Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Beteja për Himarën: Petro Gjikuria, kthehet nga Amerika në Himarë, të kandidojë si kryetar bashkie

    ”Pranova ftesën e Ramës”, Gjikuria: Lashë SHBA për të ndihmuar vendin tim! Mbështetja e Belerit, nder

    Emri:  Capture-101.jpg

Shikime: 947

Madhësia:  39.3 KB

    Kandidati i opozitës, Petro Gjikuria ka folur për herë të parë për garën ku është pjesë në Himarë. Ai vuri theksion tek një mbështetje të madhe të himarjotëve në zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit. Në daljen e tij të parë për mediat, si kandidat për Bashkinë e Himarës, Gjikuria tha se mbështetja e Fredi Belerit, për të është një nder.

    Ai nuk nguroi as të bënte ironi, duke thënë se iu përgjigj pozitivisht ftesës së bërë nga kryeministri Edi Rama, që si emigrantë të rikthehej në atdhe për të ndihmuar vendin.

    “Erdha nga Amerika, iu përgjigja thirrjes së kryeministrit që thotë të kthehen emigrantët të ndihmojnë vendin e tyre, që të ndihmioj Himarën. Përpjekjet e Fredi Belerit për demokraci dhe për shtet të lirë duhet të jenë frymëzim për të gjithë ne, mbështetja e Fredi Belerit, më nderon, është nder shumë i madh për mua. Himara ka një eurodeputet, Fredi Belerin dhe me 4 gusht do të ketë edhe kryetarin e saj të Bashkisë. Kemi filluar fushatën, do i bredh të gjitha fshatrat, jam i sigurt që jam një bir himariot, i lindur në Himarë dhe e shikojë që më përkrahin”, tha ai.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Beteja për Himarën: Petro Gjikuria, kthehet nga Amerika në Himarë, të kandidojë si kryetar bash

    Zgjedhjet në Himarë, Gjikuria vijon takimet me banorët: Do të merrem çdo ditë me problemet e pronave

    Emri:  auto_-640-0-95bea149269fa6e70e50dd20d3e114671721377371.jpg

Shikime: 900

Madhësia:  38.0 KB

    Kandidati për kryetar bashkie në Himarë nga radhët e opozitës së bashkuar, Petro Gjikuria ka vazhduar takimet me banorë të zonës. Ndalesa e radhës e tij ka qenë fshati Nivicë, ku të mbledhur në qendër të fshatit me dhjetëra banorë kanë diskutuar një sërë problematikash.

    Banorët kanë evidentuar si problemet kryesore që i shqetësojnë zaptimin e pronave të tyre ndër vite si dhe 1001 peripecitë që kalojnë në proceset për marrjen e pronës. Gjithashtu është cilësuar si problem edhe mbyllja e plazhit, pjesës së detit në Kakome, ku megjithëse e kanë shumë pranë nuk mund të shkojnë pasi aty është rrethuar çdo gjë.

    Mungesa e ujit të pijshëm, vëmendjes së bashkisë Himarë në 12 vite për investime, ndërprerjet e energjisë elektrike kanë qenë një prej shumë ankesave të nivicjotëve.

    I ndalur për të folur për problemet e tyre Gjikuria, tregon se do të krijojë stafin, për t'u marrë cdo ditë me problemet e pronës që kanë banorët jo vetëm të Nivicës por gjithandej.

    Gjithashtu premton hapjen përfundimtare të Kakomesë në mënyrë që banorët të shkojnë në pronat e tyre teksa dënon mungesën e gjërave bazike për jetën si uji pijshëm, infrastruktura apo energjia elektrike duke thënë se do të krijojnë projekte për zgjidhjen e problemeve elitare

    Afroviti Dhimojani kryetare e partisë demokratike në Himarë, dënon faktin e presioneve që ju bëhen cdo ditë banorëve të zonës për marrjen e pronave të tyre. Ajo thotë se kjo gje duhet të ndalet. Sipas saj Gjikuria ka vizionin e duhur për të sjell ndryshimin teksa di mjaft mirë cfarë duhet në zonë për tu përmirësuar në vazhdimësi që edhe Himara, Nivica të eci përpara

    Nivica është një prej fshatrave ku në më tepër se 12 vite nga bashkia e Himarës mungojnë investimet cka ka bërë që kushtet e fshatit të rëndohen së tepërmi duke bërë që një pjesë e mirë e popullsisë të largohet prej andej.

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Beteja për Himarën: Petro Gjikuria, kthehet nga Amerika në Himarë, të kandidojë si kryetar bash

    VIDEO/ Kandidati i opozitës, Petro Gjikuria çel fushatën në Himarë, qindra banorë e presin në takim



    Kandidati për kryetar bashkie nga radhët e opozitës së bashkuar, Petro Gjikuria, ka çelur fushatën elektorale, duke zhvilluar një takim prezantues me banorët e Himarës fshat. I mirëpritur nga qindra banorë të fshatit, shtrëngime duarsh dhe përqafime për të treguar mbështetjen në zonë.

    Në fjalë e tij Gjikuria falenderon banorët për mbështetjen teksa thekson se rikthehet në Himarë pas kaq shumë vitesh për të sjellë vizionin e tij, për të ndryshuar fshatrat dhe qytetin të cilat ndër vite kanë mbetur të pazhvilluara. Ai tregon se prej vitesh është angazhuar në shoqata të ndryshme himarjote në Amerikë duke mos e harruar atdheun, duke sjell donacione të ndryshme për investime në Shqipëri në shkolla apo azile për pleq.

    Vangjel Dule, kreu i PBDNj thotë se Himara do të ketë dy kryetar bashkie tashmë, Petro Gjikurinë për Himarën dhe Fredi Belerin në parlamentin europian. Sipas Dules, Edi Rama ka qënë deri më tani kryetar bashkie në Himarë duke ndryshuar sipas tij maskat e fytyrës duke vendosur njëherë maskën e Goros, më pas të Blerina Balës, Arqile Bollanos dhe tashmë të Vangjel Tavos. Qëllimi sipas Dules është të ndalet shpopullimi i Himarës largimi i qytetarëve nga pronat e veta.

    Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë thotë se Rama vendos në Himarë kandidat për interesat e veta, të cilët kanë për qëllim zaptimin e pronave të Himarës. Blushi ja bën të qartë Ramës në fjalimin e tij duke i kërkuar të mbaj larg nga kutitë e votimit ndryshe do ta pësojë keq. Në 15 muaj kryetarët e bashkisë në Himarë sipas Blushit kanë qënë të korruptuar. Blushi e quan Belerin si të burgosurin politik të Ramës.

    Ivi Kaso, Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike konfirmon se ka ardhur në Himarë për të shprehur mbështetjen e PD dhe opozitës së bashkuar për Gjikurinë. Ai falenderon himarjotët për qëndresë e treguar kundër sistemit që edhe me kandidatin e burgosur politikisht guxuan, votuan, e shpallën atë fitues.

    Në takimin hapës së fushatës në Himarë përshëndetën në fjalën e tyre Petro Beleri, i biri i Fredi Belerit i cili përcolli për himarjotër mesazhin e babait të tij, Afrovita Dhimojani kryetare e PD Himarë si dhe Vasilis Kajo, kryetar i Omonias në Shqipëri.

    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Beteja për Himarën: Petro Gjikuria, kthehet nga Amerika në Himarë, të kandidojë si kryetar bash

    Kandidatura/ PBDNJ: Gjikuria do ndalojë grabitjen e pronave nga Rama

    Emri:  auto_gjikuria1720686981.jpg

Shikime: 923

Madhësia:  26.6 KB

    Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka renditur arsyet se përse kanë zgjedhur Petro Gjikurian, si kandidat në zgjedhjet e Himarës që priten të mbahen 4 gusht.

    PBDNJ thotë se kanë dalë te ky emër pas një sërë konsultimesh intensive me komunitetet përbërëse të Bashkisë Himarë por edhe asosacionet përfaqësuese të tyre në emigracion.

    Në deklaratën e tyre, për PBDNJ, në këto zgjedhje në Himarë do të varet fati i standardeve të zhvillimit të zgjedhjeve palamentare të vitit të ardhshëm.

    PBDNJ fton himariotët që të votojnë kandidatin e opozitës për të mbrojtur pronat dhe të drejtat e tyre.

    NJOFTIMI ZYRTAR

    Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me Bashkimin Demokratik të Minoritetit Etnik Grek “OMONOIA” pas konsultimesh intensive me komunitetet përbërëse të Bashkisë Himarë, por edhe asosacionet përfaqësuese të tyre në emigracion, u propozoi Partive Politike opozitare aleate që në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë së Himarës të mbështesim kandidaturën e z Petro Gjikuria.

    Rrëmbimi i mandatit të Kryetarit të Bashkisë së Himarës z Fredi Beleri dhe dhunimi i vullnetit të sovranit nga Kryeministri Edi Rama duke instrumentalizuar individë dhe segmente të Policisë së Shtetit, Drejtësisë, KQZ -së dhe vetë Presidentin e Republikës përbën precedentin më të rrezikshëm në historinë posttotalitare të vendit për votën e lirë, shtetin e së drejtës, demokracinë funksionale dhe të drejtat e njeriut duke rritur kështu edhe më shumë distancën që na ndan nga standartet dhe praktikat më të mira Evropiane.

    Për rrjedhojë, në zgjedhjet e pjesshme në Himarë nuk do të varet vetëm fati i drejtimit të Bashkisë për pjesën e mbetur të mandatit, por edhe fati i standarteve të zhvillimit të zgjedhjeve palamentare të vitit të ardhshëm.

    Ndaj, le t’u bëhemi të gjithë krahë Himarjotëve në këtë mision fisnik për zgjedhje të lira dhe të ndershme që me aq përkushtim, vendosmëri dhe sakrifica i kanë shërbyer dhe po i shërbejnë për të mbrojtur dinjitetin, të drejtat dhe vullnetin e tyre, por njëherësh edhe pronën që po ua rrëmben autokrati me oligarkët e tij.

    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Beteja për Himarën: Petro Gjikuria, kthehet nga Amerika në Himarë, të kandidojë si kryetar bash

    Beleri kthehet në burgun e Fierit: Gjikuria nuk ka lidhje me mercenarët e pushtetit

    Emri:  beleri-petro-gjikuria.jpg

Shikime: 931

Madhësia:  37.5 KB

    Eurodeputeti Fredi Beleri është kthyer në burgun e Fierit për të kryer dënimin e mbetur pas konstituimit të Parlamentit Europian. Ndërsa Beleri kthehet në burgun e Fierit shoqërohej nga kandidati i opozitës për Himarën, Petro Gjikuria.

    Në një prononcim për mediat, Beleri tha se ka kërkuar lirinë me kusht, ndërsa theksoi se shpreson që drejtësia të veprojë kësaj here pa u ndikuar. Ai vlerësoi kandidaturën e Gjikurisë, duke thënë se nuk ka lidhje me mercenarët që sjell pushteti për të komanduar Himarën.

    “Siç u kisha thënë, u ktheva sot në burg. Nuk përdora imunitetin tim si eurodeputet. U ktheva se këtu në Shqipëria është shtëpia ime dhe jam i bindur për drejtësinë time, në mos gjykatat këtu, në gjykatat europiane. Jam shumë i gëzuar që më shoqëroi sot në burg kandidati për bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria një djalë i mirëfilltë nga Himara që s’ka lidhje me mercenarët që sjell pushteti për të komanduar Himarën.

    Himara në duart e Petro Gjikurisë do jetë e sigurt, do ketë vend në Bruksel, Amerikë dhe që këtej e tutje na presin vetëm ditë të mira. Për mua ishte një eksperiencë e veçantë, isha i gëzuar, emocionuar dhe i kënaqur nga besueshmëria e votuesve grekë. Atje është një detyrim i madh dhe një angazhim për të dalë faqebardhë dhe për të mbështetur të drejta tona.

    Kam kërkuar lirim me kusht, e drejtë e imja, dhe shpresoj që drejtësia këtë herë të mos ndikohet. Nuk më vajti në mendje të mos kthehem se këtu është shtëpia ime, këtu është jeta ime. Nuk kam arsye të mos kthehem”, the Beleri.

    Lapsi

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Beteja për Himarën: Petro Gjikuria, kthehet nga Amerika në Himarë, të kandidojë si kryetar bash

    Pse u kthye nga SHBA,nuk ishte mire atje???
    Edhe z. Vangjel Tavo eshte minoritar grek,por minoritar dhe qytetar i vertete i Shqiperise edhe pse nuk mohon kombesine e tij. Dhe punon per popullin dhe do te punoje edhe per himariotet, sic ka punuar deri me sot. Nuk kerkon shkeputjen e pjeseve me idiotizmat e vorio epirit sic kerkon gjikuria, (se per kete eshte kthyer e nuk e ha malli per himaren). Si pjesetar i forumit vorio epirot te SHBA, nuk do beje gje tjeter vecse do nxise armiqesite mes himarioteve dhe te ketyre me pjesen tjeter te qytetareve shqiptare.
    Besoj ne zgjuaresine e himarioteve, te cilet do te dine ti japin pergjigjen e merituar ideve shoviniste, bile edhe ata me kombesi greke. Himara u beson puneve jo llafeve.
    Himara nuk do te besoje me ne mesjeten e erret, por ne mireqenien e saj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 23-07-2024 më 11:53
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Sex Skandal per kandidatin per kryetar bashkie per Nju Jorkun.
    Nga benseven11 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-07-2013, 11:01
  2. Kush do jete kryetar bashkie i Tiranes ne 9 maj
    Nga RAPTILOID në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 26-04-2011, 11:17
  3. Edi Rama nuk do te kandidoje me si kryetar i bashkise se Tiranes.
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-03-2011, 15:01
  4. Guida turistike mbi Himarën nga Bashkia Himarë
    Nga Darius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 166
    Postimi i Fundit: 14-06-2008, 01:22
  5. Edi Rama, rikandidat për kryetar Bashkie në Tiranë!
    Nga Davius në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 27-07-2006, 17:10

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •