Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Euro 2024: Shqipëria eliminohet në grup, por debutimi i ekipit tonë bëri bujë të madhe

    Reuters: Nga goli më i shpejtë te tifozët fantastikë, Shqipëria solli surpriza në Euro

    Emri:  kuqezi.jpg

Shikime: 984

Madhësia:  28.7 KB

    “Shqipëria kthehet në shtëpi si skuadra e fundit e grupit të tyre në Euro 2024 me vetëm një pikë, por këto fakte nuk tregojnë asgjë për kontributin e saj të shkëlqyeshëm në turne në betejat pasionante kundër tre prej skuadrave kryesore të turneut”, kështu shkruan Reuters për Kombëtaren Shqiptare.

    Media e huaj i ka bërë një analizë skuadrës kuqezi, që nga goli më i shpejtë i Nedim Bajramit, i shënuar në historinë e EURO-s e deri tek përballja me Italinë e Spanjën, të cilat djemtë e Kombëtares arritën t’i sfidojnë deri në fund, madje në disa raste edhe duke u përpjekur për të shënuar.

    Por nga ana tjetër pa harruar edhe mbështetjen më të madhe që i është Kombëtares Shqiptare nga tifozët kuqezi, të cilët kanë befasur të gjithë Evropën.

    “Me Shqipërinë në Gjermani, përballë kampionëve në fuqi, Italisë në ndeshjen e tyre hapëse, trajneri brazilian Sylvinho nuk mund ta imagjinonte kurrë në ëndrrat e tij më të çmendura se sa mirë do të fillonte turneu i dytë Europian në histori për “kuqezinjtë”.

    Nga nisja e ndeshjes, Shqipëria bëri tre pasime, Italia gaboi nga rivënia dhe Nedim Bajrami u hodh për të goditur topin, duke shënuar pas vetëm 23 sekondave lojë dhe duke realizuar golin më të shpejtë në historinë e EURO.

    Një gol që ndezi festën në mesin e dhjetëra mijëra tifozëve të veshur “kuqezi” në Dortmund, kaos në baret dhe shtëpitë e kryeqytetit shqiptar, Tiranë dhe një moment i pavdekshëm për kombin krenar ballkanik.

    Italia më pas shënoi dy gola, por Shqipëria i mbajti nën presion deri në fund, për pak sa nuk barazoi në shtesë, duke sjellë duartrokitje në stadium dhe duke habitur mbarë botën për një ekip që askush nuk kishte shpresë se mund të bënte diçka në grupin ku ndodhej.

    Kundër Kroacisë në ndeshjen e radhës të Grupit B, Shqipëria i emocionoi sërish tifozët e saj pasi sfidoi dhe barazoi 2-2 me një gol në sekondat e fundit, në një nga ndeshjet më pulsuese të turneut deri më tani.

    Shqiptarët u shfaqën më të përmbajtur në ndeshjen e tyre të tretë, në një humbje të ngushtë 1-0 ndaj Spanjës, por gjithsesi i dhanë kundërshtarëve të tyre shumë momente të pakëndshme nëpërmjet Jasir Asanit dhe Kristjan Asllanit.

    Federata ambicioze e futbollit e Shqipërisë shpreson që përvoja në Gjermani t’i ndihmojë për të ardhmen, me paraqitje më të rregullta.

    Një gjë për të cilën mund të jenë të sigurt shqiptarët është mbështetja e jashtëzakonshme.

    Shumë ishin të befasuar kur panë shqiptarët në numër më të madh se italianët në ndeshjen hapëse, dhe kjo vazhdoi gjatë gjithë kohës, zhurma dhe ngjyra e tifozëve “kuqezi” përputheshin me numrin e madh të tyre. Disa erdhën nga shtëpia e disa të tjerë nga diaspora globale shqiptare”, shkruan Reuters.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Euro 2024: Shqipëria eliminohet në grup, por debutimi i ekipit tonë bëri bujë të madhe

    Një Europian i shkurtër, por me rekorde. Kuqezinjtë mbërrijnë në Rinas, Silvinjo: Ndihem krenar

    Emri:  Capture-95.jpg

Shikime: 780

Madhësia:  45.6 KB

    Edhe pse rrugëtimi në ”EURO 2024” u mbyll mbrëmë nga humbja e sfidës me Spanjën, kuqezinjtë e kombëtares shqiptare treguan se janë një ekip me peshë në Europë, që vendosën rekorde dhe se tifozët kuqezi do të mbeten kryefjalë e këtij kampionati.

    Ekipi kuqezi mbërriti këtë pasdite në aeroportin e Rinasit, dhe trajneri Silvinjo u shpreh sesa krenar është për futbollistët, për tifozët që i shoqëruan ata në këtë rrugëtim të shkurtër, por me shumë emocion.

    “Ishte një eksperiencë ne mirë për të gjithë, ishte e vështirë për ne, por jemi krenarë për të gjithë futbollistët, federatën. Shumë njerëz që na mbështeten, ishte eksperiencë e pabesueshme. Unë jam pjesë e juaja. Kishte më shumë shqiptarë se sa gjermanë në Gjermani”,-tha trajneri.

    Nga ana tjetër, sulmuesi Ernest Muçi ishte një nga lojtarët që nuk luajti shumë minuta në Europian. Pas rikthimit në vendin tonë, lojtari kuqezi tha se do donte të aktivizohej më shumë dhe se gjëray mund të shkonin ndryshe.

    “Doja më shumë minuta. Gjithmonë kombëtarja është plani i parë. Ishte zhgënjyese që nuk morëm një pikë me Spanjën. Kjo eksperiencë do na duhet edhe në të ardhmen. Jam i lumtur që te Besiktas më kanë mbështetur”,-tha Muçi për mediat.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Euro 2024: Shqipëria eliminohet në grup, por debutimi i ekipit tonë bëri bujë të madhe

    Presidenti i FSHF, Armand Duka: Duhet të jemi krenarë për Kombëtaren, u dhamë bukuri tribunave

    Emri:  foto6-1.jpg

Shikime: 773

Madhësia:  37.7 KB

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, shkruan se pavarësisht eliminimit nga Europianit, të gjithë duhet të jenë krenarë për Kombëtaren shqiptare.

    Duka shkruan se është krenari, sepse tifozët, u dhanë bukuri tribunave me ngjyrat kuqezi.

    “Faleminderit! Jemi jashtë Euro 2024, pas tre ndeshjesh në një grup me skuadra si Italia, Kroacia e Spanja, por duhet të jemi krenarë. Duhet të jemi krenarë që djemtë na sollën në këtë Europian, duhet të jemi krenarë për atë që dhanë në fushë, duhet të jemi krenarë që u dhamë bukuri tribunave me ngjyrat tona kuqezi, që mbushëm rrugët dhe sheshet në Gjermani duke shpërndarë shumë dashuri, përmes sportit më të bukur në botë, futbollit. Faleminderit futbollistëve, stafit teknik dhe të gjithë tifozëve për këtë Europian!”, shkruan Duka.

    Emri:  foto1-2.jpg

Shikime: 776

Madhësia:  65.6 KB

    Emri:  foto2-2.jpg

Shikime: 788

Madhësia:  89.5 KB

    Emri:  foto3-2.jpg

Shikime: 809

Madhësia:  72.4 KB

    Emri:  foto4-2.jpg

Shikime: 795

Madhësia:  42.8 KB

    Emri:  foto5-1.jpg

Shikime: 807

Madhësia:  67.9 KB

    Emri:  foto7-1.jpg

Shikime: 767

Madhësia:  35.8 KB

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Euro 2024: Shqipëria eliminohet në grup, por debutimi i ekipit tonë bëri bujë të madhe

    Përfaqësimi ishte dinjitoz pavarësisht nga rezultati dhe për këtë duhet të falenderojmë gjithë ekipin e kombëtares përfshi stafin drejtues. Prania e tifozëve të shumtë kuq e zi në stadium ishte gjithashtu një risi që na bëri të gjithë të ndihemi mirë si shqiptarë. Mu bë zemra mal që në këtë evropian vëmendja ishte komplet mbi ekipin dhe tifozët në stadium, e jo në politikanët e vendit që mundohen të përdorin ngjarje të tilla historike për konsum politik. Ishte rradha e shqiptarëve të thjeshtë të përfaqësonin vendin si në fushë, edhe në stadiume.

    Stafi drejtues i ekipit ka bërë një punë të shkëlqyer në zbulimin e talenteve të futbollit shqiptar në botë. Ekipi është relativisht i ri në moshë dhe talenti nuk mungon. Gjë që garanton në të ardhmen rezultate edhe më të mira nga ekipi i kombëtares. Ajo që vura re në tre ndeshjet që luajtëm ishte se mungesa e përvojës në evenimente të rangut të tillë luajti një rol. Shënuam një gol me Italinë që në minutën e parë, dhe pas këtij goli, u vetëtërhoqëm në gjysëm=fushën tonë si për të ruajtur atë rezultat. Më shumë se çdo gjë kjo tregon mungesë përvoje. Gjëja tjetër që më ra në sy ishte mesfusha. Kemi një mbrojtje të fortë dhe talente në sulm, por nuk kemi një mesfushë të fortë. Nuk kemi as titullarë në mesfushë që mund të organizojnë aksionin që të lëvizin topin nga mbrojtja në sulm. Gjëja tjetër që më ra në sy, dhe ky mund të jetë edhe një nga problemet kryesore të ekipit, është që lojtarët nuk kanë luajtur gjatë me njëri-tjetrin. Kjo u duk tek shumë sulme individuale në fushë dhe jo bashkëpunim sa duhet. Hapi tjetër i nevojshëm është që trajneri të krijojë stabilitet në ekip dhe t'iu japi mundësi lojtarëve të luajnë më gjatë me njëri-tjetrin.

    Faleminderit për emocionet e dhuruara!
    Suksese në kampionatin e rradhës!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-06-2024 më 15:09

  5. #5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Për: Euro 2024: Shqipëria eliminohet në grup, por debutimi i ekipit tonë bëri bujë të madhe

    Po thonë që ndeshja më e keqe ishte ajo me Italinë, mirëpo unë besoj që gafat më të mëdha i kryem me Kroacinë.

    Ndaj Italisë u turrëm me një gol, vetëm me dy lojtarë (nga 11shja) që të kenë lozur në të tillë turne më parë (Hysaj dhe Ajeti) dhe nuk u vë shumë faj që e humbën torruan përballë sulmeve italiane.

    Me Kroacinë ama u treguam karabushë fare. Masat dhe mësimet ishin marrë. Humbja me Italinë na kishte kthyer me këmbë në tokë dhe lojtarët tani kishin hyrë me shumë seriozitet në fushë dhe të bindur që nuk duhet të loznin si me Italinë. Çdo gjë vajti vaj deri në minutat 60, por aty ndodhën dy gabime që na kushtuan fitoren e sigurt: 1) Silvinjo heq nga loja Lacin dhe Asanin, për të futur Seferin dhe Gjasulën. Ishin dy zgjedhje të këqija, sepse Taulant Seferi bëri gabimin numër dy në këtë ndeshje, kurse Gjasula futi një autogol (për të cilin nuk i vihet shumë faj), 2) Taulant Seferi në minutën e 70 gjendet ballë për ballë me portierin kroat dhe në të djathtën ka Manajn që i kërkon topin. Seferi as e gjuan topin fort dhe as ia kalon Manajt, por ia jep portierit kroat në dorë, sikur të ishte duke e pasuar topin me portierin e vet. Portieri kroat siç ia dhuroi topin Seferi, vajti dhe ua dha të vetëve dhe për punë 4 minutash rezultati nga 1 me 0 për Shqipërinë, u bë 2 me 1 për kroatët, për shkak të zëvendësimeve pa kripë të Silvinjos dhe gafës shumë të madhe të Taulant Seferit.

    Për Silvinjon kam respekt, por i duhet njëçik ndryshim mentaliteti. Shqipëria në shumë ndeshje po shënon gol e para, gjë që nuk ndodhte më përpara me këtë kombëtare. Përderisa kjo skuadër ka lojtarë që duan dhe dinë si të shënojnë, nuk e kuptoj përse trembemi dhe mundohemi ta mbyllim lojën që me golin e parë. Kjo skuadër ka nevojë për më tepër guxim dhe liri, përderisa kemi lojtarë që i rrasin golin cilitdo kundërshtari. Për këtë duhet të ndryshojë pak taktikë edhe Silvinjo. Seferin e la në stol me Spanjën dhe ky ishte vendimi më i duhur. Uroj që Taulant Seferi të bëhet shembull për çdo sulmues shqiptar që gjendet përpara portës së kundërshtarit. Aty të gjithë duhet t'i thonë vetes ose e shënoj unë këtë gol (dhe jam 100% i sigurt për këtë), ose ia jap shokut që e ka këmbën më të mirë, ose e çakërdis tërë lojën sepse në një turne të tillë gabimi nuk falet.

Tema të Ngjashme

  1. Euro 2024: Golat e ndeshjeve të Kampionatit Evropian
    Nga Albo në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 15-07-2024, 10:43
  2. Euro 2024: Spanjë - Shqipëri: 1 - 0
    Nga Albo në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-06-2024, 11:07
  3. Euro 2024: Shqipëri - Kroaci: 2 - 2
    Nga Albo në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-06-2024, 23:48
  4. Shorti i EURO 2024
    Nga Neteorm në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-12-2023, 10:07

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •