Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 64
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    “Kadare kishte më të fortë penën se fjalën”, pedagogia për ndarjen nga jeta të gjigandit të letrave shqipe: Humbje e madhe për lexuesit!

    Emri:  shehri.jpg

Shikime: 1104

Madhësia:  28.8 KB

    Bota e letrave është sot në zi me ndarja nga jeta të shkrimtarit të madh , Ismail Kadare.

    Dhurata Shehri pedagoge, në një lidhje live në News24 ka treguar detaje nga marrëdhënia e saj me kolosin e letrave shqipe, marrëdhënie që nisi formale dhe në fund shkoi u kthye edhe në familjare

    Shehri u shpreh se ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për lexuesin që nuk do të ketë më fatin të ketë në duar botime të reja.

    “Humbje e madhe e lexuesit, nuk do të kenë mundësi të marrin botime të reja nga shkrimtari i madh.
    Kam pasur fatin ta takoj shpesh herë, në takime formale dhe të familjare e të ngrohta.

    Kur e takova për herë të para 20 vitesh kisha frikë nga një njeri gjenial përballë të cilit nuk do të gjeja dot fjalët e duhura. Ankthi dhe përballja me një njeri gjenial.

    VIDEO

    E dyta është një ide që ka nisur rreth 50 vite më parë, që ndoshta nuk është mirë ta njohësh shkrimtarin por t’i njohur veprën sepse njohja mund të çojë në interpretime jo të duhura që nuk do të ndodhnin nëse nuk do ta njihja.
    Por me kalimin e viteve, mendoj që bisedat me të ishin biseda që të jepnin rrugë për ta interpretuar disa pjesë të veprës së tij e për të gjetur një vend më të volitshëm në letërsinë shqipe.

    Në pamje të parë dukej shkrimtari i ndryshëm nga oratori. Kadare kishte më të fortë penën se të folurën, por kur ndjehej zot shtëpie të trajtonte si mik”, u shpreh ajo.

    Balkanweb

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Lamtumirë Princ i letrave universale!

    Nga Zija Çela

    Emri:  Zija-Cela-Ismail-Kadare.jpg

Shikime: 1080

Madhësia:  36.7 KB

    Sot u shua në paqe Ismail Kadare, ai që në të gjallë kurrë nuk gjeti paqe. S’do të ketë kryevepera të tjera, as trille të tjera plot shkreptima sipas zakonit që kanë gjenitë.

    Por dha aq shumë, sa duke mbyllur sytë, i la shqiptarët dhe lexuesit e huaj përgjithmonë syhapur ndaj trashëgimisë së tij letrare.

    Është e pashtershme kjo trashëgimi që në çdo kohë do të shfaqet si e re, është i tillë ky thesar që do të na detyrojë të ndryshojmë edhe sjelljen.

    Ah, ç’beteja letrare u zhvilluan! Ah, ç’kanë hequr në kurriz ata që, edhe kur shtrëngohej laku, vazhdonin të mbronin Veprën tënde!

    Ah, sa thellësisht të kam dashur e sa thellësisht të dua, edhe pse ballazi nganjëherë mungoi mirëkuptimi.

    Kur u nis Sabato për matanë, pata shkruar që ta linte derën hapur. S’e dija për cilin nga Princat e letërsisë botërore.

    Tani të përfytyroj ty duke e kaluar atë derë. Si çdo njeri do të paraqitesh para Zotit.

    Por thuhet se ka raste kur Zoti mban në të djathtë një shkrimtar që nuk iu dha Nobeli, pikërisht Drejtorin e bibliotekës universale, Horge Luis Borges-in.

    I dashtuni Ismail, u gjeta në pamundësi shëndetësore, por në Lamtumirën e fundit po them se me Veprën tënde të përjetshme, siç je i mirëpritur gjithandej, ti je i pranuar edhe atje.

    Pa zjarrmin krijues tani, në paqe, në paqe shpirti yt titan rebel!

    (BalkanWeb)

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, kryeparlamentarja Nikolla: Shkrimtari shqiptar më i madh i të gjitha kohërave

    Emri:  Kadare1.jpg

Shikime: 1075

Madhësia:  19.9 KB

    Kryeparlamentarja Lindita Nikolla vlerëson veprën e shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm.

    “Me veprën që krijoi, Ismail Kadare, shkrimtari shqiptar më i madh i të gjitha kohërave, u ngjit në Olimpin e letrave shqipe.

    Me rrezatimin e përbotshëm të veprës së tij, Kadare e ngjiti letërsinë dhe kulturën shqiptare në majat e letërsisë, kulturës dhe qytetërimit botëror.”, thuhet në mesazhin e Nikollës.

    (BalkanWeb)

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Ndarja nga jeta e Kadaresë, Gjekmarkaj: Ndër humbjet më të mëdha të kombit shqiptar. Librat e tij do lexohen brez pas brezi

    Emri:  448929342_1021408556019538_3421975708658518401_n.jpg

Shikime: 1110

Madhësia:  31.4 KB

    Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë Agron Gjekmarkaj, në një intervistë me Skype në News 24, ka folur për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare.

    Gjekmarkaj tha se ndarja nga jeta e Kadaresë është ndër humbjet më të mëdha të kombit shqiptar. Sipas Gjekmarkajt, librat e Kadaresë do jenë në duart e shqiptarëve brez pas brezi.

    Agron Gjekmarkaj: Vdekja e Ismail Kadaresë besoj se është ndër humbjet më të mëdha për kombin shqiptar. Librat e Kadaresë do të jenë gjithmonë në duart e shqiptarëve. Kadare la pas një trashëgimi të vyer. Ismail Kadare ia ka dalë që të mbajë shqiptarët si të barabartë mes kombeve europiane. Ai dhe në rrafshin estetik, ai ia doli të jetë ndër shkrimtarët më të mirë të Europës. Jeta e tij ka qenë një përpjekje fizike dhe individuale, të sfidoje diktaturën dhe të shkruaje i lirë në kohën e diktaturës, ndoshta këtu qëndron fuqia e tij.

    Kadare ka qenë i përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të botës. Unë do të ndaja nga vepra e Kadaresë “Kështjella”, “Identiteti europian i shqiptarëve”, e kjo vepër e fundit ndoshta tregon lidhjen historike të shqiptarëve me Europën. Libër tepër i madh për nga vlerat është edhe “Mosmarrëveshja”, ku Kadare jep ide të çmuara për kombin shqiptar.

    (Balkanweb)

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    “Lamtumirë mjeshtër!”/ Ndarja nga jeta të Ismail Kadaresë, Inva Mula: Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq sa nuk po zgjohemi vallë

    Artistja e madhe Inva Mula ka reaguar sot për ndarjen nga jeta të kolosit të letërsisë shqipe Ismail Kadare.

    Në një postim në rrjetet sociale, artistja shprehet e shokuar nga lajmi.

    “Lamtumirë mjeshtër! Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq sa nuk po zgjohemi vallë?”, shkruan Inva Mula.Emri:  e5623a28-a4b4-47e3-a80b-3cce6849b38b-e1719822361271.jpg

Shikime: 1072

Madhësia:  30.7 KB

    Balkanweb

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Vdekja e Kadaresë, Akademia e Shkencave: Humbëm zëdhënësin e kombit, qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve

    Emri:  449533373_122152715954121739_6594989422680583572_n.jpg

Shikime: 1106

Madhësia:  32.6 KB

    Akademia e Shkencave ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të shkrimtarit të njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Ismail Kadare.

    Përmes një mesazhi, ASH thekson se sot humbi jetën zëdhënësi i një kombi e një rajoni, ndërsa qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve të mëdha.

    Njoftim

    Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare shkrimtari dhe akademiku Ismail Kadare
    -Kadare, njëherazi anëtar i Akademisë së Shkencave dhe shumë herë kandidat për çmimin Nobel-
    -Kryesia e ASH: Ikja e tij është e pangushëllueshme për Akademinë e Shkencave, për letërsinë shqipe dhe ekuilibret e saj, për gjuhën shqipe dhe folësit e saj, për letërsinë europiane e botërore. Letërsisë shqipe do t’i mungojë kryemjeshtri, letërsisë europiane do t’i mungojë fizikisht zëdhënësi i një kombi e një rajoni; qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve të mëdha.-
    #AShSh
    #InMemoriam

    Me pikëllim të thellë në zemër njoftojmë ikjen pa kthim të prijësit historik të letërsisë shqipe prej më shumë se shtatë dekadash; anëtarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë; anëtarit të Akademisë së Shkencave Morale dhe politike të Francës; anëtarit të jashtëm të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, anëtarit të jashtëm të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi; fituesit të çmimeve letrare më të rëndësishme në Europë e në Botë (International Booker Man Prize, Prince of Asturias Award, Jerusalem Prize, Neustadt International Prize, Nonino, Park Kyong-ni); personalitetit që u nderua mirënjohjet më prestigjioze në Shqipëri e jashtë vendit, në të gjitha kontinentet, shkrimtarit Ismail Kadare, mikut tonë të pazëvendësueshëm, akademikut që i e mbushi me kuptim këtë titull të lartë, me veprën e të cilit u rritën e u formuan dhjetëra breza në Shqipëri e kudo që flitet gjuha shqipe.

    Ismail Kadare u lind në Gjirokastër më 28 janar 1936. Qyteti i lindjes e ndoqi përjetësisht kudo që ai jetoi e shkroi, në Perëndim e në Lindje, duke u bërë pjesë e pandashme e krijimtarisë së tij në të gjitha fazat e jetës. Me një opus letrar që përmban mbi 70 vepra, në të gjitha llojet e nënllojet e letërsisë, eseistikës dhe publicistikës, të panumërta në botime ribotime, Ismail Kadare ka zënë e do të ketë kryet e vendit në historinë e letërsisë shqipe.

    Ikja e tij është e pangushëllueshme për Akademinë e Shkencave, për letërsinë shqipe dhe ekuilibret e saj, për gjuhën shqipe dhe folësit e saj, për letërsinë europiane e botërore. Letërsisë shqipe do t’i mungojë kryemjeshtri, letërsisë europiane do t’i mungojë fizikisht zëdhënësi i një kombi e një rajoni; qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve të mëdha.

    Ismail Kadare është shkrimtari më i rëndësishëm i letërsisë shqipe që prej fillimeve dhe përgjatë pesë shekujve të jetës së saj. Vepra e tij përbën arkitrarin e letërsisë shqipe. Letërsia e I. Kadaresë e ka ndërkombëtarizuar kulturën shqiptare në shkallë europiane e botërore. Gjuhët me të cilat ka folur letërsia e tij janë mbi 50 dhe numri i titujve të botuar e ribotuar jashtë gjuhës amtare është mbi 1500. Vepra e tij studiohet në universitete në kuadër të historisë së letërsisë europiane dhe të asaj botërore. Shkencës së albanologjisë tashmë i është shtuar një degë e re, ajo e kadareologëve, e studiuesve dhe përkthyesve të veprës së tij. Nën ndikimin e kësaj dege të re edhe vendi i gjuhës shqipe në universitete është rritur, me hapjen e katedrave dhe njësive të reja që nga Japonia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga Franca në Rusi. Sot vepra e Kadaresë përkthehet e studiohet edhe në ndonjë vend ku ka pasur kufizime.

    Ismail Kadare do të mbetet një autoritet moral për popullin shqiptar, një institucion krijimi dhe mendimi, një referencë themelore për jetën e tij. Vepra që ai ka krijuar është e lidhur me çështje thelbësore të botëkuptimit shqiptar e ballkanas, të ndërveprimit të kulturave dhe vlerave qytetare të rajonit, të evoluimit të identiteteve historike e kulturore. Ajo është një dritare e rëndësisë parësore për të njohur edhe psikozat dhe komplekset e popujve të Europës Juglindore, aspiratat e vërteta të tyre.

    Akademia e Shkencave u shpreh ngushëllimet e veta në këtë çast të rëndë familjes së shkrimtarit Ismail Kadare, studiuesve e lexuesve të panumërt të veprës së tij, bashkësisë akademike e botës universitare, përkthyesve e shqipëruesve kudo në Botë.

    Emri dhe vepra e tij do të jenë përjetësisht të pranishme në jetën e shqiptarëve dhe të gjithë Botës.
    Tiranë, 1 korrik 2024
    www.akad.gov.al
    (BalkaNWeb)

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Vdekja e kolosit shqiptar, Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për gjeniun botëror të letrave, Ismail Kadare


    Emri:  449639019_1127491075398660_494074724580131627_n.jpg

Shikime: 1075

Madhësia:  29.5 KB

    Ish-kryeministri Sali Berisha iu është bashkuar reagimeve për ndarjen nga jeta të kolosit të letrave, Ismail Kadare.

    Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Berisha thekson se dielli perëndoi përgjithmonë për gjeniun botëror të letrave, Ismail Kadare. Berisha thekson se në kohërat më të errëta të regjimit hoxhist kur me një varg apo poezi mund të hapje varrin tënd, me gjithë konformizmin që kishte si alternativen me te mire burgun dhe internimin, Ismail Kadare arriti të dalë nga shtrati i Prokustit me vepra si “Pallati i Ëndrrave”.

    REAGIMI I BERISHËS
    Dielli perëndoi përgjithmonë për gjeniun botëror të letrave, Ismail Kadare.

    Të dashur miq, sot mort, zi dhe dhimbje për mbarë kombin shqiptar. Ismail Kadare, gjeniu botëror i letrave shqipe, dhe njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj të kohës, mbylli sytë përgjithmonë për të mbetur për jetë i pavdekshëm në olimpin e veprave të tij.

    Laurat i çmimeve me prestigjioze të letrave si Man Booker, Prince des Asturies, Jerusalem Prize, veprat e Ismail Kadares u përkthyen në rreth 45 gjuhë të botës.

    Në kohërat më të errëta të regjimit hoxhist kur me një varg apo poezi mund të hapje varrin tënd, me gjithë konformizmin që kishte si alternativen me te mire burgun dhe internimin, Ismail Kadare arriti të dalë nga shtrati i Prokustit me vepra si “Pallati i Ëndrrave” etj për të cilat regjimi e censuroi për vite të tëra. Në vitin ‘90 Ismail Kadare ishte një avokat i lirive dhe të drejtave të njeriut dhe hapjes së Shqipërisë. Ai pas largimit nga Shqipëria, nga mërgimi në Paris mbështeti Lëvizjen Studentore dhe Revolucionin Demokratik që përmbysi diktaturën komuniste në Shqipëri.

    Duke u përulur me nderimin më të madh dhe mirënjohjen më të thellë para kujtimit dhe veprës të ndritur të Ismail Kadares, shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij të nderuar miqve, të afërmëve dhe lutem së bashku me ta që shiprti i madh i tij të prehet në paqen e merituar. Amin! #sb

    (BalkanWeb)

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    24 qershor, dalja e fundit publike e Ismail Kadaresë duke pirë kafen në vendin e tij të preferuar

    Emri:  auto_WhatsApp-Image-2024-07-01-at-131719834914.jpeg

Shikime: 1135

Madhësia:  71.6 KB

    Shkrimtari i më madh shqiptar, Ismail Kadare, është ndarë mëngjesin e sotëm nga jeta në moshën 88 vjeçare.

    Botuesi Bujar Hudhri tha në një intervistë për Top Channel se Kadare kohët e fundit ka qenë i dobët fizikisht, por dilte në kafen e tij të preferuar.

    Ka qenë pikërisht botuesi Hudhri i cili ka fiksuar edhe foton e fundit të shkrimtarit Kadare, pak ditë përpara se ai të ndahej nga jeta.

    Fotografia është bërë në 24 qershor 2024, teksa shkrimtari ishte duke pirë një kafe në një nga lokalet e Tiranës. “Duke sfiduar vapën e padurueshme të Tiranës”, shkruante Hudhri para një jave.

    Syri

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Motivi i thellë që më nxiti t’i shkruaja biografinë Kadaresë, ‘Ylli i shkrimtarit’

    Emri:  auto_962691719826405.jpg

Shikime: 1088

Madhësia:  46.8 KB

    Nga Ndriçim Kulla

    “Mos u tërhiq, mos e lejo skëterrën që të triumfojë mbi ty!”

    Kontakti im i parë mendor me jetën dhe veprën e Ismail Kadaresë daton në subkoshiencën time qysh në adoleshencë, në vitet e fillores, atëherë kur unë lexova me endje poemën e tij të parë “Princesha Argjiro”.

    Gjirokastra e Argjirosë ishte në vijë ajrore veçse disa kilometra larg shtëpisë sime, atje prapa Malit të Gjerë, ku unë fëmija fluturoja dhe lozja me flatrat e imagjinatës pranë kështjellës së saj.

    Ka qenë gati një kontakt fantazmagorik që më dilte gjithmonë në ëndërr, ndoshta nga arsyeja se ishte i pari libër që lexoja prej tij. Po i tillë ishte edhe kontakti me mbiemrin e autorit, që, duke qenë i rrallë, më dukej si i dalë nga lashtësia e nuk më thoshte gjë prej gjëje se kush ishte ky njeri, aq më tepër që s’e dija se ishte gjirokastrit, pra bashkëvendës me Argjironë, heroinën e miturisë sime. Më vonë do ia njihja globalisht si veprën, ashtu dhe jetën e tij, por në atë periudhë ato ishin për mua të largëta, të panjohura .

    Por rrugët dhe mënyrat që mundohet të gjejë njeriu në një gjendje, në një situatë, në një periudhë kohe të jetës së tij, për të përballur një trysni, një dhimbje, një zhgënjim apo një shqyerje të brendshme e të vazhdueshme, janë të ndryshme. Po kur bëhet fjalë për të jetuar në një regjim, siç qe ai komunist që përjetoi Shqipëria për plot 50 vjet, hapësira dhe mjetet e mbijetesës për ata që ky regjim nuk i përkëdheli, ose për fatin e tyre të madh s’i dënoi apo ndëshkoi, regjeshin e përfundonin paradoksalisht në një film, në një libër, në një autor që të arrinte t’i shpëtonte të paktën shpirtrat dhe shpresat.

    Për një të ri si unë, të dashuruar pas librave dhe letërsisë, reduktimi i të gjitha mundësive për ta kultivuar pasionin nëpërmjet shkollës apo një të drejte studimi të mohuar padrejtësisht, bëhej akoma dhe më lëndues, më i ndjeshëm në shtrydhësinë e vet, e gjithnjë e më i përafërt me terrin dhe errësirën. Pikërisht kjo ishte ngrehina e së ardhmes që arrinte të përfytyronte çdo ditë ndërgjegjja ime.

    Kur hyra ditën e parë në minierën e Valiasit, m’u duk vetja sikur po hyja në Tabir Saraj, Pallatin e Ëndrrave, për të cilin sapo kisha lexuar te “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave” i Ismail Kadaresë. Në të vërtetë miniera ngjante si një Tabir Saraj i përmbysur. Sepse, ndërsa në Tabir Sarajin që përshkruante Kadareja shkonin ëndrrat e njerëzve, dhe këta prisnin me shpresë përgjigje prej andej, duke dashur që të merrnin shpërblimin në qoftë se ëndrra e tyre do të dilte e vlefshme, në këtë “Tabir Saraj” ndodhte ndryshe. Ky ishte një “Tabir Saraj” i përmbysur, ku shkonin njerëzit të cilëve u qenë thyer ëndrrat e tyre. Unë shkova në minierë në kohën që shpresoja më kot të më jepej e drejta e studimit për në shkollën e lartë, e cila më mohohej për arsye politike: dy dajat e mi qenë arratisur dhe jetonin në një vend kapitalist, Australi. Ata kishin mohuar “parajsën” komuniste, kështu që unë duhet të vuaja në ferr. Se miniera ishte ferr për një njeri që në atë kohë duhet të kishte qenë në auditorët universitarë.

    Kur hyra në minierë e kuptova befas se Kadareja te “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave” kishte bërë një projekt të skëterrës. Nuk e dija nëse kjo ishte vetëm përshtypja ime apo e kishte pasur edhe ai në mendje. Do të kisha dashur që ta pyesja për këtë gjë, por në atë kohë kjo gjë ishte e pamundur. Dhe përgjigjen për këtë pyetje e mora më 1990-n, kur lexova në librin e Kadaresë “Ftesë në studio”, ku thuhej:

    “Kishte kohë që më joshte projektimi i një skëterre. E dija që ishte e vështirë, për të mos thënë e pamundur që pas arkitektëve të mëdhenj të gjertanishëm, anonimëve egjiptianë, Homerit, Shën Agustinit, Dantes, të krijoja një projekt origjinal. Ndaj, kur nisa të shkruaj ‘Nëpunësin e Pallatit të Ëndrrave’, ose më saktë, kur isha duke menduar kapitujt e mesit, me një hare e frikë njëkohësisht, pashë se padashur po realizoja ëndrrën e vjetër: në të gjithë strukturën e romanit tim, si një plan i dytë, spikaste skëterra. Sa më shumë e mendoja, aq më i qartë më bëhej: Ishte njëlloj mbretërie e vdekjes, ku në mes ne vetë, ishte gjumi dhe ëndrrat tona, pra, një pjesë e jona gjendej ndërkaq matanë në kohën që ne ndodheshim këtej.

    Te gjitha elementet e ferrit të grekëve të vjetër ishin aty: terri, squllosja e trishtë e gjithçkaje, ngrirja e kohërave, ecja e tyre mbrapsht, mbetja në vend. Ishin aty makthet, përpëlitjet e ndërgjegjes, mungesa e shpresës. Por sidomos ishte një lloj shkallëzimi administrative, sektorët nëpër të cilat kalonin, shoshiteshin e interpretoheshin ëndrrat, që e afronte edhe më shumë ngrehinën e Pallatit të Ëndrrave me strukturën e mëvonshme të ferrit dantesk”. Përshtypja ime kishte qenë e saktë!

    Kadareja kishte dashur të përshkruante pikërisht ferrin. Miniera ku hyra unë ishte pikërisht ferri. Me këtë nuk dua që të them se çdo minierë është ferr, se miniera ka pasur e do të ketë dhe ato nuk i shpiku regjimi komunist. Por ai i shndërroi ato në skëterra të vërtetë, nga shumë këndvështrime. Se miniera ishte vendi më afër skëterrës ku mund të futej ose dërgohej një i ri që përndiqej edhe nga komunistët e fshatit të tij, sepse ëndërronte të shkollohej, të bëhej fizikan, astronom, krijues, shkrimtar apo studiues.

    Më keq se kaq mund të ndodhte vetëm në qoftë se do të hyja në minierë si i burgosur politik, gjë që nuk përjashtohej. Ditën e parë që hyra në minierë pashë në thellësi të galerive një skenë që më sillte ndër mend diçka sikur e kisha parë në një film apo lexuar diku. Disa njerëz që mbartnin një kufomë në thellësi të një galerie.

    Ishte kufoma e një minatori të vdekur. M’u kujtua se çfarë më sillte ndër mend kjo skenë. Atë përshkrimin që bën Kadareja te “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave”, ku Ebu Qerimi (Mark Alemi), duke ecur në korridoret e Tabir Sarajit, shikon befas disa njerëz që mbartnin arkivolin e një ëndërrparësi të vdekur. Edhe minatori i vdekur kishte qenë një ëndërrparës si unë.

    Me këtë imazh në mendje, ditën e parë që dola nga miniera rilexova për gjithë natën Nëpunësin e Pallatit të Ëndrrave. Tanimë përshtypja m’u shndërrua në bindje. Duhet të ishe, atje ku isha unë, në minierë, që ta kuptoje arsyen se përse Kadareja e kishte bërë këtë projekt të skëterrës. Arsyeja, guxoj të them, nuk ishte plotësisht e qartë aq për Ismailin vetë dhe ndoshta nuk është as sot.

    Sepse kjo arsye gjendej, siç thotë ai, diku mes vetëdijes dhe subkoshiencës. Në qoftë se Ismailit do t’i kishte ndodhur që të hynte në ndonjë minierë në atë kohë, me siguri që do ta kishte kuptuar arsyen. Ismaili në fakt po e përgatiste veten për skëterrën ku mund ta dërgonte befas diktatura. Ai e ndiente se ishte i projektuar për t’u flakur në skëterrë, prandaj po bënte projektin e skëterrës, për t’a përgatitur veten për takimin e mundshëm me të.

    Edhe kjo ishte një lojë me shumë rrezik, se siç thotë Niçe: “Nëse ti ia ngul sytë skëterrës, atëherë skëterra do të t’i ngulë sytë ty”. Dhe pasojat diheshin.

    E kuptova se unë dhe Ismail Kadareja, i riu i panjohur me ëndrra të thyera dhe shkrimtari i madh, kishin shumë më tepër gjëra të përbashkëta se sa mund të mendohej. Ne ia kishim ngulur sytë skëterrës dhe ajo po na shikonte me kërcënim.

    Ismail Kadare duhet ta quajë veten me fat që Enver Hoxhën nuk e lejonte shëndeti të shkonte të vizitonte ndonjë minierë pas botimit të Nëpunësit të Pallatit të Ëndrrave. Se atëherë diktatorit do t’i ishte bërë shumë i qartë aluzioni i skëterrës dhe ndaj atij vetë si kryedjalli i skëterrës. Se ajo që nuk e ka thënë Ismaili kurrë, nga modestia, dhe ka pritur që ta thonë të tjerët, është se atje ku ka një skëterrë, ka edhe një kryedjall, një Satana.

    Kryedjalli i skëterrës shqiptare nuk mund të ishte kush tjetër përveç diktatorit. Në qoftë se diktatori do të kishte qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të kishte vizituar ndonjë minierë në atë kohë, për të do të ishte bërë gjithçka e qartë, dhe atëherë Ismailin nuk do ta shpëtonte nga skëterra as “Dimri i madh”, as “Shqiponjat fluturojnë lart”, as “Përse mendohen këto male”. Diktatori do të thoshte: “Unë të fala për Pashallarët e kuq, dhe tani ti si shpërblim ja ku më bëre kryedjall. Ke mall për skëterrën ti djalë i mbarë, të dërgoj unë në skëterrë!”.

    Unë jam i bindur se asnjë nga biografët e ardhshëm të Ismail Kadaresë nuk do të mund ta kuptojë siç duhet atë, se asnjë prej tyre nuk ka pasur fatin t’ i ketë bërë lexim dekonstruktiv Kadaresë, duke qenë me përshtypjet e minierës.

    Kjo është arsyeja që unë vendosa tishkruaja një biografi të Kadaresë. Por nuk e fsheh, këtë e bëra edhe për t’i kthyer një borxh. Se nga “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave” më vinte një mesazh i fuqishëm, këmbëngulës: “Mos u tërhiq, mos e lejo skëterrën që të triumfojë mbi ty!”, Se nuk ishin të pakta rastet kur i dëshpëruar nga realiteti ku ndodhesha, bëhesha gati të merrja vendimin t’i flakja tutje librat që lexoja dhe përpjekjet për t’u shkolluar.

    Vetëm para dy dekadash unë u njoha personalisht me Ismail Kadarenë fare natyrshëm, dhe kam pasur rastin që të bisedoj fare rrallë me të. Para 20 vitesh kam përfunduar një biografi të plotë të At Giuseppe (Zef) Valentinit me titull “Binjaku i Nënë Terezës: Një biografi e plotë gati shteruese e At Giuseppe Zef Valentinit, misionarit kulturor jezuit në Shqipëri” si e kuptova dhe njoha unë atë, e cila e cila është pritur me shumë interes nga lexues elitarë. Ishte një projekt për të cilin kam punuar gjatë, shumë gjatë dhe që nuk më linte të qetë derisa të mos e shlyeja.

    Më tepër se cilido shqiptar tjetër, Kadare e meriton të quhet “binjaku” i Nënë Terezës, duke qenë se ai ka bërë shumë për kulturën shqiptare dhe botërore, ekuivalentin e asaj që Nënë Tereza bëri gjatë misionit të saj humanitar.

    Është një rast i rrallë, guxoj të them, kur jeta e biografit dhe e personit të cilit iu shkrua biografia përputhen në kuptimin e sentencës së Niçes, të cilën e kam përmendur më lart, duke mos më keqkuptuar, jo të krahasimit të vlerave që kemi krijuar.

    Syri

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    VOA: Kadare ndodhej në banesë, kur papritmas u shemb në tokë pa ndjenja

    Emri:  Screenshot 2024-07-01 at 10.47.24 AM.jpg

Shikime: 1125

Madhësia:  33.1 KB

    Zëri i Amerikës

    U shuajt sot në moshën 88-vjeçare, në Tiranë, shkrimtari i madh Ismail Kadare. Ai ndodhej në banesën e tij në Tiranë, kur papritmas është shembur në tokë pa ndjenja. Mjekët e urgjencës, të thirrur nga familjarët e tij, nuk mundën të bënin asgjë.

    Kadare, konsiderohet si një nga kolosët e letërsisë shqiptare. Autor i dhjetëra romaneve, poezive dhe eseve, ai është ndoshta ndër shqiptarët më të njohur në botë, me veprat e tij të përkthyera në mbi 40 gjuhë të ndryshme e të botuara anembanë.

    Nën regjimin komunist, letërsia ishte për të një mjet arratisje nga një realitet i mbyllur nga dhuna e diktaturës. Në vitin 1990, ai kërkoi azil politik në Francë. Një akt i cili, do të përfaqësonte një goditje të fortë për regjimin që ishte në frymën e fundit, e që do të shembej pak muaj më vonë, pas lëvizjes studentore të dhjetorit të po atij viti. Në intervistën e tij të parë nga Parisi, dhënë për Zërin e Amerikës, në atë kohë, Kadare do të theksonte se “asnjëherë kombi shqiptar, i gjithë kombi, nuk ka qenë kaq i emancipuar, kaq i ndriçuar së brendshmi kaq i lirë e kaq i prirur drejt demokracisë se sa në këtë fundshekulli. Ky është thelbi. Të tjerat, strukturat shoqërore, mekanizmat, legjislacioni, do t’i përshtaten me se s’bën këtij thelbi. Kam bindjen se më parë seç mund të mendojnë skeptikët dhe kritizerët, kombi shqiptar do të integrohet në familjen evropiane të kombeve, sepse ai s’ka patur kurrë tjetër familje e nuk mund të ketë kurrë tjetër familje jashtë këtij kontinenti”.

    Në tetor të vitit të kaluar, gjatë vizitës së tij në Tiranë, presidenti francez Emmanuel Macron, ndërsa i jepte Kadaresë titullin Oficer i Lartë i Legjionit të Nderit, një nga medaljet më të rëndësishme të Francës, do t'i drejtohej shkrimtarit shqiptar duke i thëne se: “Ju kontribuat në zgjimin e madh të njerëzve që ngritën Perden e Hekurt. Ju e keni ndarë ekzistencën tuaj midis fjalëve dhe gjërave, njerëzve dhe gjërave. Nga tavolina e kafesë Rostand, lindën tekstet e përjetshme. Ju mund ta linit anijen të digjej, por nuk pranuat të braktisni një popull në duart e atyre që dogjën lirinë e tyre”.

    Zoti Kadare, ka qenë disa herë me radhë kandidat për çmimin Nobel për letërsinë, ndërkohë që janë të shumta vlerësimet prestigjioze ndërkombëtare për veprën e tij, si Booker Prize në vitin 2005, apo Princi i Asturias në vitin 2009.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ndërron jetë aktori i mirënjohur shqiptar, Zef Deda
    Nga Albo në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-08-2024, 22:17
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-09-2023, 17:09
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-01-2023, 20:19
  4. I.Kadare ose shkrimtari që i zgjati jetën Rregjimit komunist
    Nga pirro10 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 02-08-2012, 12:30
  5. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 04-03-2012, 20:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •