Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

    Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin

    Emri:  Namazi-Sheshi-Skenderbej.jpg

Shikime: 1094

Madhësia:  45.6 KB

    Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin.

    Kurban Bajrami është festa që simbolizon sakrificën sublime të babait të profetëve, Ibrahimit a.s. Me emrin e kësaj feste janë të lidhura ngjarje madhore që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë, si: rindërtimi i Qabes, haxhi, emërtimi “mysliman”, etj.

    Kurbani paraqet materializimin e nijetit dhe të gatishmërisë, që në emër të Allahut të flijohet. Përveç aspektit shpirtëror të kurbanit, është i rëndësishëm edhe aspekti social i tij, ndihma për atë që nuk ka, në mënyrë që të gjithë së bashku të festojnë këtë festë islame.

    Në të gjithë vendin, besimtarët myslimanë e kanë nisur kremtimin e kësaj feste të shenjtë që në orët e para të mëngjesit duke iu drejtuar xhamive për të falur Namazin.

    Në Tiranë, qindra besimtarë myslimanë falën Namazin në sheshin “Skënderbej”, por edhe në xhamitë e tjera të kryeqytetit.

    Në faljen e Kurban Bajramit, kreu i Komunitetit Mysliman, Haxhi Bujar Spahiu ka uruar besimtarët myslimanë duke u shprehur se është një festë që na kujton se sa i lartë duhet të jetë devocioni i njeriut ndaj Zotit, “festën që simbolizon sakrificën dhe bindjen e njeriut ndaj Zotit dhe mëshirën e pamatë që krijuesi ka për krijesën tij më të lartë, që është njeriu.

    Kurbani është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes.

    Kjo festë është festa e ngjalljes së shpresës dhe e optimizmit për të vazhduar me këmbëngulje besnikërinë ndaj Zotit të gjithësisë, se ai është Falës i Madh, Mëshirues i Pakufijshëm.”

    ATSH

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

    Kreu i KMSH, Bujar Spahiu, uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin: Zoti i madhërishëm dhëntë begati e mirësi për kombin tonë

    Emri:  spahiu.jpg

Shikime: 1084

Madhësia:  22.9 KB

    Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka uruar besimtarët me rastin e Kurban Bajramit.

    Urimi i plotë:

    Të dashur motra dhe vëllezër
    Nesër, me lejen e Zotit, do të festojmë Kurban Bajramin.
    Festën që simbolizon sakrificën dhe bindjen e njeriut ndaj Zotit dhe mëshirën e pamatë që krijuesi ka për krijesën tij më të lartë, që është njeriu.
    Kurbani është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes.
    Kjo festë është festa e ngjalljes së shpresës dhe e optimizmit për të vazhduar me këmbëngulje besnikërinë ndaj Zotit të gjithësisë, se ai është Falës i Madh, Mëshirues i Pakufijshëm.
    Të dashur motra dhe vëllezër,
    Kurban Bajrami është festë edhe për haxhinjtë.
    Miliona besimtarëve nga e gjithë bota, të cilët po kryejnë Haxhin, u janë bashkuar qindra besimtarë nga Shqipëria, e ne lutemi që atyre t’u pranohet haxhi e të kthehen të gjithë të falur e të pastruar nga mëkatet.
    Të dashur shqiptarë,
    Më lejoni që në emrin tim dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë t’ju përcjell urimet më të përzemërta me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit,
    Paçi gëzime në familjet tuaja,
    Zoti i madhërishëm na dhëntë begati e mirësi për kombin tonë,
    Zoti u dhëntë paqe të gjithë besimtarëve në mbarë botën.


    Koha JOne

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

    Ritet e myslimanëve për Kurban Bajramin

    Ndryshe nga Fiter Bajrami që karakterizohet me mbylljen e muajit të Ramazanit, simbolika e festës së Bajramit të dytë, është kurbani. Koha e therjes së Kurbanit fillon pas faljes së namazit të Bajramit. Besimtarët falin namazin të gjithë bashkë në sheshe.

    Nuk lejohet që kasapit t’i jepet hak pune dhe lëkura e kurbanit duhet të dhurohet, por jo të shitet. E njëjta gjë vlen edhe për mishin.

    Mishi ndahet në tre pjesë: familja mban një pjesë; një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa një e treta e mbetur u ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

    Një ditë para festës së bajramit, besimtarët mund të agjërojnë. Zakonisht, gatuhen ëmbëlsirat tradicionale, si bakllavaja, kadaifi apo shëndetlia.

    Gjatë ditës së Bajramit, besimtarët bëjnë vizita te të afërmit, gjithashtu edhe në varrezat.


    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin
    Nga Albo në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-03-2025, 18:49
  2. Gezuar Kurban Bajramin!
    Nga INDRITI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 395
    Postimi i Fundit: 31-07-2020, 04:50
  3. Gezuar Kurban Bajramin
    Nga Erind.B në forumin Komuniteti bektashi
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-10-2012, 22:57
  4. Gezuar Kurban Bajramin
    Nga drague në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 26-10-2012, 16:47
  5. Zvicër, myslimanët falin Kurban Bajramin në kishë
    Nga Bajraku në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 19-10-2012, 11:21

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •