Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Mediat rumune: Edi Rama e njerëzit e tij pastrojnë paratë e trafikantit rumun të drogës Coldea

    VIDEO/ Televizioni rumun çmonton lidhjet e trafikantit rumun të drogës, Colden me Dorian Duçkën

    Emri:  sri.jpg

Shikime: 798

Madhësia:  39.9 KB

    Ish-drejtori i shërbimit sekret të informacionit (SRI) Florian Coldea, ka arritur që të bashkëpunojë me rrjetin e mafies në strukturat më të larta politikë në Shqipëri, për të pastruar para.

    Ai është parë të qarkullojë në hotele dhe restorante në Tiranë dukë u takuar më politikanë dhe njerëz të rëndësishëm të botës së biznesit dhe më persona të dyshuar.



    Sipas burimeve, Goldea është takuar më politikanët më të lartë të Partisë Socialiste dhe të qeverisë shqiptarë përgjatë 3 ditëve në Tiranë. Nuk dihet së për çfarë arsyeje zyrtare ai ka qenë në Tiranë, pasi çështjet e shërbimit sekret si edhe çështje të dyshimta janë profesion i tij. Ai është takuar më kryeministrin Edi Rama si edhe më drejtues të lartë të PS. Mbas një viti Coldea u kthye përsëri në Tiranë për të marrë pjesë në një event ndërkombëtar CODW CAMP ku promovohej zhvillimi i softearëve.

    Coldea ka marrëdhënie të ngushta edhe më Ministrin ë Brendshëm, Taulant Balla dhe burimet thonë që Coldea e kontrollon veprimtarinë tij në Shqipëri nëpërmjet Taulant Ballës.

    Fondacioni SOROS vlerësohet së ka alokuar mbi 100 milionë dollarë në Shqipëri për të mbështetur politika të qeverisë Rama, gjë që e ka bërë figurën e tij të rritët që nga viti 2013.

    Rrjeti i Coldes është rritur në Shqipëri edhe më ndihmën e Dorian Duçkës, më fuqi të mëdha saj lidhjeve të tij mafiozë. Influencë e Duçkës është e madhe saj marrëdhënieve të ngushta më Kryeministrin Edi Rama.

    Rrjeti mafioz shqiptar njihet për lidhjet më drejtuesit e qeverisë dhe ata janë të njohur në fushën e naftës, alkolit, drogës dhe armëve.

    Dorian Ducka ka bërë lidhjen e investimeve kineze në fushën e energjisë. Përmend fakte sesi Ducka ka kritikuar qëndrimin ë HAGËS për vendimin ë saj në lidhje më çështjen e detit të jugut midis Kinës dhe Filipineve. Emri i tij ndeshet shpesh në artikujt kinezë. Ai ka kritikuar instalimin e rraketave amerikanë në Korenë e Jugut etj.

    Në 2022 kanë dalë artikuj sesi karteli i drogës meksikan SINALOA ka pastruar shuma të mëdha parash në Shqipëri. Më tej gjërat që i kemi dëgjuar këto ditë në tv.

    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-06-2024 më 12:05

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mediat rumune: Edi Rama e njerëzit e tij pastrojnë paratë e trafikantit rumun Coldea

    SYRI TV/ Skandali me ish-gjeneralin rumun Coldea, Berisha publikon dokumentin zyrtar

    Ish-gjenerali i shërbimeve sekrete rumune Florian Coldea rezulton të jetë këshilltar i jashtëm i kryeministrit Edi Rama. Lideri i opozitës Sali Berisha ka publikuar dokumentin zyrtar që provon lidhjen kontraktuale të Edi Ramës me gjeneralin Coldea. Ky i fundit, së bashku me Edi Ramën, Taulant Ballën dhe Dorian Duçkën janë vendosur në qendër të skandalit të fundit të shpërthyer nga mediat rumune për përfshirje në një rrjet të trafikut të kokainës, me kartelin e Sinaloas meksikane.

    Nga SYRI TV

    Lideri i opozitës Sali Berisha ka publikuar dokumentin zyrtar që provon lidhjen kontraktuale të kryeministrit Edi Rama me ish-shefin e shërbimeve sekrete rumune, gjeneralin Coldeo.

    Ky i fundit, së bashku me Edi Ramën, Taulant Ballën dhe Dorian Duçkën janë vendosur në qendër të skandalit të fundit të shpërthyer nga mediat rumune për përfshirje në një rrjet të trafikut të kokainës direkt nga karteli i Sinaloas meksikane. Siç shkruajne mediat rumune, gjenerali Coldea ofronte mbrojtje për rrjetin që e sillte kokainën nga Meksika drejt Shqipërisë dhe më pas në Rumani ku shpërndahej kryesisht në zonat e pasura.

    Berisha shkruan se ky dokument zyrtar fakton një lidhje tjetër mafioze ndërkombëtare të Edi Ramës

    Berisha: “Ky është dokumenti i lidhjes kontraktuale të Edi Ramës me ish-shefin e shërbimeve sekrete rumune, gjeneralin Coldeo, një McGonigal ballkanik!

    Ky dokument i datës 11/9/2023 është i firmosur nga mafiozi Don Agaçio, dhuratë madhi me të cilin gjenerali Coldeo emërohet këshilltar i jashtëm i mafiozit, kreut të narko-shtetit Edi Rama.

    Sipas mediave rumune Coldeo ka lidhur Ramën me kartelin më të rrezikshëm të drogës në botë, Sinaloan e Meksikës dhe botën e nëndheshme të krimit. Ai u pagua me shuma të mëdha nga Edi Rama dhe konfidenti i tij narko-trafikanti Ministër Taulant Balla për shërbime mafioze ndaj tyre. Ky dokument zyrtar fakton një lidhje tjetër mafioze ndërkombëtare të Edi Ramës dhe Taulant Ballës dhe narko-shtetit të tyre.

    P.S. Dje Edi Rama me mjeron e tij me moton “fajin e ka Saliu”, publikoi një fotografi në një konferencë ndërkombëtare, siç tregojnë baxhet, që Coldeo gjendet i ulur në radhë afër meje, ku ai ka përfaqësuar veten apo vendin e tij, pa asnjë lidhje me mua as edhe Shqipërinë.”

    Shkresa e publikuar nga zoti Berisha mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi dhe i është dërguar Kuvendit të Shqipërisë si kthim përgjigje ndaj një kërkese të bërë nga deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi.

    Në dokumentin zyrtar që mban datën 11 shtator 2023, shkruhet se Florian Coldea është këshilltar i jashtëm i kryeministrit Rama për këshillim për çështje që lidhen me sigurinë.

    Në fund të shkresës bie në sy edhe një paragraf përmes të cilit qeveria refuzon dhënien e informacioneve për këshilltarët e jashtëm të Edi Ramës me pretendimin se janë të dhëna personale dhe që nuk mund të vihen ne dispozicion pa pëlqimin e subjektit përkatës.

    Prej ditësh mediat rumune kanë në qendër skandalin e ish-gjeneralit të shërbimeve secrete Florian Coldea, i cili ofronte mbrojtje për rrjetin që e sillte kokainën nga Meksika drejt Shqipërisë dhe më pas në Rumani.

    Mediat rumune raportuan se Edi Rama ka lidhje direkte me kartelin më të rrezikshëm në planet, Sinaloa.

    Ato risollën në vëmendje fotot e publikuara ekskluzivisht nga Syri.net pas takimit në Kryeministri mes Edi Ramës dhe përfaqësuesit të Sinaloas, Luftar Hysa.

    Po kështu mediat rumune publikuan foto të Coldeas, të dashurës së tij, dhe këshilltarit jozyrtar të Edi Ramës, Dorian Duçkës.
    Romania TV sqaronte se “fotoja është bërë në Berlin, ku të tre u takuan për të bërë pazare droge në zinxhirin Meksikë-Shqipëri-Bukuresht.

    Publikimi nga Berisha i dokumentit zyrtar, sipas të cilit Coldea, ishte emëruar si këshilltar i jashtëm i Kryeministrit Edi Rama, shpjegon më së miri infliltrimin e thellë në brendësi të mafias më të rrezikshme në botë edhe të shefit të qeverisë shqiptare.

    Emri:  auto_12rwfsv1718376081.jpg

Shikime: 760

Madhësia:  39.9 KB


    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-06-2024 më 11:59

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mediat rumune: Edi Rama e njerëzit e tij pastrojnë paratë e trafikantit rumun të drogës Coldea

    Skandali vjen nga Rumania: E dashura e këshilltarit të Ramës - festa me kokainë në Tiranë! Të filmuar politikanë e biznesmenë në orgji

    Emri:  auto_-900-0-1718368500xgjenerali-rumun-florian-coldea-8301718375077.jpg

Shikime: 850

Madhësia:  32.2 KB

    Hetimi i një skandali të madh ku është përfshirë ish-shefi i Shërbimit Sekret të Rumanisë, Florian Coldea, po nxjerr në dritë dhe episode të frikshme që lidhen me Shqipërinë. Ai rezulton se është këshilltar i jashtëm i kryeministrit Edi Rama, për sigurinë, por dyshohet i lidhur me një rrjet ndërkombëtar kokaine.

    Romania TV, një televizion informativ 24 orësh, raporton se Florian Coldea duke shfrytëzuar afrimitetin me disa politikanë të rëndësishëm në Shqipëri, ka ndihmuar të dashurën e tij Marina Pandarof, të bëhej pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

    Kokaina sillej nga Meksika, direkt nga karteli Sinaloa në Shqipëri në sasi të mëdha dhe më pas arrinte në Bukuresht në një rrugë sekrete.

    Referuar raportimit, bëhet fjalë për "M Network" ose "Rrjeti M" që shpërndante kokainë për personat e kategorisë VIP në kryeqytetin shqiptar. Klientët e të dashurës së Florian Coldeas, thuhet se ishin biznesmenë me ndikim të madh në Shqipëri, politikanë të nivelit të lartë, gjeneralë dhe persona me shumë para që qëndrojnë pranë politikanëve.

    Marina Pandarof cilësohet nga mediat në Rumani si "bjondia fatale", për shkak se partneri i saj Florian Coldea, ish-shefi i Shërbimit Sekret të Rumanisë ishte i dashuruar pas saj dhe e kishte vënë në krye të linjës së trafikut të kokainës, që thuhet se vinte direkt nga Sinaloa në Shqipëri e më pas në Bukuresht.

    Skandali shkon edhe më tej. Coldea cilësohet si një personazh djallëzor që ka filmuar dhe regjistruar çdo festë dhe orgji që është zhvilluar në Tiranë, me eskorta e kokainë, ku të pranishëm kanë qenë biznesmenë të mëdhenj e politikanë të lartë vendas.

    Siç raporton Romania Tv, këto pamje janë përdorur për shantazh nga ish-shefi i Shërbimit Sekret. Në kushtet kur posedonte pamje dhe provave të ndryshme sa më komprometuese, ai hapte "dosjet e tij të shantazhit" dhe bënte kontrata "konsulence" me biznesmenë e politikanë që kishin marrë pjesë në orgji.

    "Florian Coldea është parë në restorante dhe hotele në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, gjatë takimeve me politikanë, biznesmenë apo persona të tjerë kontrovers. Në vitin 2020, në shtypin shqiptar doli një artikull për praninë e tij atje. Gjenerali Coldea u takua me politikanët më të lartë të Partisë Socialiste dhe qeverisë në mars 2020 në Tiranë", thotë televizioni rumun.

    Artikulli thotë se ish-shefi Shërbimit Sekret të Rumanisë ka ardhur disa herë në Shqipëri dhe kur pa terrenin, bëri atë që dinte më mirë. Ai u infiltrua thellë në nëntokën e mafias në Shqipëri, bëri një sërë lidhjesh të rrezikshme nga mjedise të ndryshme, mes krimit dhe politikës.

    Megjithatë, shkrimi nuk përmend se cilët janë biznesmenët dhe politikanët e lartë me të cilët Florian Coldea kishte bërë marrëveshje, ose kishte përfshirë në dosjet e tij të shantazhit./ Sipas Newsbomb.al


    Raportimi i televizionit Romania TV

    Emri:  auto_-900-0-1718368240x1-1501718375152.jpg

Shikime: 861

Madhësia:  41.7 KB

    Emri:  auto_-900-0-1718368280x2-5331718375154.jpg

Shikime: 841

Madhësia:  37.4 KB

    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mediat rumune: Edi Rama e njerëzit e tij pastrojnë paratë e trafikantit rumun të drogës Coldea

    Rama sulmon median rumune, i del në mbrojtje Florian Coldea-s

    Zyra e shtypit të kryeministrit shqiptar sulmoi median rumune dhe cilësoi akuzat ndaj këshilltarit rumun të Ramës Florian Coldea “çështje ujërash të zeza politike e mediatike”. Coldea, ish-drejtues i lartë i shërbimit sekret rumun, akuzohet për korrupsion.

    Nga Gjergj Erebara

    Emri:  edi-rama.jpg

Shikime: 751

Madhësia:  29.4 KB
    Një imazh nga video e Syri TV që paraqet Ramën duke prekur me duar gazetaren Ambrozia Meta pasi refuzoi t'i përgjigjej pyetjes. Foto kortezi: Syri TV

    Një prej këshilltarëve të jashtëm të kryeministrit Edi Rama, ish-zëvendësdrejtori i parë i shërbimit sekret të Rumanisë, Florian Coldea, po hetohet nga Drejtoria Kombëtare e Antikorrupsionit në Rumani për korrupsion.

    Coldea është marrë nën hetim në 24 maj dhe bazuar në njoftimin prokurorisë rumune akuzohet se bashkë me 2 persona të tjerë “i kanë kërkuar një biznesmeni (kallëzuesit) shumën prej 700,000 euro plus TVSH-në, në këmbim të së cilës i kanë lënë të besojë se ai do të kishte ndikim tek disa magjistratë në disa gjykata dhe se do t'i bënte ata të jepnin vendime të favorshme për kallëzuesin në një çështje penale në të cilën ai po gjykohej” (Njoftimi për shtyp).

    Prokuroria në Rumani nuk e identifikon Coldean, por mediat atje e kanë identifikuar atë si një nga të akuzuarit. Ndaj Coldeas u morë masë për ndalimin e largimit nga Rumania, ndërsa sipas prokurorisë nga 700 mijë dollarët e kërkuar, vetëm 100 mijë ishin transferuar.

    Por e pyetur nga BIRN Agjencia për Media dhe Informim pranë qeverisë shqiptare e mori në mbrojtje Coldean dhe sulmoi kallëzuesin. Sipas MIA-s, kallëzuesi është pronar i një televizioni i cili është dënuar për korrupsion. “Ai është një i dënuar për korrupsion në Rumani dhe aktualisht ka një tjetër proces të hapur po për korrupsion”, thuhet në përgjigjen e MIA.

    Në përgjigje nuk sqarohet kur Coldea filloi të punonte për kryeministrin Rama dhe as nëse ai vijon ta ketë këtë pozicion, por ai lavdërohet se “ka dhënë një ndihmë të çmuar me këshillat e tij për forcimin e institucioneve të sigurisë”.

    Sipas një dokumenti të publikuara nga ish-kryeministri Sali Berisha, Coldea ishte këshilltarë i kryeministrit Edi Rama në vitin 2023. Berisha, i cili ndodhet me masë arresti shtëpiak, akuzoi Ramën për lidhje të dyshimta me Coldean dhe e cilësoi ata “McGonigal-i rumun”, duke iu referuar rastit të ish-agjentit të FBI-së që akuzohet se mori para nga qeveria shqiptare e Ramës, për të lobuar kundër opozitës.

    Berisha po ashtu përsëriti akuzat e mediave Rumune se Coldea kishte lidhje me klane mafioze meksikane. “Sot shtypi rumun i tëri zien më Edi Ramën e Sinalon. A do të pranojmë më tutje këtë kryeministër”, tha ai në një nga daljet para një grupi mbështetësish.

    Ndër të tjera mediat në Rumani kanë publikuar edhe foto mes Coldeas dhe Dorian Duçkës, një tjetër këshilltar i kryeministrit Rama. Duçka, ish-zëvendësministër i qeverisë shqiptare, u përmend edhe në hetimin e FBI në çështjen ndaj ish-agjentit Charles McGonigal, i cili u dënua me 2 vjet burg se mori 225 mijë dollarë nga një ish-punonjës i shërbimeve informative shqiptare. Në Shqipëri kryeministri është akuzuar nga opozita se pagoi Mcgonigal për të sulmuar Partinë Demokratike dhe opozitën.

    Në përgjigjen për BIRN, kryeministria i mohoi dhe i ironizoi akuzat për lidhjet e Coldea me kartelet të trafikut të narkotikëve. “Po ne jemi mësuar me këto estrada dhe s'kemi asnjë lloj shqetësimi për budallallëqet që lidhin rolin e zotit Coldea si këshilltar i jashtëm me telenovelën meksikane të kanalit të ujrave të zeza politike e mediatike të Tiranës që është derdhur së fundmi edhe në gotën mediatike rumune”, thuhet në reagim.

    Ndërkohë sipas Agjencisë Kombëtare të Shtypit në Rumani Agerpress, kryeministri aktual Marcel Ciolacu, u shpreh i shqetësuar që Coldea pas punës në shërbimin e inteligjencës Rumune, kishte punuar si konsulent për të tretë. Kryeministri i Rumanisë, citohet të ketë premtuar ndryshime ligjore, për të ndaluar situata të ngjashme.

    Nga ana e saj MIA nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN nëse kjo përbënte shqetësim për sigurinë e vendit. Në përgjigje theksohet se Coldea kishte punuar si konsulent për disa qeveri dhe lavdërohet si një “faktor kyç për kalimin e SRI-së nga Sherbimi Sekret Komunist në një nga shërbimet më prestigjozë të inteligjencës në Europën Lindore dhe NATO”.

    BIRN

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mediat rumune: Edi Rama e njerëzit e tij pastrojnë paratë e trafikantit rumun të drogës Coldea

    ‘Bomba’ e gazetarit rumun: Rama u rekrutua nga shërbimet tona sekrete, kjo shpjegon lidhjen e tij me Koldean

    Gazetari rumun, Liviu Alexa, ka intervistuar liderin e opozitës shqiptare, Sali Berisha në lidhje me skandalin e gjeneralit rumun, Florian Koldea.

    Gjenerali është rekrutuar nga Dorian Duçka i Edi Ramës për të punuar për kartelin meksikan të Sinaloas.

    Por gazetari rumun zbulon edhe një fakt tjetër gjatë kësaj interviste. Ai thotë se Rama ka qenë student në Rumani dhe gjatë kësaj kohe mund të jetë rekrutuar nga shërbimi sekret.

    Sipas tij, kjo shpjegon lidhjen e Ramës me gjeneralin e shërbimeve sekrete rumune, Florian Koldea.

    Gazetari: Kam provuar të shikoj CV-në e Edi Ramës, dhe kam gjetur thjesht një seri klishesh që duket të jetë një "histori e bukur". Por praktikisht, ne nuk dimë asgjë për disa pjesë të jetës së tij. Për shembull, një burim i imi nga shërbimet sekrete në Rumani më zbuloi se zoti Rama ka qenë edhe student në Rumani, një aspekt që nuk përmendet në CV-në e tij. Dhe i njëjti burim më tha se është shumë e mundur që Rama të ishte rekrutuar nga shërbimet e shërbimit sekret rumun, dhe kjo do të shpjegonte gjithashtu lidhjen me Koldean, ose ish-kryeministrin rumun Viktor Ponta. Çfarë mendoni për këtë?

    Berisha: Më lejoni të theksoj disa fjalë për këtë. Së pari, Edi Rama është djali i zëvendësit të Nexhmie Hoxhës dhe Ramiz Alisë, Kristaq Rama. Babai i Edi Ramës nënshkroi varjen publike në gusht të vitit 1988 të një poeti disident, Havzi Nela. Ju rekomandoj të lexoni për Havzi Nelën. Dhe Havzi Nela u var, sepse ai shkroi se era e mendimit të tij do të frynte edhe në vendin tonë, dhe të drejtat e njeriut do të vinin edhe për shqiptarët. Ai e pagoi me varje. Dhe kanë qenë disa anëtarë të tjerë në presidium, në presidiumin e drejtuar nga Ramiz Alia, të cilët nuk nënshkruan, ndërsa babai i Edi Ramës nënshkroi pranë Ramiz Alisë për varjen e tij. Kjo është prapavija e tij. Nuk kam dëgjuar kurrë që ai ka qenë për studime në Rumani. Ai e ka fshehur këtë nga publiku shqiptar. Çfarë thuhet, thuhet si vijon. Ai ishte në Paris dhe sipas Fatos Nanos, ai shiste atje ikona të vjedhura. Po. Fatos Nano, që e mori nga Parisi në një kohë kur shiste ikona të vjedhura. Për kureshtjen tuaj, kur regjimi shkatërroi kishat dhe xhamitë në Shqipëri, mijëra objekte të bukura fetare dhe ikona u bënë objekte tregtie dhe tregtie të paligjshme. Edi Rama, në Paris, po shiste dhe u arrestua, sipas Gjergji Thimos, i cili është koleksionist i veprave të vjetra të artit. Rama u arrestua dhe gjithashtu iu dha një numër si një i burgosur në Francë nga policia franceze. Ai ka një të kaluar shumë të errët. Tani… bashkë me të është edhe një personazh tjetër. Tani është ministër i brendshëm dhe ai është Taulant Balla. Taulant Balla ka studiuar në Rumani. Sipas burimeve diplomatike, këshilli ynë në Rumani dërgoi i ka dërguar një njoftim Ministrisë së Brendshme se Balla merret me trafikim njerëzor, trafik prostitutash. Vetë Balla prezantohet me Koldean. Në fakt, Balla është personazhi që u zbulua se ka bërë 54 udhëtime me Edmond Begon, një person i dënuar në Itali 18 vjet si kryetrafikant. Domethënë, me këto 54 udhëtime me pasaporta diplomatike, ka baza të forta të mendosh se ai transportonte me valixhe diplomatike kokainë ose drogë. Pra, është një grup. Vetë Rama ka bërë… në dy vjet… 141 udhëtime me avionin e tij taksi, me avionin e tij personal. Avion taksi. Ka shumë zëra se ai ka transportuar me valixhe diplomatike në këto udhëtime narko-euro dhe drogë. Por në dy vjet, 141 udhëtime me avion privat, mendoj se kjo është unike.

    VIDEO

    Syri

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mediat rumune: Edi Rama e njerëzit e tij pastrojnë paratë e trafikantit rumun të drogës Coldea

    Berisha flet për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa

    Kryetari i opozitës shqiptare, Sali Berisha, ka folur për median rumune NCN pas shpërthimit të skandalit që ka tronditur këtë vend. Një gjeneral i shërbimit sekret është rekrutuar nga këshilltari hije i Edi Ramës, Dorian Duçka për të punuar për kartelin famëzi të Sinaloas në Meksikë. Berisha thotë se gjenerali Florian Koldea është në fakt lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin meksikan

    Gazetari: Përshëndetje, sot do të flasim me Shkëlqesinë e Tij, Sali Berishën, ish-president dhe kryeministër i Shqipërisë, njëkohësisht lideri i partisë më të madhe opozitare në vendin e tij dhe personi që tronditi si Rumaninë ashtu edhe Shqipërinë, duke zbuluar disa ditë më parë nga ballkoni i shtëpisë së tij, ku ai është i arrestuar ilegalisht. Zoti Berisha zbuloi një dokument absolutisht të pabesueshëm, kontratën e konsulencës së gjeneralit të sigurimit Florian Koldea me kryeministrin aktual të Shqipërisë, Edi Rama. Para se të hyjmë në temë, dhe dua t'ju falënderoj shumë, zoti Berisha, për këtë nder, dua t'ju pyes pse prokuroria refuzon të bëjë publike aktakuzën në rastin tuaj. A është sepse akuzat kundër jush janë një shaka? A jeni ju viktimë e abuzimit politik dhe gjyqësor?

    Berisha: Është totalisht një proces i pastër politik. Pas katër vite hetimesh, bazuar në një dosje të rreme të paraqitur nga kryetari i atëhershëm i grupit parlamentar socialist me urdhër të Edi Ramës, nga Taulant Balla, për një proces të njohjes, kthimit të tokave të konfiskuara nga regjimi komunist dhe blerjes së aseteve të ndërtuara mbi këtë tokë, duke respektuar plotësisht ligjet, kjo dosje thotë se toka ishte shpronësuar nga italianët gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe më pas pronarët nuk kanë asgjë të bëjnë me të. Ndërsa Gazeta Zyrtare e asaj kohe tregonte qartë se toka e atij territori nuk ishte shpronësuar nga regjimi. Është krejt e kundërta. U rekuizua për gjashtë muaj dhe më pas për gjashtë muaj të tjerë dhe asgjë tjetër. Kjo tokë i përkiste 300 pronarëve. Një nga këta pronarë ishte dhëndri im, profesor Jamarbër Malltezi, dhe një proces që filloi në vitin 1995 dhe përfundoi në vitin 2009. Të gjitha ligjet janë respektuar. Nuk ka asnjë punonjës apo zyrtar nga cilado qeveri, majtas apo djathtas, nën aktakuzë apo penalizim për këtë proces privatizimi, sepse secili prej tyre ka respektuar rreptësisht ligjin. I vetmi person i akuzuar për abuzim është Sali Berisha, i cili nuk ka asnjë firmë në asnjë fazë të këtij procesi, sepse ai kaloi përmes ligjit dhe jo përmes vendimeve qeveritare. Është Berisha dhe është dhëndri im që mori nga paraardhësi i tij, paraardhësi i tij, 410 metra katrorë tokë. Kjo është e gjithë dosja, dhe me urdhër të Edi Ramës, jam vënë nën arrest shtëpiak, edhe pse nuk ka asnjë fakt apo dokument që të dëshmojë se ka pasur shkeljen më të vogël të ligjit.

    Gazetari: Në rregull, por zoti President, sipas mendimit tim, kushdo që është kundërshtar i Edi Ramës mund të arrestohet pa asnjë arsye. A është kjo drejtësia në Shqipëri?

    Berisha: Është e kontrolluar plotësisht nga Edi Rama. Xhorxh Sorosi, i cili është arkitekti i reformës në drejtësi, vuri sistemin e drejtësisë nën kontroll të plotë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Pra, e ashtuquajtura drejtësi e pavarur është një degë e ekzekutivit në Shqipëri, de fakto, është një degë e ekzekutivit që zbaton ose merr urdhra direkt nga Rama.

    Gazetari: Ju thatë diçka interesante javën e shkuar. Nga paratë tuaja, të dashur shqiptarë, Edi Rama pagoi konsulentë të huaj të shërbimeve sekrete dhe mafian. Kjo përzierje e mafias dhe oficerëve të shërbimeve sekrete më duket shumë e rrezikshme. Si e komentoni këtë? A keni informacione të tjera për këtë?

    Berisha: Sigurisht, ka informacione publike. Ka informacione publike.

    Gazetari: Zoti President, ju keni qenë president i vendit, kryeministër i këtij vendi. Pse mendoni se zoti Rama kishte nevojë për një këshilltar si Florian Koldea? Çfarë konsulence mund t'i ofronte zoti Koldea? Sepse mendoj që nuk po diskutojmë për marketingun politik, por lloje të tjera shërbimesh.

    Berisha: A mund t'ju shpjegoj diçka?

    Gazetari: Ju lutem.

    Berisha: Edi Rama kontraktoi si këshilltar për sigurinë, ish-drejtorin e FBI-së Lou. Ai kontraktoi si këshilltar për sigurinë ekipin e tij. Por para kësaj, ai korruptoi, arriti të korruptojë kreun e kundërzbulimit të FBI-së për Nju Jorkun, McGonigal.

    Gazetari: Po, po, e di.

    Berisha: Ai e përdori McGonigal-in kundër opozitës. Ai e pagoi me para të pista. Dhe kur ishte në detyrë, ai u angazhua në luftë private kundër Sali Berishës dhe kundër opozitës. Ndodhi e njëjta gjë me kreun e policisë financiare italiane, Il Generale Lisi, ose i Interpol Italias a diçka e ngjashme. McGonigal mori 225,000 dollarë nga një ish-oficer i shërbimit sekret shqiptar. Gjeneral Lisi mori 30 hektarë tokë nga Sekretari i Përgjithshëm aktual i kryeministrit të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi. Dhe normalisht, Koldea ishte një aset për Edi Ramën për lidhjet e tij me Sinaloan e Meksikës. Janë dy vëllezër shqiptarë me emrin Hysa, të cilët janë njerëz të nivelit të lartë në kartelin Sinaloa.

    Gazetari: Po thoni se zoti Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa?

    Berisha: Po, kjo është ajo që është shkruar në media. Por ajo që di është që vjet, Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm, me kërkesë të Edi Ramës, nënshkroi emërimin e Koldeas si këshilltar të Edi Ramës.

    Gazetari: Pra, edhe një herë, cili mendoni se ishte ose është roli i vërtetë i Koldeas në Shqipëri?

    Berisha: Bota e nëndheshme, pra, bota e krimit të organizuar.

    Gazetari: Kjo është ajo që doja të thosha. Agjencia Amerikane Federale e Antidrogës në raportet e saj, DEA, po thonë prej vitesh, prej një dekade që Shqipëria dhe mafia shqiptare është pothuajse më e rrezikshmja në botë. Dhe mafia e dytë që kontrollon trafikun e drogës në Europë ose Amerikë. Pra, nga ana tjetër, zoti Blinken viziton Edi Ramën dhe bëjnë biseda të ëmbla. Nga ana tjetër, ishte një vendim kontroversial i marrë nga Rama më shumë se 10 vite më parë për të lejuar ish-organizatën terroriste, Muxhahedinët e Popullit nga Irani, të vendosen në Shqipëri në cilësinë e emigrantëve. A kishte Shqipëria nevojë për një problem më shumë? Pse ndodhi kjo dhe cilat janë pasojat për vendin tuaj?

    Berisha: Edi Rama është personi më i investuar i Xhorxh Sorosit. Nëse vini në Shqipëri, Shqipëria mund të quhet Republika Xhorxh Soros. Në shumë aspekte. Por duhet ta dini, Xhorxh Sorosi ka shumë, shumë me ndikim në politikën e jashtme të SHBA-ve në Ballkan. Nëse shikoni, nëse jeni të interesuar të shikoni të gjitha nismat ballkanike të marra jashtë procesit të Berlinit… Procesi i Berlinit është një proces i BE-së. Por krahas procesit të Berlinit, i cili mbledh gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, krahas këtij procesi, ishte Ballkani i Hapur, një projekt plotësisht i mbështetur nga Sergej Lavrovi dhe Xhorxh Sorosi. Në çdo samit, ju lutem kontrolloni, në çdo samit të Ballkanit të Hapur… Novi Sad, Shkup, Ohër, Tiranë… në çdo samit është një person i pranishëm pranë kryeministrave, dhe ky është Aleks Sorosi. Një herë pyeta, si mund të ndodhë kjo? Si mundet një njeri, që nuk përfaqëson një komb, as një organizatë ndërkombëtare, por vetëm familjen e tij, të jetë kaq i rëndësishëm në çdo samit të Ballkanit Perëndimor? M'u tha se ai është i vetmi që mund të flasë me të gjithë. Këto janë pallavra. Të gjithë flasin me njëri-tjetrin. Nuk është aspak kështu. Por këta janë njerëz të korruptuar nga Xhorxh Sorosi dhe pranojnë, në shkelje të çdo ligji ndërkombëtar, një njeri që përfaqëson vetëm veten dhe të atin, dhe jo një vend, jo një komb, jo një institucion.

    Gazetari: Kam provuar të shikoj CV-në e Edi Ramës, dhe kam gjetur thjesht një seri klishesh që duket të jetë një "histori e bukur". Por praktikisht, ne nuk dimë asgjë për disa pjesë të jetës së tij. Për shembull, një burim i imi nga shërbimet sekrete në Rumani më zbuloi se zoti Rama ka qenë edhe student në Rumani, një aspekt që nuk përmendet në CV-në e tij. Dhe i njëjti burim më tha se është shumë e mundur që Rama të ishte rekrutuar nga shërbimet e shërbimit sekret rumun, dhe kjo do të shpjegonte gjithashtu lidhjen me Koldean, ose ish-kryeministrin rumun Viktor Ponta. Çfarë mendoni për këtë?

    Berisha: Më lejoni të theksoj disa fjalë për këtë. Së pari, Edi Rama është djali i zëvendësit të Nexhmie Hoxhës dhe Ramiz Alisë, Kristaq Rama. Babai i Edi Ramës nënshkroi varjen publike në gusht të vitit 1988 të një poeti disident, Havzi Nela. Ju rekomandoj të lexoni për Havzi Nelën. Dhe Havzi Nela u var, sepse ai shkroi se era e mendimit të tij do të frynte edhe në vendin tonë, dhe të drejtat e njeriut do të vinin edhe për shqiptarët. Ai e pagoi me varje. Dhe kanë qenë disa anëtarë të tjerë në presidium, në presidiumin e drejtuar nga Ramiz Alia, të cilët nuk nënshkruan, ndërsa babai i Edi Ramës nënshkroi pranë Ramiz Alisë për varjen e tij. Kjo është prapavija e tij. Nuk kam dëgjuar kurrë që ai ka qenë për studime në Rumani. Ai e ka fshehur këtë nga publiku shqiptar. Çfarë thuhet, thuhet si vijon. Ai ishte në Paris dhe sipas Fatos Nanos, ai shiste atje ikona të vjedhura. Po. Fatos Nano, që e mori nga Parisi në një kohë kur shiste ikona të vjedhura. Për kureshtjen tuaj, kur regjimi shkatërroi kishat dhe xhamitë në Shqipëri, mijëra objekte të bukura fetare dhe ikona u bënë objekte tregtie dhe tregtie të paligjshme. Edi Rama, në Paris, po shiste dhe u arrestua, sipas Gjergji Thimos, i cili është koleksionist i veprave të vjetra të artit. Rama u arrestua dhe gjithashtu iu dha një numër si një i burgosur në Francë nga policia franceze. Ai ka një të kaluar shumë të errët. Tani… bashkë me të është edhe një personazh tjetër. Tani është ministër i brendshëm dhe ai është Taulant Balla. Taulant Balla ka studiuar në Rumani. Sipas burimeve diplomatike, këshilli ynë në Rumani dërgoi i ka dërguar një njoftim Ministrisë së Brendshme se Balla merret me trafikim njerëzor, trafik prostitutash. Vetë Balla prezantohet me Koldean. Në fakt, Balla është personazhi që u zbulua se ka bërë 54 udhëtime me Edmond Begon, një person i dënuar në Itali 18 vjet si kryetrafikant. Domethënë, me këto 54 udhëtime me pasaporta diplomatike, ka baza të forta të mendosh se ai transportonte me valixhe diplomatike kokainë ose drogë. Pra, është një grup. Vetë Rama ka bërë… në dy vjet… 141 udhëtime me avionin e tij taksi, me avionin e tij personal. Avion taksi. Ka shumë zëra se ai ka transportuar me valixhe diplomatike në këto udhëtime narko-euro dhe drogë. Por në dy vjet, 141 udhëtime me avion privat, mendoj se kjo është unike.

    Gazetari: Ju jeni ish-drejtues i këtij vendi dhe jeni politikan me shumë përvojë. A mendoni se politikanët rumunë duhet ta ndjekin penalisht z. Koldea për tradhti të lartë të vendit, duke pasur parasysh ato që po dëgjojmë tani?

    Berisha: Mendoj se zoti Koldea duhet të hetohet plotësisht për lidhjet e tij. Tani ju më thoni se Rama ndoshta ka qenë njeri i besuar i shërbimit sekret rumun, se ndoshta Rama duhet trajtuar si tradhtar i Shqipërisë dhe duhet të ndiqet penalisht. Nuk jam në dijeni se cilat janë realisht marrëdhëniet intime sa i përket temës së tradhtinë, por për sa i përket aferave të tjera, kanë dalë në dritë lidhjet me Sinaloan, festat e kokainës në Tiranë nga një grua e çuditshme, etj.

    VIDEO

    SYRI

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mediat rumune: Edi Rama e njerëzit e tij pastrojnë paratë e trafikantit rumun të drogës Coldea

    Viktor Ponta: Të gjithë e dinin se spiuni Coldea ishte këshilltar i Ramës, po pse shkoi ...

    Emri:  auto_coldea1719688869.jpg

Shikime: 746

Madhësia:  20.4 KB

    Ish-kryeministri i Rumanisë Viktor Ponta në një interviste për për RealitateaPLUS ka komentuar skandalin gjeneralit të shërbimit sekret rumun, Florian Coldea, këshilltar të Edi Ramës, që rezultoi se ishte i përfshirë në trafik drogë me kartelin Sinaloa.

    Gjatë intervistës ish-kryeministri Viktor Ponta deklaroi se ai e dinte që Florian Coldea kishte lidhje me Edi Ramën, duke theksuar se Ramës nuk i intereson se çfarë ndodh me hetimet për Coldean në Rumani, kjo sepse sipas tij kryeministri i Shqipërisë ka lidhje të forta në rrafshin ndërkombëtar, veçanërisht në Amerikë.

    ‘Nuk e di pse Rama kishte nevojë për këshilltarin Coldea. Por jam absolutisht i bindur se të gjithë në Rumani e dinin që ai ishte këshilltar i Edi Ramës.

    E dija dhe unë dhe ja kam konfirmuar kush më ka pyetur. Ju mendoni se Coldea mund të shkonte në Shqipëri si këshilltar pa u miratuar nga Presidenti i Akademisë’, deklaroi ai ndër të tjera, duke aluduar se emërimi i tij si këshilltar është miratuar nga shërbimet sekrete rumune.

    Prej javësh historia Gjeneralit Florian Coldea është kryefjale lajmeve në Rumani, teksa rezulton se këshilltari i Edi Ramës ishte pjesë e një rrjeti që merrej me shpërndarjen e kokainës nga Amerika Latinë ne Shqipëri e më pas në Rumani.

    Syri

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mediat rumune: Edi Rama e njerëzit e tij pastrojnë paratë e trafikantit rumun të drogës Coldea

    FOTO/ Viktor Ponta duhet besuar/ Burimin e lajmit e ka nga vetë Duçka

    Emri:  auto_ducka_ponta1719691023.jpg

Shikime: 751

Madhësia:  33.4 KB

    sh-kryeministri i Rumanisë, Viktor Ponta ka thënë ditën e sotme për mediat e vendit të tij, se Edi Rama e dinte që ish-gjenerali i shërbimeve sekrete, ishte përfaqësues i kartelit të Sinaloas, në Europë.

    Dhe këtë informacion Ponta duket se e ka nga burime të dorës së parë.

    Bëhet fjalë për këshilltarin jo zyrtar të Edi Ramës, Dorian Duçka që siç shikohet në foton e mësipërme është në një darkë pikërisht me ish-kryeministrin Rumun, Viktor Ponta.

    ‘Nuk e di pse Rama kishte nevojë për këshilltarin Coldea. Por jam absolutisht i bindur se të gjithë në Rumani e dinin që ai ishte këshilltar i Edi Ramës.

    E dija dhe unë dhe ja kam konfirmuar kush më ka pyetur. Ju mendoni se Coldea mund të shkonte në Shqipëri si këshilltar pa u miratuar nga Presidenti i Akademisë’, deklaroi ai ndër të tjera, duke aluduar se emërimi i tij si këshilltar është miratuar nga shërbimet sekrete rumune.

    Prej javësh historia Gjeneralit Florian Coldea është kryefjale lajmeve në Rumani, teksa rezulton se këshilltari i Edi Ramës ishte pjesë e një rrjeti që merrej me shpërndarjen e kokainës nga Amerika Latinë ne Shqipëri e më pas në Rumani.

    Syri

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mediat rumune: Edi Rama e njerëzit e tij pastrojnë paratë e trafikantit rumun të drogës Coldea

    VIDEO/ Berisha: Coldea me Vlora Hysenin kanë shndërruar SHISH në institucion krimesh, trafiqesh, që ndjekin nga mëngjesi në darkë, opozitën

    VIDEO

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një denoncim të rëndë në lidhje me ish-zyrtarin e inteligjencës rumune, Coldea të cilin kryeministri Edi Rama e kishte kontraktuar si këshilltarë të tij.

    ‘Coldea me Vlora Hysenin kanë shndërruar Shërbimin Informativ në një institucion krimesh, trafiqesh, që ndjekin nga mëngjesi në darkë, opozitën’, tha Berisha gjatë fjalës së tij te ‘Rruga e Shpresës’.

    Berisha: 11 korriku është dita në të cilën shqiptarët protestojnë për drejtësinë. Është dita në të cilën shqiptarët marrin në dorë fatin e tyre. Ata nuk pranojnë dhe nuk do të pranojnë diktate të mafias shqiptare ndërkombëtare.

    Ata do të nxjerrin Shqipërinë dhe shqiptarët nga kthetrat e kësaj mafie, të Edi Ramës, Xhorxh Sorosi, McGonigalit, Coldeas.

    A e morët vesh ju miqtë e mi, që ish drejtuesi i Securitates është këshilltari kryesor i Vlora Hysenit e përjashtuar nga shërbimet në Kosovë, për lidhje të dyshimta dhe që mori detyrën duke bërë vizitën e parë në Beograd.

    Coldea ka bërë zyrat e Shërbimit inteligjent, njëlloj sikur të ishin zyrat e Securiates. Coldea me Vlora Hysenin kanë shndërruar Shërbimin Informativ në një institucion krimesh, trafiqesh, që ndjekin nga mëngjesi në darkë, opozitën.

    Ndaj dhe 11 korriku është dita e shqiptarëve, është dita e shqiptarit që merr fatin në duart e tij.

    Është dita e shqiptarit që lemeritë këtë racë të poshtër hajdutërish, që me pasurimin e tyre, vjedhin kafshatën e fëmijëve të vegjël shqiptarë me një ose dy vakte në ditë.

    Vjedhin ilaçet e të sëmurëve rëndë të këtij vendi, vjedhin kafshatën, ilaçet e pensionistëve.

    Nuk ka patur kurrë një vend, hajdutë më të pamëshirë se sa grupi i Edi Ramës me shokë.

    Syri

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mediat rumune: Edi Rama e njerëzit e tij pastrojnë paratë e trafikantit rumun të drogës Coldea

    Nuk kanë të sosur telashet për bashkëpunëtorin e Ramës, Florian Coldea

    Emri:  auto_auto_auto_florian171829704217183828211721209726.jpg

Shikime: 744

Madhësia:  43.5 KB

    Prokurorët antikorrupsion urdhëruan zgjatjen e hetimeve penale kundër ish-shefit të SRI-së, Florian Coldeas, gjeneralit të SRI-së Dumitru Dumbravă, avokatit Doru Trăilă dhe biznesmenit Dan Tocaci. Të katërt tani po hetohen për përdorim ndikimi dhe formim të një grupi të organizuar kriminal.

    Sipas aktakuzës së prokurorëve kundër korrupsionit, rezulton se gjatë vitit 2023, "tre nga të pandehurit (dy biznesmenët dhe avokati i Zyrës së Avokatisë së Bukureshtit) kanë kërkuar nga një zyrtar i zgjedhur vendor (dëshmitari në fjalë) shumën prej 600 mijë euro plus TVSH-në, në këmbim të së cilës do të besohej se ata do të kishin ndikim mbi disa magjistratë në disa gjykata dhe se mund t'i shtynin ata të jepnin aktgjykime favorizuese për dëshmitarin në një çështje penale në të cilën ai po gjykohej".

    "Në kontekstin e lartpërmendur, dëshmitari përmes një të afërmi u ka paguar tre të pandehurve një pagesë të pjesshme nga përfitimi i kërkuar, përkatësisht shumën prej përafërsisht 234 mijë eurosh", theksojnë prokurorët.

    Në fund të majit, ish-kreu i SRI-së, Florian Coldea, u vu nën kontrollin gjyqësor nga DNA-ja, së bashku me gjeneralin në pension të inteligjencës Dumitru Dumbravă dhe avokatin Doru Trăilă, raporton Romania Journal përcjell Syri.net

    Kujtojmë se Coldea dyshohet se është përfshirë në një rrjet të trafikut të kokainës direkt nga karteli i frikshëm i Sinaloas meksikane. Sipas gazetës rumune, EVZ, gjenerali rumun ishte rekrutuar në këtë rrjet nga Dorian Duçka, bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës. Ndërmjetësja e kësaj historie të frikshme trafiku ishte e dashura e gjeneralit, e quajtur Marina Pandarof. Gazeta ka publikuar edhe një foto ku shfaqet gjenerali së bashku me Dorian Duçkën dhe të dashurën e tij, të cilën mediat e etiketojnë si ‘biondja fatale’.

    Për më tepër, sipas disa burimeve, nëpërmjet Taulant Ballës, Coldea dhe familja Soros kanë futur duart në Shqipëri. Kompanitë e familjes Soros kanë shtrirë pushtetin e tyre këtu.

    Fondacioni i Shoqërisë së Hapur në pronësi të George dhe Alexander Soros është bërë jashtëzakonisht aktiv dhe me ndikim në Evropën Qendrore, dhe Shqipëria është një shembull, meqenëse është një vend i vogël dhe me një GDP jashtëzakonisht të ulët për frymë. Ndërkohë që vetë Edi Rama e ka patur ish-spiunin rumun këshilltar të tij, gjë që hedh hije dyshimi se kjo detyrë është përdorur si maskim për punët e errta që kanë kryer në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare të narkotrafikut dhe pastrimit të parave.

    © SYRI.net

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-10-2022, 11:23
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-06-2017, 18:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-06-2015, 11:55
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2014, 21:03
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2014, 12:56

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •