Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Dhunohet pedagogu dhe avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi

    Dhunimi i avokatit/ Drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj: Autorët kanë lidhje, goditje për shkak të detyrës

    Emri:  Capture-181.jpg

Shikime: 345

Madhësia:  25.2 KB

    Drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj doli në një konferencë për shtyp, ku dha detaje mbi dhunimin që iu bë mëngjesin e sotëm në Tiranë, avokatit Sokol Mëngjesi nga katër persona. Ata janë identifikuar si Romario Tabaku 26-vjeç, Dorian Alia 32-vjeç, Drivald Alia 21-vjeç, Elton Kasaj 33-vjeç.

    Autorët sipas Vocajt kanë lidhje me njëri-tjetrin, lidhje krushqie dhe se avokati është goditur për shkak të detyrës. Policia sqaron se Romario Tabaku ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes me mjetin e tij. “Autorët nuk janë të paguar, por janë në lidhje krushqie me njëri-tjetrin. Janë takuar një muaj më para para se të ndodhte ngjarja dhe janë konsultuar për ngjarjen”,-tha Vocaj.

    Organizator i këtij sulmi dhe urdhërues sipas policisë është Dritan Jani Nano. Policia ka vënë në dispozicion 20 mijë euro për këdo që mund të ndihmojë për të kryer arrestimin e tyre. Tre nga autorët janë në kërkim, ndërsa Dorian Alia është vetëdorëzuar. Drejtori Vocaj ka treguar se është goditje përshkak të detyrës.

    ”Nga veprimet rezulton se Sokol Mëngjesi me profesion avokat është goditur për shkak të detyrës. Avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces gjyqësor një familje që kishte të trashëguar një pronë në Tiranë, proces që është fituar nga pala që mbronte avokati.

    Ish-klientët nuk kanë pranuar që ta paguajnë. Pala fituese nuk ka respektuar detyrimet kontraktore që ka pasur me studion ligjore. Jo e gjithë pala, por disa nga kontraktorët. Si të tjerë dhe kjo degë që ka kryer sulmin nuk kanë rënë dakord me detyrimet që kanë pasur nënshkruar. Në vijim të veprimeve është shoqëruar Dritan Jani Nano, i cili u ndalua si organizator i kësaj ngjarje të rëndë kriminale”,- tha Tonin Vocaj.

    Koha Jone

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Dhunohet pedagogu dhe avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi

    Çfarë po mundohet të fshehë policia për sulmin brutal ndaj avokatit Sokol Mëngjesi?

    VIDEO

    Më shumë se sa për të zbardhur krimin e rëndë, sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, deklarata e drejtorit të Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka shtuar edhe më shumë misteret në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orën 08:50 minuta të mëngjesit të sotëm.

    Në deklaratën për mediat të lexuar nga ai, kreu i Policisë së Tiranës tha se, njëri nga personat e shpallur në kërkim, Romario Tabaku ka larguar me një makinë ‘Audi’ me targa AB 696 JT, autorët e sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

    Por vëetëm pak minuta më vonë, gjatë konferencës, i pyetur nga gazetarët drejtori Tonin Vocaj e ndryshoi këtë version.

    Ai tha se, pas sulmit ndaj avokatit, tre autorët janë ndarë dhe njëri prej tyre ka ikur me makinën ‘Audi’ dhe dy të tjerët kanë marrë një taksi.

    Sipas tij, të tre të dyshuarit kanë ikur në drejtim të zonës së Astirit, ku policia i ka humbur gjurmët dhe për kapjen e tyre ka vënë në dispozicion edhe shumën prej 20 mijë eurosh.

    Dyshimi tjetër që ngrihet pas deklaratës së policisë, është edhe versioni i se pse ka ndodhur sulmi ndaj avokatit Mëngjesi.

    Më herët policia kishte deklaruar gjithashtu se, ishin arrestuar katër autorët e ngjarjes, por Vocaj tha se ata janë në kërkim dhe ende nuk janë ndaluar.

    Tonin Vocaj deklaroi se, sulmi ka ndodhur pasi avokati Sokol Mëngjesi, ka përfaqësuar një familje në një proces gjyqësor dhe e ka fituar këtë çështje. E pikërisht fitimi i çështjes dhe mos dakrodësia e palës fituese për ti dhënë avokatit hakun që i takonte, ka bërë që ai të sulmohet brutalisht deri në prag të humbjes së jetës.

    Nëse do të ishte pala humbëse ajo që do të sulmonte, ky version mund të ishte edhe më bindës.

    Një tjetër mister në lidhje me këtë ngjarje është edhe numri i personave të përfshirë në të, 5.

    Njëri prej tyre organizator, dhe katër të tjerë ekzekutorë. Dhe të gjithë këta sipas drejtorit të policisë së Tiranës, Tonin Vocaj kanë vendosur ta sulmojnë avokatin Sokol Mëngjesi në zonën më të populluar të Tiranës dhe në pikun e orarit të lëvizjes së qytetarëve.

    Nëse dikush do të kërkonte të ndëshkonte avokatin, mund ta kishte bërë në mes të natës dhe askush nuk e shikonte, por sulmi i ndodhur menjëherë pasi ai kishte lënë djalin në kopësht ngre dyshime se, nuk ka ndodhur për shkak të një pagese për fitimin e një procesi gjyqësor.

    Paqartësitë në lidhje me çështjen drejtori Tonin Vocaj i transmetoni fort gjatë deklaratës së tij për mediat, dhe ai vetë dukej se nuk ishte i bindur se ajo që po lexonte ishte e vërtetë.

    Syri

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Dhunohet pedagogu dhe avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi

    Berisha: Sokol Mëngjesi është një luftëtar i të vërtetës dhe ai pagoi sot betejën e tij për të vërtetën

    Emri:  auto_e89f6846-02d4-4f6f-aaf4-62353abdc1581717006926.jpg

Shikime: 348

Madhësia:  25.1 KB

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës në tubimin qytetar duke folur për sulmin ndaj avokatit të tij, u shpreh se, ‘Sokol Mëngjesi është një luftëtar i të vërtetës dhe ai pagoi sot betejën e tij për të vërtetën, për ligjin, për të drejtën’.

    Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

    Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju demokrateve dhe demokratëve të pamposhtur, qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionarëve të vërtetë të kauzës tonë të madhe.

    Të dashur miq, sot krimi i mbështetur, i mbrojtur, i fuqizuar nga qeveria e krimit, goditi një prind tek dërgonte fëmijën në kopsht.

    Goditi një akademik, profesor.

    Goditi një qytetar me integritet.

    Një njeri të virtytshëm, një shërbëtor të shkëlqyer të qytetarëve të vendit.

    Goditi profesor Sokol Mëngjesin.

    Të dashur miq, Sokol Mëngjesi është nga ata intelektualë që studioi jashtë, por u kthye t’i shërbejë vendit të vet dhe qytetarëve të tij.

    T’u shërbejë atyre me dinjitet.

    Ai është një personalitet në botën akademike shqiptare.

    Një specialist i shquar në fushën e tij.

    Por ai është një luftëtar i të vërtetës dhe ai pagoi sot betejën e tij për të vërtetën, për ligjin, për të drejtën.


    Syri

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Dhunohet pedagogu dhe avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi

    “Avokati është në gjendje shumë të rëndë, nuk e çojnë dot jashtë vendit!”

    Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për sulmin brutal nga avokatit Sokol Mëngjesi, i cili vijon të jetë në gjendje koma.

    Hoxha shpjegoi sulmin ndaj Mëngjesit dhe dyshimet e deritanishme se kjo është një ngjarje që ka lidhje me një konflikt të avokatit me klientët e tij.

    “Ngjarja është shumë e rëndë, kujtdo që ti ndodhë. I vetmi favor që kanë bërë autor, kanë pritur ta cojë djalin. Janë treguar barbarë. Sapo ka dalë nga kopshti, e ka qëlluar një person, i cili dhuet të ketë patur dorezë hekuri në dorë.

    Goditja në pjesën ballore është mjaft e madhe, ka një frakturë.

    Në momentin e parë ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë, kur ka rënë në tokë, kanë shkuar agresorët e tjerë dhe i kanë rënë me shkelma në kokë.

    Ai ka humbur ndjenjat dhe e godasin sërish me shqelma në fytyrë. Ka edhe një lloj urrejtje për ta bërë.

    Më vonë është njoftuar policia, autorët janë larguar në këmbë, e kanë llogaritur më parë si do të largoheshin.

    E cuditshme ka qenë, krahasuar me ngjarjet e tjera, nuk kanë përdorur maska, vetëm një kapele, gjë që i ka bërë të identifikueshëm.

    Avokati është transportuar në spital, në momentet e para kur është bërë kontrolli, ka qenë i vetëdijshëm dhe pastaj kanë humbur koshiencën. Vijon të jetë në gjendje të rëndë, shumë të rëndë.

    Pra mjekët më shpjeguan që avokati nuk mund të transportohet as me avion për ta cuar në një vend të BE, për ti dhënë ndërhyrje më të specializuar. Është në gjendje shumë të rëndë, është i intubuar.

    Kemi të bëjmë me një avokat, që ka imazhin e një profesionisti, është avokat i shkolluar dhe formuar në Universitetin e Selanikut. Është pedagog, një nga avokatët që ka disa nga cështjet më të rëndësishme. Përvec zotit Berisha, ka cështjet e Kishës Ortodokse, një biznesmen izraelit, cështjen Becheti, etj.

    Pra, edhe imazhi që ka mes juristëve është imazhi i një profesionisti të mirë.

    Pra këto elementë e bënë të cuditshme ngjarjen.

    Fillimisht u zbulua njëri prej autorëve dhe më pas tret ë tjerët, që janë ende në kërkim, ka shpërblim 20 mijë euro.

    Dyshimet janë që edhe mund të largohen nga vendi, policia po bën përpjekje për të patur kujdes të shtuar në pikat kufitare.

    Policia ka kontaktuar miq dhe të afërm të avokatit, që i kanë dhënë të dhëna për një cështje që ka patur prej vitesh.

    Kjo cështje, në fakt rezulton një problem pronësie, bëhet fjalë për një truall, mbi të cilin janë ndërtuar kullat te diga e Liqenit, të kompanisë Gener 2 të Bashkim Ulaj.

    Kompania ndërtuese ka patur probleme me pronarët e tokës. Këta kanë bërë një marrëveshje, kanë rënë dakord me studion e avokatit, që studio do të merrte përsipër shpenzimet gjyqësore, me kushtin që nëse do të rikthehej toka, studio do të merrte 1/7 e truallit. Pra kjo ishte pagesa për të, pagesë në hyrje.

    Avokati e fiton cështjen dhe ju jep certifikatat gjashtë pronarëve. Njëri prej tyre, zoti Dritan Nano, nuk ka qenë dakord, ka thënë e kemi fituar vetë gjyqin. E kanë thirrur dhe i kanë thënë, kemi kontratë, këta të tjerët e pranojnë. Avokati ka vajtur ka parë edhe apartamentin që i takonte, ky person nuk pranonte. I ka thënë nuk ke për të marrë pjesë. Avokati ka vajtur në gjykatë me kontratën.

    Përsoni në fjalë, ka kontaktuar kolegë të avokatit dhe e ka paralajmëruar, që thojini atij të tërhiqet sepse do ta ketë keq punën.

    Ai është përballur direkt me avokatin dhe e ka vënë në dijeni që do ta dëmtojë.

    Shkojnë këta katër persona në emër të Dritanin dhe i bëjnë atë që i bënë.

    Njëri nga ata ka deklaruar se porosinë e kemi marrë, por Dritan Nano nuk e pranon.

    Pasi e kanë marrë, e kanë bërë këtë goditje. Ky është thirrur nga një biznesmen, Arben Reli, që është futur bashkë me avokatin dhe u ka thënë duhet avokat i zoti.

    Ajo toka aty është bllokuar njëherë, ishin hapur pilotat dhe u bllokua. Është prona që Erion Veliaj doli në fushatë dhe ka thënë do ta bllokojmë, por pastaj vajti kompania në gjykatë.

    Kompania e mori me miratim të Bashkisë. Kur u kap me presh në dorë Bashkia, tha do ta bllokojmë. Cfaër bëri? Ka dalë kryetari i Bashkisë bënte protestë para gjykatës së apelit, pse gjykata po ia jep kompanisë. Pasi e fitoi kompania në gjykatë, pronarët e tokës gjetën avokatin, ky u tha keni të drejtë dhe e fitoi. Avokati ka cuar drejtësinë në vend”, tha Hoxha.

    Koha Jone

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Dhunohet pedagogu dhe avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi

    Ja pse akuzoj Edi Ramën për atentatin publik ndaj Prof. Mëngjesit

    Emri:  auto_sali_berisha_ok1717418508.jpg

Shikime: 346

Madhësia:  40.6 KB

    Nga Sali Berisha

    Pas atentatit për eliminimin fizik publik të avokatit të mirënjohur, personalitetit të shquar të botës akademike universitare, ish-dekanit të Fakultetit Juridik Prof. Sokol Mëngjesit makineria propagandistike e Edi Ramës bëri gjithçka që të paraqiste si një akt të lidhur me një problem të avokatit me klientin e tij ish-policin Dritan Nano.

    Në fakt, Prof. Mëngjesi kishte përfaqësuar në dy shkallët e gjykimit në një çështje prone Dritan Nanon dhe tre të tjerë dhe çështja ishte fituar dhe në përputhje me kontratën e firmosur prej tyre Prof. Mëngjesi kërkonte prej 6 vitesh detyrimin që kishte ndaj tij ish-polici Dritan Nano.

    Por vetiu lind pyetja: A mund të ishte ky motiv që Dritan Nano të vendoste eliminimin fizik publik të avokatit me të cilin fitoi gjyqin për të mos i dhëne atë që i takonte? Jashtëzakonisht e vështirë që ky variant të pranohet.

    Sot janë mijëra çështje pronësie midis pronarëve dhe mijëra kundërshti midis avokatëve dhe klientëve, por nuk është dëgjuar kurrë që klienti të vrasë avokatin me të cilin fiton gjyqin e pronësisë për të mos i dhënë shpërblimin në përputhje me kontratën.

    Një akt i tillë do ishte i ngjashëm sikur të vrasësh në gjumë në shtëpinë dhe bukën tënde bamirësin tënde.

    Përveç kësaj, sado kafshë që të ishte Dritan Nano, ai e dinte se ish-avokati i tij ishte profesor i njohur universiteti, ish-dekan i Fakultetit Juridik dhe prej 8 muajve avokat i Kryetarit të PD, Sali Berisha. Pra e dinte se pasojat e sulmit ndaj avokatit të tij do të ishin të rënda dhe të paparashikueshme dhe se jehona e krimit të shëmtuar brenda dhe jashtë vendit do ishte e madhe dhe se ai pas këtij akti nuk do mund të gëzonte pasuritë e fituara me gjyq me ndihmën juridike të Prof. Mëngjesit.

    Nuk po ndalem këtu në një seri pikëpyetjesh të tjera që bëjnë të papranueshëm atentatin si vepër e Dritan Nanos.

    Megjithë këtë, Dritan Nano ka rolin e tij në këtë akt kriminal të shëmtuar. Asgjë nuk përjashton mundësinë që ky borxh me kontratë iu ble kriminelit Dritan Nano nga askush tjetër veçse nga shteti që i duhej, i përshtatej për të organizuar skenarin e eliminimit publik të Prof. Mëngjesit dhe në vendin më të populluar, më të filmuar, më të kontrolluar të kryeqytetit.

    Është shumë normale që lexuesi i këtyre radhëve të shtrojë pyetjen - çfarë faktesh, dokumentesh ke për këtë transaksion të krimit?

    Në raste të tilla si rregull nuk gjenden kurrë dokumente e madje as dëshmitarë. Por gjithçka tjetër flet për një skenar të organizuar nga shteti duke shfrytëzuar për këtë qëllim kundërshtinë midis Dritan Nanos dhe avokatit, Prof. Sokol Mëngjesi.

    Për të argumentuar këtë ftoj të shtrojmë disa pyetje.

    Së pari, a nuk ishte Prof. Mëngjesi me kolegë të tij, avokat i çështjes gjyqësore politike me kryesore të kohës? Dhe, lidhur me këtë, a nuk janë të urdhëruara nga Edi Rama kallëzimi i rremë ndaj Sali Berishës, hetimi, kufizimi i lirisë, arresti në shtëpi në kundërshtim me ligjin, Kushtetutën e vendit?

    Së dyti, a nuk ishte Prof. Mëngjesi që së bashku me kolegët e tij faktoi para shqiptarëve dhe botës se dosja e ‘Klubit Partizani’ bazuar në kallëzimin e rremë të Taulant Ballës ishte fund e krye një piramidë mashtrimi dhe se Berisha dhe dhëndri i tij ishin mirëfilltas të arrestuar politik pa kryer asnjë vepër penale, por vetëm si kundërshtar politik të Edi Ramës?

    Së treti, a nuk e damkosi ai me këtë, para shqiptarëve dhe botës Edi Ramën, si pasardhës i denjë i babait të tij xhelat që riktheu në Shqipëri burgosjet politike?

    Së katërti, me të vërtetat që mbrojti Prof. Mëngjesi, a nuk iu provoi shqiptarëve kontrollin e plotë dhe total të drejtësisë së re socialiste nga Edi Rama?

    Së pesti, a nuk mjaftojnë të gjitha këto që Sokol Mëngjesi të konsiderohet nga Edi Rama një armik me të cilin do merret personalisht për t’i mbyllur atij gojën apo ndryshe kush ishte i interesuar më shumë se Edi Rama dhe pushteti të mbyllte gojën e tij brenda dhe jashtë vendit?

    Së gjashti, a përfaqëson sulmi ndaj Prof. Mëngjesit një leksion terrorizues për të gjithë zërat që ngrihen kundër Edi Ramës dhe pushtetit të tij?

    Së shtati, kush do të mund të porosiste për këtë qëllim vendin më publik, më të filmuar dhe më të populluar për atentatin ndaj Profesor Mëngjesit përveç shtetit?

    Së teti, kush ishte më i interesuar për të bërë në këtë rast një rrugë e dy punë: hakmarrjen primitive dhe terrorizimin e opozitarëve, qytetit dhe të vendit më shumë se sa Edi Rama?

    Së nënti, a është absurde të mendosh se Dritan Nano për të mos i dhënë detyrimin që i kishte Prof. Mëngjesit, të porosiste eliminimin e tij fizik në qendër të qytetit dhe në vendin më publik, më të filmuar dhe të mos zgjidhte një qoshe, një goditje në moh, në errësirë ose gjysmë errësirë, të Prof. Mëngjesit?

    Së dhjeti, pse grupi i strukturuar kriminal kreu atentatin ndaj Sokol Mëngjesit pa maska tre prej tyre me uniformë të njëjtë? A nuk e dinin ata se fytyrat e tyre kriminale po filmoheshin në të katër anët? Çfarë garancish kishin vrasësit që të ekspozonin veten plotësisht si autor të krimit të shëmtuar dhe kush mund t’jua jepte ato?

    Së njëmbëdhjeti, a do ta bënin vrasësit këtë sakrificë për Dritan Nanon? Mendoj se përgjigja është jo, kurrë, sado mik që ta kishin atë dhe sado që ai t’i kishte paguar.

    A nuk është e drejtë të mendojnë se sulmi më kriminal pa maska i Prof. Mëngjesit ishte pjesë e skenarit, pjesë e pazarit me shtetin? Por jo vetëm krimi, por edhe pas krimi akuzojnë rëndë shtetin.

    Qëndrimi i Policisë ndryshoi disa herë gjatë ditës së parë, fillimisht me mediat që kontrollon ajo hapi “fake neps” se ishte një zënkë e rastit.
    Më vonë me dërgimin në spital të Prof. Mëngjesit njoftoi se sulmi ndaj tij kishte lidhje me çështje prone për të krijuar përshtypjen se ishte sherr i rëndomtë midis pronarëve. Në një komunikate tjetër shprehej se gjendja ishte e stabilizuar ndërkohë që gjendja po rëndohej me shpejtësi.

    Më pas sikur t’i kishte në xhep, publikoi emrat e autorëve të krimit dhe e mbylli me njoftimin e dorëzimit të Dorian Aliaj që mori përsipër autorësinë e krimit dhe njoftoi arrestimin e Dritan Nanos si porositës i krimit, gjë të cilën në përputhje me pazarin Nano e mohoi menjëherë.

    Tani përsëri të shtrojmë pyetjet:

    A nuk dëshmon përsëri për pazar fakti që fill pas krimit u arrestua dyshja, shitësi i sherrit Dritan Nano i cili në akt akuzë duhet të shpallej porositësi dhe Dorian Aliaj, vetëm njëri nga dorësit që mori përsipër krimin?

    Me sa duket këta ishin parashikuar dhe paguar jo vetëm për krimin e shëmtuar, por edhe për kohën e burgut që do të bënin pas krimit, praktikë kjo e njohur në botën e krimit ordiner dhe shtetëror në Shqipëri.

    Së fundmi, pse heshtën dhe nuk dënuan krimin e shëmtuar, por zbatuan omertan, krerët e organeve të drejtësisë së re?

    Këto organe reaguan në kor ndaj denoncimit të krimit të delikuentes, gjykatëses me tri mbiemra Irena Gjoka, e cila qëndron kundër çdo norme apo ligji në detyrë. Por ata nuk thanë një fjalë të vetme për atentatin për eliminimin fizik të një anëtari të komunitetit të sistemit të drejtësisë, i cili me demaskimin ligjor që i bëri vendimeve të këtij sistemi nxori cullak para shqiptarëve dhe botës, kontrollin e plotë të drejtësisë së re nga Edi Rama.

    Si përfundim, cili mund të urdhërojë përveç Edi Ramës, ndryshimin nga policia në mënyrë absurde të akuzës ndaj Dritan Nanos dhe Dorian Aliajt, nga tentativë vrasje në tentative plagosje?

    Cilido që ka njohuritë më elementare kur shikon skenën e atentatit ka të qartë se grupi i strukturuar kriminal nuk synonte plagosjen, por eliminimin fizik publik të Prof. Mëngjesit, i cili para syve të publikut u godit me objekte hekuri dhe ra pa frymë për tokë me kokë në çimento, rrëzim i mjaftueshëm ky për traumë të trurit fatale. Por jo vetëm kaq; kriminelët në përputhje me zotimin që kishin u rikthyen dhe e goditën me forcë me shkelma në kokë, pra i dhanë Profesorit të shtrirë edhe goditjen e mëshirë të cilën vrasësit për t’u siguruar, u japin viktimave të tyre.

    Për të gjitha këto mund të konkludohet se atentati ndaj Prof. Mëngjesit është një krim i mirëfilltë shtetëror i porositur nga Edi Rama, njeriu më i interesuar në Shqipëri për likuidimin publik të tij.

    Syri

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Dhunohet pedagogu dhe avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi

    U dhunua brutalisht nga katër persona, avokati Sokol Mëngjesi do të transportohet në Athinë

    Avokati i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Sokol Mëngjesi i cili u dhunua më 29 maj nga katër persona në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, do të transportohet me avion në Athinë.

    Kujtojmë që Mëngjesi, shkoi në spital në gjendje të stabilizuar shëndetësore, por gjendja e tij u përkeqësua disa orë më vonë, duke bërë që të futet në koma artificiale.

    Sipas bluzave të bardha te Trauma, sot Mëngjesit i është bërë një skenar dhe është parë një ulje e ënjtjes në tru.

    Të shtunën i dyshuari si porositësi i dhunës ndaj tij doli para gjykatës, por sërish, 58-vjeçari Dritan Nano, mbajti qëndrim mohues.

    Edhe dhëndri i tij, Dorian Alia 32 vjeç nga Tropoja, u la në burg, ndërsa vijojnë në kërkim 3 miqtë e tij, Drivaldo Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku i cili i largoi me makinë.

    Dritan Nano akuzohet se organizoi dhunën ndaj Sokol Mëngjesit, pasi nuk pranoi t’i japë përqindjen që i takon sipas kontratës mes tyre, pas fitimit të pronësisë së tokës mbi të cilën u ndërtuan 5 kulla te diga e Liqenit.

    Prokuroria e zbuti akuzën nga vrasje e funksionit publik, mbetur në tentativë në plagosje të rëndë me dashje dhe goditje e gjyqtarit, në bashkëpunim.

    ORA NEWS

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Dhunohet pedagogu dhe avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi

    Avokati Mëngjesi doli nga koma, mesazhi i ndjerë i motrës: Zoti do ta ngrejë Sokolin në këmbë!

    Emri:  avok-1.jpg

Shikime: 347

Madhësia:  31.6 KB

    Avokati Sokol Mëngjesi u zgjua nga koma dy ditë më parë, pas dhunës së ushtruar ndaj tij në zonën e ish-Bllokut.

    Motra e avokatit, Ida Mëngjesi, ka reaguar ditën e sotme me një postim në rrjetet sociale, ku ka falënderuar të gjithë ata të cilët ishin pranë familjes në ditët e vështira ku Mëngjesi ishte në koma apo i intubuar.

    Postimi i plotë:

    Ne emrin e vellait tim te shtrenjte. Ne emer te prinderve te mi heronj. Ne emer te Anxheles se dashur dhe engjejve tane te bekuar, dhe me gjithe qenien time do doja t’ju falenderoja nga zemra cdo njerin prej jush, te njohur e te panjour qe e mbuluat Sokolin me nje mburoje te papershkruar dashurie njerezore, derisa syte e tij te zgjuar u zgjuan nga kjo enderr e keqe.

    Zoti ka menyrat e tij per te na provuar egzistencen e gjithefuqishme, nepermjet mrekullive qe ben here pas here me njerezit dhe ai do e ngreje Sokolin ne kembe!

    Ne keto dite te kobshme qe kane zgjatur si muaj kemi mesuar se asgje nuk vlen sa fuqia e mbinatyrshme e dashurise njerezore qe u derdh mbi te dhe mbi ne ne nje menyre te papershkruar me fjale!

    Drita e qirinjve te ndezur ne te kater anet e botes, drita e cdo lutjeje te peshperitur nga buzet e drdhura dhe drita e miresise qofte me ju cdo cast dhe mbreterofte e mira ne jeten dhe ne shpirtin tuaj! E mira nuk humbet!

    Koha Jone

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-05-2023, 16:29
  2. Shqiperia e Sali Berishes - video
    Nga iliria e para në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 07:53
  3. Pazari I Rradhes I Sali Berishes
    Nga RAPTILOID në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-04-2011, 02:04
  4. Analize e Personaletit te Sali Berishes
    Nga Duaje Siveten në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-04-2008, 09:10
  5. Leter drejtuar Sali Berishës
    Nga Duaje Siveten në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-01-2008, 12:15

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •