Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjykata e Apelit: Vula e Partisë Demokratike i takon Sali Berishës, turpi Lulzim Bashës

    Basha refuzon të krijojë parti të re: S’do pranojmë pazarin Rama-Berisha

    Emri:  basha.jpg

Shikime: 570

Madhësia:  28.7 KB

    Përplasje në qëndrime në rradhët e demokratëve të drejtuar nga Lulzim Basha. Gjithçka ka të bëjë me qëndrimin që do të mbajë ky grupim në raport me logon dhe vulën e PD-së, pra nëse vendimit të Apelit do t’i bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, apo do të krijohet një parti e re politike në spektrin politik shqiptar.

    Lulzim Basha tha publikisht se do bëjë rekurs të vendimit, me shpresë se diçka e tillë mund t’i kthejë vulën e Partisë Demokratike.

    Dhe kjo përplasje ka sjellë një tjetër përçarje në grupimin Basha, pasi deputeti Enkelejd Alibeaj, Edvin Kulluri, Roland Bejko, Rezart Kthupi, Agron Kapllanaj, Gjergj Hani, janë duke menduar krijimin e një partie të re.

    Por përmes një deklarate të grupimit “Demokratët Euroatlantikë” thuhet se “Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i Demokratëve Euroatlantikë ka vendosur të bëjë rekurs për vendimin e paligjshëm të Gjykatës së Apelit. Të qartë se mos bërja e rekursit ndaj një akti të pranuar gjerësisht si të paligjshëm, do të thotë të pranosh në heshtje pazarin Rama-Berisha.

    REAGIM I PARTISË DEMOKATIKE – DEMOKRATËT EUROATLANTIKË

    Nëpër disa media kemi parë një tekst keqinformues, me përmbajtje identike, të spinuar nga nuk dihet se kush, pasi nuk ka as emër as mbiemër.

    Qartësojmë opionin publik se Partia Demokratike – Demokratët Euroatlaintikë funksionon mbi vendimmarrjen e organeve të saj drejtuese, të zgjedhura nga vota e anëtarëve, siç është Kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

    Vendimmarrja nuk është në dëshirën e Kryetarit apo të ndonjë individi tjetër, por vendimmarrje e shumicës dërrmuese të strukturave të saj drejtuese.

    Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i Demokratëve Euroatlantikë ka vendosur të bëjë rekurs për vendimin e paligjshëm të Gjykatës së Apelit. Të qartë se mos bërja e rekursit ndaj një akti të pranuar gjerësisht si të paligjshëm, do të thotë të pranosh në heshtje pazarin Rama-Berisha.

    Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i Demokratëve Euroatlantikë, po kështu, kanë vendosur që pa asnjë hezitim të jenë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme, me ekipin dhe alternativën tonë dhe këtë nuk mund ta pengoj asnjë pazar apo makinacion i dyshes Rama-Berisha, që synojnë të ruajnë status quo-në.

    Demokratët Euroatlantikë do të jenë çdo ditë në terren pranë qytetarëve për të shpalosur alternativën e tyre dhe së shpejti edhe ekipin që do të konkurrojë në zgjedhjet e ardhshme. Shqiptarët meritojnë më shumë se pazaret e Edi Ramës me Sali Berishën.

    Koha Jone

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjykata e Apelit: Vula e Partisë Demokratike i takon Sali Berishës, turpi Lulzim Bashës

    Përfundon zyrtarisht saga e pengmarrjes së PD/ Gjykata regjistron Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë

    Emri:  Screenshot 2024-12-11 at 11.48.30 AM.jpg

Shikime: 251

Madhësia:  52.4 KB

    Gjykata e Tiranës regjistron në regjistrin e Partive Politike, Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike, pas 3 vitesh zvarritje. Me këtë akt, i është dhënë fund pengmarrjes 3 vjeçare të logos dhe Vulës së Partisë.

    Me këtë procedurë, Gjykata ka vendosur regjistrimin e Kuvendit të 30 prillit dhe zgjedhja e Sali Berishës si kryetar i Partisë Demokratike, forcës më të madhe opozitare në vend.

    Kjo datë korrespondon me 11 dhjetorin e 3 viteve më parë, kur Komisioni i Rithemelimit nisi rithemelimin e Partisë Demokratike me një Kuvend historik.

    Kujtojmë që nëpërmjet procedurave antiligjore dhe kundër vullnetit të demokratëve, deputetë të dalë nga lista e Partisë Demokratike, u përdorën për pengmarrje të Logos në fushata zgjedhore.

    Emri:  Screenshot 2024-12-11 at 11.49.39 AM.jpg

Shikime: 249

Madhësia:  24.5 KB

    Syri

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-01-2022, 09:40
  2. 14 gafat epike të Lulzim Bashës,
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-03-2021, 11:16
  3. Përgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 18-07-2013, 06:27
  4. Kristali fiton betejën me qeverinë, Gjykata e Apelit i jep të drejtë
    Nga Mike Oldfield në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2012, 05:36
  5. Durres-Kukes: Gjykata e apelit rrezon pretendimin e prokurorise
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 29-12-2008, 23:35

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •