Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Euro 2024: Shqipëri - Itali : 1 - 2

    Ndër më të kritikuarit te goli i Italisë, Hysaj merr vendimin e papritur

    Emri:  -640-0-dfgdfss-1718558621.png

Shikime: 739

Madhësia:  409.2 KB

    Shqipëria u mposht dje në debutimin në EURO 2024 nga Italia me rezultatin 2-1.

    Të parët që kaluan në avantazh ishin kuqezinjtë me Nedim Bajramin që shënoi pas 23 sekondash lojë, duke hyrë edhe në histori si lojtari që ka shënuar goli më të shpejtë në historinë e europianëve.

    Por Italia brenda pak minutash përmbysi gjithçka.

    Në fillim ishte Bastoni që barazoi shifrat, dhe pak minuta më vonë Barrela shënnoi golin e fitores për italianët.

    Ishte pikërisht goli i mesfushorit të Interit që ngjalli pakënaqësi tek tifozët dhe opinioni sportiv që fajësuan më së shumti mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj.

    Në momentin e gjuajtjes së Barrellas, Hysaj përkulet pak por mjaftueshëm sa topi të kalojë drejt rrjetës.

    Pikërisht për këtë veprim të Hysaj, tifozët nuk ja kanë kursyer kritikat mbrojtësit që luan në Serie A.

    Por Hysaj pas këtyre kritikave ka ndërmarrë një veprim të papritur.

    Hysaj ka mbyllur çdo rrjet social të tijin.

    ORA NEWS

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Euro 2024: Shqipëri - Itali : 1 - 2

    Ndeshja ishte shumë e bukur për 15 minutat e para të ndeshjes.

    Problemi i dukshëm ishte skema e lojës që trajneri kish zgjedhur: 4-3-3 kundër Italisë. Ishte gabim të nxjerrësh para 3 sulmues dhe të lësh vetëm 3 lojarë në mesfushë ndaj një ekipi si Italia. Kjo bëri që italianët të kontrollin 70% të kohës topin dhe krijoi një hendek mes mbrojtjes dhe sulmit shqiptar. Kuqezinjtë nuk bënin dot asksione dhe u detyruan të luanin vetëm me top të gjatë e të tërhiqeshin në gjysëmfushën e tyre shumicën e kohës. Ky ishte një gabim i trajnerit dhe jo i lojtarëve në fushë.

    Gjëja tjetër që më bëri përshtypje ishin gabimet e pafalshme të mbrojtjes në pasimin e topit. Uroj që të kenë qenë nervat dhe emocionet e ndeshjes dhe jo ndonjë prapaskenë për të shitur ndeshjen e për të berë lekë. Sidomos Hysaj dhe ulja e tij e kokës pasi bllokoi shikimin e portierit, lënë shumë për të dëshiruar. Mbrojtja jonë ka qënë e fortë në të gjitha ndeshjet kualifikuese dhe në ndeshjen ndaj Italisë nuk ishte në lartësinë e duhur.

    Kemi shumë potencial si ekip por duhet të ndryshojmë skemën e lojës në 4-4-2 ose 4-5-1. Duke qenë një ekip i ri në moshë, energjia nuk mungon por që të gjesh rrugën drejt rrjetës të duhet jo vetëm talenti por edhe aksioni. Dhe aksioni për gol fillon gjithmonë në mesfushë.

    Suksese në ndeshjen e rradhës ndaj Kroacisë!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-06-2024 më 11:41

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Zyrtare, FSHF konfirmon miqësoren historike kundër Italisë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-09-2014, 20:54
  2. Femrat e kampionatit Evropian 2012
    Nga no name në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 02-07-2012, 14:05
  3. Shkodra shpërthen kundër Topit në ndeshjen Vllaznia-Tirana
    Nga Mike Oldfield në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 265
    Postimi i Fundit: 24-10-2011, 01:23
  4. Lega Nord ben tifozllek kunder Italise ne Boterore.
    Nga the admiral në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 17-06-2010, 11:06
  5. Kosova organizatore e Kampionatit Evropian të Futbollit me Robotë
    Nga YlliRiaN në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2009, 17:23

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •