Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 64
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    DW për Ismail Kadarenë: Shkrimtar universal në traditën e rrëfimit të historisë

    Emri:  Kadare-e1570447295227.jpg

Shikime: 762

Madhësia:  50.6 KB

    Është ndarë sot nga jeta në orët e para të mëngjesit Ismail Kadare, në moshën 88-vjeçare. Kadare ishte një ndër shkritmarët më të mëdhenj në gjuhën shqipe. Veprat e tij janë përkthyer në dhjetëra gjuhë të ndryshme.

    Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër si biri i një nëpunësi poste dhe drejtësie. Studioi shkencat e letërsisë deri më 1958 në Universitetin e Tiranës dhe më pasoi vazhdoi studimet për Letërsi Botërore deri më 1961 në Institutitn Gorki të Moskës.

    Suskesi me “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”

    Më 1961 Kadare u kthye në Shqipëri. Vitet në vazhdim ai u bë popullor kryesisht me lirikën e tij, një zhanër që ai nuk e preferoi gjatë, duke u profilizuar me romanet, tregimet, novelat dhe esetë e tij. Romani i tij botuar më 1963 “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” (i vënë në skenën e kinemasë më 1983 me aktorët e mëdhenj Michel Piccoli dhe Marcello Mastroianni) i solli atij suksesin letrar.
    Kadare pas kësaj u konsiderua si poeti kombëtar i Shqipërisë komuniste të pasluftës. Veprat letrare të tij ishin komponente e pandarë e lëndës mësimore të letërsisë. Si i vetmi autor i Shqipërisë Kadare bëri emër në botën e jashtme, kryesisht në Francë me përkthimin brilant në frëngjisht të veprave të tij nga përkthyesi i njohur Isuf Vrioni. Shumë romane dhe tregime të tij janë përkthyer në mbi 40 gjuhë në mbarë botën me miliona ekzemplarë dhe Kadare disa herë ka qenë në listën e të propozuarve për Çmimin Nobel në letërsi, ndonëse nuk e ka marrë atë deri më sot.

    Shkrimtari Ismail Kadare gjatë krijimitarisë së tij të pasur letrare ka korrur edhe një sërë çmimesh prestigjoze ndërkombëtare për letërsinë, ndër të tjera:”International Booker Prize”. Ky çmim u akordohet autorëve me kushtin që veprat e tyre të jenë përkthyer në anglisht. Kur Kadare u vlerësua me “International Booker Prize” më 2005, kryetari i jurisë John Carey theksoi, se është i sigurtë që ka gjetur autorin e duhur për këtë vlerësim: “Ismail Kadare është një autor, që e pasqyron në tërësinë e saj një kulturë: Historinë, pasionin, folklorin, politikën dhe katastrofat e saj. Ai është një shkrimtar universal në traditën e rrëfimit të historisë, ashtu si ajo kthehet pas në kohë deri tek Homeri.”
    Në vitin 2009 u nderua me çmimin spanjoll Princi i Asturias për Artet – çmimi më i rëndësishëm letrar në vendet spanjolle, dhe një nga çmimet letrare më prestigjoze në botë. Në vitin 2010 Ismail Kadare është nderuar në Itali me çmimin Lerici Pea.
    Ismail Kadare është dekoruar nga institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”, bëjnë të ditur mediat në Shqipëri.

    Dyjëzimet e kritikës përqendrimin politik të Kadaresë

    Figura e tij ka qenë megjithatë e disktueshme sa i përket qendrimit politik. Nga njëra anë një pjesë e konsideronin atë si shkrimtar të nomenklaturës, por nga ana tjetër nën rreshtat e veprave të tij lexohen nota e forta kritike.

    Në Gjermani vepra e Ismail Kadaresë është bërë e njohur nga pena e përkthyesit Joachim Röhm. Në bisedë për DW, vite më pare, Röhm e ka vlerësuar shkrimtarin: “Për Ismail Kadarenë flet integriteti letrar i matshëm i veprës së tij në tërësi, pavarësisht nga fakti se nuk ka shumë libra që na përcjellin vështrime të qarta në funksionimin e sistemeve totalitare, si romani “Kamarja e turpit” apo “Pallati i ëndrrave”. Veç kësaj: me librat e tij Kadareja ka krijuar në diktaturën staliniste më të errët, të Evropës Lindore, para së gjithash për të rinjtë, hapësira të lira intelektuale. Bashkëpunimi i Ismail Kadresë me skenën letrare gjermanishtfolëse nuk ka kaluar fare pa probleme. Përpara kthesës politike në Shqipëri në fillim të viteve 90′, kritika letrare e këtushme i brohoriste veprat e tij thuajse me të madhe si letërsi të madhe, e cila i linte menjëanë rregullat e ngurta të realizmit socialist. Pastaj mendimi për Kadarenë ndryshoi.

    Dhe thuajse të njëjtët kritikë, të cilët sapo e kishin ngritur atë në qiell, e zhvendosin atë në një afëri të supozuar me regjimin stalinist, gjë që shkon deri në krijimin e çmendur të fjalëve: “Diktatura Hoxha-Kadare”. Si përkthyes unë “te Ismail Kadareja vlerësoj aftësinë e tij të disiplinës tregimtare, për krijimin e tendosjes dhe tensionit në tregim, artin e ndërrimit të ritmit, por para së gjithash gjuhën e cila është e thjeshtë, e qartë, në një farë mënyre transparente dhe e cila, megjithatë, ka aftësinë të intensifikohet për të prodhuar imazhe me fuqi dhe bukuri të jashtëzakonshme.”
    Në mesin e viteve 1980 Kadare kritikoi dogmat staliniste dhe kundërshtarët e tij druheshin se shkrimtari mund të kthehej në një Václav Hável për Shqipërinë. Që nga viti 1986 ai ia kalonte fshehurazi manuskriptet botuesit francez, për t’i ruajtur ato në një kasafortë të sigurtë në Paris për publikime të mëvonshme. Autori në këtë mënyrë ishte edhe “lapidar i regjimit dhe njëkohësisht ‘i prangosur’ në rolin e tij si figurë zyrtare udhërrëfyese dhe shprësëdhënëse për disidentët intelektualë të vendit”, ka shkruar gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung”, në një artikull të mëhershëm kushtuar Ismail Kadaresë.

    Azil në Francë dhe rikthimi në vendlindje

    Në tetor 1990 Kadare bashkë me familjen në shenjë proteste kundër procesit të zvarritur të demokratizimit nga kreu i shtetit asokohe Ramiz Alia u largua nga Shqipëria dhe kërkoi strehim politik në Francë. “Të shkruarit autentik dhe diktatura janë të papajtueshme”, ka shkruar ai. “Shkrimtari është armiku i natyrshëm i diktaturës.” Në vitet 1990 Kadare u bë edhe një zë i fortë për Kosovën duke mbrojtur përpjekjet e shqiptarëve në Kosovë për vetëvendosje dhe pavarësi.

    Pas ndryshimeve demokratike në Shqipëri, ai u kthye në atdhe, ku jetoi në Tiranë deri në ditën e fundit të tij (1.07.2024). DW

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Ismaili iku, ne na mbetet Kadareja

    Nga Andi Bushati

    Ikja nga kjo botë e Ismail Kadaresë do të provojë, ndofta për të kush e di të sa disatën herë, se fundi i përditshmërisë së jetës reale është sakrifica e detyrueshme që shkrimtarët e mëdhej të hyjnë në panteonin e zgjedhur të një kombi. Çlirimi nga pesha e trupit, fundi i takimit për kafe me njerëz të zakonshëm, lënia pas e obligimit për të reaguar për gjëra nganjëherë të vogla, i shpëton ata nga një mallkim i pashmangshëm: gjykimi i bashkëkohësve.

    Kështu ka ndodhur edhe me Ismailin. Madje në dy kohë.

    Në atë të regjimit të Enver Hoxhës, ku ndonëse i shpëtuar disa herë nga vetë lideri komunist, ai mbeti shkrimtari i dyshuar, i survejuari nga sigurimi, shpesh i ndaluar, njeriu që arriti të shpëtojë lëkurën pasi ngriti me “Dimrin e madh”, të vetmin portret të udhëheqësit që i’a doli të fitojë famë dhe në perëndim.

    Në periudhën tjetër, atë post komuniste, ky u konsiderua mëkati i tij. Shumëkush nuk i fali as “Dimrin…”. as “Shqiponjat fluturojnë lart”, as të qenit deputet, as pranimin e postit të numrit 2 pas Nexhmije Hoxhës, e aq më pak përdorimin e organeve të represionit për zgjidhjen e halleve të veta familjare.

    Sa ishte gjallë, Ismaili ka qenë gjithnjë në mes, ose i adhuruar ose i anatemuar. I detyrueshëm për tu mësuar përmendësh nga nxënësit e shkollave, për talentin me të cilin i thurte vargje partisë, por i parë me frikë nga aparatçikët dhe censorët, për dykuptimësinë e veprës së tij. I duartrokitur nga disa, kur lexohej “Përse mendohen këto male” dhe i parë me shpresë nga të tjerë për zbërthimin që i bënte tek “Pallati i ëndrave”, aparatit kafkian të Komitetit Qëndror. Për të parët qe thjeshtë rripi më i talentuar i transmisionit të propagandës së regjimit, për të dytët i vetmi që arrinte të zbërthente publikisht absurditetin e tij.

    Si student i letërsisë në vitet ’80 e mbaj mend se si prisnim të lexonim me lupë gjithçka të re që nxirrte nga dora, për ta parë alegorinë, kritikën, atë që s’guxonte ta bënte askush tjetër. Për ne, në atë kohë, ai ngjante si një rreze shprese, si i vetmi vegim i një bote më perendimore dhe disi më të lirë. Por ama, nga ana tjetër, sot i kuptoj të gjithë kritikët e tij që nga pozita idealiste i kërkojnë se mund të kish bërë shumë më tepër. Qoftë edhe pa u rebeluar, të paktën të heshte me përbuzje si Lasgushi.

    Kjo kontradiktë e shoqëroi fort Ismailin në tre dekadat e fundit të jetës së tij. Ai vetë, si njeri, bëri gabimin e madh se tentoi fillimisht të justifikohej para turmave. Arriti deri sa të pretendonte se me “Dimrin e madh” i kishte orfuar një maske diktatorit me shpresën se ky do të zbutej duke i ngjarë personazhit letrar të romanit. Me dy esetë e para që shkroi në vitin ’91, nga egzili parizian, u mundua ti veshë vetes rolin e një kundërshtari të regjimit që nuk mund të përtypej kollaj.

    Vetëm vite më pas, kur i gjendur në një nga fortunat e zakonshme që ngriheshin kundër tij, vendosi të japë një intervistë në “Opinion”, foli troç: “Nuk kam qene kurrë disident”, tha duke shtuar me arrogancën e dikujt që ka sigurinë e talentit të vet: “nuk jam i detyruar ti jap llogari shitësit të lagjes për veprat e mia, ato janë aty….le ti lexojnë”.

    Kjo qe linja përfundimtare që mbajti në daljet publike deri sa këto tre katër vite vendosi të heshtë, pothuajse plotësisht, sikur po përgatiste, që në të gjallë, kohën e vet të përjetësisë.

    Sot, në 1 korrik dhe adhuruesit edhe kriitikët e tij, mësuan se Ismaili iku. Ne të gjithëve bashkë tani na mbetet Kadareja. Jo personi, por shkrimtari. Jo aktiviteti njerëzor, por vepra. Ajo e talentit padiskutueshmërisht më të madh që ka pasur gjuha e shkruar shqipe. Ajo e shkrimtarit me më shumë çmime dhe botime ndërkombëtare. Ajo e magjisë së “Kronikë në gur”. Ajo e zejtarit që na ka lënë trashëgim sa e sa neologjizma të shqipes.

    Nga sot e tutje këto do të jenë të vetmet njësi matëse për Kadarenë. Ashtu siç Sartri nuk mbahet mend për numrin vizitave në Moskë, apo Gabriel Garsia Markezi për takimet e pafundme me Fidel Kastron edhe nga Kadareja do të mbetet esencialja: letërsia e tij. Duke thënë lamtumirë, paradoksalisht, ai e lehtësoi këtë proces.

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Ismail Kadare, për mendimin tim, meriton të nderohet nga populli i tij në përjetësi për tre kontribute të mëdha.

    Kontributi i tij i madh është lëvrimi i gjuhës shqipe. Shpesh njerëzit e vënë theksin tek letërsia që ai prodhoi, veprat e tij, romanet e poezitë. Dhe e masin peshën në bazë të numrit të shitjeve dhe famës që kanë marrë në gjithë botën. Disa të tjerë me të drejtë thonë se vepra letrare e Kadaresë është prezantimi më i mirë i kulturës shqiptare në botë. Të gjitha këto qëndrojnë, por shpesh ajo që anashkalohet e lihet në harresë, pa dashje, është kontributi i Kadaresë në lëvrimin e vetë gjuhës shqipe. Gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra në botë që ende flitet nga njerëz sot. Por gjuha shqipe është edhe një nga gjuhët më pak të lëvruara në botë! Shqiptarët si popull e kanë folur e ruajtur gjuhën e tyre, por nuk e kanë shkruar atë në shekuj. Gjuha shqipe është shkruajtur e lexuar tepër vonë në histori. Shqiptarët e sotëm nuk e kuptojnë se sa i jashtëzakonshëm është kontributi që një shkrimtar si Kadare i jep gjuhës së popullit të tij. Të gjitha romanet e tij u shkruan në gjuhën amëtare shqipe në origjinal! Ky është një kontribut i çmuar që i bëhet popullit tonë. Gjuha e shkruar shqipe është mënyra më e mirë për të ruajtur e trashëguar kulturën shqiptare tek brezat që do të vinë më pas. Me këtë kontribut, Kadare mbush sadopak një boshllëk të madh kulturor të popullit tonë.

    Kontributi i tij i dytë i madh është artikulimi i pastër i mendimit dhe interesave tona kombëtare në periudhën post-komuniste. Më vjen ndër mend lufta në Kosovë 25 vjet më parë. Kadare e përmblodhi më bukur se kushdo ngjarjet historike të atyre ditëve me fjalët "Ra ky mort e u pamë!" 500,000 refugjatë të dëbuar nga Kosova u strehuan në familjet shqiptare në Shqipëri. Me ato fjalë dhe me shkrimet që pasuan, Kadare arriti të përcjelli më së mirë ndjesinë kombëtare të kohës në një kontekst historik. Janë të rrallë burrat mes shqiptarëve që e kanë këtë vetëdije kombëtare e historike dhe ca më të rrallë ata që mund të përshkruajnë me pak fjalë atë që një popull i tërë ndjen. Me ato fjalë, Kadare na kujtoi të gjithëve se edhe pse jemi një popull, kemi jetuar të ndarë nga njëri-tjetri, dhe u desh një mort e gjëmë e tillë, që të na bashkonte. Kjo ishte edhe mënyra e tij për të mbajtur shpresën gjallë, në ditët më të errëta në historinë e popullit të tij. U pamë, u takuam, u njohëm me njëri-tjetrin. Morti na bashkoi!

    Kontributi i tij i tretë i madh ishte goditja që i dha rregjimit komunist me arratisjen e tij në Francë. Kritikët e Kadaresë gjithmonë e vënë theksin tek pozita dhe roli i tij nën rregjimin komunist dhe anashkalojnë me dashje goditjen e madhe që ai i dha rregjimit të Ramiz Alisë me largimin në Francë. Ai ishte njeriu i vetëm i kupolës së rregjimit komunist që e ndërmori një hap të tillë në momentin e duhur. Dyert e ambasadave u thyen, por ata që u larguan nuk ishin eksponentë të rregjimit komunist, ishin shqiptarë të thjeshtë. Kadare ishte i vetmi njeri me pozitë në atë rregjim që i dha sinjalin e duhur popullit të tij me largimin e tij nga Shqipëria, që koha e rrugës pa kthim mbrapa kish ardhur edhe për shqiptarët. Koha për të rrëzuar rregjimin komunist kishte ardhur. Largimi i tij nga Shqipëria bëri bujë dhe i dha forcë e kurajo qytetarëve dhe intelektualëve në rrugët e Shqipërisë, ashtu siç i kalli frikën rregjimit komunist, pasi hapi derën për njerëz të tjerë të rregjimit të të merrnin të njëtin hap. Ismail Kadare ishte armiku numër një i rregjimit komunist në atë periudhë! Babai i një shkrimtari të sotëm, që ka fjalë të mira për të thënë sot për Kadarenë, do t'i quante si shqiptarët e ambasadave si Kadarenë: "Jashtëqitje e Kombit!" Kur rregjimit i erdhi fundi dhe pluralizmi u vendos, këto fjalë u munduan t'ia faturonin Ismail Kadaresë.

    Le të bëhemi trashëgimtarë të denjë të veprës letrare të një shqiptari që gjithë jetën e tij lëvroi gjuhën shqipe.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-07-2024 më 13:16

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Yuri Kim për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë: Patëm fatin të ndajmë kohën me të

    Emri:  IMG_9841.jpg

Shikime: 750

Madhësia:  36.2 KB

    Ish-ambasarorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar për ndarjen nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare. E pikëlluar për humbjen e shkrimtarit të madh, Kim shkruan se Ismail Kadare e vendosi Shqipërinë në hartën letrare.

    “Ismail Kadare e vendosi Shqipërinë në hartën letrare, por si të gjithë shkrimtarët e mëdhenj, ai kapërcen kohën dhe vendin. Është bukur të dish se shumë kohë pasi ai dhe ne të kemi ikur, dikush që nuk ka lindur ende do të marrë një nga librat e tij – a do të jetë “Prilli i thyer”? Ndoshta “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”? – dhe jini të emocionuar dhe të provokuar, ashtu si të gjithë ne që patëm fatin të ndajmë kohën dhe vendin me Ismailin. Ai do të jetë i pavdekshëm.” – shkruan Kim krahë fotografisë së shkrepur vite më parë kur mbante postin e ambasadores së SHBA në Tiranë.

    Koha Jone

  5. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, Presidentja e Kosovës shpall 3 korrikun ditë zie

    Emri:  Kadare-2.jpg

Shikime: 733

Madhësia:  28.7 KB

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur ditën e mërkurë, 3 korrik ditë zie shtetërore, me rastin e vdekjes së shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta mëngjesin e djeshëm në moshën 88 vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak.

    Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ditën kur edhe do të varroset Ismail Kadare.

    Kujtojmë se në qershor të vitit të kaluar, Presidentja Osmani e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me Urdhrin “Hasan Prishtina”, ndër Urdhrat më të lartë të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kombit.

    Ndërsa, në gusht po të viti të kaluar Presidentja shpalli dekretin me të cilin shkrimtarit i është dhënë nënshtetësia e Republikës së Kosovës.

    Ndërkohë, në Shqipëri ditë zie janë shpallur datat 2 dhe 3 korrik.

    Sipas vendimit, do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë në të gjitha institucionet publike dhe shtetërore. Ndërkohë do të mbahen homazhe publike dhe ceremoni shtetërore në nder të tij në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë, të mërkurën në oraret 09:00-11:00 dhe 11:30-12:30.

    Njoftimi i presidencës së Kosovës

    Presidentja Vjosa Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 3 korrik 2024, të shpallet ditë zie shtetërore, në nderim të kolosit të letrave shqipe, shkrimtarit shqiptar me famë botërore, të ndjerit Ismail Kadare.

    Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ditën kur edhe varroset i ndjeri Ismail Kadare, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

    Presidentja Osmani, në qershor të vitit të kaluar, e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me Urdhrin “Hasan Prishtina”, ndër Urdhrat më të lartë të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kombit. Ndërsa, në gusht, Presidentja shpalli dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i është dhënë nënshtetësia e Republikës së Kosovës.

    Koha Jone

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Ceremonia Shtetërore për nderimin dhe përcjelljen e fundit të Ismail Kadaresë, detaje për homazhet publike

    Emri:  homazhe1.jpg

Shikime: 750

Madhësia:  35.6 KB

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar detaje lidhur me ceremoninë shtetërore për nderimin dhe përcjelljen e fundit të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

    Ceremonia Shtetërore për Nderimet dhe Përcjelljen e Fundit të Personalitetit të Shquar të Letrave Shqipe, Ismail Kadare.

    09:00 – Homazhet publike në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit

    Popullor

    11:30 – Ceremonia shtetërore e Lamtumirës

    12:30 – Nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës

    Emri:  homazhe.jpg

Shikime: 767

Madhësia:  57.0 KB


    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-07-2024 më 11:36

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Lamtumira e botuesit të “Onufri”-t, Bujar Hudhri për Ismail Kadare

    Emri:  449479123_2882607275249067_289741067797885466_n.jpg

Shikime: 749

Madhësia:  80.0 KB

    Prej gjithë asaj kuje, ngushëllimi dhe lamtumire, që ju dedikua shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare, në ndarjen e tij nga jeta, gjithë sa u mëtua e gjithkush që nuk mungoi, në rrjetet sociale, në portale dhe televizione, në radio e në kanalet e YouTube, do të doja të veçoja lamtumirën e botuesit të tij, Bujar Hudhri, i cili nuk ka qenë thjeshtë botues i Kadaresë, por shumë më shumë. Ishte çdoditshmëria e shkrimtarit. Ishte kudoja; për t’i ofruar prani, vëmendje, përkushtim, përkujdes dhe dashuri, për ta dëgjuar dhe për t’iu bindur. Sepse Bujar Hudhri e trajtoi Ismail Kadarenë, dinjitetshëm dhe ngadhënjyes, jo si një botues shkrimtarin, por si një apostull besimit të vet.

    Ndarja nga jeta e “Kolosit të letrave shqipe”, “Gjigandi i letërsisë shqipe”, “Shkrimtari universal i traditës së rrëfimit të historisë”, “Një prej mendjeve më të ndritura të letërsisë shqiptare dhe botërore”, “Gjeniut të madh të letrave”, ishte i tillë për personalitete të artit dhe politikës, diplomacisë dhe arenës ndërkombëtare, kësisoj e profilizuan mediat shqiptare dhe e huaj.

    Por për “Onufrin” dhe Bujar Hudhrin, ikja e Kadare ishte, e gjitha sa u tha për Të në këtë përshpirtje, edhe pak më shumë, aq sa nuk thuhet por ndihet thellë. Ata u ndanë nga një pjesëtar i shtrenjtë i familjes së tyre të madhe, u ndanë me një lamtumirë që pikëllon dhe dhëmb, me një ikje që do të lërë një vend bosh në zemrën, shpirtin dhe përditshmërinë e tyre, ikje që do të mbetet testament dhe sinonim i “Onufri”-t. “Juvenilja” ku shkrimtari i shoqëruar gjithmonë nga Bujar Hudhri, pinte kafenë dhe takohej me miq dhe admirues të shkrimtarit, ka që dje një tavolinë të zbrazët, ka ata që do të shohin nga rruga dhe do të ikin, pa guxuar të kthehen te kjo zbrazëti, te kjo ndarje, sepse Kadare nuk është më për t’i pritur, biseduar dhe bërë fotografi me ta.

    Ismail Kadare iku njësoj për të gjithë, që e lexuan dhe e adhuruan, por iku ndryshe për Bujarin, i cili bujarisht e mëkoi këtë penë të madhe të shqipshkrimit dhe rrëfimtarisë, këndimit të shpirtit dhe qëmtimit symprehtë të eseistit dhe publicistit. Iku Kadare për të mbetur në mendje, zemër, shpirt, në fjalë e në letër. Librat e mbetur dhe ato që do të ribotohen, janë në pritje për të nënshkruar pavdekësinë e shkrimtarit tonë, që shkroi kaq bukur shqip dhe përjetësoi kaq ëmbël shpirtërisht.

    Albert Vataj

    Emri:  Screenshot 2024-07-05 at 11.22.10 AM.jpg

Shikime: 786

Madhësia:  58.6 KB

    Në postimin e tij Bujar Hudhri shkruan:

    Shumë vite më parë, kur lexova paragrafin e fundit të dorëshkrimit të librit me kujtime të Helenës “Kohë e pamjaftueshme”, ku shkruhej se cili do të përcillte tjetrin nga kjo botë, Kadareja ia kishte mbushur mendjen se duhej të ikte i pari. Duhej të mbetesha, shkruante Helena, njëfarë kohe pas tij, ashtu sikundër pas një darke të gëzueshme.

    Nuk mund ta harroj tronditjen e asaj dite. Ishte edhe atëherë një ditë e nxehtë korriku si sot, e megjithatë ndjeva të më përfshinte trishtimi. Hera e parë që lexoja kaq qartë rreshta për vdekjen e Kadaresë sa gati po e besoja vërtet. Formova numrin e telefonit të Helenës. Me një ngut që duket se atë e la paksa të habitur iu luta të ma kalonte pak zotin Kadare t’i flisja. Hë, Bujar, ç’kemi, dëgjova zërin e tij. Ja, përfundova librin e Helenës dhe doja të të dëgjoja zërin. Dhe shtova: sa bukur, ta lexoj këtë paragraf dhe ndërkohë ne mund të flasim bashkë. E përfytyroj tani, kur do të ketë buzëqeshur, me gishtin te tëmthi kur të thoshte për ndokënd, ky është i lojtur. Nuk i duronte sentimentalizmat.

    Por mëngjesin e parë të këtij korriku, për fat të keq, ndërsa nxitonim drejt spitalit me autoambulancë, e ndjeva vërtet se diçka e pakthyeshme kishte ndodhur qysh në apartamentin e tij, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Minutat torturuese te dera e urgjencës, ecejaket e personelit në dhomë, rreth krevatit, pastaj heshtja e mjekëve. Gjithçka mbaroi. Një punonjëse me të bardha që afrohet dhe kërkon ta ndihmoj për të plotësuar skedën e vdekjes: emri, mbiemri, atësia, mëmësia, datëlindja, adresa…

    Kam pasur një përfytyrim, qysh në fëmijërinë time, që shkrimtarët nuk janë banorë të kësaj toke. Gati tridhjetë vite me Kadarenë, kjo përshtypje, madje, është përforcuar. Ndërsa e prisja në Rinas kur zbriste nga avioni dhe pas një muaji e përcillja, edhe me sy, teksa avioni shndërrohej si një pikë e zezë në qiell. E përsëritur kaq herë, në dhjetëra vite, e përfytyroja vërtet si një zog të qiejve, siç thoshte për Lasgushin. Edhe tani kjo pamje nuk më largohet nga përfytyrimi dhe e kam të fiksuar përjetësisht në mendje.

    Tani më shumë se kurrë, duke zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore. Ashtu siç shprehej vetë, për sivëllain e tij Martin Camaj: “Në tryezën e epërme, ku kanë zënë vend krenajat e letërsisë, nuk ngjiten zhurmat e vogla e as afrohen profilet e rëndomta. Atje ka përherë mirëkuptim e harmoni, ndaj e kremtja vazhdon përherë dhe ndriçimi i shandanëve nuk sos”.

    Lamtumirë, mjeshtër!


    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-07-2024 më 11:37

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Sot mbahen homazhet publike për Ismail Kadaren. Detaje nga ceremonia shtetërore

    Emri:  kadare.jpg

Shikime: 737

Madhësia:  26.1 KB

    Shqipëria është në zi kombëtare edhe sot, në nder të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, i cili mbylli sytë përgjithmonë dy ditë më parë.

    Ditën e sotme do të mbahen homazhe publike dhe ceremoni shtetërore tek Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në Tiranë, nga ora 9:00 deri ne orën 11:00.

    Ceremonia shtetërore për nderimet dhe përcjelljen e fundit të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare:

    09:00 – Homazhet publike në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit
    Popullor

    11:30 – Ceremonia shtetërore e Lamtumirës

    12:30 – Nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës

    13.00- çdo veprimtari do të ndërpritet dhe do të mbahet një minutë heshtje në nder të kolosit të letrave shqipe.

    Këshilli i Ministrave miratoi dy ditë zie në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili mbylli sytë përgjithmonë sot në moshën 88-vjeçare. Edhe ditën e sotme flamujt në institucionet shtetërore dhe publike janë ulur në gjysmështizë.

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-07-2024 më 11:37

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Mbërrin në Teatrin e Operas dhe Baletit arkëmorti i shkrimtarit Ismail Kadare (VIDEO)

    Emri:  kadare1.jpg

Shikime: 743

Madhësia:  23.0 KB

    VIDEO

    Për organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore, është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror, nën mbikëqyrjen e Kryeministrit.

    Homazhet publike për të, do të mbahen në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit në orën 09:00.

    Pak çaste më parë, trupi i pajetë i shkrimtarit Kadare, ka mbërritur në Teatrin e Operas dhe Baletit.

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-07-2024 më 11:38

  10. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Osmani, Kurti dhe Konjufca sot në Tiranë për homazhet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Ismail Kadare

    Emri:  kadar1.jpg

Shikime: 729

Madhësia:  52.8 KB

    Sot i jepet lamtumira e fundit shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

    Në ceremoninë e lamtumirës në Tiranë do të marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

    Të pranishëm do të jenë edhe disa ministra e deputetë.

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-07-2024 më 11:38

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ndërron jetë aktori i mirënjohur shqiptar, Zef Deda
    Nga Albo në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-08-2024, 22:17
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-09-2023, 17:09
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-01-2023, 20:19
  4. I.Kadare ose shkrimtari që i zgjati jetën Rregjimit komunist
    Nga pirro10 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 02-08-2012, 12:30
  5. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 04-03-2012, 20:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •