Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mjekët e Onkologjikut tek spitali publik "Nënë Tereza" bëjnë para me pacientët që vuajnë nga ka

    “Paguaj ose vdis” tek Onkologjiku, kriminelët me bluza të bardha në pranga

    Emri:  ONKOLOGJIKU.jpg

Shikime: 909

Madhësia:  33.6 KB

    Kriminelë me bluza të bardha! Nuk janë as më shumë dhe as më pak mjekët dhe specialistët e spitalit Onkologjik që bënin biznes me jetën e të sëmurëve me kancer, por që kanë përfunduar në pranga pas një hetimi të prokurorisë.

    Të sëmurët, që kërkonin shërim apo të paktën një kurë për sëmundjen e tyre, trajtoheshin si klientë nga të cilët mund të nxirreshin para. Në vend të shërbimit apo ilaçeve falas në shtet, të sëmurët me kancer dërgoheshin në klinikën private të të ashtuquajturve mjekë, sipas një mekanizmi që funksiononte sipas logjikës së biznesit; paguaj ose vdis.

    Skema është e vjetër dhe aplikohet në disa spitale shtetërore, por ndëshkimi ka ardhur për mjekët e Onkologjikut kësaj radhe.

    7 mjekë dhe specialistë janë arrestuar me urdhër të prokurorisë së Tiranës, që ka ngritur akuzat për shpërdorim detyre. Nga hetimet ka dalë se në krye të skemës ishte administratori i spitalit. Para se të arrestohen, për mjekët janë kryer “përgjimet telefonike, vëzhgime në terren dhe blerje të simuluara”, ndërkohë që në dosje janë edhe dëshmitë e pacientëve të ndryshëm, të cilëve nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe drejtoheshin në klinika private.

    “Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjekët, specialistët dhe administratori i spitalit orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin Onkologjik në QSUNT” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    Nga vëzhgimet në terren, oficerët e policisë kanë gjetur se në rrjetën e këtyre kriminelëve me bluza të bardha ishin të përfshirë edhe farmacistë, që shisnin ilaçet e kimioterapisë me çmime të shtrenjta, por “pa pullën fiskale dhe me kod të prishur”.

    Mungesa e këtyre të dhënave sipas dosjes së prokurorisë çon në dyshime se barnat mund të mos jenë efektive për pacientët që i blinin.

    Por një gjetje tjetër që përmendet në dosje dhe që ngre dyshime se skema përfshin zyrtarë më të lartë se mjekët e Onkologjikut është ajo që ka ndodhur me aparaturën e terapisë së kobaltit, që përdoret për trajtimin e pacientëve me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës. Oficerët e policisë kanë konstatuar se aparatura ishte e vendosur në një mënyrë, që rrezikonte jetën e vetë mjekëve dhe personave që qëndronin pranë saj, pasi duhej izoluar në një bunker.

    Bunkeri ka munguar, por ajo që e bën më ulëritëse situatën është se konstatimi në dosjen e prokurorisë se që kur është blerë, aparatura e trajtimit të të sëmurëve me kancer nuk është vënë asnjëherë në punë.

    “Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqiperi dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekesor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton kjo pajisje” thuhet në dosje.

    Kuptohet se mosfunksionimi i aparaturës së kobaltit nuk ka ndodhur rastësisht, për mungesë të ndonjë pajisje. Edhe kjo është pjesë e të njëjtës skemë zhvatëse “paguaj ose vdis”, që i drejton pacientëve drejt spitaleve private, ku aparaturat e e ngjashme janë tërësisht funksionale. Por në rastin e aparaturës së kobaltit, kuptohet se skema shkon akoma më lart se disa mjekë apo te administratori i Onkologjikut, të cilët janë vënë në pranga me urdhër të prokurorisë, si më poshtë:

    Edmond Gashi (Mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.penal. Masa e sigurisë “arrest në shtëpi”;

    Emiljano Lela. (Koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal. Masa e sigurisë “detyrim për tu paraqitur” neni 234 i K.Pr.Penale;

    Alketa Ymeri (Mjeke pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT) për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.penal. Masa e sigurisë “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale;

    Brikena Qirjazi (ish Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik) për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal. Masa e sigurisë “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale;

    Driona Kishta (Ish specialist pranë QSUNT) për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.penal. Masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale;

    Halil Gashi për vepren penale “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180/1 I K.penal. Masa e sigurisë “detyrim për tu paraqitur ne policine gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale; dhe

    Florian Marku. për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” të parashikuar nga nenet 178 e 179 i K.penal. Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” neni 237 i K.Pr.Penale

    Lapsi

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mjekët e Onkologjikut tek spitali publik "Nënë Tereza" bëjnë para me pacientët që vuajnë nga ka

    “Urgjent të operohet” mjekët e Onkologjikut mashtruan të sëmurën me kancer

    Emri:  728-485-onkologjiku-317.jpg

Shikime: 892

Madhësia:  38.4 KB

    Një prej rasteve të reflektuara në dosjen e hetimeve të shkeljeve tek departamenti Onkologjik, tregohet se si disa prej mjekëve të Onkologjikut dërgojnë në klinikën private “Megis” një paciente nga Burreli, duke e trajtuar situatën si alarmante.

    Në dosje shkruhet se qytetari i cili kishte nënën të sëmurë “ka thënë se Kanë bërë vizitat në spitalin e Burrelit, por u kanë dhënë letër rekomandimi për tek spitali Onkologjik në QSUT pasi u është thënë se vetëm aty bëhen vizitat për këtë lloj sëmundjesh.

    Ata e kanë sjellë nënën ne Tiranë dhe kanë qenë duke pritur në radhe tek spitali Onkologjik. Kur i ka parë dhe i ka dëgjuar Emiljano Lela, Koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUN, i akuzuar, u është afruar dhe i ka pyetur nëse donin që t’i ndihmonte. Pasi i ka marrë dhe i ka dërguar tek mjeku Edmond Gashi, Mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, i akuzuar dhe më pas ai ka bërë një kontroll sipërfaqësor të nënës dhe ia ka bërë gjendjen alarmante duke i thënë direkt që duhet të hynte në operim pasi gjendja e saj ishte shumë keq.

    Po në atë moment i ka thënë që vizitat do t’i bënin në vazhdimësi në Astir tek klinika e tij “Megis” pasi në spital kishte vonesa, kishte radhë dhe puna gjasme nuk priste.

    Atë dite nga QSUT ka shkuar tek klinika “Megis” ku i kane bërë një biopsi dhe pas atij momenti pas 1 muaj e merr ne telefon Emiljano dhe i thotë se ka dalë përgjigjja e biopsisë dhe se nëna duhet të vinte për të bërë operacionin.

    Gjithashtu Emiljano i ka thënë në telefon se pagesa bënte 3000 Euro por për të meqë i rekomandoi Emiljano do ishte 2500, kur kanë shkuar tek spitali kanë paguar 2700 Euro pasi ishin dhe shpenzimet spitalore.

    Pasi kanë bërë operim nënën është bërë biopsia dhe kur i dhanë përgjigjen i kanë thënë që sipas doktorit përgjigjia ishte e mirë nuk ishte tumor i keq dhe s’kishte më nevojë për diçka, ndërsa e kanë dërguar të takonte një doktor tjetër po brenda klinikes që i tha që duhet të bënte kimioterapi.

    Në atë moment i ka thënë po pse duhet të bëjë kimio kur nëna është mirë dhe doktori ka thënë përgjigjja është ok, i ka dhënë letrat me një fytyrë të ngrysur, pasi nuk i pëlqeu fakti që ka thënë jo për kimiot dhe është larguar.

    Doktor Mondi i ka përshkruar një recete me një medikament te quajtur Femara 2.5 mg ku në fillim e ka marrë tek farmacia që ndodhet tek klinika e tij ndërsa më pas e ka blerë normalisht në farmaci në Burrel.

    I pyetur nga ana jone nëse e kane njohur fillimisht shtetasin Emiljano Lela ai është shprehur se nuk e kanë njohur më parë, siç e deklaroi më lart ai i është afruar vetë”.

    Sipas dosjes, qytetari i pyetur për faktin nëse Emiljano i ka kontaktuar më pas operacionit ai shprehet se nuk e ka kontaktuar më dhe nuk e njeh as si fytyre pasi siç ka theksuar fillimisht ai ka takuar nusen dhe nenën e tij dhe ka komunikuar vetëm në telefon që e ka orientuar për tek doktori dhe i ka thënë dhe për pagesën.

    Lapsi

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    268

    Mjekët u dënuan, po drejtuesit keqmanaxhues të spitaleve publike?

    Përditësuar: 08:30 29/06/2024

    Mjekët u dënuan, po drejtuesit keqmanaxhues të spitaleve publike?


    Ngjarja ne Onkologjik ishte nje ngjarje e paralajmëruar. Megjithëse Ministria e Shëndetësisë ka qënë në dijeni të keqmanaxhimit të Spitaleve Publike të cilat vazhdojnë të mbeten kripto-spitale publike dhe që në fakt janë kthyer në spitale private pa qënë të tilla, por që paratë e pacientëve shkojnë në xhepat e disa mjekëve , disa infermjerëve dhe ndërmjetësve në formë mitmarrje dhe pagesë për operacionin, shtrimin në spital, për gjetjen e medikamenteve ku mendohet se rreth 10 mijë deri në 50 mijë euro extra në javë harxhohen nga pacientët për tek punonjësit e spitaleve publike për kujdesin e tyre shëndetësor, në një kohë kur këta pacientë kanë paguar dhe pagojnë çdo muaj tarifën shëndetësore 3.4% . Pra sipas të dhënave të Bankës Botërore pagesat ekstra të pacientëve shqiptarë shkojnë nga 280% në vit-550% në vit, në një kohë kur shpenzimet shtetërore shëndetësore publike mbetet 11.3% të shpenzimeve të përgjithshme publike (https://citizens.al/2024/06/27/buxhe...itet-e-fundit/). Pra qytetarët harxhojnë ekstra për çdo shërbim mjekësor publik, dhe ato shërbime publike mjekësore të cilat nuk i bëjnë dot në publik, i harxhojnë paratë tek spitalet private ose paguajnë ekstra (nën dorë) tek mjekët e spitaleve. Kjo ndodhi edhe tek Onkologjiku dhe kështu ka ndodhur përreth 34 vite të dëmokracisë. Maja e ajzbergut shihet nga populli vetëm tek shpenzimet ekstra qoftë tek private ashtu edhe tek publiku si shpenxime ekstra (pagese nën dorë) mjekëve të spitaleve publikë, dhe këta mjekëve para se të shkojnë në prokurori u duhet hequr licensa nga Urdheri i Mjekut për shkelje të Etikës dhe Rregullores së Spitalit. Problemi kryesor qëndron tek drejtuesit e shëndetësisë të cilit kanë bërë keto keqmanxhime të spitaleve publike si dhe papërgjegjshmëria e nga ana e politikës shqiptare dhe e qeverisjes në fuqi. Ku qëndron problemi kryesor i keqmanaxhimit dhe si mund të rregullohet? Rregullimi i manaxhimit të spitaleve publike do të eliminonte mitmarrjen, disiplinën e shkelur profesionale mjekësore, do të largonte mjekët specialistë të korruptuar, do të mund të rregullonte `job description` të çdo kategorie mjekësh specialistë publikë qoftë në spitalet terciare ashtu dhe në ato regjionale nëpërmjet kontratave të punës, do të stabilizonte që të viheshin në funksionim protokollet mjekësore sipas specialiteteve si dhe për ato të urgjencave, do të mundësonte futjen në punë me konkurim dhe intervistë të mjekëve specialistë më të mirë për spitalet terciare (universitare), do të mundësonte vendime të Ministrisë së Shëndetësisë për të përcaktuar se kush janë mjekët që punojnë në privat dhe kush në Spitale Publike, dhe nuk do të lejonte dy-punësimin korruptiv, por do të rriste rrogat në mënyrë cilësore edhe nëpërmjet bonuseve, do të aktivizonte Kartën e Shëndetit, dhe nuk do të lejontë që, në spitale publike të drejtohen nga militantë, jo-profesionistë dhe individë pa integritet. Një nga objektivat kryesore të rregullimit të manaxhimit shëndetësor të Spitaleve publike janë: rishikimi i PPP të check-up ku është abuzuar në mënyrë flagrante sepse në këtë PPP nuk janë përfshirë moshat mbi 70 vjeç, nuk paguhen mjekët dhe infermjetët që punojnë për check-up; PPP i veglave kirurgjikale sepse nuk mund të bësh PPP (partneritet publik privat) kur aktualisht nuk kishte dhe nuk ka probleme për kirurgjinë. Problemet kirurgjikale kanë të bëjnë me rregullimin e numrit të operacioneve të planifikuara në vit, numrin mesatar të urgjencave kirugjikale dhe ato mjekësore. Gjithashtu problem i madh janë rregullimi i PPP për laboratorët mjekësore, sepse, ndonëse është rregulluar disi problemi i analizave mjekësore në spitalet publike, nuk është rregulluar problemi i laboratorëve për analiza mjekësore ambulatore publike, sepse pacientët detyrohen të shkojnë në laboratore private. Problem i madh i keqmanaxhimit është mos gjetja e medikamenteve për pacientët e shtruar në spital publik sidomos te medikamenteve anti-kanceroze tek onkologjiku, ku pacientët detyrohen të blejnë disa nga medikamentet spitalore në farmaci ambulatore. Problem i madh mbetet disiplina në punë në spitalet publike dhe kontrolli i mjekëve dhe infermjerëve se si ata e bëjnë punën, dhe si infermjeret kujdesen për pacientët. Problem tjetër është kontrolli për rrezatimet në Spitalet Publike si për rrezatimet nga Kobalti, rrezatimet nga rrezet Rontgen dhe medikamentet diagnostike rrezatuese. Këtu hyn në punë edhe Ministria e Mjedisit që kontrollon rrezatimin. Dihet se Ministrat e Shëndetësisë janë aktualisht edhe drejtues të Komisioneve për Rezatimin kështu që duhet të mbajnë përgjegjësi penale për mungesën e kontrollit. Dihet aktualisht që rrezatimi i Kobaltit sipas referimeve është 20 herë më i lartë se norma në vëndin ku është aparati. Pse? I gjithë sistemi drejtues shëndetësor ka përgjegjësi penale për problemet e pa realizuara sepse kanë shkelur ligjin dhe sepse nuk ka zbatuar rregulloret dhe ligjet. Një nga problemet e vjetra të pazgjidhura janë këshilltarët e ministrit të cilët duhen përzgjedhur me kritere professional e dhe meritokratike dhe jo me militant e miq dhe njerëz pa përvojë. Këta kanë shkaktuar këto pasoja. Problemi kryesor tjetër mbetet harxhimi jo professional i buxhetit të shtetit për Shëndetësinë i cili aktualisht është: GDP për Shëndetësinë në Shqipëri
    $25.297 billion (nominal, 2024), $59.099 billion (PPP, 2024), ndërsa shpenzimet publike për shëndetësinë u ulën nga 3,7 % e PBB-së në 3,6 %, shpenzimet totale për shëndetësinë ranë nga 4,7 % e PBB-së në 4,6 %. Për Shqipërinë, të dhënat disponohen vetëm për shpenzimet e shëndetit publik. Kjo u rrit përkohësisht si pjesë e PBB-së nga 2,7 % në 2011 në 3,4 % në 2021. Pra kemi GDP për shëndetësinë buxhetin më të ulët se vendet fqinjë jashtë BE. Problemi qëndron se edhe ky buxhet administrohet nga drejtues të shëndetësisë publike që nuk janë as profesionistë dhe as meritokratë por militantë dhe miq të politikës. Më saktë, sistemi Shëndetësor publik është në një anarki të plotë administrative dhe funksionale ku pacientët detyrohen ose të pagujnë nën dorë në siptalet publike ose të shkojnë në privat e të harxhojnë shuma të konsiderueshme parash në një kohë që po të ishte në rregull sistemi publik nuk do të paguanin për shërbimin. Problemi tjetër i madh është fondi i sigurimeve shëndetësore sepse nuk po mbulon plotësisht me siguracion spitalet publike si dhe nuk po aktivizon taksën e shëndetit me anë të të cilës do të eliminoheshin pagesat ekstra (nën dorë) qoftë për shtrimet, operacionet, qoftë edhe për rradhët për bërjen e egzaminimeve. Problem tjetër i madh është mungesa e kontrollit dhe mos përfshirja në librin e barnave të medikamenteve onkologjike dhe atyre biologjike.

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mjekët e Onkologjikut tek spitali publik "Nënë Tereza" bëjnë para me pacientët që vuajnë nga ka

    Pacientët dhe taksapaguesit paguajnë kostot shtesë të zjarrit në urgjencën e QSUNT

    Qendra Universitare Spitalore “Nënë Tereza” pagoi miliona lekë shtesë për rikthimin në punë të urgjencës polivalente, godina e së cilës u shkrumbua nga zjarri pak muaj pas ndërtimit nga një kompani italiane dhe u mor në dorëzim ‘të përkohshëm’.

    Nga Esmeralda Keta

    Emri:  Kociu-Cani.jpg

Shikime: 878

Madhësia:  24.2 KB
    Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu gjatë vizitës në urgjencën polivalente pas rikthimit të saj në punë. Foto: Facebook.

    Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu u shfaq e buzëqeshur të hënën në një photo- op në korridoret e urgjencës polivalente në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” në Tiranë – thuajse katër muaj pasi godina u përfshi nga flakët dhe shërbimi u ndërpre për mijëra pacientë.

    Vizita e saj lidhej me rihapjen e dyerve të urgjencës, e paralajmëruar pak ditë më parë përmes kronikave të parapërgatitura televizive.

    “Urgjenca e QSUNT është në funksion të plotë dhe në shërbim të qytetarëve, duke ofruar kujdes cilësor dhe të shpejtë për të gjithë ata që kanë nevojë,” shkroi më pas Koçiu në Facebook.

    Megjithatë, ministrja e Shëndetësisë dështoi të përmendte faktin se rikthimi në punë i urgjencës solli kosto shëndetësore për pacientët dhe shpenzime shtesë për taksapaguesit.

    Spitali qendror në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u ndërtua përmes një kredie të bankës së Këshillit të Europës – CEB dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë kushtoi 17.8 milionë euro në total.

    Ndërtimi i spitalit zgjati mbi katër vjet dhe reparti i urgjencës i hapi dyert për pacientët në prill 2023. Por nëntë muaj më vonë u mbyll sërish për shkak të një zjarri të rënë në një kabinë elektrike në katin e nëndheshëm, duke nxjerrë jashtë funksionit të gjithë setin e aparaturave. Shkaqet e zjarrit janë aktualisht nën hetim nga Prokuroria e Tiranës.

    Të dhënat e siguruara përmes një kërkese për të drejtë informimi tregojnë se godina e Urgjencës u vendos në punë edhe pse QSUNT nuk e kishte marrë atë plotësisht në dorëzim nga kompania ndërtuese.

    Ndonëse ishte ende brenda periudhës së garancisë, QSUNT kontraktoi pa garë një kompani të dytë private për të kryer punime pas rënies së zjarrit, me një kosto shtesë prej 27.7 milionë lekësh.

    Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” tha në një përgjigje me shkrim se godina ishte marrë “në dorëzim të pjesshëm të përkohshëm” nga një grup pune i ngritur me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të QSUNT, për t'iu nënshtruar më pas periudhës së garancisë.

    “Godina nuk është marrë në dorëzim përfundimtar,” shtoi QSUNT.

    Praktika e ndjekur nga QSUNT me marrjen në dorëzim të spitalit shihet me dyshim nga ekspertët e financave publike.

    “Në termonologjinë juridiko- ekonomike nuk ekziston marrje në dorëzim të pjesshëm, marrja në dorëzim është konform kontratës,” tha Zef Preçi, drejtori ekzekutiv i Institutit për Kërkime Ekonomike.

    “Bëhet fjalë për një mal me para, ndaj edhe institucionet po përpiqen që të lajnë duart nga përgjegjësia,” shtoi ai.

    Kosto shtesë

    Emri:  Urgjenca-e-re-.jpg

Shikime: 878

Madhësia:  33.1 KB
    Urgjenca në spitalin qendror në QSUNT. Foto: Esmeralda Keta,

    Spitali qendror i QSUNT, i njohur edhe si godina A2, strehon një sërë shërbimesh shëndetësore, por njihet më së shumti për urgjencën polivalente. Urgjenca është parashikuar të presë mesatarisht rreth 300 pacientë në ditë, 50 prej të cilëve me urgjenca të sëmundjeve kardiologjike.

    Ndërtimi iu besua kompanisë italiane INSO dhe kontrata u firmos në maj të vitit 2018. Fondet u siguruan nga kredia e bankës së Këshillit të Europës (CEB), sipas kontratës lidhur midis Ministrisë së Shëndetësisë.

    Kompania INSO është një partnere e hershme e Ministrisë së Shëndetësisë për ndërtimin e strukturave spitalore, e cila operon në Shqipëri përmes degës së saj Finso Albania.

    Punimet nisën në dhjetor 2018 dhe sipas fotove të postuara në faqen e kompanisë në Facebook, në themelet e godinës 6-katëshe u ther si kurban një qengj. Megjithatë, punimet zgjatën 4.5 vite dhe vetëm pak muaj pasi u hap, godina u mbyll sërish për shkak të zjarrit.

    Më i godituri ishte shërbimi i repartit të hemodinamikës, i cili doli jashtë funksioni. Në këtë repart përveçse ndihmës së parë, zhvillohen ndërhyrjet e koronarografisë, stendat, unazat dhe ndërhyrje të tjera të rëndësishme, por pas rënies së zjarrit, dy aparaturat e angiografisë nuk mund të viheshin në punë.

    QSUNT nuk vuri në dispozicion kontratën me kompaninë ndërtuese dhe as ndonjë inventar të detajuar dëmesh, me pretendimin se çështja ishte në hetim penal dhe QSUNT nuk mund të shprehej pa përfunduar hetimi.

    Por të dhënat e siguruara në Agjencinë e Prokurimeve Publike tregojnë se emergjenca e krijuar e shtyu QSUNT të jepte para të tjera për rikthimin e shërbimit në punë. Tenderi me vlerë 27.7 milionë lekë u zhvillua përmes procedurës së negocimit, pa shpallje paraprake të kontratës – një procedurë që kufizon konkurrencën mes kompanive.

    Tenderi u fitua nga kompania Agi Kons, e cila kishte punuar në ndërtimin e spitalit si kompani e kontraktuar nga INSO.

    Eksperti Zef Preçi vlerëson se dhënia e parave shtesë nga Qendra Spitalore Universitare në kohën që godina ishte ende brenda afatit të garancisë është e pajustifikuar.

    “Edhe pasi merret në dorëzim një objekt, për një periudhë kohore e ka nën mirëmbajtje dhe nën monitorim firma ndërtuese,” tha ai.

    Inso, një kompani italiane e njohur në ndërtimin e strukturave spitalore, po ashtu ka marrë përsipër ndërhyrje të tjera të rëndësishme në QSUNT.

    Në vitin 2017, kjo kompani nisi ndërhyrjen për rikonstruksionin e godinës së mjekësisë së përgjithshme të njohur si godina A1. Investimi kushtoi 7.3 milionë euro dhe shërbeu për disa vite edhe për pritjen e urgjencave. Mirëpo prej më shumë se një viti, kjo godinë i është nënshtruar sërish rikonstruksionit me një fond shtesë prej 2.8 milionë eurosh.

    Në katin përdhe që aktualisht po rikonstruktohet, ishte planifikuar të strehohej shërbimi i toksikologjisë, por mjekët thanë se ata kishin refuzuar hapjen e tij, për shkak se dhomat e pacientëve nuk plotësonin standardet.

    “Nuk pranuam pasi dhomat ishin ndërtuar për një qëllim tjetër dhe nuk na përshtateshin. Më mirë rrimë tek urgjenca e vjetër se sa aty,” tha njëri prej mjekëve të shërbimit të toksikologjisë.

    “Tani po bëhet shumë bukur, ashtu siç janë edhe nevojat e një shërbimi unik siç është toksikologjia,” shtoi ai.

    E kontaktuar përmes emailit, kompania Finso Albania nuk iu përgjigj një kërkese për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

    Dëme kolaterale

    Emri:  Tabela-e-punimeve-.jpg

Shikime: 927

Madhësia:  61.7 KB
    Kantieri i ndërtimit në godinën e Mjekësisë së Përgjithshme, e njohur si godina A1. Foto: Esmeralda Keta.

    Ndërsa dëmet financiare të shkaktuara nga zjarri në katin e nëndhëshëm të spitalit të ri janë ende të paqarta, kostot shëndetësore për pacientët përgjatë ndërprerjes së shërbimit janë të dukshme.

    Nafije Leka është një prej pacientëve që mbërriti në urgjencën e QSUNT në fund të prillit me shqetësime në zemër. Bashkëshorti i saj, Faiku tha se pas testeve të kryera, e shoqja u dërgua në Sanatorium për koronografi.

    “Ishte 29 prill, atë ditë bashkëshortja kishte ditëlindjen. Kur na dërguan në Sanatorium e morëm si një shenjë të mirë,” kujton ai.

    Por pas trajtimit në Sanatorium, të shoqen e kthyen sërish në QSUNT, pasi kuptuan se ajo mund të kishte nevojë për ‘bypass'.

    Ilir Alimehmeti, mjek në profesion dhe anëtar i këshillit bashkiak të Tiranës për Partinë Demokratike tha se sorollatje të tilla mund të kenë kosto të mëdha shëndetësore për pacientët.

    Alimehmeti e ilustron problemin me një rast personal, kur një i afërmi i tij pati probleme shëndetësore në maj dhe pasi i telefonuan urgjencës, i orientuan në QSUNT. Por aty i pritën me këmbët e para, pasi sipas një grafiku të përcaktuar nga drejtori, trajtimi duhej bërë në spitalin e Traumës.

    “Është vonesë në dhënien e ndihmës së urgjencës dhe në urgjencë, çdo minutë që të humb është problem i madh,” tha Alimehmeti. “Pacientët duhet ta kishin shërbimin e garantuar dhe pa sorrollatje, sepse çdo minutë vonesë në urgjencë mund të kushtojë jetën,” shtoi ai.

    Përveç shërbimit të urgjencës, në spitalin qendror ndodhet edhe shërbimi i imazherisë dhe mjekësisë nukleare me aparatura të rëndësishme të diagnostikimit si rezonanca apo skaneri.

    Rënia e zjarrit e ndërpreu punën edhe në këtë sektor dhe shërbimin për qindra pacientë. Në këtë repart në fillim të qershorit, mjekët thonë se në mungesë të pacientëve, e shpenzojnë kohën si të munden.

    “Duke qenë se nuk punojnë aparaturat, nuk kemi çfarë bëjmë, shumicën e kohës rrimë. Ose shoqërojmë me ambulancë në spitalet e tjera pacientët që na vijnë,” tha njëri prej mjekëve.

    Një tjetër mjek imazherist u shpreh i shqetësuar për ndërprerjen e shërbimit.

    “Është e tmerrshme ajo që ka ndodhur, pacientët janë lënë rrugëve,” tha ai, duke mos pranuar të citohej me emër për shkak të pasojave që mund të kishte në punë.

    “Këtu nuk funksionon asgjë, vetëm një angiografi është vënë në punë, ndërkohë rezonanca ka muaj që nuk punon për çështje të garancisë së mirëmbajtjes,” shtoi ai.

    QSUNT refuzoi të vinte në dispozicion një inventar të dëmeve të shkaktuara nga zjarri, por këmbënguli në një përgjigje me shkrim se aparaturat mjekësore ishin të sigurta.

    “Aparaturat mjekësore janë jashtë funksionit si pasojë e mosfurnizimit me energji elektrike,” tha QSUNT, ndërsa shtoi se nuk kishte dëme të shkaktuara nga zjarri në pajisje mjekësore. Megjithatë, funksionimi i tyre është ende i paqartë.

    Ndërsa theksoi se pajisjet kishin qenë funksionale përpara ndërprerjes së energjisë, QSUNT shtoi se “aparaturat do të testohen për funksionimin e tyre sapo të lidhet energjia”.


    Ky artikull u realizua në kuadër të projektit “Transparenca dhe llogaridhënia në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri”, zbatuar nga shoqata Together for Life dhe mbështetur nga NED- National Endowement for Democracy.

    BIRN

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mjekët e Onkologjikut tek spitali publik "Nënë Tereza" bëjnë para me pacientët që vuajnë nga ka

    ‘Një gënjeshtër e kahershme’/ Mos e humbisni perlën e Kapexhiut për shëndetësinë skandaloze të Ramës

    Emri:  Screenshot 2024-07-01 at 1.52.08 PM.jpg

Shikime: 927

Madhësia:  50.3 KB

    Kryeministri Edi Rama u përpoq të shkarkojë sot te mjekët përgjegjësinë për skandalet e shumta në sistemin shëndetësor.

    Edhe pse ai është etiketuar nga mediat sociale si arkitekti i asaj që njihet si Bursa e Vdekjes, Rama tentoi sot të zhvendosë vëmendjen te mjekët për dështimet e tij.

    Por mjafton kjo karikaturë e mjeshtrit Bujar Kapexhiu për të rrëzuar të gjithë propagandën e tij.

    Ky punim i Kapexhiut titullihet ‘Një gënjeshtër e kahershme’ dhe nuk ka nevojë për shumë koment.


    Syri

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mjekët e Onkologjikut tek spitali publik "Nënë Tereza" bëjnë para me pacientët që vuajnë nga ka

    Skandali te Onkologjiku, tjetër protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

    Emri:  640-0-1719855366xprotesta-400.jpg

Shikime: 885

Madhësia:  56.0 KB

    Qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish në protestë pasditen e sotme, para Ministrisë së Shëndetësisë, pas skandali te Spitali Onokologjik ku mjekët orientonin te spitalet private pacientët e sëmurë me kancer. Mësohet se gjatë protestës së sotme është ngritur dhe shqetësimi i mungesës së medikamenteve për trajtimin e pacientëve me sëmundje të rënda.

    Prokuroria e Tiranës zbardhi disa ditë më parë skemën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.

    Në njoftim thuhej se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

    Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.

    Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.

    Lapsi

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mjekët e Onkologjikut tek spitali publik "Nënë Tereza" bëjnë para me pacientët që vuajnë nga ka

    Lihen në fuqi masat e sigurisë për mjekët e onkologjikut

    Emri:  auto_onkologjiku1721638100.jpg

Shikime: 880

Madhësia:  26.3 KB

    GJKKO ka lënë në fuqi të njëjta masa sigurie, sikundër kishte vendosur edhe Gjykata e Tiranës, ndaj ekipit të mjekëve dhe personelit të Onkologjikut, pas skandalit që përfshiu këtë spital.

    Skandali i Onkologjikut u hetua nga Prokuroria e Tiranës, por dosja më pas i kaloi SPAK-ut.

    Kështu, GJKKO vendosi:

    Edmond Gashi, mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të qëndrojë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”

    Emiljano Lela, koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

    Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje”.

    Brikena Qirjazi, zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje”.

    Halil Gashi, i akuzuar për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

    Florian Marku i akuzuar për veprën penale të “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” u la në masën “Arrest në shtëpi”.

    Për Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” e akuzuar për veprën penale “Shpërdorim Detyre” nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi ajo ishte jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.

    Syri

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-12-2022, 15:07
  2. Videoskandal tek spitali "Nene Tereza" abuzojne me vajzen ne gjendje te fikti
    Nga Meriamun në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 14-01-2015, 21:13
  3. Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 02-01-2012, 02:54
  4. Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 31-10-2007, 19:55
  5. "Nënë Tereza nuk e pranoi princeshën Diana në Kalkutë"
    Nga Shijaksi-London në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-07-2005, 21:32

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •