Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,195

    Gërmime arkeologjike në fshatin Barç në Korçës, Gjurmë arkitekturore, rreth 2800 vjet më parë



    Gërmime arkeologjike në fshatin Barç në Korçës, Gjurmë arkitekturore, rreth 2800 vjet më parë

    News24 Albania
    Gërmime arkeologjike në fshatin Barç në Korçës, Gjurmë arkitekturore, rreth 2800 vjet më parë

    News24 Albania

    Jun 22, 2024

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,195

    Për: Gërmime arkeologjike në fshatin Barç në Korçës, Gjurmë arkitekturore, rreth 2800 vjet më parë

    Ekspedita shqiptaro-franceze nxjerr në dritë dëshmitë e para arkeologjike të një vendbanimi kodrinor mbi fshatin Barç, duke zbuluar gjurmë arkitekturore të periudhave të ndryshme

    SHKRUAR NGA JULIA VRAPI
    22 QERSHOR 2024


    Kërkimet arkeologjike të ekipit shqiptaro-francez kanë nxjerrë në dritë dëshmi arkeologjike të një vendbanimi kodrinor mbi fshatin Barç. Një qendër e re arkeologjike i shtohet trashëgimisë së pasur kulturore dhe arkeologjike të zonës së Korçës. Lajmin e bëri të ditur një ditë më parë prefekti i qarkut Korçë, Nertil Jole, i cili pa nga afër punimet e ekspeditës arkeologjike shqiptaro-franceze. Ai shprehet se kërkimet e fundit të ekipit shqiptaro-francez të drejtuar nga Dr.Rovena Kurti Ruka (Instituti i Arkeologjisë) dhe Prof.Armelle Gardeisen (Universiteti i Montepellier), kanë nxjerrë në dritë dëshmitë e para arkeologjike të një vendbanimi kodrinor mbi fshatin Barç, që njihet nga vendasit me emrin “Kalaja e Barçit", duke zbuluar gjurmë arkitekturore të periudhave të ndryshme, tregues të banimit të vazhdueshëm në këtë vend gjatë periudhës së hekurit dhe asaj qytetare ilire, rreth 2800 vjet më parë. “Studiuesit e angazhuar në projekt do sjellin të dhëna nga aspekte të ndryshme të jetës së komunitetit të vendosur në këtë vendbanim, i cili ofron një tjetër potencial turistik për rajonin e Korçës e më gjerë”, shprehet Jole në rrjete sociale që ka ndarë dhe disa foto nga puna që po bëjnë arkeologët këtë kohë. Në ekspeditën e arkeologëve shqiptarë dhe francezë që po zhvillohet në Barç veç arkeologëve shqiptarë dhe francezë ka edhe studentë, që po zhvillojnë po praktikën e tyre në terren.

    Aktiviteti i parë në terren për vitin 2022

    Më parë Instituti i Arkeologjisë njoftonte se gjatë muajit maj, u realizua aktiviteti i parë në terren i Departamentit të Prehistorisë për vitin 2022. Misioni shqiptaro-francez i Pellgut të Korçës, nën bashkdrejtimin e Rovena Kurtit dhe Armelle Gardesein-it, filloi për herë të parë në historinë e kërkimeve të tij në zonë, gërmimet arkeologjike të një siti të lartësive, siç është ai i Barçit, i vendosur në një majë kodrinore në verilindje të qytetit të Korçës, mbi fshatin Barç. “Kërkimet në këtë qendër arkeologjike zhvillohen në kuadër të hulumtimit rreth dinamikave të vendbanimit gjatë periudhës së Hekurit, dhe pasojnë survejimin arkeologjik të siteve kodrinore që rrethojnë fushën e Korçës, i kryer nga misioni gjatë viteve 2018-2021”, thuhej në njoftimin e IA-së. Siti arkeologjik i Barçit dallon nga shumë qendra kodrinore të njohura në zonë, për mungesën e mureve të dukshme rrethuese, ndërsa e vetmja strukturë e dukshme ngelet një kodrinë artificiale me gurë edhe me dhe, e vendosur në esktremin jugor të majës kodrinore. Vëzhgimi i mëparshëm arkeologjik tregoi praninë e qeramikës protohistorike, e përqendruar kryesisht rreth kodrinës artificiale, por dhe prani të qeramikës qytetare ilire, kjo e fundit e përqendruar në ekstremin verior të sitit. Sipas IA-së në 2022, gërmimet që ishin parashikuar të vazhdojnë edhe gjatë dy viteve të ardhshme, pritet të hidhnin më shumë dritë rreth natyrës dhe datimit të kësaj strukture dhe të sitit arkeologjik në përgjithësi

    https://sot.com.al/kultura/ekspedita...logjik-i670964
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-07-2021, 07:02
  2. Konventa e PD: Në 4 vjet, do ta bëjmë fshatin si qytetin
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 01-05-2013, 15:10
  3. Gjurme animizimi ne besimet rreth drunjeve
    Nga fegi në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-10-2011, 07:40
  4. Familja prehistorike rreth 4 500 vjet më parë
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-11-2008, 11:48
  5. Në fokus të historianit Gjurmë e lashtë arkeologjike
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 10-02-2008, 09:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •