Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Albanistan: Në pranga grupi kriminal i policëve të aeroportit të Rinasit, trafikonin njerëz drejt BE

    Policët e Rinasit krijuan skemë për kalimin e paligjshëm në BE

    Prokuroria e Tiranës akuzon tetë punonjës të policisë kufitare në Aeroportin e Rinasit dhe pronarin e një agjencie udhëtimesh, se në bashkëpunim me njëri-tjetrin krijuan një skemë për të mundësuar kalimin drejt vendeve të BE-së të personave që e kishin të ndaluar, kundrejt shumave të parave.

    Nga Edmond Hoxhaj

    Emri:  20230609_204242_080623_9_02-2_MPhnAIK-1536x1024.jpg

Shikime: 318

Madhësia:  42.8 KB

    Prokuroria e Tiranës njoftoi të martën më 4 qershor rezultatet e një hetimi ndaj tetë punonjësve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Nënë Tereza, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt përfitimit, kanë mundësuar kalimin drejt vendeve të Bashkimit Evropian, të personave të cilët e kishin të ndaluar të udhëtonin drejt atyre shteteve, pasi ishin deportuar prej andej. Tetë punonjësit e policisë kufitare të Rinasit akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim. Po ashtu, prokuroria ka regjistruar procedim për korrupsion aktiv dhe ndaj pronarit të një agjencie udhëtimesh.

    Prokuroria sqaron se kjo skemë është zbuluar pas këqyrjes së telefonave të shtetasit E.S., të ndaluar për veprën penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

    “Në varësi të problematikës, për rastet të cilat personat janë kthyer në kategorinë INAD ose deportiv nga vendet e BE-së, punonjësi i policisë B.T. jep udhëzime mbi itinerarin e udhëtimit që duhet të kryej pasagjeri, duke vendosur si destinacion fillestar aeroportet e vendeve që nuk janë në BE dhe më pas kryerjen e fluturimeve tranzit drejt vendeve të BE-së. Në lidhje me rastet të cilat kanë problematika të tjera, në varësi të tyre përcaktohen vlerat monetare në këmbim të lejimit të kalimit, të cilat variojnë nga 50 euro (per persona të cilët nuk kanë asnjë problematike, por mashtrohen prej tyre) deri në vlerat e 500 eurove apo më shumë për ata që kanë problematika të tipit, nuk lejohen të udhëtojnë pasi janë të kthyer në kategorinë INAD apo deportiv nga shtetet e tjera, anëtare të BE-së”, thuhet në njoftim.

    Sipas prokurorisë, kjo veprimtari është e mirëmenduar dhe e strukturuar, duke mundësuar kalimin drejt BE-së të personave që nuk iu lejohej dalja nga territori i Shqipërisë.

    Prokuroria ka kërkuar në gjykatë caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” ndaj një kontrollori, specialist i seksionit të kufirit pranë Komisariatit të Policisë Kufitare në Aeroportin e Rinasit të akuzuar korrupsion e shpërdorim detyre, si dhe ndaj pronarit të agjencisë së udhëtimeve që dyshohet se ka korruptuar punonjësit e policisë kufitare.

    Ndërkohë, është kërkuar caktimi i masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” ndaj tre kontrollorëve; si dhe “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” për katër kontrollorë të tjerë.

    BIRN

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Në pranga grupi kriminal i policëve të aeroportit të Rinasit, trafikonin njerëz dre

    Arrestime në mesnatë në komisariatin e policisë në aeroportin e Rinasit

    Emri:  Capture-19.jpg

Shikime: 221

Madhësia:  26.4 KB

    AMP ka ekzekutuar në mesnatë masat e sigurisë për tetë efektivë policie të komisariatit të Rinasit. Dy nga masat e ekzekutuara kanë qenë arrest me burg, 3 arrest shtëpie dhe 4 detyrim paraqitje. 8 efektivët e ndaluar akuzohen se në bashkëpunim me pronarin e një agjencie turistike, i identifikuar si Enea Sulejmani, lejonin kalimin në Schengen të shtetasve që iu ishte ndaluar lëvizja në vendet e BE.

    Edhe Sulejmanit i është komunikuar masa e arrestit, por këtij të fundit në qelinë ku ndodhet për një tjetër vepër penale.

    Skuadra e arrestimeve hyri si në filma duke arrestuar kolegët e tyre në aeroport dhe në Tiranë.

    Ndërkohë në njoftimin e AMP thuhet:

    Sot më datë 03.06.2024 Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë, ka ekzekutuar masat e sigurimit të caktuara në Vendimin Nr. 1417 datë 03.06.2024 të Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si më poshtë:

    “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penal

    ➢ Inspektor Briken Tereziu, i dtl 08.03.1985, me nr personal I50308108R, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” 259 dhe 248 të K.Penal (Shpallur në kërkim);

    ➢ Shtetasi Eneo Sulejamanaj, i biri i Leonard dhe Natasha, i dtl 20.06.1995, me nr personal J50620086G, lindur në Fratar Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K.Penal.

    “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale,:
    ➢ Inspektor Sokol Xhika, i datëlindjes 05.07.1992, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

    ➢ Inspektor Ermal Mesi, i dtl 07.08.1991, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

    ➢ Inspektor Aris Drini, i dtl 03.12.1994, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

    “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale:
    ➢ Inspektor Ylli Prençi, i dtl 19.02.1997, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

    ➢ Inspektor Rei Shenjtolli, i dtl 13.05.1998, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

    ➢ Inspektor Enkis Aliaj, i dtl 23.07.1991, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

    ➢ Inspektor Argil Hasa, i dtl 25.01.1994, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

    Po kështu, aktualisht vazhdojnë hetimet edhe në gjendje të lirë edhe për 8 punonjës policie të tjerë, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, të dyshuar të përfshirë në të njëjtin aktivitet kriminal.

    Caktimi masave të sigurimit personal ndaj shtetasve të sipërcituar, u bë i mundur si rezultat i hetimeve disa mujore të zhvilluara nën drejtimin e Prokuorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tirasnë, duke aplikuar edhe metoda speciale të hetimit, nëpërmjet të cilave u siguruan prova dhe fakte për implikimin e tyre në veprimtari të kundraligjshme.

    Konkretisht, për periudhën Mars 2023- Mars 2024, shtetasi Enea Sulejmani, posedues i një agjensie turistike “Bus Albania”, me objekt veprimtarie ndër të tjera edhe “tregëtim të biletave të avionit” mbante kontakte të vazhdueshme me kontrollorin e policisë kufitare në Aeroportin Rinas, Insëpektor Briken Tereziu, të cilit i dërgonte të dhëna dhe dokumenta udhëtimi të personave që nuk iu lehohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së dhe ky i fundit persdonalisht apo nëpërmjet kolegëve të tij, rast pas rasti, në varësi të problematikave, kundrejt shumave monetare që varionin në vlera të ndryshme, lejonin kalimin e tyre sipas destinacioneve.

    Vijojnë hetimet për identifikimin e punonjësve dhe shtetasve të tjerë të përfshirë në veprat penale korrupsion aktiv dhe pasiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-04-2016, 10:42
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2015, 12:38
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-10-2014, 04:04
  4. Kosovë, goditet grupi kriminal shqiptaro-serb
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-12-2011, 14:14
  5. Grabitja e sllovenëve, pranga policëve të rremë
    Nga iliria e para në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-11-2009, 20:28

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •