Close
Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 109
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-02-2003
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    112
    Philosophy consists very largely of one philosopher arguing that all others are jackasses...

  2. #32
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Puhiza, po te ndejkim Filozofine e jetes (term i Albos) gjithcka eshte e qarte dhe e kuptimte, eshte rruga e e percaktuar qarte drejt Zotit dhe Dashuria e tij na mbush me kuptim.

    Po une mendoj se ka dy rruge per tu pajtuar me Zotin, ajo shpirterore e drejteperdrjete qe flet Albo dhe tjetra eshte me ane te mendimit. Secili ka eksperiencat dhe menyren e vet.

    Po sjell disa perkufizime te filozofise nga njerez te medhenj:

    "Habia eshte shenja dalluese e Filozofit, para se gjithash Filozofia e ka burimin te habia" - Platoni

    "Filozofia nuk eshte nje teori, por nje aktivitet (proces)"
    - Ludwing Wittgenstein

    "Ne filozofi nuk ka fakte. E gjitha eshte diskutim, mendim, arsyetim"
    - W. D. Hart

    "Shkencetari pyet : Cili eshte shkaku i kancerit? Filozofi pyet : Cfare eshte Shkaku? Kush mund te konsiderohet Shkak? " - John Searle

    " Ne nisim te thellohemi gjithnje e me teper ne nje pyetje dhe ne fund e gjejme veten ne pyetjet me themelore te cilat i konsiderojme peregjithesisht te rendesishme. Kjo eshte filozofia."
    - Charles Taylor

    " Kur nje Filozof pretendon se ai me ne fund e ka perfshire, e ka rrokur boten njehere e pergjithmone ne sistemin e vet, ai e mashtron veten;ne kete rast ai vecse ka kuptuar veten dhe pastaj ne menyre naive ka projektuar ate pikepamje mbi boten.
    - Psikologu Carl. G. Jung

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-02-2003
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    112
    Postuar mė parė nga armandovranari


    "Habia eshte shenja dalluese e Filozofit, para se gjithash Filozofia e ka burimin te habia" - Platoni

    e ē'fare te mirash mund te presesh nga njerez te hutuar???

    ata vetem habisin edhe te tjeret...

  4. #34
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Eshte pikerisht habia, sharmi apo nuri i te jetuarit. Mendoni nje cike se sa shume do t'i afroheshim kotesise pa habine, pa shprehjen e cudise. Atehere, gjithcka do te na dukej njesoj, pa ngjyra, pa tinguj, pa aroma.
    Mendoni sa te ndryshme jane gjerat, dhe sa persosmerisht qendrojne ato me njera tjetren.
    Atehere si te mos habitemi? Si te mos filozofojme?

    Armandovranari, une kurre nuk e kam ndare shpirtin nga mendja, as trupin nga shpirti, as zemren nga trupi, as Zotin nga vetja.
    Me kete dua te them se ka vetem nje rruge, nje aks, nje lidhje, qe ngjitet vazhdimisht drejt qiellit, dhe qe eshte rezultante e shkrirjes se mendimeve te mia ne shpirtin tim.

    Kam nja dy pyetje qe pergjigjet e te cilave do te deshiroja t'i ndaja me ju:

    1. A mendoni ju se te "filozofuarit" te ndan disi nga jeta e vertete? Dmth, se krijohet nje lloj hendeku me i madh mes veprimit dhe mendimit?

    2. A mendoni se mendimet e varferojne njeriun?
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-02-2003
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    112
    Meqe pake bere dy pyetje me lejo te them edhe une mendimin tim, te permbledhur ne nje pergjigje:

    Mendoj qe te "filozofuarit" thjesht per filozofi eshte nje marrezi dhe te ēon ne humbje. Por nese nje gje e tille behet per t'u gjetur pergjigje pyetjeve te cilat me teremend te shqetesojne atehere ndryshon puna, dhe kjo behet nje diēka sa e nevojshme aq edhe interesante.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SH_H : 16-05-2003 mė 05:21

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kam nja dy pyetje qe pergjigjet e te cilave do te deshiroja t'i ndaja me ju:

    1. A mendoni ju se te "filozofuarit" te ndan disi nga jeta e vertete? Dmth, se krijohet nje lloj hendeku me i madh mes veprimit dhe mendimit?

    2. A mendoni se mendimet e varferojne njeriun?
    Eshte ajo qe zura ne goje ne shkrimin tim me lart: Njerezit mund te jetojne duke njohur jeten, ose te vdesin duke u munduar te zbulojne sekretin e asaj jete qe jetojne. Dituria te shton dhimbjen, shpirti te fal jeten.

    Ndarja nuk eshte "filozofike", ndarja eshte njerezore, ndahet pikerisht ne perzgjedhjen qe ben secili prej nesh.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Acayipadam
    Anėtarėsuar
    02-06-2003
    Postime
    2
    Filozofia eshte kot fare dhe pike.

  8. #38
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    OK
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  9. #39
    Bre bre sa shum filozofe ketu.
    I vetmi "problem" qe gjoja i ka dale filozofise eshte thenia e nje filozofi indian qe pretendon "Filozofia ka vdekur pasi i eshte larguar shume realitetit". Pa harruar qe cdo shtrydhje e mendjes, edhe per gjerat me elementare te perditshme eshte filozofi, konkludoj lehtesisht qe ai indiani qe ka thene se "Filozofia ka vdekur" ka filozofuar per te mberritur ne ate perfundim. Nese ai ka te drejte, dmth. qe "Filozofia ka vdekur" at'here qysh nga momenti qe ai nxori ate konkluzion edhe vete konkluzioni i tij ka vdekur pasi ai vete ka filozofuar per te arritur ne ate perfundim. Kshu edhe me ju pra...

    Sa per relativen apo te verteten jeni humb rruges sepse qe te dyja ato jane shkolla te mendjes. Ndahen ne Relativiste , apo Skeptike dhe Joskeptike. Joskeptiket pretendojne qe e verteta egziston ndersa relativistet pretendojne se ajo eshte relative (rrjedhimisht nuk egziston). Shume joskeptike sot e quajne veten filozofe duke quajtur renditur skepitket ne rradhet e sofisteve. Kjo eshte dhe lufta me e eger qe zhvillohet ne shoqerine ku jetojme, por dhe me e bukura ama.

  10. #40
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Sokoli

    Kjo eshte dhe lufta me e eger qe zhvillohet ne shoqerine ku jetojme

    ...dhe me e pazeshmja perderisa ka njerez qe shprehen si psh. Acayipadam me lart.......se filozofia eshte koti fare.
    Nese do te dihej me shume per kete lufte dhe pasojat e saj, nuk do te guxonte njeri ta barazonte me koti.


    Pyetje.
    A do te mund te perfundoje kjo lufte ???


    Po qe se mundet te perfundoje ne nje forme te caktuar, ndoshta te diktuar, kush e siguron qe nuk do te rifilloje (per aq kohe sa njerezit arrijne te mendojne dhe duan t'i japin kuptim jetes dhe ekzistences se tyre, rrjedhimisht te shprehin mendimet qe i vijne ne koke....te dyshojne)???
    Apo nuk mbetet ne kembe duke u bere edhe me e pazeshme se ajo qe e quajme te pazeshme tani?


    Si do te shkoje pas rifillimit?




    E pamundur te kete vdekur apo te vdese filozofia.

Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Filozofia e numrave : pse shtata dhe dymbedhjeta?
    Nga Kryeplaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-10-2006, 02:17
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 10:22
  3. Burimet E Meditimit Filozofik Ne Islam
    Nga Hendrix nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 10-05-2004, 07:51
  4. Filozofia me e madhe
    Nga Sokoli nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 16-02-2003, 15:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •