosen me vone edhe eshtrat e saj te paprishme, sebashku me ato te te shoqit te saj Shen. Stefanit edhe te dy bijve te saj Shen. Maksimit edhe Princit Joan. Emrat e tyre jane lidhur ngushte me mbrojtjen e Serbise kunder te pabeseve. Gjate kohes se pushtimit turk, serbet iu drejtuan me lutje qe te liroheshin nga sulmuesit e tyre. Madje edhe jobesimtare jane sheruar prej tyre, edhe u mrekulluan per madheshtine e Beses se krishtere.

    Se bashku me Shen. Militsa-n, Shen. Angjelina eshte nje nga shenjtoret me te dashura edhe nderuara te te gjithe shenjtoreve te Serbise. Njerezit e therrasin ate 'majka' (mema) Angjelina.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-10-2005 më 03:27

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ja nji nga faktet se Gjergj Kastrioti ka pase vajze:

    Enciklopedia Katolike - Italo-Greket

    .......................

    (3) Pervec kesaj, emigrimi i pare i madh i shqiptareve (Albaneve) qe ndodhi midis 1467 edhe 1470, pas cdekjes se Skenderbeut (kur e bija e tij, qe ishte bere princesha e Bisignano-s, i ftoi patriotet e saje ne mretnine e Napolit)

    ************************

    Serish, duhet te dini se une e kam theksu qe ne fillim te temes, duke e fut ne kllapa, se ky (maretsa e Angjelines Kastriote me Stefanin, eshte marre prej nji botimi serb).

    Por ne traditen e Kishes shqiptare edhe ne dokumenta te shumte, qe gjenden kudo, Angjelina per te cilen behet fjale ketu, si e shoqja e Stefan Brankovicit, nuk eshte e bija e Skenderbeut, por e bija e Gjergj Arianitit, dmth moter e Donikes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-10-2005 më 03:25

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    Si u be Angjeline Arianiti shenjtoreshe serbe

    Si u be Angjeline Arianiti shenjtoreshe serbe

    Prof.Shyqri Nimani

    Është e njohur se në mesjetë bëheshin lidhje familjare dhe gjaku për interesa të
    fisnikërisë sunduese të kohës. Lidhje të tilla kishte edhe mes fisnikëve
    shqiptarë dhe serbë. Nga një lidhje e tillë është shëmbëllesa e Angjelinë
    Arianitit, e cila më vonë do të bëhet shenjtëreshë e Kishës Ortodokse
    Serbe, që sot e kësaj dite njihet me emrin Shën-Angjelina serbe –
    Prepodobna mati Angelina srpska. Angjelina ishte bija e princit të njohur
    shqiptar Gjergj Arianit, “Trimit”. Kjo familje e madhe feudale shqiptare
    njihet që nga fillimi i shekullit XI. Ajo ka luajtur një rol të
    rëndësishëm politik deri në mesin e shekullit XVI. Emri i saj njihet në
    variante të ndryshme, Aranit, Arnit, Harjanit etj., dhe me shtesa që
    shënojnë lidhje me familje të mëdha feudale: Arianit Komneni, Arianit
    Golem Topia etj.. Figurat kryesore të kësaj familjeje janë: David Arianiti
    (1001-1018), patrik, i njohur për luftën e tij kundër bullgarëve në
    Strumicë e Shkup, dhe Gjergj Arianiti (1379-1470), një nga figurat
    kryesore historike të shekullit XV, bashkëluftëtar i Skënderbeut.
    Gjergj Arianiti kishte një djalë, Konstandinin, dhe dy bija, Donikën dhe
    Angjelinën. Konstandin Arianiti (1457-1531), trashëgimtar i titullit
    princor, që në moshën 12-vjeçare, pas vdekjes së Gjergjit, bashkë me të
    emën mërgoi në Itali, ku u bë Zot i Monteferratos, kapedan i Pizas. Ishte
    në dispozicion të perandorit Maksimilian si zëvendës i përgjithshëm në
    Itali dhe si ambasador në Romë. Më 1516 qe emëruar Zot i Fanos në Italinë
    Qendrore, ku edhe vdiq. Siç është e njohur, Donika ishte martuar për
    Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, ndërsa Angjelina për djalin e Gjergj (Gjurgj)
    Brankoviçit - smederevasit. Ja si kishte ndodhur kjo: më 1459, kur
    Smedereva kishte rënë në duart e turqve, Gjurgj Brankoviçi kishte kërkuar
    strehim me familjen e tij në shtëpinë e princit shqiptar, Gjergj Arianitit.
    Angjelina (e cila kishte lindur në rrethin e Elbasanit në pjesën e parë të
    shekullit XV) martohet më 1461 në Shkodër për Stefanin e verbër – birin e
    dytë të Gjurgj Brankoviçit. Asaj i kishin lindur tre fëmijë: dy djem –
    Gjergji dhe Joani dhe një çupë – Mara. Për shkak të rrezikut osman,
    mërgojnë në Itali (Furlani). Pas vdekjes së të shoqit, Stefanit (1471),
    Angjelina (e vejë) me familjen e saj vendoset në Srem, ku mbreti hungarez,
    Mateja, ia jep në pronësi qytetin dhe pasurinë e Kupinovës. Atje ajo i
    kishte bartur edhe eshtrat e të shoqit, Stefanit. Biri i saj, Gjergji,
    kishte refuzuar titullin e dhespotit, që ia kishte ofruar mbreti Matejë
    Korvini, për t’ia lënë vëllait të vogël Joanit, i cili vdes së shpejti.
    Pastaj, Gjergji bëhet kallogjer dhe e ndërron emrin në Maksim. Ai do të
    arrijë të bëhet peshkop vllehozapllanit, sipas ftesës së dukës vlleh Joan
    Radullës. Më vonë si mitropolit beogrado-sremas, së bashku me të ëmën,
    Angjelinën, do ta ngrenë manastirin e njohur Krushedoll, në shpatet e
    Frushka Gorës. Atëbotë aty do të vendoset edhe rezidenca peshkopale, me
    ç’rast do të përtërihet kryepeshkopata e Sremit. Maksimi vdiq dhe u varros
    në Krushedoll, më 1516. Angjelina do të bëhet kallogjere (murgeshë) dhe do
    të ruajë emrin e saj të pagëzuar Engjëllore.



    Misioni i saj religjioz dhe bamirës do të jetë i jashtëzakonshëm dhe do të
    shtrihet në tërë hapësirën e Sremit dhe të Vojvodinës. Ajo do të ndërtojë
    dhe do të përtërijë shumë kisha e manastire, do të kujdeset për
    varfanjakët dhe të sëmurët. Për këto vepra fisnike dhe bamirëse populli i
    këtyre krahinave në shenjë mirënjohjeje e kishte pagëzuar me emërtimin
    “Nëna Angjelinë”. Ajo vdiq dhe u varros në Krushedoll, më 1520. Pastaj, më
    1716, kur turqit u vunë zjarrin këtyre kishave dhe manastireve, murgeshat
    arritën ta shpëtojnë vetëm një pjesë të eshtrave të Shën-Angjelinës –
    dorën e majtë, që sot e kësaj dite ruhet në kivotin e kishës së Manastirit
    të Krushedollit
    Kisha ortodokse serbe e feston ditën e Shën-Angjelinës serbe – “Pamjat
    prepodobne matere našeja Angelini despotici serbskija” – 12 gushtin (30
    gushtin në kalendarin e vjetër). Atë ditë në Krushedoll organizohet kremte
    e madhe kishtare dhe popullore. Në Arkën e famshme të Shën-Shimunit në
    Zarë ruhet mbuloja e qëndisur me dorë të Nënës Angjelinë, përkushtim i saj
    i shkruar me shkronja cirilike “Za zdravlje despota Georgija” (Për shëndet
    të dhespotit Gjergj, të riut).

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-07-2023 më 22:54

  4. #4

    Gjegj Kastrioti, Shenjt i kanonizuar...?

    Te nderuar forumiste …
    Do te deshiroja te dija me teper persa i takon kanonizimit te Shen Gjergjit nga Dibra, qe festohet me daten 30 Shkurt nga Kisha e Naumit ( Ohrit ), ky Shenjt eshte kanonizuar me 1589 nga po e njejta kishe, por qe dyshimet me çojne te mendoj se behet fjale per Gjergj Kastriotin.
    Pastaj edhe e bija e tij Shen Angjelina, e cila festohet me 1 Korrik nga orthodoskset dhe me 14 Korrik nga latinet…, me bejne te mendoj se flitet per te njejtin Shenjt, pra per heroin tone kombatar, Gjergj Kastriotin, Skenderbeun. Sapo te mundem, do te postoj edhe ikonat.
    Eshte e mundur qe te jem i vetmi qe nuk e dija kete!. Po Kisha jone a e percjell ne Imerologhion …?
    Pershendetje.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22
    Shen Angjelina e Serbise

    Shen Angjelina ishte e bija e Princit Gjergj Kastrioti Skenderbeu i Shqiperise. Emri i nenes se saj nuk e dime por dime qe ishte rritur ne besimin e krishtere dhe familja i kish mesuar te donte Perendine.

    Shen Stefan Brankovic (9 tetor dhe 10 dhjetor), sundimtari i Serbise, kish ardhur ne Shqiperi qe te shpetonte jeten nga ata qe donin ta vrisnin. Pak kohe para se te vinte ne Shqiperi Shen Stefanin e kishte verbuar pa te drejte sulltani turk si ndeshkim per disa shkelje. Duke qene i pafajshem, Shen Stefani i duroi vuajtjet me kurajo.

    Shen Stefani nuk u prit thjeshte si mik ne oborrin e Princit Gjergj, ai u trajtua si nje pjesetar i familjes. Dhe nuk eshte per tu cuditur qe Shen Stefani dhe Angjelina u dashuruan me njeri-tjetrin. Me bekimin e prinderve ata u martuan ne kishe. Pas disa vitesh, cifti u bekua me dy djem: Gjergjin dhe Joanin.

    Kur djemte u rriten, Shen Stefani dhe familja e tij u detyruan qe te largohen ne Itali per te shpetuar. Ne ate kohe turqit pushtuan Shqiperine dhe filluan te vrasin burra, gra dhe femije.

    Shen Stefani vdiq ne vitin 1468, duke e ene Angjelinen te ve. Nga halli, Angjelina iu drejtua per ndihme sundimtarit te Hungarise. Ai u dha qytetin e Kupinovos ne Sirmie.

    Shen Angjelina u largua nga Italia me djemte e saj ne vitin 1486, duke ndaluar me pare ne Serbi per te varrosur ne vendlindje trupin e paprishur te Shen Stefanit.

    Femijet e ketyre prinderve te devotshem u bene shenjtore. Gjergji hoqi dore nga pretendimi per fronin per ti lene rradhen vellait te tij Joan dhe vete hyri ne nje manastir dhe mori emrin Maxim.

    Joani u martua por nuk pati femije djem. Ai vdiq ne vitin 1503 ne nje moshe te re dhe shume mrekulli ndodhen para relikave te shenjta te tij.

    Shen Angjelina jetoi me gjate se burri dhe djemte e saj. Duke patur gjithmone ne mendje shpetimin e shpirtit te saj, ajo hyri ne nje manastir grash. Ajo u nis per te Perendia ne paqe dhe trupi i saj u varros ne te njejtin varr me djemte e saj ne manastirin e Krushedol ne Frushka Gora.

    Shen Angjelina perkujtohet gjithashtu ne 10 dhjetor me burrin e saj Shen Stefanin dhe djalin e saj Shen Joanin.

    Burimi: OCA
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-07-2008 më 17:27

  6. #6
    Pershendetje forumiste..., kjo eshte ikona e nderuar e vajzes se Gj. Kastriotit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #7
    Keni te drejte o njerez, por pyetja ime ishte nje pyetje retorike, pohoj, gjithashtu edhe pak provokuese..., une desha te pyes, perse kishat tona shqiptare nuk e kane kanonizuar Gj. Kastriotin si nje njeri i shenjte, megjithe kontributin qe i dha kishes ne pergjithesi...
    Mendoni pak, as nuk ka ndonje Gjergj nga Dibra, as nuk ka 30-Shkurt...!
    Problemi qendron ketu..., per mendimin tim ( shume modest ), kujt i perket Gjergji, kush nga Kishat ( Katholike o Orthodokse ), duhet ta kanonizoje si Shenjt te tyrin, mendoni sa kohe ka qe nuk kononizojne te njetin shenjt, keto dy kisha..., pra pse nuk behet nje perçapje per ti treguar botes mbare qe ne ne Shqiperi, shkojme mire ( dakort ), midis te krishteresh.
    Gjergji luftoi per te gjithe Shqiperine, kunder osmaneve, si i krishtere shqiptar dhe pa ndonje pretendim te veçante apo pa mbajtur anen e nje apo te nje tjeter kishe, ai eshte heroi dhe mbrojtesi i krishterimit dhe jo kotholik apo orthodoks, ai eshte nje shenjt shqiptar, pa u kanonizuar... Ai qe eshte i shenjte, eshte i shenjte per popullin e tij, per ndihmen qe i dha, per kontributin dhe per jeten qe sakrifikoj familjarisht, ai duhet te jete edhe shkaku qe te na bashkoje, te pakten ne harmoni midis popullit tone, pa dallim feje...
    Pershendetje forumiste.

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    Bre kam then asnjiher nuk flitet per familen e tij...
    pse heshtet, s'asht e mundur mos me pas njeri nga ajo famile ose jan ne itali e serbi
    Kjo eshta fatkeqesia jone kombetare, sepse historia eshte politizuar, sepse historia eshte krasitur sipas deshirave te njerit apo tjetrit.

    Kombi shqiptar nuk ka qene nje popull qe ka jetuar ne ajer, apo nje popull i ardhur nga Azia, por nje popull autokton dhe si i tille ai ka patur marredhenie te thella me fqinjet.

    Ne shikojme vetem ate pjese te marredhenieve me fqijet, qe na eshte propoganduar ne menyre primitive, duke anashkaluar apo duke mohuar shume figura historike sic eshte dhe Shen Angjelina.

    Duhen thyer shume tabu! Historia e popujve eshte nje liber i madh i mbushur me faqe te bardha dhe te zeza.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 20-07-2008 më 16:54

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Është mirë që, ata të cilët nuk e njohin mirë Historin të mos hapin tema pa lidhje! Nëse dikush ka dashtë të thotë " ja skenderbeu paska pas vajzë dhe ajo qenka martuar me princin serbë" e qyfyre tjera, harron që në kohën e Ske¨nderbeut nuk ishin armiqtë tanë serbët por Osmanllijtë!
    Por e verteta është Kjo:
    Angjelina ka qenë e Motra e Skënderbeut , e bija e Gjonit dhe e Vojsavës, e parafundit nga motrat sa kishte Skënderbeu:
    Gjergj kastrioti Skënderbeu kishte pesë motra: Marën, Jellën, Vllajkën, Angjelinën dhe Mamicën!

    Në kohën e Gjergj kastriotit të martoheshe me ndonjë Turkeshë apo ta ,martoshe vajzën me ndonjë turkë ka qenë njësoj sikurse sot ta martosh vajzën me ndonjë serbë!

    Ata që nuk i dijnë mirë të dhënat e Biografis së Skenderbeut por edhe istorin Shqiptare mirë - do të kontribonin më së miri dhe më së shumti nëse nuk do të mirreshin fare me Historin!

  10. #10
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Vëllai i vogël i Gjergj Arianitit, Vladani, u martua me vajzën e Gjon Kastriotit, Angjelinën, shumë kohë përpara se Skënderbeu të dilte në krye të luftës antiosmane të shqiptarëve. Djali i tyre Muzaka (i cilësuar si Muzaka i Angjelinës, për t`u dalluar nga i ungji) do të ishte pjesëmarrës në Kuvendin e Lezhës të vitit 1444.
    Ndryshuar për herë të fundit nga D@mian : 22-07-2008 më 01:41

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 30-07-2023, 22:53
  2. Shen Angjelina Arianiti-Nje Shenjtore Shqiptare
    Nga pirro10 në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-08-2019, 05:04
  3. U gjet varri i Gjergj Arianitit
    Nga Kryeplaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 23-09-2007, 12:26
  4. 26 Korrik: Shen Joakimi e Shen Ana
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 10:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •