Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Berat: U krye Shërbesa e Hapjes së Dyerve të kishës së Shën Sofisë në lagjen Kala

    Mitropolia e Berati – U krye Shërbesa e Hapjes së Dyerve të kishës së Shën Sofisë

    Emri:  U-krye-Sherbesa-e-Hapjes-se-Dyerve-te-kishes-se-Shen-Sofise.jpg

Shikime: 687

Madhësia:  47.9 KB

    U krye Shërbesa e Hapjes së Dyerve të kishës së Shën Sofisë – Mitropolia e Berati

    Me hirin e Perëndisë dhe me bekimin e Mitropolitit të Beratit, Hirësi Ignatit, ditën e shtunë, më datë 1 qershor 2024, u krye shërbesa e përurimit, Hapjes së Dyerve, të kishës së Shën Sofisë, (Urtësisë së Perëndisë), në lagjen Kala në Berat. Shërbesa dhe Liturgjia Hyjnore u kryen nga Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësi Nikolla.

    Kisha e Shën Sofisë ndodhet në qendër të kalasë së Beratit, përgjatë itinerarit turistik që të çon në Katedralen e Fjetjes së Hyjlindëses Mari (e kthyer në muzeun Onufri). Nga studimet e themeleve të kishës dhe materialeve ndërtimore të gjendura gjatë restaurimit, mendohet se ajo daton midis shekujve XVII-XVIII. Planimetria e kishës është në formë drejtkëndore, dhe stili arkitekturor i saj ka të gjitha elementët e tipit postbizantin. Kisha është monument kulture i kategorisë II.

    Mitropoliti i Beratit Anthim Aleksudhi, në vitet 1855-1887, në librin e tij “Përshkrim i shkurtër historik i Mitropolisë së shenjtë të Beratit” na lë një dëshmi të vyer jo vetëm për ekzistencën e këtij objekti kulti më 1868, por mbi të gjitha, duke e identifikuar këtë kishë si Shën Sofia e Urtësisë së Perëndisë (në dallim nga Shën Sofia, shenjtorja e martirizuar me tre vajzat e saj në Romë në shek. II pas Krishtit dhe që kremtohet më 17 shtator) e futur kështu atë kishë në hartën e pak kishave në botë dedikuar Urtësisë së Perëndisë, e cila festohet në kalendarin orthodhoks si Gjysmëpentikostia (25 ditë pas Pashkës).

    Gjatë Luftës II Botërore, kisha u dëmtua dhe u dogj pjesërisht nga bombardimet ajrore gjermane, duke u bërë “mburojë për mosshkatërrimin e shtëpive përreth”, sipas dëshmive të banorëve të vjetër të lagjes Kala.

    Pllakati në hyrjen ballore të kishës, zbuluar gjatë restaurimeve të fundit, dëshmon për “rindreqjen” e kësaj kishe më 1946 nga “një grup besnikësh”. Me ndalimin e ushtrimit të besimit, më 1967, ndërtesa e saj u kthye në kopsht për fëmijët, për t’u rihapur sërish si kishë pas viteve ‘90.

    Projekti për restaurimin e thelluar të saj nisi në vitin 2021, me nismën e një grupi dashamirësish, dhe pas një pune trevjeçare, me hirin e Perëndisë, iu rikthye kultit si e vetmja kishë në Shqipëri, aktualisht në shërbesë, dedikuar Shën Sofisë.



    KOASH
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 13-06-2024 më 01:19

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berat: U krye Shërbesa e Hapjes së Dyerve të kishës së Shën Sofisë në lagjen Kala


  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berat: U krye Shërbesa e Hapjes së Dyerve të kishës së Shën Sofisë në lagjen Kala


  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berat: U krye Shërbesa e Hapjes së Dyerve të kishës së Shën Sofisë në lagjen Kala


Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-01-2024, 22:29
  2. Kambana nga Kisha e Shen Sofise ne Kostandinopoje (Stamboll)
    Nga neokastra në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-01-2014, 10:02
  3. Foto te shek XIX te Shen Sofise se Kostandinopojes (Stambollit)
    Nga neokastra në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 24-10-2013, 17:50
  4. Shën Antoni i Padovës (shën Ndou) - meshtar e mësues i kishës!
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-03-2012, 13:58
  5. Protestë kundër kishës në Kala të Shkupit
    Nga ismani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 565
    Postimi i Fundit: 15-07-2011, 18:24

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •