Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22

    Ilir Meta njofton divorcin me Monika Kryemadhin: Kam nisur sot rrugėn juridike

    Emri:  Kryemadhi-Meta.jpg

Shikime: 477

Madhėsia:  29.4 KB

    Presidenti i Partisė sė Lirisė, Ilir Meta, u shpreh se ka nisur procedurat ligjore tė divorcit me Monika Kryemadhin.

    Nė njė studio televizive, Meta tha se Monika Kryemadhi ėshtė tashmė ish-bashkėshortja e tij.

    “Sot kam ndjekur edhe rrugėn juridike pėr kėtė cėshtje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta”, tha Presidenti i PL-sė.

    Balkanweb

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Jetmiraaa
    Anėtarėsuar
    03-11-2023
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    886

    Pėr: Ilir Meta njofton divorcin me Monika Kryemadhin: Kam nisur sot rrugėn juridike

    E paēin kėmbėn e mbarė edhe pėr tė tjerėt 😆🤭

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ilir Meta njofton divorcin me Monika Kryemadhin: Kam nisur sot rrugėn juridike

    Meta pėr Kryemadhin: Qė pėrpara Konventės nuk ekziston asnjė komunikim. Divorci, jo njė proces problematik

    Emri:  meta-kryemadhi.jpg

Shikime: 414

Madhėsia:  26.4 KB

    Kreu i Partisė sė Lirisė, Ilir Meta ka folur pėr divorcin me Monika Kryemadhin, duke thėnė se ėshtė bėrė nė rrugė juridike. Lajmin e bujshėm e dha mbrėmė. Meta tha pėr ”ABC News” se qė prej Konventės nuk ka asnjė komunikim mes tij dhe Monika Kryemadhit,. “Qė pėrpara Konventės nuk ekziston asnjė komunikim mes nesh. Nuk besoj se do tė jetė njė proces problematik”, u shpreh mė tej kreu i Partisė sė Lirisė.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ilir Meta njofton divorcin me Monika Kryemadhin: Kam nisur sot rrugėn juridike

    Avokati i Metės: Ndarja nuk mund tė shndėrrohet nė biznes politik

    Emri:  genc-gjokutaj.jpg

Shikime: 417

Madhėsia:  18.0 KB

    Avokati i Ilir Metės, Genc Gjokutaj bėn me dije se paraqiti nė gjykatė kėrkesėn e klientit tė tij, me objekt zgjidhjen e martesės me Monika Kryemadhin.

    Pėrmes njė deklarate pėr mediat, Gjokutaj e konsideron lajmin e ndarjes sė ēiftit tė trishtė dhe thotė se ky rast i pėrket vetėm familjes Meta dhe nuk mund tė shndėrrohet nė biznes politik.

    “Ky lajm ėshtė i padėshiruar dhe i trishtė pėr kėdo, por siē duket i pashmangshėm! Duke marrė shkas nga reagimi i mediave dhe mė gjerė, jam i bindur se kjo ngjarje nuk mund tė jetė dhe nuk mund tė shndėrrohet nė biznes politik apo konsum denigrues pėr askėnd! Kjo ėshtė njė ēėshtje midis Zotit Ilir, Zonjės Monika, fėmijėve tė tyre dhe Zotit”, shkruan avokati Gjokutaj.

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ilir Meta njofton divorcin me Monika Kryemadhin: Kam nisur sot rrugėn juridike

    I bashkoi dhe ndau politika/ Si u martuan 'fshehtas' Meta dhe Kryemadhi 25 vjet mė parė, me dėshmitar...

    Emri:  auto_-640-0-900-0-1718953030xmartesa-639-17189566131718982232.jpg

Shikime: 424

Madhėsia:  20.7 KB

    lir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk janė mė bashkė. Ky ėshtė lajmi i bujshėm i dhėnė mbrėmjen e djeshme nga presidenti i Partisė sė Lirisė.

    Prej mė shumė se 25 vitesh, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanė qenė jo thjeshtė dy bashkėshortė, por ēifti i vetėm politik nė Shqipėri.

    25 vitė mė pas, ēifti politik ka vendosur t’i japė fund jetės bashkėshortore, pasi mė parė ishin ndarė edhe politikisht.

    Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta i thanė njėri-tjetrit ‘PO’, nė tetor tė vitit 1998 nė zyrėn e gjendjes civile nė bashkinė e Tiranės, tė drejtuar nė atė kohė nga demokrati Albert Brojka.

    Nė atė kohė, Meta ish zv.kryeministėr i qeverisė socialiste tė Pandeli Majkos, ndėrsa Kryemadhi ishte kryetare e FRESSH.

    Nė ceremoninė nė gjendjen civile, tė pranishėm ishin edhe deputeti Erion Braēe, kėshilltari i Metės, Mustafa Muēi dhe pėr ēudi edhe ambasadori zviceran nė atė kohė nė Shqipėri.

    Nga njohja nė FRESSH te martesa

    Njohja mes Ilir Metės dhe Monika Kryemadhit ka nisur nė ambientet e Partisė Socialiste, nė tė cilėn qėndruan deri nė ditėn e themelimit tė LSI-sė. Kryemadhi ka treguar se njohja e saj me Ilir Metėn ka nisur nė vitin 1993, kur ajo ishte ende 17 vjeē, ndėrsa do tė lidheshin njė vit mė vonė, e do tė celebroheshin nė vitin 1998. Nuk ka qenė njė dashuri me shikim tė parė, siē Kryemadhi vetė ka rrėfyer, pasi pėr njė grua tė brumosur fortė si ajo, Ilir Meta ishte njė maskilist, dhe njė i ri qė nuk e kishte pikėn e tij mė tė fortė tė qėnurit romantik.

    “Unė kam qenė pak e turpshme, por pas fejese jo mė. Nė fillim nuk e kam pėlqyer atė, se ėshtė pak maskilist. Nuk ėshtė xhentil, e them kėtė nė kontekstin e njė vajze qė ėndėrron princin e kaltėr. Jemi njohur nė nėntor tė vitit 1993, kam qenė 17 vjeē, njė vit mė pas jemi lidhur. Kur mė ka sjellė lule kam qėndruar dy javė pa gjumė, pėr faktin se m’i solli”, tregonte Kryemadhi nė njė intervistė tė pak kohėve mė parė.

    Vitet qė pasuan treguan se jeta e Kryemadhit dhe Metės ishte shėnjuar pėr tė qenė sė bashku. Shpesh Kryemadhi ka qenė pas bashkėshortit tė saj, qė prej themelimit tė LSI nė vitin 2004, deri nė marrjen e detyrės sė saj nė krye tė Partisė, pasi Meta u zgjodh si president nė vitin 2017.

    Syri

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ilir Meta njofton divorcin me Monika Kryemadhin: Kam nisur sot rrugėn juridike

    'Nuk po ndahem pėr njė grua tjetėr'/ Ilir Meta tregon arsyet pas kėrkesės pėr divorc: Krisja nisi qė nė momentin kur…

    Emri:  auto_-640-0-meta-9451718825674.jpg

Shikime: 456

Madhėsia:  21.6 KB

    Presidenti i Partisė sė Lirisė Ilir Meta nga selia e PL-sė ka folur sėrish pėr divorcin e tij me Monika Kryemadhin.

    Meta tha se qėndrimet e Kryemadhit kanė dėmtuar kauzat e Partisė sė Lirisė. Ai tha se e ka marrė kėtė vendim, pėr t’i shkuar deri nė fund betejės me mafien ndėrkombėtare dhe mercenarėve vendas.

    Ilir Meta; Ju jeni njohur me vendimin tim pėr divorcin, ėshtė motivuar nga papajtueshme nė raport me tė ardhmen e Shqipėrisė. Qėndrimet e saj janė tė kundėrta nė raport me linjėn e parties dhe kanė shkaktuar probleme tė shumta. Nuk po ndahem me njė grua pėr grua tjetėr, por pėr tė pėrmbushur kauzat qė kam. Iu kėrkoj ndjesė tre fėmijėve tė mrekullueshėm dhe prindėrve tė mi.

    E mora kėtė vendim qė t’i shkoj deri nė fund betejės me mafien. Interesi kombėtar ka mbizotėruar tek politikat e mia. E gjithė jeta ime politike i ėshtė kushtuar integrimit europian tė Shqipėrisė. Iu jam kushtuar idealeve tė popullit tė 2 marsit, ne do tė luftojmė kėtė betejė ndaj mafies ndėrkombėtare dhe mercenarėve vendas.

    Syri

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ilir Meta njofton divorcin me Monika Kryemadhin: Kam nisur sot rrugėn juridike

    Arsyet/ Pse Meta i kėrkoi divorcin Monikės 26 vjet pas martesės

    Emri:  Desktop97-2048x1152.jpg

Shikime: 426

Madhėsia:  40.4 KB

    Nė 29 tetor tė 1998, kur Ilir Meta asokohe zv.kryeministėr vendosi tė celebrojė martesėn me Monika Kryemadhin nė Tiranė u dėgjuan tė shtėnat e artilerisė nė njė stėrvitje jo aq tė rastėsishme tė ushtrisė qė organizohej po atė ditė. Dėshmitarė, sipas raportimeve tė kohės kishin ambasadorin zvicerian, ish-kryeredaktorin e Zėrit tė Popullit Erjon Braēe dhe shefin e kabinetit tė Metės, Mustafa Muēin.

    Nga fotot e Armand Babanit duket se ceremonia ka qenė e thjeshtė, pa bujė dhe pa pompozitet, por qė i rezistoi kohės pėr 26 vitet qė pasuan. Deri mė sot, kur Meta njoftoi se ka nisur procedurat e divorcit.

    Emri:  4207514dc1e7a1a2b486b3ab4a55290a-rotated-e1718913652114.jpg

Shikime: 418

Madhėsia:  20.9 KB
    Nga e majta nė tė djathtė, ish ambasadori zvicerian nė Tiranė, Monika Kryemadhi, Ilir Meta, Muē Muēi dhe Erjon Braēe

    Emri:  dfgfgfg.jpg

Shikime: 425

Madhėsia:  23.1 KB
    Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta pak momente pasi i thanė PO njėri-tjetrit nė celebrim

    Ēifti kurorėzonte me martesė fejesėn qė zgjaste prej 5 vitesh. E kishin nisur lidhjen qė nė 1993, gjatė aktivizmit tė Forumit Rinor Eurosocialist dhe Monika Kryemadhi gjithnjė kishte pasur dėshirė t’i tregonte detajet e jetės sė saj private.

    “Unė kam qenė pak e turpshme,- do tė tregonte Kryemadhi disa vite mė pas,- por pas fejese jo mė. Nė fillim nuk e kam pėlqyer atė, se ėshtė pak maskilist. Nuk ėshtė xhentil, e them kėtė nė kontekstin e njė vajze qė ėndėrron princin e kaltėr. Jemi njohur nė nėntor tė vitit 1993, kam qenė 17 vjeē, njė vit mė pas jemi lidhur”

    “Kur mė ka sjellė lule kam qėndruar dy javė pa gjumė, pėr faktin se m’i solli” vazhdonte ajo.

    Nga martesa kanė tre fėmijė, qė tashmė janė rritur dy vajzat Borėn dhe Erėn, dhe djalin Besarin. Pikėrisht me tė birin, Meta tha se ka folur para se tė bėnte publik lajmin e divorcit me Monika Kryemadhit gjatė njė interviste nė Syri TV.

    “Kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili mė ka thėnė pak kohė mė parė qė kur kemi kaq shumė tensione dhe probleme me njėrin tjetrin mund tė gjeni ndonjė zgjidhje me tė qetė dhe unė besoj se e kam gjetur njė zgjidhje” u shpreh Meta, qė e fajėson bashkėshorten e tij pėr shumėēka.

    Ndarja politike

    Emri:  Ilir-Meta-Monika-Kryemadhi.jpg

Shikime: 411

Madhėsia:  31.4 KB

    Nė studion e Syri Tv, Meta tregoi se nuk ia falte ende tė shoqes djegien e mandateve tė LSI, pėr tė cilin ai ngulmon se nuk dinte gjė sepse ishte nė Gjermani.

    Shumėkush nuk e beson se Monika Kryemadhi e mori me kokėn e saj, por sido tė jetė mllefi i Ilir Metės pėr kėtė akt ėshtė ende nė ekstrem. Edhe nė bisedėn qė pati nė Syri TV kur foli pėr divorcin me Kryemadhin pėrmendi sėrish kėtė vendim tė marrė pa u konsultuar me tė.

    “E pėrmenda ēėshtjen e mandateve se ajo ka qenė njė krisje shumė e madhe mes nesh. Nuk ka qenė lojė dhe nuk ėshtė lojė. Ēėshtja e mandate ėshtė njė krim pėr popullin shqiptar” tha ai.

    Pėr djegien e mandateve Meta vazhdimisht ka pėrsėritur se nuk ishte nė dijeni, megjithėse kjo shihet edhe si njė mėnyrė pėr t’iu shmangur pėrgjegjėsisė pėr humbjen e koalicionit PD-LSI nė vitin 2021.

    Pėrveē kėsaj, rikthimi i Metės nė zyrėn e tij nė LSI u shoqėrua me njė distancim tė menjėhershėm nga Monika Kryemadhi, qė e dublonte nė raport me zyrtarėt e tjerė tė partisė. Fillimisht, Meta pėrjashtoi nga forumet njerėzit e saj mė besnikė nė parti.

    “Kam njė pyetje pėr Elonėn (Guri) tonė tė dashur, kam njė pyetje pėr Endritin (Brahimllari) qė e kishim lėnė me organizimin e partisė. Si ka mundėsi qė Partia e Lirisė ėshtė target e krimit tė organizuar dhe ėshtė lėnė pa roje nate. Lėri mo ato justifikimet e Monės. Duke ndenjur me Lulin ajo ka shtuar justifikimet. Monėn e kemi xhan, por mė shumė duam nėnė Selvinė” shprehej Meta, qė e kishte kuptuar se pėr sa kohė do tė kishte tė shoqen nė korridoret e partisė, autoriteti i tij do tė ishte gjithnjė i cunguar.

    Emri:  meta-kryemadhi1-770x433-2.jpg

Shikime: 433

Madhėsia:  28.5 KB

    Mė pas, Meta futi nė statut njė nen pėr nepotizmin qė synonte largimin de fakto tė Monika Kryemadhit nga Partia.

    Kryemadhi nuk e besoi nė asnjė moment se i shoqi e kishte seriozisht largimin e saj nga partia. Nė vend se tė ndėrgjegjėsohej pėr kėtė, ajo fajėsoi njerėzit pranė tij dhe tentoi tė pajtohej duke u rikthyer nė forumet e partisė nė mėnyrė sfiduese.

    “Mendimet e mia do tė jenė tė drejtpėrdrejta. Unė kam kėndvėshtrim ndryshe sa i pėrket strukturimit tė partisė. Nuk po them qė kur kam drejtuar LSI-nė kam shkėlqyer edhe tė drejtėn pėr tė shprehur mendimin tim nuk mund tė ma heqė dot. Nuk ka konflikt por njė sjellje qė ka marrė nga kėshilltarėt e gabuar”, – shprehej ajo, duke mos e kuptuar se nė themelimin e LSI kishte qenė dhe do tė mbetej pėrherė numri 2.

    Ndarja personale

    Emri:  900-0-auto_Ilir_Meta_dhe_Monika_Kryemadhi1487869786-e1562700998529.jpg

Shikime: 416

Madhėsia:  21.7 KB

    Ēarja nė parti e thelloi ndarjen personale. Prej disa muajsh, Ilir Meta nuk jeton nė tė njėjtėn shtėpi me bashkėshorten dhe fėmijėt, por ėshtė zhvendosur nė njė hotel pranė Liqenit tė Thatė nė Tiranė.

    Nė fillim u mendua se kreu i Partisė sė Lirisė po pėrjetonte njė krizė kalimtare nė marrėdhėnien e tij me bashkėshorten. Edhe vetė Monika Kryemadhi nė njė intervistė tė para dy javėve fliste pėr njė “ngrirje” qė po i ndodhte marrėdhėnieve tė saj me Ilir Metėn. Por sipas saj kjo kishte ndodhur edhe herė tjetėr.

    “Raporti im bashkėshortor me Metėn ėshtė njė raport pėr momentin i ngrirė pėr shkak tė konfliktit nė parti se sigurisht qė brenda familjes tonė, familjes sė vogėl, ka ndėrhyrė njerėz tė cilėt mendojnė qė duke shkatėrruar pozicionimet apo lidhjet familjare do tė kenė karrierė politike. Mendoj qė nuk ėshtė hera e parė qė unė dhe Ilir Meta kemi kėto konflikte” shprehej Kryemadhi.

    Deklaratat tregojnė se Kryemadhi nuk e priste njė divorc nga Meta dhe se ishte e bindur se konflikti me bashkėshortin ishte njė inat rutinor, pėr tė cilin shkaktarė ishin tė tjerėt.

    Ndarja pėr prokurorėt e SPAK

    Emri:  640-0-fuga-1701957327.png

Shikime: 442

Madhėsia:  420.0 KB

    Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK pėr ēėshtjen e lobimit nė SHBA, pėr shpenzimet e operacioneve estetike dhe pėr pasurinė e saj. Prej disa muajsh i kėrkon gjykatės sė posaēme njė telefon tė vjetėr qė kishte harruar nė shtėpinė e nėnės sė saj dhe qė ishte sekuestruar nga oficerėt e Byrosė Kombėtare tė Hetimit. Gjykata nuk i ka dhėnė tė drejtė.

    Si Monika Kryemadhi, ashtu edhe Ilir Meta janė marrė nė pyetje pėr pasurinė e tyre, por Kryemadhi nuk sulmon prokurorėt pėr hetimin e saj, por Erjon Veliajn. Ajo e pranon se ka mendim ndryshe nga Meta mbi kėtė ēėshtje.

    “Tė gjithė kemi ndasitė dhe qėndrimet tona. Vazhdoj tė qėndroj qė lufta ime ėshtė betejė politike. Prokurorėt do tė bėjnė punėn e tyre. Ndahem me Ilir Metėn pėr sulmet ndaj SPAK” ka thėnė ajo, kur ėshtė pyetur me mosmarrėveshjet qė ka me tė shoqin.

    Ndėrkohė, kur Ilir Meta ėshtė marrė nė pyetje, ka sulmuar direkt Altin Dumanin tė cilin e quan “Dum Dumani”, ndėrsa thotė se nė prokurori e thėrrasin si “kundėrshtar tė narko-shtetit”. Meta ėshtė pyetur pėr pasurinė e pėrbashkėt me Monika Kryemadhin, por ka thėnė se nuk di asgjė pėr njerėzit qė i kanė pėrmendur.

    “Unė u pyeta kot mė kot pėr gjėra qė nuk kanė lidhje me mua por me veprimet e tė tjerė, tė miqve, shokėve dhe bashkėpunėtorėve tė SPAK-ut” u shpreh ai.

    Ndarja pėr qėndrimin ndaj SPAK kapi kulmin disa ditė mė parė. Meta druhet se qėndrimi ndryshe brenda nė parti mund tė jetė njė “sėmundje” qė tė infektojė tė tjerė pėrveē Monika Kryemadhit dhe pėr kėtė ka shpėrthyer nė sharje, siē dėgjohet nė videon mė poshtė.



    Deklaratat e Monika Kryemadhit nė dalje tė SPAK dhe diferencat qė ajo ka me tė shoqin u transmetuan nė Syri TV para se Meta tė lajmėronte divorcin me Kryemadhin.

    Padia e tij (faksimile mė poshtė) ėshtė dėrguar tashmė nė gjykatė. Ajo pėrbėn pikėn kulmore tė njė marrėdhėnieje tė koklavitur, qė pėrveē anės personale, ka edhe peshėn e rėndė tė tė qėnit kundėr, jo vetėm pushtetit ekzekutiv, por edhe me atė gjyqėsor.

    Emri:  padia.jpg

Shikime: 445

Madhėsia:  32.7 KB

    Lapsi.al

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 22-01-2025, 12:54
  2. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 30-09-2015, 13:24
  3. Ka njė pėrplasje Rama-Meta. Rama ka nisur joshjen drejtuesve lokalė tė LSI
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-12-2014, 15:06
  4. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi mbledhin qershi ne Skrapar
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 20-05-2014, 08:29
  5. Meta: Do tė ndjekim rrugėn e integrimit
    Nga toni007 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-07-2009, 15:18

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •