“30 mln euro abuzim dhe paracaktim i fituesit pėr Tunelin e Llogarasė”/ PD kallėzon nė SPAK qeverinė

VIDEO

Grupi Parlamentar i Partisė Demokratike, pėrmes Kryetarit tė tij Gazment Bardhi, ka kallėzuar nė SPAK zėvendėskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturės e Energjisė Belinda Balluku, e cila nė bashkėpunim dyshohet se ka kryer veprat penale tė“Shkeljes sė barazisė sė pjesėmarrėsve nė tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsionit pasiv tė funksionarėve tė lartė shtetėrorė ose i tė zgjedhurve vendorė”, tė parashikuar nga nenet 258 dhe 260 tė Kodit Penal.

Ky kallėzim ka lidhje me kosotot e fryra tė ndėrtimit tė Tunelit tė Llogarasė, ku dyshohet se vlera e tij u shtua mė 30 milion euro qė i shkuan njė kompanie turke, e cila nuk bėri asnjė punim.

Konkretisht, nė kallėzimin e grupit parlamentar tė PD evidentohen 10 faktet dhe provat si mė poshtė:

1- Nė datėn 14.12.2020, Ministria e Infrastrukturės dhe Energjisė ka shpallur tenderin me objekt “Ndėrtimin e Tunelit tė Llogarasė”. Nė kėtė procedurė paraqiti ofertė shoqėria “Gjoka Konstruksion” sh.a., me vlerė rreth 140 milionė euro. Ministria e Infrastrukturės dhe Energjisė vendosi anullimin e tenderit dhe “ēuditėrisht” shoqėria “Gjoka Konstruksion” sh.a. e skualifikuar nga gara nuk bėn ankim ndaj vendimit tė skualifikimit nga procedura e prokurimit.

2- Nė datėn 24.06.2021, Ministria e Infrastrukturės dhe Energjisė rishpalli tenderin me tė njėjtin objekt. Nė kėtė garė morėn pjesė pesė operatorė ekonomikė, nga ku rezulton se 4 operatorė u skualifikuan dhe vetėm Bashkimi i Operatorėve Ekonomikė (BOE) INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK dhe ASL INSAAT TAAHHUT u kualifikua dhe u shpall fitues nė datėn 08.10.2021, me ofertė rreth 170 milionė euro.Shoqėria “Gjoka Konstruksion” sh.a., nuk ka marrė pjesė nė garė, ndėrkohė qė oferta fituese ėshtė 30 milion euro mė shumė se oferta qė kishte paraqitur shoqėria “Gjoka Konstruksion” sh.a. nė procedurėn e parė.

3- Nė datėn 08.11.2021, operatorėt fitues tė tenderit pėr ndėrtimin e tunelit tė Llogarasė, themeluan shoqėrinė e thjeshtė “INTEKAR – ASL”. Dokumentacioni pėr regjistrimin e shoqėrisė nė Qendrėn Kombėtare tė Biznesit ėshtė bėrė nga shtetasja Rovena Dorėzi, e cila rezulton tė jetė e punėsuar si juriste nė shoqėrinė “Gjoka Konstruksion” sh.a.

4- Nga verifikimi i pagesave nėpėrmjet Degės sė Thesarit Tiranė, rezulton se Ministria e Infrastrukturės dhe Energjisė ka kryer 36 pagesa, me vlerė totale rreth 170 milionė euro.

5- Punimet e nėnkontraktimit janė kryer nga shoqėria “Gjoka Konstruksion” sh.a., logot dhe punonjėsit e tė cilės shfaqen nė tė gjitha inspektimet qė janė kryer nga shtetasja Belinda Balluku, gjatė kryerjes sė punimeve pėr ndėrtimin e tunelit tė Llogarasė. Pėrveē kėsaj, nga verifikimi nė Qendrėn Kombėtare tė Biznesit shoqėria “INTEKAR – ASL” nuk rezulton tė ketė asnjė licencė aktive, tė cilat janė tė domosdoshme pėr kryerjen e punimeve tė ndėrtimit tė tunelit tė Llogarasė.

6- Nga analiza e pasqyrave financiare pėr vitet 2021 – 2023, shoqėria ka deklaruar se ka fituar nė total 23.5 milionė euro, ndėrkohė qė nė detajimin e zėrave tė shpenzimeve rezulton se 97.5% – 99% janė pagesa tė kryera pėr nėnkontraktim, pra kompanisė “Gjoka Konstruksion” sh.a.

7- Ekzistojnė tė dhėna, pėrfshirė dėshminė publike tė njė prej pjesėmarrėsve nė takim, se kompania fiktive turke u paracaktua si fituese nė njė takim nė Ankara, Turqi, tė zhvilluar nė datėn 3 Qershor 2021, pra 21 ditė para rishpalljes sė tenderit.

8- Nga analiza e fakteve dhe tė dhėnave tė mėsipėrme, del se punimet pėr ndėrtimin e tunelit tė Llogarasė u kryen efektivisht nga shoqėria “Gjoka Konstruksion” sh.a., e cila kishte marrė pjesė nė procedurėn e parė tė anulluar tė prokurimit dhe kishte ofruar pėr ndėrtimin e tunelit vlerėn prej rreth 140 milionė euro. Nė fakt, rezulton qė shpenzimi pėr ndėrtim u krye po me kėtė vlerė, sepse shoqėria “Gjoka Konstruksion” sh.a. qė bėrė punimet me nėnkontraktim u pagua po me kėtė shumė, por nė kėtė rast jo drejtpėrdrejtė nga Buxheti i Shtetit por pėrmes njė ndėrmjetėsi qė ishte kompania turke “INTEKAR – ASL”, i cila pėrfitojė 30 milion euro pa bėrė asnjė punė.

9- Diferencė prej 30 milionė euro ėshtė “tarifė suksesi” e shoqėrisė “INTEKAR – ASL”, pa kryer asnjė punė, pasi tė gjitha punimet janė realizuar nga shoqėria shqiptare “Gjoka Konstruksion” sh.p.k..

10- Nga kjo skemė, mbi tė cilėn rėndojnė dyshime serioze pėr korrupsion apo abuzim me detyrėn, Buxhetit tė Shtetit provohet se i ėshtė shkaktuar njė dėm prej tė paktėn 30 milionė euro, pėr shkak se nuk pasqyrohet ndonjė shpenzim pėr kėtė vlerė.

Dokumentacioni i plotė, sėbashku me shkeljet pėrkatėse, qė kanė sjell abuziminme tė paktėn 30 milion euro ndaj Buxhetit tė Shtetit, dhe qė dyshohet se ėshtė vlera e “tarifės sė korrupsionit”, i janė vėnė nė dispozicion Prokurorisė sė Posaēme.

Emri:  -640-0-spak-1jpg-1723458436.jpg

Shikime: 829

Madhėsia:  64.1 KB

Grupi Parlamentar i PD ka kėrkuar nga SPAK qė tė nisė menjėherė hetimin e plotė dhe tė gjithėanshėm mbi kėtė ēėshtje dhe tė vendos pėrpara pėrgjegjėsisė penale zėvendėskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturės e Energjisė Belinda Balluku, si dhe cdo person tjetėr qė do tė rezultojė gjatė hetimeve qė ka pėrgjegėsi penale pėr kėtė abuzim.

Emri:  -640-0-spak-2jpg-1723458435.jpg

Shikime: 818

Madhėsia:  35.7 KB


ORA NEWS