Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Jep dorëheqjen kreu i tatimeve Ceno Klosi, nën hetim për korrupsion nga SPAK

    Kreu i Tatimeve, Ceno Klosi dorëhiqet pasi e merr nën hetim SPAK

    Emri:  1717507842_cenoklosi.jpg

Shikime: 390

Madhësia:  18.4 KB

    Ceno Klosi dorëhiqet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. Vendimi ka ardhur ditën e sotme, ndërsa Klosi qëndronte në këtë detyrë prej të paktën 3 vitesh.

    Ai është akuzuar si një ndër zyrtarët e lartë më të korruptuar. Ndaj Klosit ka pasur një hetim nga SPAK, pas dy denoncimeve të PD-së.

    “Mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga grupi parlamentar i subjektit politik Partia Demokratike, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.259/2023 datë 13.12.2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Mashtrimi””, njoftoi prokuroria.

    Sikurse rezulton nga të dhënat zyrtare të institucionit të akuzës, 6 muaj para kallëzimit të parë, opozita ka depozituar një tjetër kallëzim ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Klosi.

    “Për të njëjtin fakt Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.83/2023 datë 03.07.2023, mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar gjithashtu nga subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Mashtrimi”.

    SPAK ka vendosur bashkimi e dy procedimeve në një të vetëm.

    LAPSI

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Jep dorëheqjen kreu i tatimeve Ceno Klosi, nën hetim për korrupsion nga SPAK

    Nën hetim për 4 vepra penale, Ceno Klosi del në fushatë krah për krah me Belinda Ballukun

    Emri:  Ceno-Klosi1.jpg

Shikime: 89

Madhësia:  36.3 KB

    Belinda Balluku nuk ka marrë pjesë sot në mbledhjen e grupit të PS, por ka vazhduar angazhimin e saj në fushatën elektorale në Fier.

    Ajo që është vënë re është se ka pasur me vete në këto takime Ceno Klosin, ish-drejtorin e Tatimeve, i cili aktualisht është nën hetim nga SPAK për katër vepra penale.

    Klosi është thirrur për t’u marrë në pyetje nga SPAK pas disa denoncimeve dhe akuzohet për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie. Pas thirrjes nga SPAK, ai është shkarkuar nga posti i drejtorit të Tatimeve, por më vonë është bërë pjesë e ekipit të Ballukut.

    Emri:  Ceno-Klosi2.jpg

Shikime: 93

Madhësia:  33.1 KB

    Pavarësisht hetimeve dhe akuzave të shumta ndaj tij, Ceno Klosi u emërua zv.ministër nga Belinda Balluku. Ai nuk ka hezituar të shpërndajë në rrjetet sociale postimet e Ballukut.

    Emri:  Ceno-Klosi3.jpg

Shikime: 88

Madhësia:  62.2 KB

    Balkanweb

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2024, 17:03
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2024, 10:16
  3. SPAK: Arrestohet kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe, akuza korrupsion
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 18-07-2021, 23:08
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-06-2016, 07:48
  5. Presidenti i FIFA-s jep dorëheqjen pas akuzave për korrupsion
    Nga Albo në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-06-2015, 12:50

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •