Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 64 prej 64
  1. #61
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Homazhet për Kadarenë/ Rudolf Marku: Moment sprove për një komb, treguam sa të emancipuar jemi

    Emri:  ce195413-c4fd-4fde-83a9-94eff7179fec.jpg

Shikime: 622

Madhësia:  30.8 KB

    Në një lidhje skype për emisionin “Open” në News24, shkrimtari Rudolf Marku tha se vdekja e një shkrimtari të madh si Ismail Kadare është një provë për ne si komb, për të treguar se sa të emancipuar jemi dhe çfarë mund të bëjmë ne. Marku tha se vdekja e Kadaresë e ka bërë Shqipërinë më në vogël, Tiranën edhe më të vogël, dhe Gjirokastrën, vendin e tij të lindjes, edhe më të vogël.

    VIDEO

    Balkanweb

  2. #62
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Aleksandër Çipa: Kadare, ndër të paktat figura, që unifikoi hapësirën shqiptare

    Emri:  cipa.jpg

Shikime: 659

Madhësia:  20.6 KB

    Gazetari Aleksandër Çipa, drejtor i Përgjithshëm i News24, në rubrikën “Opinion” tha se Ismail Kadare është ndër të paktat figura kombëtare që unifikon, fatkeqësisht me vdekjen e tij, figurat më të rëndësishme që ka hapësira shqiptare.

    Çipa tha se nuk ka fjalën për protagonistët e jetës politike në Shqipërinë londineze, siç rëndom e quan një pjesë tjetër e kombit, por e kam fjalën për të dy republikat shqiptare, atë të Shqipërisë dhe Kosovës, gjithashtu Maqedonia e Veriut u përfaqësua.

    VIDEO

    Balkanweb

  3. #63
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Ikja e Kadaresë/ Alda Bardhyli: Shënimi që më la, ishte si një lloj ndarjeje

    Emri:  Capture-610.jpg

Shikime: 605

Madhësia:  28.0 KB

    Alba Bardhyli, drejtore e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, duke folur për figurën e gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare, tha se ky ka qenë një muaj reflektimi, referuar ndarjes nga jeta të shkrimtarit.

    “Kadare ka një shprehje në një nga librat e tij ku thotë: çdo ngjarje madhore, çdo histori që ndodh në jetën e njeriut, përpara se të vijë dhe të bëhet konkrete ajo jep shenjat e saj, në forma të ndryshme. Ndoshta ne që ishim pranë tij mund ti shihnim këto shenja, por janë nga ato shenja që ndoshta s’do ti shohësh”, tha Bardhyli.

    Në vijim, ajo tha se “në një nga takimet e fundit kisha në dorë librin “Pasardhësi” dhe teksa po bisedonim për këtë vepër të jashtëzakonshme të Kadaresë, dikush më kishte kërkuar një autograf prej shkrimtarit, dhe në momentin që i jap librin për të më dhënë një autograf për një kolegen time, i them zoti Kadare më shkruaj diçka mua dhe ai më la një shënim dhe në momentin që lexova shënimin u trondita. Ishte si një lloj ndarjeje, por nuk e mendoja që do të ishte ikja”, tha Bardhyli.

    VIDEO

    Në vijim ajo tha se ikja e Kadaresë ishte një ngjarje e trishtë për kulturën botërore, ishte i vetmi klasik i mbetur i gjallë.

    “E ktheu kulturën shqiptare në një përmasë universale, e orientoi përmes vlerave të gjuhës, drejt një qasjeje thellësiht europiane, i dhanë shumë Shqipërisë dhe kjo është vlera më e madhe dhe e papërsëritshme i dha kulturës shqiptare”, tha Bardhyli.

    Lidhur me debatin se ku do të prehej Kadare, Bardhyli tha se do të donte të shihte debatin në një kontekst tjetër dhe këto debate lindin në shoqëri të niveleve të larta.

    Balkanweb

  4. #64
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Rexhep Qosja reagon për Ismail Kadarenë: E vërteta e polemikave mes nesh

    Emri:  qosja-kadare-780x439-1.jpg

Shikime: 587

Madhësia:  30.4 KB

    Shkrimtari Rexhep Qosja ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Kadare pas ndarjes së tij nga jeta. Qosja i cili njihet si njëri ndër kritikuesit më të mëdhenj të Kadaresë thotë se at patën bashkëpunuar, por edhe polemizuan me njëri – tjetrin.

    “Mes Ismail Kadaresë dhe meje kohë pas kohe ka pasur edhe gjykime e vlerësime polemike si pasojë e pikëpamjeve tona të ndryshme për cështje të ndryshme kulturore dhe letrare në përgjithësi. Në letërsinë evropiane është bërë historike bindja e pranuar prej krijuesve më të shquar evropianë se ata që polemizojnë me njëri tjetrin ata polemizojnë sepse e nderojnë dhe e duan njëri tjetrin” – shkruan Qosja.

    Në postimin e tij në Facebook, Qosja ka shpalosur edhe disa detaje të marrëdhënies së tij komplekse me Kadarenë.

    Postimi i plotë i Rexhep Qoses:

    Të hënën, më 1 korrik, u nda nga jeta intelektuali dhe krijuesi Ismail Kadare. U shpreh ngushëllimet më të thella bashkëshortes së tij shumë të nderuar e të dashur, shkrimtares Helena Kadare, bijave të tij Gresa dhe Besiana dhe të gjithë familjarëve të tjerë të familjes Kadare.

    U shpreh ngushëllimet më të thella edhe miqve, bashkëpunëtorëve, kolegëve dhe lexuesve të tij të shumtë.

    Ismail Kadare dhe unë kemi pasur takime kur e kur edhe familjare, bashkëbisedime, vlerësime e nderime të ndërsjella.

    Mirëkuptimi dhe nderimi i ndërsjellë mes Ismail Kadaresë dhe meje në masë të madhe do të bazohej në qëndrimin tim ndaj tij kur ai do të shpërngulej prej Tiranës në Paris.

    Mospajtuesve që do ta kritikojnë Ismail Kadarenë me familjen që ishin larguar prej Atdheut unë do t’u përgjigjem: ky është qëndrim i atdhetarit dhe i krijuesit Ismail Kadare dhe këtë qëndrim të tij ne duhet ta respektojmë me mendje e me zemër. Unë jam i sigurt se frytet e shpërnguljes së Ismail Kadaresë në Paris ne do t’i shohim dhe përjetojmë shpejt në kulturën tonë kombëtare.

    Ismail Kadare dhe unë kohë pas kohe kemi shkruar për krijimtarinë e njëri tjetrit. Unë e kam propozuar përkthimin e romanit të tij Kështjella në gjuhën serbo-kroate dhe kam shkruar një parathënie shumë vlerësuese për romanin dhe krijuesin e tij Ismail Kadarenë.

    Ismail Kadare, ndërkaq, e ka shkruar parathënien për romanin tim Vdekja më vjen prej syve të tillë të botuar në Paris.

    Por, mes Ismail Kadaresë dhe meje kohë pas kohe ka pasur edhe gjykime e vlerësime polemike si pasojë e pikëpamjeve tona të ndryshme për cështje të ndryshme kulturore dhe letrare në përgjithësi.

    Në letërsinë evropiane është bërë historike bindja e pranuar prej krijuesve më të shquar evropianë se ata që polemizojnë me njëri tjetrin ata polemizojnë sepse e nderojnë dhe e duan njëri tjetrin.

    Familjarët e Ismail Kadaresë dhe të pikëlluarit e tjerë i ngushëlloj me besimin se ndarja e Ismail Kadaresë nga jeta është vetëm një ndarje trupore.

    Emri i tij dhe jetëshkrimi i tij janë të gjithmonshëm, sepse janë emër dhe jetëshkrim të pavdekshëm, janë historikë.

    E gjithmonshme dhe e gjithkohshme është edhe krijimtaria e shumëllojshme e Ismail Kadaresë: proza letrare, shkrimet publicistike, trajtesat historiko letrare dhe kritike e eseistike. Të gjitha këto – emri Ismail Kadare, jetëshkrimi i tij, krijimtaria mendore, veprimtaria kulturore, shoqërore, etike dhe kombëtare në përgjithësi përbëjnë vlerën e madhe kulturore shqiptare. Në sajë të tyre Ismail Kadare në të përtashmen dhe në të gjithë të ardhmen do të jetë personalitet madhështor historik i Kombit Shqiptar, të cilit do t’ia dhurojnë ndjenjat e tyre, mendimet e tyre, përkushtimet e tyre të gjithë brezat e shqiptarëve pavarësisht ku do të jetojnë ata.

    Lapsi

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema të Ngjashme

  1. Ndërron jetë aktori i mirënjohur shqiptar, Zef Deda
    Nga Albo në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-08-2024, 22:17
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-09-2023, 17:09
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-01-2023, 20:19
  4. I.Kadare ose shkrimtari që i zgjati jetën Rregjimit komunist
    Nga pirro10 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 02-08-2012, 12:30
  5. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 04-03-2012, 20:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •