Rrėfimi i studiueses pėr ditarin e Parashqevi Qiriazit: Kontribuoi nė konsolidimin e shtetit shqiptar! Roli i saj nė Konferencėn e Paqes
Studiuesja Teuta Toska boton pėr herė tė parė ditarin e plotė tė diplomates edhe intelektuales Parashqevi Qiriazi. Pėr ReportTV Toska rrėfen kontributin e rėndėsishėm tė Qiriazit para 100 vitesh dhe formėsimin e shtetit shqiptar.
Nga Valeria Dedaj
6 Shkurt 2021
Botimi Parashqevi Qiriazi dhe viti i saj 1919 me autore Teuta Toskėn sjell pėr herė tė parė ditarin e veprimtares sė vetme shqiptare, qė lundroi nė 1919-n nga Nju-Jorku pėr nė Paris, pėr tė pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė Konferencėn e Paqes. Studiuesja Teuta Toksa nė kėtė rrėfim pėr ReporTV ndalet te kontributi i Parashqevi Qiriazit nė konsolidimin e shtetit shqiptar tė pavarur rreth 100 vite mė parė,
Ky ditar ka qenė nė Arkivin e Shtetit, por ėshtė i njohur vetėm pėr studiuesit, jo pėr publikun. Mė shumė se njė ditar kujtimesh, ėshtė si njė agjent pune. Prandaj, ishte e nevojshme qė do ti jepej publikut, i plotėsuar me komente. 1919-ta ėshtė njė vit shumė i rėndėsishėm, njė vit ndarės nė politikėn shqiptare. Por pėr mua ky vit ėshtė mė i rėndėsishmi, nė jetėn politike dhe diplomatike tė saj. Para 100 vitesh, problem madhor ishte formimi i shtetit shqiptar, shprehet Toska.
Nė ditarin e saj, mbajtur nga data 1 janar tė vitit 1919, mes tė tjerash Qiriazi shkruante pėr kuvendin e datės 29 dhjetor, tė organizuar nga Federata panshqiptare, Vatra se:
1 janar. Sot pas si anėrova pak dhe u vesha, shkrova ca letra edhe spastrova deskun. Kėtu kishim zz.Sadik Lekdushin, Kost Lakrorin, Rafail Burgalecin dhe z,Grameno po ėshtė kėtu prej njė muaj. Sot u bė njė meting organizuar prej vatrės, ku u bėnė protestime pėr ccėshtjen tė CCamrėisė dhe tė Kosovės...
Pėrpos koordinimit tė delegacioneve shqiptare, Toska thekson rolin e Qirizit pėr transformimin e shoqėrisė shqiptare, duke shkruar njė strategji pėr arsimin.
Unė mendoj se i gjithė libri jep njė panoramė tė plotė, tė asaj qė Parashqevi Qiriazi ishte. Pjesa e parė e tregon gruan e thjeshtė, qė befas transformohet nė njė diplomate shumė aktive, qė shndėrrohet nė njė diplomate aktive dhe qė koordinon veprimtarinė e delegacioneve shqiptare. Nė Paris gėrshetohet pėrmes ditarit; jeta e njė gruaje, pasionet e njė intelektualeje dhe veprimtaria e ethshme diplomatike e saj. Pjesa e dytė, i kushtohet mendimit tė saj politik. Aty shpaloset edhe mė shumė mendimi i saj pėr transformimin e shoqėrisė shqiptare. Ajo kishte shkruar njė strategji kombėtare pėr arsimit. Prandaj mendoj se kjo ėshtė panorama e njė intelektualeje shumė tė guximshme shqiptare, pėr kohėn qė ne flasim, pėrpara 100 viteve. Ėshtė unike, pėrfundon Toska.
VIDEO
Shqiptarja
Krijoni Kontakt