Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Euro 2024: Spanja fiton Kupën e Kampionatit Evropian të futbollit

    Triumfi madhështor i Spanjës, De la Fuente: Williams dhe Yamal të mrekullueshëm, ju tregoj virtytin e kësaj skuadre

    Emri:  auto_DE-LA-FUENTE21721027379.jpg

Shikime: 1304

Madhësia:  55.2 KB

    Spanja fiton Euro 2024 me meritë, por trajneri Luis De la Fuente nuk dëshiron të ndihet i ngopur. Duke folur për mediat menjëherë pas ndeshjes, trajneri është euforik dhe krenar, por për skuadrën e tij do të duhet të jetë një pikënisje dhe jo një pikë mbërritjeje:

    “Shpresoj që ky moment të ndihmojë të jemi më të mirë çdo ditë. Gjithmonë përmirësohemi, ky është qëllimi ynë, virtyti i kësaj skuadre është se ne gjithmonë mendojmë të jemi pak më të mirë.

    Nuk mund të jesh më i lumtur se kaq. Duke parë gëzimin e tifozëve, lojtarëve… Sot ishte një ditë e mrekullueshme, një ekip kampion europian u kurorëzua me meritë.

    Sot jam edhe më krenar, duhet të përmirësohemi dhe do ta bëjmë sepse këta lojtarë janë shembull për të gjithë, janë shumë të mirë.

    Williams dhe Yamal, janë dy lojtarë të mrekullueshëm dhe dy djem të jashtëzakonshëm, të cilët duhet të vazhdojnë të rriten. Ne jemi me fat që i kemi, ata sjellin kaq shumë gëzim në futbollin spanjoll.

    Ai është kapiten dhe cilësitë e tij futbollistike dhe njerëzore nuk janë vënë në pikëpyetje, në fakt nuk njihet për gjithë punën që bën”, u shpreh De la Fuente.

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Euro 2024: Spanja fiton Kupën e Kampionatit Evropian të futbollit

    Momenti special, Morata ngre në qiellin e Berlinit trofeun e Europianit

    Emri:  auto_IMG_20841720993086.jpg

Shikime: 1073

Madhësia:  74.8 KB

    Spanja u shpall kampione e Europës, pasi mposhti në finale Anglinë me rezultatin 2-1. Në fund festa ishte e madhe për iberikët, që u futën në histori, si kombëtarja me 4 Europianë të fituar, si asnjë tjetër.

    Pas përfundimit të ndeshjes dhe dhënies së çmimeve, Spanja ngriti në qiellin e Berlinit trofeun e kampionit, me kapitenin Morata.

    Sukses i merituar nga spanjollët, që i mahnitën të gjithë me lojën dhe rezultatet e treguara në këtë Europian

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Euro 2024: Spanja fiton Kupën e Kampionatit Evropian të futbollit

    Golat nga ndeshja:


Tema të Ngjashme

  1. Euro 2024: Golat e ndeshjeve të Kampionatit Evropian
    Nga Albo në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 15-07-2024, 10:43
  2. Femrat e kampionatit Evropian 2012
    Nga no name në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 02-07-2012, 14:05
  3. Tirana fiton Kupën e Shqipërisë
    Nga angmokio në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-05-2012, 17:28
  4. Kosova organizatore e Kampionatit Evropian të Futbollit me Robotë
    Nga YlliRiaN në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2009, 17:23
  5. RTSH i dënoi shqiptarët me mostransmetim të Kampionatit botëror të futbollit
    Nga Xhuxhumaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2006, 15:36

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •