Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,833
    Postimet në Bllog
    18

    Presidenti i Iranit humb jetën në një aksident teksa udhëtonte me helikopter

    Pamjet ku vdiq presidenti i Iranit (Foto)

    Emri:  Capture-131.jpg

Shikime: 22

Madhësia:  42.9 KB

    Presidenti iranian Ebrahim Raisi, ministri i jashtëm i Iranit dhe persona të tjerë, u gjetën të vdekur në vendin e rrëzimit të helikopterit me të cilin po udhëtonin të dielën, pas shumë orë kërkimesh në një rajon malor me mjegull, në veriperëndim të vendit.

    Televizioni shtetëror nuk dha asnjë njoftim të menjëhershëm për shkaqet e rrëzimit të helikopterit. Bashkë me presidentin Raisi në helikopter ishin ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amirabdollahian, guvernatori i provincës së Azerbajxhanit Lindor të Iranit dhe zyrtarë të tjerë dhe truproja, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

    Autoritetet turke publikuan herët të hënën atë që ata e përshkruan si pamje me dron që tregon atë që dukej të ishte një zjarr në shkretëtirë që ata “dyshonin se ishin rrënojat e një helikopteri”. Koordinatat e renditura në pamje, shfaqin vendin e rrëzimit rreth 20 kilometra në jug të kufirit ndërmjet Azerbajxhanit dhe Iranit, në anën e një mali të pjerrët.

    Pamjet e publikuara nga agjencia IRNA herët të hënën, shfaqën atë që agjencia e përshkroi si vendin e përplasjes, përgjatë një lugine të pjerrët. Ushtarët që flisnin në gjuhën lokale azere dëgjohen duke thënë: “ja ku është, e gjetëm.” Menjëherë pas kësaj, TV shtetëror në një tekst në ekran shkroi se “nuk ka asnjë shenjë jete të udhëtarëve që ndodheshin në bord”.

    Kreu i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane (IRCS) thotë se nuk është gjetur asnjë i mbijetuar në vendin ku u rrëzua helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi në veriperëndim të Iranit.

    “Asnjë gjurmë e të mbijetuarve nuk është parë pas zbulimit të vendit të helikopterit të rrëzuar”, tha Pir-Hossein Kolivand herët të hënën në një intervistë me agjencinë gjysmë zyrtare të lajmeve Tasnim.

    Emri:  Capture-108.jpg

Shikime: 16

Madhësia:  26.1 KB

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,833
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Presidenti i Iranit humb jetën në një aksident teksa udhëtonte me helikopter

    Iran, rrëzohet helikopteri me të cilin udhëtonte Presidenti Ebrahim Raisi

    Emri:  Iran.jpg

Shikime: 10

Madhësia:  17.3 KB

    Një helikopter me të cilin po udhëtonte presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i tij i jashtëm bëri një ulje të detyruar dhe të “fortë” të dielën. Agjencitë iraniane të lajmeve thanë se helikopteri po fluturonte mbi një zonë malore me mjegull të dendur. Zoti Raisi po kthehej nga një vizitë në Azerbajxhan.

    Moti i keq po ndërlikon përpjekjet e shpëtimit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA. Agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve, Fars, u bëri thirrje iranianëve që të luten për Raisin ndërsa në televizionin shtetëror u transmetuan lutje.

    Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA tha se në helikopter po udhëtonin Presidenti Raisi, Ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian dhe zyrtarë lokalë.

    Ministri i Brendshëm, Ahmed Vahidi, i tha televizionit shtetëror se një prej tre helikopterëve kishte bërë një ulje të dhunshme dhe se autoritetet po prisnin detaje të mëtejshme.

    63-vjeçari Raisi u zgjodh në postin e presidentit në vitin 2021 pas një përpjekje të dytë. Që nga marrja e detyrës, ai ka urdhëruar një shtrëngim të ligjeve të moralit dhe shtypjen e përgjakshme të protestave antiqeveritare. Ai ka bërë përpjekje të forta në rrafshin ndërkombëtar lidhur me aspiratat bërthamore të Teheranit.

    Në bazë të sistemit politik iranian, i ndarë mes strukturës klerike dhe qeverisë, fjala e fundit për çështje madhore i takon udhëheqësit suprem të vendit dhe jo presidentit.

    Por Presidenti Raisi shihet si një pretendent i fortë për të pasuar mentorin e tij, Udhëheqësin Suprem Ayatollah Ali Khamenei, i cili ka mbështetur fuqishëm politikat kryesore të Raisit.

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Kreu i Wagner, Prigozhin humb jetën në një aksident me avion në Rusi
    Nga ATMAN në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-09-2023, 09:22
  2. Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi
    Nga Alti Elezi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 362
    Postimi i Fundit: 29-09-2014, 13:11
  3. Aksident tragjik në minierën e Matit, humb jetën minatori
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 24-01-2014, 16:59
  4. Rusi: Aksident ajror, humb jetën presidenti Polak, Lech Kazinski
    Nga Bledari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 16-04-2010, 15:30
  5. Përgjigje: 389
    Postimi i Fundit: 31-05-2008, 11:57

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •