Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Arroganca e Pushtetit: Në vend t'iu japin zgjidhje halleve të qytetarëve, i kërcënojnë me polic

    “Largohu që këtu, do sjell policinë…”, ja si Belinda Balluku përzuri Mahmude Premçin, nënën që rriti e vetme 3 fëmijë

    Emri:  db677922-776b-4adb-948d-d7fd9ae19208.jpg

Shikime: 367

Madhësia:  14.0 KB

    Emisioni Vetting në News24 ka trajtuar historinë e Mahmude Premçit, e cila humbi bashkëshortin e saj Gjergj Premçi, gjatë një aksidenti në punë (Albpetrol) në vitin 1992. Përtej dhimbjes dhe faktit se mbeti e vetme, pa mbështetje për të rritur 3 fëmijët, Mahmude Premçi u përpoq të gjente sado pak drejtësi. U përpoq ta kërkonte atë sa më lart, duke tentuar të marrë një zgjidhje nga Belinda Balluku, ministrja e Insfrastrukturës dhe Energjitikës dhe zv.Kryeministre. Por Mahmudes, sikur të mos i mjaftonin të gjitha hallet që kishte kaluar, duhej të përballej edhe me arrogancën dhe fyerjet e ministres.

    Mahmude Premçi është përpjekur që historinë e vuajtjeve të saj ta çojë deri në shkallët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës por përgjigjet e zonjës Belinda Balluku sipas të moshuarës ishin të vrazhda dhe fyese.

    VIDEO

    “Ngela nga ministria në Albpetrol. Vete tek Albpetroli më thonë e ka Ministria. Vete në ministri çtë bëj zonja ministre, dërgo letra këtej andej, në fund më tha mos hajde më këtu se do të sjellë policinë. Qërroju që këtu, më ra të fikët kur ajo u fut brenda. Nuk e gjeja dot rrugën për në shtëpi. Si përfundim nuk u tremba shkova përsëri, i dola përsëri përpara, zonja ministre më sollën tek ti. Akoma prapë këtu ti? Kam mbaruar punë me ty. Ju lutem vetëm letrat e shtëpisë dua, për fëmijët pasi unë një ditë do të vdes dhe ta fiksoj. Nga shtëpia nuk ka burrë nëne të të nxjerrë tha ministrja po letra tha ajo, nuk e di. Kanë ardhur Albpetroli nga sektori i gazit, jo nga Albpetroli nga drejtoria e madhe, ka ardhur një inxhinier sëbashku me dy punëtorë, më tha dilni nga shtëpia. Zoti Erion Braçe nuk mund të bënte më shumë bravo i qoftë, bëri sa kishte mundësi të bënte më shumë nuk e di, më tha nga shtëpia nuk të nxjerr njeri, se çfarë mori në telefon ata ikën. Paske mike të fortë më thanë dhe unë jua mora atë letren që sollën, ia u grisa dhe ua hodha në surrat. Jam shumë e rënduar. Letra thoshte zonjë dilni nga shtëpia ose du ju sjellë polcinë”, rrëfen Mahmude Premçi.

    VIDEO

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arroganca e Ministrave: Në vend t'iu japin zgjidhje halleve të qytetarëve, i kërcënojnë me poli

    Ish-banesat e Albpetrol, si po zvarritet procesi i pajisjes me tapi të familjeve që jetojnë prej mbi 3 dekada

    Emri:  5e77bcf4-ed24-46af-b6c9-2f14ffc1ec32.jpg

Shikime: 349

Madhësia:  40.4 KB

    Në emisionin Vetting në News24 është trajtuar historia e Mahmude Premçit. E moshuara është përballur 32 vjet më parë me humbjen e bashkëshortit, Gjergj Premçi. Ky i fundit humbi jetën gjatë një aksidenti në punë, teksa ishin punonjës në Albpetrol. Mahmude Premçi sot kërkon që banesa ku jeton të pajiset me dokumente.

    Por nga vjen kjo dëshirë e kryefamiljares për t’u pajisur me dokumenta?

    Nga vëzhgimi në terren në zonën e sektorit të gazit shohim se ish-banesat e “Albpetrolit” disa prej tyre janë privatizuar dhe tashmë janë nxjerr edhe në shitje dhe si për ironi të fatit përballë banesës së saj shiten disa shtëpi të cilat siç shkruhen edhe në njoftimin në mure janë të pajisur me tapi.

    “Unë nga shteti kërkoj që të bëhem me letra sikurse të gjithë këta komëshinjtë që kam përreth. Siç janë të gjithë këta në tokën e Albpetrolit. Mua më kanë futur këtu nuk kam hyrë vetë, po dua të behem me letra. Këtu mu vra burri me 2 prill 1992. Albpetroli nuk më dha kurrë asnjë gjë, fare, fare, fare. Vetëm më premtuan që do me jepnin shtëpi. Bënë dy pallate nuk më futen. Më thanë pastaj në fund futu këtu. U futa, bëra kërkesat në Albpetrol sikurse më thanë u aprovua. Ju thashë me jepni një letër, më thanë nuk të nxjerr njeri që andej”, tregon Mahmude Premçi.

    Gazetarët e emisionit “Vetting” nëpërmjet një bisede me një nga banorët e këtyre shtëpive zbuluan se edhe çmimet janë mjaft të kripura por sipas tyre pronarët disponojnë çertifikat pronësie. Teksa theksojnë se shtëpia ku ata banojnë ka qënë pronë e Albpetrolit dhe është privatizuar.

    VIDEO

    Gazetarja – Ju e keni këtë?

    Banorja – Po

    Gazetarja – Sa e shisni?

    Banorja – Nuk e kemi ne, jetojmë me qira.

    Gazetarja – A jetoni me qira, e ke pyetur sa e shet ky përsoni? ( pronari i shtëpisë)

    Banorja – 50 milion

    Gazetarja – 50 milon, me dokumenta është?

    Banorja – Me dokumenta.

    Gazetarja – Është nga banesat e Alpetrolit a është ndërtim tjetër?

    Banorja – Kanë qenë më përpara.

    Gazetarja – Sa dhoma janë brënda?

    Banorja – Janë dy dhoma dhe një guzhinë.

    Gazetarja – Nuk është kështu shtesë e re që të jetë pa dokumenta?

    Banorja – Jo, jo me dokumenta është po është e ngjitur me këtë këtu. ( ndërtesën tjetër).

    Nuk i bihet rreth e për qark.

    Gazetarja – 50 milion the apo 50 mijë euro?

    Banorja – 50 milion, 50 mijë euro njëlloj është. Janë shumë, janë shumë shtrejtë. Edhe po ta bleshë do ti vendosësh çati, se kur bie shi, nuk ja vlen a e kupton?

    Gazetarja – Mos i ka pa dokumenta, prandaj …?

    Banorja –I ka me dokumenta i ka.


    Balkanweb

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-06-2023, 15:55
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-04-2021, 07:18
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-10-2016, 16:51
  4. Shqiperia e 1000 e 1 halleve
    Nga alproud në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-08-2008, 06:54
  5. Tollovia Dhe Arroganca E Librit Shqip
    Nga Diabolis në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-06-2004, 20:35

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •