Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,199

    Arrestohet Milan Radoiçiç, organizatori i sulmit në veri të Kosovës



    Vetëm 6 të arrestuar, ku shkuan 24 terroristët serbë? Eksperti zbulon të vërtetën

    Euronews Albania

    Sep 25, 2023

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,199

    Për: Vetëm 6 të arrestuar, ku shkuan 24 terroristët serbë? Eksperti zbulon të vërtetën


  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vetëm 6 të arrestuar, ku shkuan 24 terroristët serbë? Eksperti zbulon të vërtetën

    Gjithçka duhet të dini për përleshjen e armatosur në veri të Kosovës

    Emri:  sulmi-terrorrist-zvecan.jpg

Shikime: 360

Madhësia:  36.0 KB

    Një polic ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë në veri të Kosovës, gjatë një sulmi terrorist që ndodhi në fshatin Banjskë në Zveçan. Nga sulmi mbeti i vrarë rreshteri i policisë Afrim Bunjaku, ndërsa i plagosur mbeti polici Alban Reshiti.
    Të dielën, autoritetet kosovare thanë se tre terrorriste u vranë gjatë sulmit, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, u arrestuan.

    të hënën Prokuroria e Kosovës ka konfirmuar se gjeti edhe trupin e pajetë të një sulmuesi të dyshuar në veri të vendit, duke e çuar në katër numrin e të vrarëve.

    Trupi i pajetë është gjetur rreth 1.5 kilometra larg “vendit të incidentit”, një ditë pasi një grup prej dhjetëra personave të armatosur e sulmuan Policinë e Kosovës.

    Emri:  1695550642_121.jpeg

Shikime: 343

Madhësia:  23.7 KB
    Polici i vrare ne Kosove, Afrim Bunjaku

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, bëri të dielën një reagim fillestar lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës, duke i cilësuar ato vetëm si “akt të shëmtuar të një bande të armatosur kundër policëve të Kosovës”. Megjithatë në një njoftim të lëshuar nga zyra e tij pak kohë më vonë, Borell e ashpërsoi gjuhën dhe Bashkimi Evropian e ka emëruar ngjarjen në veri edhe si “sulm qyqar terrorist kundër Policisë së Kosovës”.

    Edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë fuqishëm sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

    Ai ka thënë se autorët e krimit duhet të mbahen përgjegjës nëpërmjet një procesi hetimor transparent.

    Ndryshe nga udhëheqësit perendimorë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndonëse e dënoi vrasjen e policit kosovar tha se incidenti ishte shkaktuar nga rebelimi i serbëve të Kosovës, pasi ata “nuk donin të vuanin më nën terrorin e Kurtit” dhe se ishte çështje kohe se kur do të ndodhte diçka e tillë.

    Sipas tij, i vetmi fajtor për atë që po ndodh në veri, “është Albin Kurti”.

    Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe tha se në veri të Kosovës, policët duhet të jenë serbë.

    Vuçiç tha se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën “as formalisht, as joformalisht”, por shtoi se është i gatshëm të bisedojë.

    Personat që sulmuan policët e Kosovës mendohet se janë një skuadër prej 30 vetash, profesionistë ushtarakë, të armatosur rëndë. në orët e para të së dielës, ata tentuan të ngrinin barrikada dhe kur policët e Kosovës tentuan ti pengonin ata qëlluan me armë. Ata u strehuan brenda oborrit të Manastirit të Banjskës, që normalisht ka një lloj eskstrateritorialiteti nga ku janë dëgjuar herë pas here të shtëna armësh.

    Emri:  1695551506_127.jpg

Shikime: 361

Madhësia:  31.3 KB

    Dioqeza Rashkë-Prizren ka konfirmuar për mediat e Kosovës se brenda Manastirit të Banjskës u mbyllën një grup besimtarësh nga Novi Sadi dhe igumeni Danilo. Por ata thanë se njerëzit e arrmatosur ishin futur forcërisht në manastir.

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se sulmi në fshatin Banjska të Zveçanit përfshinte “profesionistë” që përdorin armë të rënda. Në një konference për mediat, Kurti shfaqi disa foto të personave që kanë vepruar në veri. Ata duket që janë të armatosur dhe të veshur me uniforma kamuflazh.

    Emri:  1695551506_1211.jpg

Shikime: 338

Madhësia:  25.3 KB

    “Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë a policë, që ndodhen nën rrethimin e forcave tona policore dhe që i ftoj të dorëzohen te organet tona të sigurisë. Ata janë që po i sulmojnë policinë tonë, edhe pasi e kanë vrarë Afrim Bunjakun e e kanë plagosur Alban Rashitin”, tha Kurti gjatë konferencës.

    Duke përshkruar pamjet, Kurti tha se ata janë vendosur pranë Manastirit në Banjskë të Zveçanit.

    “Organet e sigurisë dhe prokuroria do të zhvillojnë hetimet për t’i kuptuar këto uniforma të cilat siç shihet përveç xhipave, kanë edhe një autoblindë aty. E vëreni se ka një gjoksore që është tipike për uniformën dhe pajisjet në vendluftime. Është paraqitur një formacion i organizuar që ka ardhur të luftojë në Kosovë”, është shprehur ai.

    Ndërkohë gazetarët janë interesuar nëse ka dyshime se personat që kanë hyrë të armatosur në Kosovë janë pjestarë të grupit Vagner dhe për këtë është përgjigjur zv.drejtori i policisë, Fehmi Hoti.

    “Kemi pas informacione se individë të grupit Vagner mund të jenë përfshirë, por nuk e kemi të faktuar se janë aty. Si informacion jemi duke e trajtuar. Jemi në koordinim të vazhdueshëm me KFOR” tha Hoti.

    Emri:  1695551506_122.jpg

Shikime: 381

Madhësia:  31.0 KB

    Ndërsa sot autoritetet e sigurisë në Kosovë kanë akuzuar nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiqin, për organizim dhe pjesëmarrje në sulmit ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator.

    Gjatë një konference për media, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se autoritetet kanë gjetur harta dhe plane për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri më 24 shtator. Ai argumentoi se sulmi nuk ishte ad-hoc, por ishte planifikuar për muaj të tërë.

    Ai tha se në bazë të dokumenteve që kanë gjetur Radoiçiq, është i lidhur me sulmin.

    “Në këto materiale, po ashtu kemi gjetur edhe dokumente të kriminelit që, po ashtu, është në listën e zezë të SHBA-së, Millan Radoiçiq, dokumente këto që dëshmojnë lidhjen apo pjesëmarrjen e tij të drejtpërdrejtë në këtë aksion. Kjo është lista e armëve apo lejeve të institucioneve të Serbisë dhënë Millan Radoiçiqit ku është edhe lista me armët që ai posedon, me numra, me të gjitha që janë gjetur në veturën e parë në radhë atje dhe patjetër që dokumenti origjinal është në dorën e forenzikës”, tha Sveçla gjatë konferencës për media në kampin e njësive speciale policore në Mitrovicë të Jugut, ku policia ekspozoi armët dhe pajisjet që ka gjetur në vendin e ngjarjes.

    Sipas tij, në bazë të armëve që kanë gjetur, besohet se ka pasur plan që në sulm të përfshiheshin “qindra persona për destabilizimin e vendit tonë”.

    Sveçla tha se, sipas informatave të deritashme, “gjashtë terroristë po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit [qytet në Serbi]”, ndërsa i bëri thirrje Serbisë që t’ia dorëzojë Kosovës. Ai tha se përveç tyre, edhe pjesëtarë të tjerë të grupit që mund të kenë ikur për në Serbi, duhet t’i dorëzohen Kosovës që të përballen me drejtësinë.

    Ai tha se në bazë të informatave, disa nga pjesëtarët e grupit që sulmuan policinë ishin pjesëtarë të “Brigadës së Veriut” dhe “Mbrojtjes Civile”, që Kosova i ka shpallur si organizata terroriste më herët gjatë vitit.

    Sulmi ndaj policisë së Kosovës vjen pas dështimit të dialogut politik në lidhje me zbatimin e planit franko-gjerman. Bashkësia ndërkombëtare fajëson Albin Kurtin që nuk pranon asosacionin e komunave serbe në veri të Kosovës dhe për këtë ka mbajtur qëndrime më të zbutura ndaj Serbisë.

    Për pasojë, kur serbët sulmuan ushtarët e KFOR gjatë përleshjeve të dhunshme në veri, reagimi ishte i mekur. Kur serbët rrëmbyen tre policë të Kosovës, reagimi i bashkësisë ndërkombëtare ishte i vonuar dhe i paqartë, duke lënë hapësira për ndërhyrje të natyrës terroriste në veri të Kosovës që e destabilizojnë situatën.

    NATO ka dislokuar 700 trupa shtesë për t’u marrë me trazirat në veri të Kosovës, që pas përleshjeve të dhunshme që ndodhën atje pas zgjedhjeve.

    Emri:  1695551506_1214.jpg

Shikime: 341

Madhësia:  13.0 KB

    Emri:  1695551506_1215.jpg

Shikime: 345

Madhësia:  20.6 KB

    Emri:  1695551506_121.jpg

Shikime: 354

Madhësia:  29.6 KB

    Emri:  1695551506_122.jpg

Shikime: 381

Madhësia:  31.0 KB

    Emri:  1695551506_123.jpg

Shikime: 353

Madhësia:  28.2 KB

    Emri:  1695551506_124.jpg

Shikime: 340

Madhësia:  12.8 KB

    Emri:  1695551506_125.jpg

Shikime: 362

Madhësia:  28.1 KB

    Emri:  1695551506_126.jpg

Shikime: 339

Madhësia:  28.9 KB

    Emri:  1695551506_127.jpg

Shikime: 361

Madhësia:  31.3 KB

    Emri:  1695551506_128.jpg

Shikime: 351

Madhësia:  23.2 KB

    Emri:  1695551506_129-1.jpg

Shikime: 341

Madhësia:  23.6 KB

    Emri:  1695551506_1210.jpg

Shikime: 342

Madhësia:  24.3 KB

    Emri:  1695551506_1211.jpg

Shikime: 338

Madhësia:  25.3 KB

    Emri:  1695551506_1212.jpg

Shikime: 348

Madhësia:  31.8 KB
    Lapsi.al

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vetëm 6 të arrestuar, ku shkuan 24 terroristët serbë? Eksperti zbulon të vërtetën

    Sulmi terrorist në Kosovë/ Dy reagimet e tredhura nga Tirana zyrtare

    Emri:  Rama-dhe-Begaj.jpg

Shikime: 342

Madhësia:  30.5 KB

    Vrasja e një polici në detyrë dhe lëvizja e një grupi personash të armatosur në veri ka rikthyer kujtimet e luftës dhe pasigurinë mes shqiptarëve që jetojnë në Kosovë. Në një konferencë me gazetarët, kryeministri Albin Kurti u pa teksa përpiqet të japin një përgjigje dinjitoze ndaj këtij akti që kërkon drejtësi, por edhe të jetë i kujdesshëm, që situata të mos degradojë, siç do t’i interesonte Beogradit.

    Sepse është e qartë që sulmi është organizuar dhe dirigjohet nga Beogradi, njësoj siç ka ndodhur më parë me bojkotin e serbëve në veri, me protestat e dhunshme pas zgjedhjeve apo me rrëmbimin e tre policëve shqiptarë nga skuadrat speciale të Serbisë.

    Dhe në këtë situatë, kur Prishtinës i duhet mbështetja, nga Tirana zyrtare vijnë disa reagime sterile. Të tredhura deri në paturpësi nga një president dhe një kryeministër, që nuk guxojnë as t’i përmendin serbët në reagimin e tyre.

    Nëse e vë re me kujdes në mesazhin që shpërndau zyra e shtypit e presidentit Bajram Begaj nuk gjendet në asnjë rresht, fjala “Serbi”. Begaj e quan sulmin “një akt i organizuar kriminal” dhe “cënim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, ndërsa i bën thirrje ndërkombëtarëve të reagojnë ndaj “urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës”.

    Që Begaj nuk e përmend dot Serbinë, nuk është rastësi. Në të njëjtën linjë është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që në asnjë rresht të reagimit të tij nuk përmend dot Serbinë, si shteti që qëndron pas sulmit që i mori jetën policit shqiptar dhe që po kërkon destabilizimin e Kosovës.

    Përkundrazi, kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama i duket zgjidhje një konferencë ndërkombëtare e jashtëzakonshme, një propozim i vjetër ky i Serbisë që synon të sfidojë, të zhvlerësojë dhe të vërë në diskutim faktin që Kosova është tashmë shtet i pavarur dhe që duhet respektuar si i tillë.

    Sipas Ramës, zgjidhja nuk është t’i bëhet thirrje Serbisë të ndalet dhe të mos hedhë në territorin e Kosovës skuadra speciale që rrëmbejnë dhe vrasin policë, por “thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara”.

    Reagimet e Ramës dhe të Begajt janë edhe një herë tjetër në vazhdën e politikës servile dhe të gjunjëzuar të Tiranës ndaj SHBA dhe Bashkimit Europian, që në këtë periudhë kanë qenë të ashpër me Albin Kurtin dhe tolerantë ndaj Aleksandër Vuçiçit. Pikërisht se ndjekin me përulësi politikat e ndërkombëtarëve, Rama dhe Begaj vetëcensurohen në reagimet e tyre, duke mbajtur qëndrime të turpshme sikur të ishin zëdhënës të organizmave ndërkombëtare.

    Reagimi i Bajrom Begajt

    Dënoj me forcë sulmin ndaj policisë së Kosovës në komunën e Leposaviqit, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë.

    Ky akt i organizuar kriminal është cënim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

    I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen e policit të vrarë dhe uroj shërim të shpejtë për policët e plagosur.

    Në këto momente nevojitet më shumë se kurrë qetësi, maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe aleatët. Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës.

    Reagimi i Edi Rames

    Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur. Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetëtore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë.

    Komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit. Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur në Veriun e Kosovës të dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin.


    Lapsi.al

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vetëm 6 të arrestuar, ku shkuan 24 terroristët serbë? Eksperti zbulon të vërtetën

    Berisha: Vuçiçi duhet dërguar në Hagë, ndryshe nuk ka paqe në rajon. Rama reagoi si argati i tij!

    Kryetari demokrat, Sali Berisha i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dërgojë në Hagë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

    Reagimi i tij erdhi pas sulmit terrorist në veri të Kosovës.

    “Si me komandë nga Beogradi, reagoi ndaj sulmit të grupit terrorist të përbërë nga oficerë të ushtrisë serbe, argati i Vuçicit në Tiranë, Edi Rama.

    Në reagimin e tij në platformën X, Edi Rama nuk shprehu ngushëllime për policin e rënë në krye të detyrës, sikur në Banjskë po ndodhte një përleshje mes bandash dhe banditësh.

    Së dyti, duke besuar se kryengritja nuk do të shtypej nga policia e Kosovës, përsëriti kërkesën e Beogradit për konferencë ndërkombëtare për të zhbërë arritjet 23-vjeçare të Kosovës në rrugën e lirisë dhe pavarësisë dhe për të hapur dyert për uljen e Rusisë në këtë tavolinë, kërkesë kjo e Serbisë.

    PD mbështet pa rezervë të drejtën e autoriteteve të Kosovës për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit.

    Ajo përgëzon dhe përshëndet policinë e Kosovës për guximin, vendosmërinë dhe trimërinë që dëshmoi, profesionalizmin e lartë në shtypjen e kryengritjes së armatosur.

    PD u bën thirrje autoriteteve të Kosovës të bëjnë më të mirën që në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, të finalizojnë me dialog, marrëveshjen me Serbinë.

    PD dënon me forcën më të madhe organizimin nga Beogradit të kryengritjes së armatosur në Kosovë.

    Për PD-në, organizimi nga Beogradi i kryengritjes tregon qartë se Vuçiç është një Millosheviç i ri.

    PD i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të dorëzojë sa më parë Aleksandër Vuçiçin në gjykatën e Hagës për pjesëmarrjen e tij thelbësore në gjenocid dhe krime shfarosëse ndaj njerëzimit të kryera nga Beogradi ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve pak vite më parë.

    Dorëzimi i Millosheviçit të ri në Hagë, do ishte jo vetëm përmbushje e detyrimit ligjor dhe moral ndaj viktimave të pafajshme të gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit, por edhe kushti i të gjitha kushteve për paqen dhe bashkëpunimin në rajon.

    Me Aleksandër Vuçiç në Beograd, rajoni nuk do gjejë paqe, por vetëm konflikte dhe trazira,” tha Berisha.

    Syri

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vetëm 6 të arrestuar, ku shkuan 24 terroristët serbë? Eksperti zbulon të vërtetën

    E bija e policit hero që e vranë përlot me fjalimin: Flijove jetën për liri

    Emri:  Capture-126.jpg

Shikime: 332

Madhësia:  17.7 KB

    Sot Kosova është në zi kombëtare. E bija e policit të vrarë Afrim Bunjakut, dha mesazhin e saj të lamtumirës, në homazhet që po mbahen këtë të hënë në Prishtinë.

    ”Heroi im babai im. Sa të vështirë e kam të shkruaj për ty babi! Ikja jote na la një plagë të madhe në zemrat tona. Babi nuk e di si jetoj pa ty, pa heroin tim. Vendin tënd në shtëpi s’e zë askush. Flijove jetën për liri! Ne e Kosova jemi krenarë për ty”,-tha ajo.

    Në fund të fjalës së saj ajo i dha edhe një premtim babit të ndjerë. “Të premtoj që do të jem gjithmonë krenare me ty dhe do të ndjekim gjithmonë rrugën tënde. Me mall dhe dhimbje do të përkujtojmë gjithmonë”.

    Koha Jone

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,199

    Për: Vetëm 6 të arrestuar, ku shkuan 24 terroristët serbë? Eksperti zbulon të vërtetën


    Pamje ekskluzive, terroristet serbe duke ikur nga Manastiri - Klan Kosova

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,199

    Për: Vetëm 6 të arrestuar, ku shkuan 24 terroristët serbë? Eksperti zbulon të vërtetën



    “KFORI dhe EULEX, ndihmuan terroristët të largohen në Serbi”

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,199

    Për: Vetëm 6 të arrestuar, ku shkuan 24 terroristët serbë? Eksperti zbulon të vërtetën



    FIVE - A MUND TË ARRESTOHET MILAN RADOJÇIQ?

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vetëm 6 të arrestuar, ku shkuan 24 terroristët serbë? Eksperti zbulon të vërtetën

    Terroristi Radoiçiç merr përgjegjësinë për sulmet në Banjskë, veri të Kosovës

    Emri:  Capture-136.jpg

Shikime: 324

Madhësia:  22.6 KB

    -Botuar në radion “Europa e Lirë”-

    Millan Radoiçiç e ka marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku është vrarë një zyrtar policor, dhe ka thënë se i ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike për ngjarjet e asaj dite.

    Ai e ka bërë këtë deklaratë të premten përmes një letre të lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviç për publikun, nga Beogradi.

    Si pasojë e përleshjeve të Policisë me një grup të armatosur në këtë pjesë në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – kanë mbetur të vrarë edhe tre sulmues.

    “Po i njoftoj të gjithë persekutorët vigjilentë të popullit serb, prej Kurtit e te ndihmësit e tij të shumtë të huaj, se unë personalisht i kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për mbrojtjen e popullit tonë kundër pushtuesit dhe ky akt i imi nuk ka asnjë karakter apo qëllim tjetër, dhe nuk ka të bëjë fare me të kaluarën time”, ka thënë ai, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    Avokati, duke e lexuar letrën e Radoiçiçit, ka thënë se për veprimet e tij, Radoiçiç nuk e ka njoftuar askënd prej strukturave qeveritare serbe apo atyre politike lokale në veri të Kosovës, dhe as nuk e ka pranuar “ndonjë ndihmë” prej tyre.

    Radoiçiç ka thënë se me ta ka pasur qëndrime të ndryshme në lidhje me “metodat e mëparshme të rezistencës ndaj terrorit të Kurtit”, dhe se atyre u është kërkuar “të tërhiqen pa arritur ndonjë rezultat të dukshëm”.

    “Sepse na u tha se në këtë mënyrë do të kontribuojmë në ulje të shtensionimit, dhe se bashkësia ndërkombëtare dhe KFOR-i do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë. Pala tjetër nuk e ka perceptuar qetësimin tonë të situatës si vullnet të mirë dhe krijimin e kushteve për negociatat, por si dobësi”, është thënë mes tjerash në letër.

    Radoiçiçi i ka akuzuar autoritetet në Prishtinë, të udhëhequra nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për “pushtim të paligjshëm të veriut të Kosovës”.

    “Arsyeja e kthimit tonë ishte inkurajimi i serbëve, popullit të asaj zone, për t’i rezistuar terrorit të regjimit të Kurtit, duke mbrojtur njerëzit tanë, që çdo ditë i ekspozohen atij terrori”, ka thënë ai.

    Në letër, Radoiçiç ka theksuar se vrasja e policit të Kosovës ka qenë “aksidentale”, pas së cilës ka nisur “një përleshje e ashpër nga të dyja palët”.

    Ai e ka njoftuar opinionin se po jep dorëheqje nga pozita e tij në Listën Serbe, duke theksuar se përfshirja e tij politike në Listën Serbe “nuk kishte të bënte me kthimin e tij në Kosovë”.

    Ai ka thënë, mes tjerash, në letër se do t’i përgjigjet ftesës së autoriteteve të Republikës së Serbisë.

    I pyetur se nga kanë ardhur të gjitha armët dhe pajisjet e përdorura në aksionin e 24 shtatorit, avokati ka thënë se nuk mund të flasë se çfarë do të kishte thënë Radoiçiq, nëse do të kishte bisedime për këtë gjë me autoritetet kompetente të Serbisë.

    Petronijeviç e ka mohuar se Radoiçiç është plagosur në Banjskë apo që është trajtuar në spitalin ushtarak në Beograd.

    Avokati ka thënë se nuk e ka parë videon e publikuar nga Policia e Kosovës, e cila pretendohet se tregon Radoiçiçin të armatosur, andaj “nuk mund të gjykojë për këtë”.

    I pyetur nga gazetarët se kush e ka qëlluar zyrtarin policor të Kosovës dhe pse janë vendosur barrikadat, avokati ka thënë se “nuk ishte aty” dhe se “nuk mund t’i thotë ato detaje”.

    Ai ka pretenduar se zyrtari policor është vrarë ”nga një shpërthim, jo nga plumbi”.

    Në pyetjen e gazetarëve se ku ndodhet Millan Radoiçiç, pse nuk i është drejtuar vetë publikut dhe prej kujt fshihet, avokati ka pyetur: “Kush ka thënë që fshihet?”

    “Ndoshta e di, ndoshta nuk e di”, ka thënë ai, duke mos dhënë më shumë hollësi nëse e di vendndodhjen e tij.

    Kjo është hera e parë që Radoiçiçi reagon publikisht, pas sulmeve të 24 shtatorit.

    Koha Jone

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Zgjedhjet në veri të Kosovës, KQZ shpall rezultatet
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-04-2023, 11:50
  2. Kush janë shqiptarët e armatosur në veri të Kosovës?
    Nga PLAKU në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 21-04-2012, 02:38
  3. Policia e Kosovës në veri i raporton MUP-it? !!!
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 08:13
  4. Demonstrata e gaz lotsjellës në veri të Kosovës
    Nga Selami2006 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-05-2009, 13:22
  5. Rrezikimi i integritetit teritorial ne veri te Kosoves
    Nga Nertili në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-09-2006, 05:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •