Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 64
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Lamtumira për Ismail Kadarenë! Helena me të zeza mbërrin në TKOB, e shoqëron Veliaj

    Emri:  helena.jpg

Shikime: 687

Madhësia:  28.1 KB

    Përcillet sot për në banesën e fundit kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta të hënën në moshën 88-vjeçare.

    Ashtu siç u bë e ditur, kanë nisur në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit homazhet publike për Kadarenë, ndërsa në orën 11:30 nis ceremonia shtetërore dhe në orën 12:30 nis kortezhi për përcjelljen në varreza.

    Siç shikohet nga videoja e Koha Jonë nga gazetari Albert Vataj, Helena Kadare, bashkëshortja e shkrimtarit të madh ka mbërritur në TKOB, e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

    VIDEO

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-07-2024 më 11:39

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Homazhe në nder të Ismail Kadaresë, figura të politikës dhe artit nderojnë shkrimtarin

    Emri:  spiropali.jpg

Shikime: 659

Madhësia:  26.7 KB

    Paraditen e kësaj të mërkure pranë Teatrit të Operas dhe Baletit po zhvillohet ceremonia shtetërore në nder të Ismail Kadaresë.

    Figura të politikës, artit dhe qytetarë të shumtë kanë nderuar shkrimtarin e madh, Ismail Kadare.

    Pamjet e siguruar nga gazetari i Koha Jonë, Albert Vataj tregojnë një pjesëmarrje të madhe të qytetarëve në ambientet e TKOB.

    VIDEO

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-07-2024 më 11:39

  3. #43
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Homazhet në TKOB për Ismail Kadarenë, Meta: E ngriti Shqipërinë në majën e letërsisë botërore!

    Emri:  meta-.jpg

Shikime: 657

Madhësia:  36.2 KB

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë sot në homazhet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë më 1 korrik për shkak të një arresti kardiak.

    Në një prononcim të shkurtër për mediat, Meta u shpreh se Kadare e ngriti Shqipërinë dhe shqiptarët në majën e letërsisë botërore, atëherë kur Shqipëria ishte më izoluar se kurrë.

    “Gjenitë si ai e kanë të siguruar pavdekësinë sepse jetojnë përgjithmonë në ndërgjegjen e kombit”, theksoi kreu i PL më tej.

    Meta: E ngriti Shqipërinë dhe shqiptarët në majën e letërsisë botërore atëherë kur Shqipëria ishte me izoluar se kurrë. Edhe me sakrificat e tij i parapriu një epoke të re. I përjetshëm kujtimi i shkrimtarit tonë të madh e të papërsëritshëm Ismail Kadare. Gjenitë si ai e kanë të siguruar pavdekësinë sepse jetojnë përgjithmonë në ndërgjegjen e kombit.

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-07-2024 më 11:39

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Hysenbelliu homazhe në nderim të Ismail Kadare: Kam besim që pas vdekjes do të marrë Nobel-in

    Emri:  irfan.jpg

Shikime: 661

Madhësia:  23.7 KB

    VIDEO

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-07-2024 më 11:40

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Fatos Kongoli për Ismail Kadarenë: Ai është shkollë më vete letrare, të tjerët e imitonin

    Emri:  kongoli-1.jpg

Shikime: 675

Madhësia:  36.5 KB

    Shkrimtari i madh Fatos Kogoli ka thënë fjalët më të ndjera për mikun e tij Ismail Kadare, i cili përcillet sot në banesën e fundit.

    Kongoli tha se gjithmonë e ka adhuruar Kadarenë dhe ai shkrimtar është i pavdekshëm dhe shkollë më vete letrare.

    “Kadarenë do ta kujtoj si një mik të dashur, si shkrimtar të madh. Është njeriu që ka bërë për Shqipërinë, nuk e di kush e krahasonte sot me vlerat që ka pasur..

    Unë e kam adhuruar gjithmonë Kadarenë si autor. Vitet e fundit u miqësuam shumë, kemi pasur një mik të përbashkët. Takoheshim dhe me raste të ndryshme festash, muhabet tona ishin nga më të bukura se ishte i çliruar nga gjithçka dhe fliste në mënyrën më të lirshme.

    Ismaili është një shkrimtar i jashtëzakonshëm, shkollë letrate. Shumë shkrimtare e imitonin, por Ismaili ishte i paimitueshëm, shkrimtar i pavdekshëm”-tha Kongoli.

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-07-2024 më 11:40

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Rama: Ismail Kadare ngjiti gjuhën shqipe në majën më të paarritur nga asnjë lëvrues i saj

    Emri:  ed-rama.jpg

Shikime: 654

Madhësia:  20.9 KB

    Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në homazhet në nderim të Ismail Kadaresë, u shpreh se shkrimtari ngjiti gjuhën shqipe në majën më të paarritur nga asnjë lëvrues i saj, ndërsa gjuhën shqipe në panteonin e mbarë botës së letrave.

    Kreu i qeverisë u shpreh se Ismail Kadare kishte “alergji” të rëndë nga tubimet, nderimet dhe fjalimet.

    “Më është bërë si një pullë poste që smë ndahet nga sytë pamja e tij e sëkëlldisur gjatë ceremonisë së gradimit me shkallën më të lartë të urdhrit të Legjionit të Nderit nga Presidenti i Francës”, u shpreh Rama.

    Edi Rama: Qysh se lajmi i vdekjes mori dhenë në kutinë e mesazheve të shpeshta të ditëve të mia të zakonshme më vinin opinione të ngutura nga një ankth i çuditshme për vendvarrimin e tij. I lexoja dhe më kujtohej Ismaili, përpiqesha ti merrja me mend se si do ti merrte ai ato propozime të pa kërkuara për ta varrosur tek vëllezërit Frashëri, parku pranë Kryeministrisë, tek gusha e gjelbërt mbrapa Kryeministrisë, tek varrezat e Dëshmorëve, e deri tek varrezat e dëshmorëve në Kosovë. Nuk e di dot se ç’do të thoshte.

    Kur Helena më çoi fjalë se donte vetëm fjalën time në këtë funeral duke qëndruar besnike si në të gjitha herët Isit të saj i cili kishte alergji të rëndë nga tubimet, nderimet e sidomos fjalimet, zgjodhi besoj të keqen më të vogël nga dikush që nuk flet thjesht se ia kërkon detyra, por edhe si dikush me të cilin Ismailin e lidhte kënaqësia e bisedave jo të shpeshta. Ky nder i posaçëm, përveçse një barrë e rëndë përgjegjësie, mu pranë arktmortit të njeriut që e ngjiti gjuhën shqipe në majën më të paarritur nga asnjë lëvrues i saj, ndërsa gjuhën shqipe në panteonin e mbarë botës së letrave, mu bë një siklet po aq i rrallë sa dalja në një provim përpara fytyrës tallëse të Ismailit me tubimet, me nderimet e fjalimet.

    Sa e mora vesh që vdiq dhe mendova pashmangshmërinë e përgatitjes së ceremonialit bashkë me pamundësinë për ta shmangur edhe unë vetë përfshirjen në këtë fjalim, më është bërë si një pullë poste që s’më ndahet nga sytë pamja e tij e sëkëlldisur gjatë ceremonisë së gradimit me shkallën më të lartë të urdhrit të Legjionit të Nderit nga Presidenti i Francës.

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-07-2024 më 11:41

  7. #47
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Lamtumirë Ismail Kadare! Gjeniu i letërsisë shqipe përcillet mes duartrokitjeve për në banesën e fundit

    Emri:  foto1-1.jpg

Shikime: 661

Madhësia:  38.0 KB

    Është përcjellë për në banesën e fundit gjeniu i letërsisë shqipe, Ismail Kadare.

    Trupi i shkrimtarit të mirënjohur, i cili humbi jetën më 1 Korrik pas një arresti kardiak, është nisur drejt varrezave të Tufinës pas mbarimit të homazheve në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

    Shkrimtari është përcjellë për në banesën e fundit me trëndafila të bardhë dhe duartrokitje, ndërsa të pranishëm ishin qindra qytetarë dhe figura të njohura të artit e politikës.

    Ndërkohë në ceremoninë e varrimit do të marrin pjesë vetëm familjarë të kolosit të letrave shqipe dhe të afërm të tij.

    Emri:  foto2-1.jpg

Shikime: 660

Madhësia:  64.7 KB

    Emri:  foto3-1.jpg

Shikime: 669

Madhësia:  51.6 KB

    Emri:  ismail-kadare-homazhe-2.jpg

Shikime: 672

Madhësia:  58.4 KB

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-07-2024 më 11:42

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Skënder Gjinushi: Ismail Kadare, busull e përcaktimit evropian të Shqipërisë

    Emri:  ismail-kadare.jpg

Shikime: 651

Madhësia:  25.1 KB

    Akademia e Shkencave të Shqipërisë, organizoi një ceremoni solmne në nderim të shkrimtarit Ismail Kadare. Kryetari i ASHSH, Skënder Gjinushi, e vlerësoi shkrimtarin e madh si një busull të përcaktimit evropian të Shqipërisë.

    “Humbja fizike e Kadaresë është pa dyshim humbja më e madhe e letrave shqipe; është një humbje shumë e madhe e kulturës dhe letërsisë evropiane e botërore, e akademizmit shqiptar e atij evropian. Kadareja shkroi nën diktaturë, por vepra e tij përkthehet, lexohet e vlerësohet njëlloj nga lexuesit në të gjithë botën, pavarësisht cilës kulturë apo cilit sistem politik i përkasin”, tha Gjinushi në fjalën e tij.

    Sipas kryetarit të Akademisë së Shkencave, fjalën e fundit e thotë lexuesi, dhe lexuesit e Kadaresë, të shtrirë tashmë në tërë botën e në të gjitha gjuhët, vijnë vetëm duke u shtuar; dhe e tillë, me lexues e admirues, do të jetë vepra e Kadaresë për dhjetëvjeçarë me radhë, krahas veprave të pavdekshme të letërsisë botërore, që nuk njohin epokë, por bëjnë epokë.

    Gjinushi e renditi Kadarenë krahas figurave të tilla si Skënderbeu, Ismail Qemali e Nënë Tereza, si dhe përmendi kontributet e tij si lëvrues i gjuhës duke e çmuar po aq sa Çabejin.

    Koha Jone

  9. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Lamtumira nën hijen e shenjtores Nënës Terezë për Ismail Kadare, shqiptarit që i përket botës dhe përjetësisë

    Emri:  Foto_Koha-Jone.jpg

Shikime: 660

Madhësia:  35.5 KB

    Nga Albert Vataj

    Sot, Tirana dhe e gjithë shqiptaria, i dhanë lamtumirën e fundit “Gjeneralit të letrave shqipe”, shkrimtarit që si pakkush lëvroi shqipen dhe e lartësoi letërsinë shqipe në panteonin e madh të korifenjve. Përmes penës së tij, Shqipëria dhe shqiptarët, ju bënë të ditur botës, si një komb, një histori, lashtësi, pasuri dhe identitet.

    U largua sot Ismail Kadare, sot më 3 korrik 2024, për të gjetur prehje në banesën e fundit, me mision të përmbushur, me “I kam thënë të gjitha”. Në këtë ikje la një vepër monumentale, një kontribut dhe vlerë përfaqësimi dhe promovimi kombëtar, duke i thënë të gjitha, madje duke thënë edhe ato shumë gjëra që nuk deshëm t’i dëgjonim, mendje të hapura për tu bërë vend dhe nevojë kthjellimi për vetëdijësim nacional.

    Emri:  449754297_995071992618345_4187671901871451436_n.jpg

Shikime: 652

Madhësia:  45.4 KB

    Megjithatë nisi udhën e ikjes nën “Këtë hije të Nënë Terezës mbi trupin e tij”. “… nën hijen e shenjtores së tij të dashur, Ismaili symbyllur do të ndjehej i marrë në mbrojtje, nga të tërë ata, shumë që se donin, po dhe nga ata jo pak që e donin, po s’do t’i donte asesi rrotull përgjatë kalimit të tij nga kjo botë në tjetrën”, tha me shigjetimin e tij Rama.

    U largua me 88 vite jetë dhe një vepër thesar kombëtar, të cilën e la amanet, siç na e la edhe si një barrë të rëndë, për ta merituar denjësisht dhe për t’u krenuar me të. Sepse në fjalën që ai shkroi, me shqipen e andshme që ai gatoi, më shumë se bëri të lavdishëm emrin dhe veprën e tij të përkthyer në dhjetëra gjuhë të botës, të vlerësuar dhe nderuar nga kultura e mëdha, ai zgjodhi penën dhe shpirtin, mendjen dhe zemrën, për të shkruar faqe të historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve.

    Emri:  449612773_995071925951685_8468824831565758337_n.jpg

Shikime: 658

Madhësia:  59.6 KB

    “Ismail Kadareja jetoi si dëshmitar i një fjale, për të cilën mori të tëra lëvdatat e nderimet e mundshme të botës dhe të tërë smirën dhe sharjet e mundshme të vendit që e lindi. Nuk e mori çmimin Nobel, po mbeti në arkivat e procesverbaleve të Komitetit të Nobelit, i vetmi kandidat, për të cilin ka një dosje letrash anonime nga bashkatdhetarët e tij”, vijoi Kryeministri në fjalën e lamtumirës së “Gjeneralit të letrave shqipe”.

    Kjo është e vërtetë, një prej atyre të vërtetave që dhembin më shumë se plagët që morëm në betejat për identitet dhe integritet, se ne e urryem po kaq sa dhe e adhuruam, e lartësuam në lavdi dhe e groposëm në shpirtrazim, për çfarë ai ishte, shkrimtari dhe njeriu.

    Emri:  449716343_995071985951679_6632693966162888972_n.jpg

Shikime: 685

Madhësia:  62.2 KB

    “Ai erdhi, shkroi dhe iku!”, u shpreh Rama, ndërsa vuri në dukje vendimin për t’ia respektuar ikjen duke i dhënë në kohën dhe vendin e duhur një banesë të fundit, ku të mos ndjehet i kërcënuar as nga dashuria e pakërkuar, që e kishte tmerr, as nga fqinjësia asnjëherë e dëshiruar, që e kishte lemeri dhe as jo e jo nga tubimet, nderimet e fjalimet sidomos, që i kishte llahtari.

    Nën një mal lulesh të bardha, trupi i tij shkoi në këtë arkmort që shigjetonin mijëra sy, për në një vendprehje publike, “përkohësisht”, ndoshta edhe përgjithmonë, e pse jo, për të pritur atje në Tufinë derikur një panteon të ngrihet dhe të mëdhenjtë dhe të lavdishmit e Shqipërisë dhe shqiptarisë të ngjiten, për të mbetur në kujtesë dhe lavdi.

    Emri:  449701414_995072009285010_6423119016524694660_n.jpg

Shikime: 681

Madhësia:  61.4 KB


    Koha Jone

  10. #50
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Berisha “merr pjesë” në homazhet për Ismail Kadarenë

    Emri:  berishaok.jpg

Shikime: 674

Madhësia:  44.3 KB

    Nëpërmjet një kurore me lule, Kryetari i PD Sali Berisha ka “marrë pjesë” sot paradite në homazhet e zhvilluara në TKOB në nder të gjeniut të letrave shqipe.

    Kurora është vendosur nga n/kryetari Luçiano Boçi dhe deputetja Albana Vokshi. N/Kryetari Luçiano Boçi në “Librin e Kujtimeve” ka shkruar disa fjalë ngushëllimi për gjeniun e letërsisë shqipe.

    “Në emër të Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha shprehim pikëllimin e madh për humbjen e gjeniut, figurës së ndritur, i cili me veprën e tij tejshkoi kohën, theu normat dhe tabutë ideologjike të socrealizmit dhe i dha letërsisë shqiptare dhe shpirtit shqiptar përmasë botërore. I paharruar do të mbetet Kadare dhe vepra e tij do ndikojë në shekuj shpirtin dhe krenarinë tonë”, shkruan Boçi.

    Emri:  letra1.jpg

Shikime: 662

Madhësia:  25.3 KB

    Koha Jone

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ndërron jetë aktori i mirënjohur shqiptar, Zef Deda
    Nga Albo në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-08-2024, 22:17
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-09-2023, 17:09
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-01-2023, 20:19
  4. I.Kadare ose shkrimtari që i zgjati jetën Rregjimit komunist
    Nga pirro10 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 02-08-2012, 12:30
  5. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 04-03-2012, 20:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •