Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Kreu i SPAK raporton për punën e institucionit të akuzës që drejton para Kuvendit të Shqipërisë

    Besoni se Rama e Veliaj janë të pafajshëm?/ Dumani: Çdo gjë ka kohën e vet

    Emri:  dumani2-433x300-1.jpg

Shikime: 716

Madhësia:  25.4 KB

    Gjatë raportimit vjetor para Kuvendit, i pyetur nga Agron Shehaj për përfshirjen e Ramës tek afera e inceneratorëve, apo e Veliajt tek “5D”, Altin Dumani dha një përgjigje formale, por me një nëntekst brenda.

    Shehaj e pyeti shefin e SPAK nëse ai vërtetë besonte se Edi Rama nuk ishte i përfshirë tek Inceneratorët dhe se kjo aferë 400 milionë euroshe ishte vjedhje e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

    Gjithashtu kreu i Partisë Mundësia pyeti Dumanin nëse ai vërtetë besonte se Erion Veliaj nuk ishte pjesë e skandalit të kompanisë së drejtorëve të tij “5D”.

    Shefi i SPAK tha se nuk mund të jepte mendim si prokuror, por se çdo gjë ka kohën e vet.

    “Tani, ju pyesni, a mendoni se kryeministri nuk ka dorë te inceneratori? Te “5 D”, a mendoni që nuk ka pjesë Veliaj, etj?

    Prokurori nuk i lejohet të shfaqë mendime kështu, por prokurori ka vetëm një detyrim, të grumbullojë provat dhe pastaj të disponojë me aktet proceduriale përkatëse. Kjo është detyrë e prokurorit. Nuk mund të japë mendim dhe unë këtu jam edhe si drejtues i Prokurorisë së Posaçme, por edhe si prokuror, pasi në radhë të parë jam prokuror pastaj drejtues i Prokurorisë së Posaçme.

    Por, zoti Shehaj, çdo gjë ka kohën e vet, e thashë edhe pak më parë. Hetimi kërkon ndërveprimin e shumë institucioneve, personave të ngarkuar me hetimin, jo se dua të justifikohem me zgjatjen e afatit të hetimit, por vërtet që janë çështje që kërkojnë angazhim të burimeve njerëzore si dhe të infrastrukturës së nevojshme.” – u shpreh kreu i SPAK, Altin Dumani.

    ©Lapsi.al

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kreu i SPAK raporton për punën e institucionit të akuzës që drejton para Kuvendit të Shqipërisë

    Vetëvràsja para SPAK/ Dumani: Çështja nuk ishte në kompetencën tonë

    Emri:  dumani2-433x300-1.jpg

Shikime: 669

Madhësia:  25.4 KB

    Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, është pyetur gjatë raportimit të tij në Kuvend, lidhur me ngjarjen e disa ditëve më parë para ambienteve të SPAK, ku 63-vjeçari Pal Treshaj i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë.

    Dumani është shprehur se Pla Treshaj kishte bërë kallëzim kohë më parë, por çështja i është përcjell për kompetencën një Prokurorie të Juridiksionit të Përgjithshëm.

    Kreu i SPAK ka bërë me dije se 63-vjeçari ka kërkuar në SPAK takim me hetuesin, i cili ka qenë i angazhuar në një veprim tjetër hetimor.

    Ndër të tjetra, Dumani tregoi se nga nga dëzhurni ka marrë informacionin që qytetari nuk ka kërkuar takim me drejtuesin e SPAK.

    “Ngjarje shumë e dhimbshme dhe e kemi përjetuar keq”, tha ai më tej, ndërsa shtoi së SPAK po përballet më një fenomen, ku qytetarët shpesh drejtojnë letra, kallëzime në SPAK, që në shumicën e rasteve nuk janë në kompetencën e trye.

    Dumani: Është një ngjarje që e kam përjetuar keq si qytetare dhe prokuror, kemi bërë dhe një njoftim për shtyp. Qytetari ka bërë kallëzim kohë më parë, që i është përcjell për kompetencën një Prokurorie të Juridiksionit të Përgjithshëm pasi nuk ishte në kompetencën tonë.

    Atë ditë ka ardhur tek dëzhurni ka kërkuar takim më hetuesin e cili kishte marrë kontakt kur ka bërë kallëzimin. Hetuesi ka qenë i angazhuar në një veprim tjetër hetimor. Nga dëzhurni kam marrë informacionin që nuk ka kërkuar takim me drejtuesin, pavarësisht që unë isha jashtë Shqipërisë, por inctitucioni gjithmonë ka një drejtues tjetër. Dhe drejtuesi i caktuar nuk është kërkuar për tu takuar.

    Ngjarje shumë e dhimbshme dhe e kemi përjetuar keq. Por, po ndeshemi me një fenomen ne si SPAK, ngaqë qytetarët kanë rritur pritshmëritë tek ne, shpesh drejtojnë letra, kallëzime në SPAK, që në shumicën e rasteve nuk janë në kompetencën tonë.

    Lapsi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-07-2024 më 10:42

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kreu i SPAK raporton për punën e institucionit të akuzës që drejton para Kuvendit të Shqipërisë

    Pyetjet e PD për Altin Dumanin shqetësojnë Ermonela Felajn

    Emri:  dumani2-433x300-1.jpg

Shikime: 669

Madhësia:  25.4 KB

    Deputetja e PD-së, Elda Hoti ka bërë disa pyetje për shefin e SPAK, Altin Dumanin në lidhje me dosjet që janë në hetim. Pyetjet kishin të bënin me hetimet për Erjon Veliajn dhe Edi Ramën, por ndërkohë që Hoti fliste, drejtuesja e seancës Ermonela Felaj i ka ndërprerë fjalën me preteksin e shkeljes së rregullores.

    Sipas Felajt pyetjet nuk ishin të përshtatshme dhe se nuk mund t’i drejtohej Dumanit me hamendësime për dosjet hetimore. është dashur ndërhyrja e deputetëve të tjerë të opozitës që Ermonela Felaj të kthejë vendimin e saj dhe të lejojë deputeten e PD të marrë fjalën.

    VIDEO

    Lapsi

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kreu i SPAK raporton për punën e institucionit të akuzës që drejton para Kuvendit të Shqipërisë

    Pse dy standarde për Berishën dhe Ahmetajn? Si përgjigjet Dumani

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-07-15-at-13.02.44_f919b230-e1721047868896.jpg

Shikime: 680

Madhësia:  19.9 KB

    Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka pyetur kreun e SPAK, Altin Dumani pse janë ndjekur dy standarde për dy rastet, atë të Arben Ahmetajt, i cili është në arrati dhe për Sali Berishën që është në arrest shtëpie.

    Korreshi u shpreh se për Ahmetajn në Komisionin e Mandateve erdhi një dokumentacion voluminoz me 1400 faqe, më pas iu hoq mandati. Ndërsa për Sali Berishën nuk ka mbërritur asnjë dokumentacion.

    Kreu i SPAK, Altin Dumani refuzoi të përgjigjej duke thënë se janë çështje në hetim paraprak dhe nuk mund të bëj asnjë koment.

    Saimir Korreshi: Pse nga ana e SPAK është mbajtur dy standarde në lidhje me dy rastet e fundit, rasti i Ahmetajt dhe zotit Berisha. Për Ahmetajn janë dërguar dokumentacionet lidhur me provat, 1400 faqe janë vënë në dispozicion të Këshillit të Mandateve dhe pastaj i është hequr imuniteti dhe marrja e masës së sigurimit. Ndërsa për Berishën është marrë masa e sigurimit dhe në komision nuk ka ardhur asnjë dokumentacion. A nuk duhet të mbajë standartizim SPAK për cështjen në fjalë?

    Altin Dumani: Lidhur me pyetjen e parë, janë çështje në hetim paraprak dhe nuk mund të bëj asnjë koment dhe skam gjë për të ndarë me ju i nderuar deputet.

    Saimir Korreshi: Si ka mundësi që në rastin e fundit të urdhër ndalimeve për inceneratorët nuk kemi asnjë të ndaluar? A ka ndodnjë rrjedhje informacioni nga ana juaj dhe pse nuk mbahen në survejim?

    Altin Dumani: Edhe pyetje e dytë, cështja është në hetim paraprak, është hetim kompleks dhe nuk mund të ndaj asgjë. Kur të jetë momenti i përshtatshëm do ketë komunikim me mediat dhe publikun.

    Lapsi

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kreu i SPAK raporton për punën e institucionit të akuzës që drejton para Kuvendit të Shqipërisë

    Skandalet në shëndetësi/Vokshi i ‘kërkon’ llogari Dumanit për hetimet e deritanishme

    VIDEO

    Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi i ka adresuar një sërë pyetjesh kreut të SPAK, Altin Dumani gjatë raportimit të këtij të fundit në parlament. Njëkohësisht edhe kryetare e Komisionit Hetimor për konçesionet në shëndetësi, Vokshi ka kërkuar nga Dumani, se deri ku kanë shkuar me hetimet për skandalet e shëndetësisë dhe personat e përfshirë në këto skandale.

    1. PD në zgjedhjet e 2022 ka bërë mbi 40 kallëzime për krimet elektorale? Cili është statusi? Kanë mbetur vec pak muaj nga zgjedhjet dhe ende nuk janë hetuar çështjet e krimit zgjedhor. Ose i keni mbyllur ose i keni kaluar në prokuroritë e rretheve duke bërë lojë e ping pongut për kompetenca. Mund të kishit hapur edhe kryesisht hetime, bazuar ne denoncimet e PD, apo raportin e OSBE/ODIHR.

    2. Cili është statusi i çështjes së zhvendosjes së 1.3 mln votuesve nga listat zgjedhore?? (e mbyllët dhe e kemi ankimuar). Vetëm prej kësaj zhvendosje, mbi 200 mijë votuesve, bazuar në raportimet e Kreut të KQZ, ju është mohuar e drejta për të votuar.

    3. PATRONAZHISTI DHE AKTIVISTI – pse nuk hetohen? E kemi denoncuar sa herë. Nëse do futeni të faqja e Ministres së Arsimit do shihni që edhe për postime politike, të gjitha shkollat I bëjnë share. A përbën kjo një arsye për të hetuar? Po data bazën e prodhuar nga AKSHI furnizuar nga ministritë dhe institucionet, i cili mban të gjitha të dhënat personale që mbrohen me ligj dhe përdoret nga partia në pushtet për të shantazhuar, kërcënuar, dhunuar votuesit.

    4. Kam dorëzuar në SPAK në datë 2 qershor 2020 kallëzim për shembjen e Teatrit Kombëtar. Më pas janë dorëzuar edhe shumë kallëzime të tjera nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Asgjë nuk dihet për fatin e tyre dhe kanë kaluar më shumë se 4 vite. Cili është statusi i hetimit? Pse heshtet për Teatrin kombëtar i cili u shemb në një akt antikushtetues e antiligjor?

    5. Cili është statusi i hetimit të 4 koncesioneve në shëndetësi? Pse Ilir Beqaj u la i lirë ndërkohë që prishte provat çdo ditë? Pse gjykata PA shpërdorim detyre e ju jo?

    6. Përse lejohet vijimi i pagesave për subjektet e sekuestrua nga SPAK e nuk merren në përgjegjësi urdhëruesit e pagesave?

    7. Në SPAK po procedohen në kuadër të grupeve kriminale shtetas për ngjarje të rëndomta (kultivim/shitje hashashi) një pjesë e nxituar edhe nga skamja e tejskajshme… Si është e mundur që nuk ka një akuzë të tillë për: firmën 5D, inceneratorët, për zyrtarët e tjerë të bashkisë; për koncesionet në shëndetësi, kur ata kanë funksionuar si organizatë kriminale, dhe dihet që korrupsioni ka funksionuar zinxhir në çdo hallkë?!

    8. Keni deklaruar në raportim të mëparshëm se bashkëpunimi me policinë ka çaluar sepse ka oficerë të niveleve drejtuese të përfshirë në veprimtari kriminale sipas dosjeve të ardhura nga partnerët nga produktet e sky- encro. Përse vazhdojnë ende në detyrë këto të inkriminuar, janë pengues për hetimet, u jepet kohë të fshehin pasuritë? Kush i mbron?

    9. A keni konstatuar nga dosjet e partnerëve apo kontaktet tuaja me to se në materialet e sky encro ka biseda që përfshijnë në inkriminim deputetë, ministra, qeveritarë bashkiakë, zyrtarë të drejtësisë?

    10. Nga dosjet e sky encro a keni pjesë të tyre që kanë të zbardhur krimin elektoral në disa qarqe të vendit? Kujtoj episode përgjimesh të episodit Revansh të Metamorfozës ku të pandehurit Pëllumb Gjoka e Bajri flasin për takimet e drejtuesit politik Ilir Beqja me krerët e PS Shkodër dhe kërkojnë që deputeti socialist Luan Harusha të dërgojë mesazhet e tyre se pa to nuk bëhet asgjë?!

    11. Keni deklaruar se keni regjistruar si procedim penal në janar 2022 çështjen McGonigal episodin që ka të bëjë me Shqipërinë. Ka një kallëzim të PD të zotit Bardhi, në çfarë faze janë hetimet. Prej dy vitesh e gjysëm, pse nuk e keni parë të arsyeshme të thërrisni për të dëshmuar Edi Ramën?!

    12. Në dosjen Black Eagle proces ku u dhanë dënime me 27 qershor në Bruksel, nga media belge por edhe ajo shqiptare, janë publikuar të dhëna se një ministër shqiptar kishte marrë një orë dhuratë me vlerë 400 mijë euro. Keni kërkuar nga autoritetet belge të bashkëpunojnë për të zbardhur për drejtësinë shqiptare kush është ky përfitues pasi ligji nuk parashikon këto dhurata as nga persona të botës së krimit as si vlerë?!

    STERILIZIMI:

    a- Pse nuk është bërë hetim për mënyrën e implementimit të koncesionit?

    b- A keni verifikuar listat e të punësuarve të kompanisë SANISERVICE? A janë familjarë te punonjësve të Strukturave Spitalore në vend? A ka persona që pa dalë ende nga bankat e shkollës paguhen si drejtorë në këtë kompani, me paga 2500 euro?

    c- A keni hetuar pagesat që i janë bërë kompanisë GOGEL të vëllait të Erion Veliaj nga ky koncesion?

    d- A është hetuar përfitimi financiar i Drejtorit të Prokurimeve të Ministrisë së Shëndetësisë nga ky koncesion?

    e- A jeni në dijeni se punonjës të kësaj kompanie kanë hapur subjekte tregtare dhe faturojnë vetem Koncensionarin Fiktivisht?

    f- A është hetuar Artan Lleshi që ka faturuar miliona nepërmjet kompanisë GAMSERVICE?

    g- A është bërë asnje hetim për të ndjekur paratë e qarkulluara nga këto kompani për të faktuar KORRUPSIONIN apo jeni mjaftuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës për një vjedhje që shkon mbi 100 mnl euro?

    Ne kemi kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor, e në kuadër të tij kemi evidentuar shkelje që SPAK nuk i ka evidentuar në 4 vite hetime.

    Të gjitha këto do ju a sjellim zyrtarisht dhe do kërkojmë rihapjen e hetimeve për të gjithë korrupsionin e kryer në atë kontratë por dhe për të sekuestruar të gjitha kompanitë fiktive dhe asetet e tyre te cilat i përkasin qytetarëve të këtij vendi.

    © SYRI.net

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kreu i SPAK raporton për punën e institucionit të akuzës që drejton para Kuvendit të Shqipërisë

    Bardhi-Dumanit: Edi Rama të ka nisur mesazh privat, mbyllni shpejt dosjen ‘Xibraka’

    Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gjatë raportimit të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani në parlament, i tha këtij të fundit, se Edi Rama, përmes një shtetasit funksionar publik i ka kërkuar kreut të SPAK, që të mbyll dosjen ‘Xibraka’.

    Rezulton se Kryeministri Edi Rama, përmes një shtetasi funksionar publik të ka përcjellë një mesazh duke kërkuar që ‘Çështja Xibraka’, të ‘mbyllet pak shpejt’. Duke vlerësuar integritetin e Drejtuesit të SPAK, dhe duke shmangur komentet tuaja për veprimet e kryeministrit, duhet që të informoni Kuvendin e Shqipërisë, mbi përgjigjen që ju i keni dhënë kryeministrit dhe a jepni ju garanci si drejtues i Prokurorisë që ky mesazh privat i Kryeministrit nuk do të ndikoje në punën tuaj?

    Përgjigja e Altin Dumanit për Gazment Bardhin:

    Lidhur me marrëdhëniet me kryeministrin apo kuvendin, marrëdhëniet e mia janë vetëm institucionale dhe procedurale. Institucionale kur patjetër kur institucionet kanë nevojë të bashkëpunojë, dhe procedurale kur ndonjëri prej tyre ka nevojë të thirret në cilësinë e deklaruarit, personit që po bëhen hetime, apo në cilësinë e të pandehurit.

    Nuk marr dhe përcjell asnjë lloj mesazhi. Ushtroj detyrat e mia në përputhje me kushtetutën dhe dispozitat ligjore. Kjo është marrëdhënia ime me të gjithë pa përjashtim.

    © SYRI.net

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kreu i SPAK raporton për punën e institucionit të akuzës që drejton para Kuvendit të Shqipërisë

    Thagma e Dumanit në Parlament, e quan vjedhjen e Ramës e Veliajt te inceneratorët, vjedhje intelektuale të vështirë për t'u zbardhur

    VIDEO

    Raportimi i sotëm i kreut të SPAK në Parlament i ngjau raportimit të një ministri mediokër të qeverisë Rama.

    Me kërkesën e përheshme ndaj Ramës për t’i gjetur punë pas mbarimit të mandatit, heshtjes për pyetjet e deputetëve të opozitës me justifikimin se çështjet janë nën hetim, drejtimit të deputetëve socialist në emër, gjë që tregon konfidencialitet e afërsi me ta dhe deputetëve të opozitës u drejtohej përgjithësisht me, ‘zoti ose zonja deputet’, Altin Dumani ka lëshuar një perlë të denjë për ministra të Rilindjes sot në parlament teksa i ka quajtur Rilindasit si ‘hajdutë intelektualë’, dhe krimet e tyre,’krime intelektuale korrupsioni’.

    Pyetjeve të kryetarit të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, për vjedhjen e shekullit, atë të inceneratorëve, Dumani i është përgjigjur se, “Krimet e korrupsionit janë krime intelektuale dhe prandaj janë të vështira për të gjetur provat nga prokurorët”.

    Pra, sipas Dumanit, Edi Rama dhe Erion Veliaj, përveçse hajdutë, janë edhe intelektualë të sofistikuar dhe kanë fshehur provat.

    Kur Bardhi e ka pyetur se, “Kaq e vështirë qenka kjo aferë kur dihet se në Tiranë nuk ka fare incenerator…?”

    Dumani u justifikua duke u dridhur se ai nuk ndërhyn dot në kompetencat e prokurorëve të veçantë, se ai ka bërë maksimumin duke lëshuar dy udhëzime, por pranoi se ka vonesa dhe këtu përdori termin e krimit intelektual, që është vështirë për t’u hetuar.

    Të vjedhësh miliona euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë, të favorizosh një kompani që nuk ekziston me pikë bonus, të firmosësh si Erion Veliaj vetë, duke i marrë kompetencat Këshillit Bashkiak, apo të nënshkruash 17 procedura brenda një dite, fap-fap-fap si Edi Rama qenka vjedhje intelektuale dhe e vështirë për t’u zbardhur.

    Këtë bëri kur duhej të fliste për krimet zgjedhore të 2021-shit, kur u pyet për agjentin rumun Koldea të lidhur me kartelin e Sinaloas, që ishte angazhuar nga Edi Rama si këshilltar, apo nëse i ka ndërhyrë kryeministri për të mbyllur hetimin për dosjen Xibraka.

    Kushdo që ka parë senacën kur raportoi Altin Dumani, e ka patur shumë të vështirë ta dallojë atë nga një ministër i Rilindjes si për nga përmbajtja ashtu edhe nga thagmat që ka lëshuar, sidomos kjo e “krimit të korrupsionit intelektual” të Ramës e Veliajt.

    Syri

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kreu i SPAK raporton për punën e institucionit të akuzës që drejton para Kuvendit të Shqipërisë

    Dumani në Kuvend: 41 milionë euro të sekuestruara në vitin 2023, ja qytetet ku janë më aktive grupet kriminale

    VIDEO

    Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit në Kuvend ka treguar qytetet ku janë më aktive grupet kriminale në vend, teksa u shpreh se vrasjet janë më të shpeshta në Durrës, Fushë Krujë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan.

    Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme theksoi se në kryeqytet dhe qytete të tjera bregdetare grupet kriminale kryesisht janë të orientuara më shumë drejt pastrimit të parave.

    Gjithashtu Drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit, Altin Dumani deklaroi se, gjatë vitit 2023 SPAK ka sekuestruar dhe konfiskuar pasuri me vlerë në total rreth 41 milionë euro.

    “Analiza e tregjeve kriminale në Shqipëri tregon një situatë shqetësuese me grupe aktive në qytete si Tirana, Durrësi, Vlora, Gjirokastra, Fieri, Shkodra, Elbasani, Kurbini dhe Fushë Kruja.

    Në Tiranë dhe qytete të tjera bregdetare, grupet kriminale kryesisht janë të orientuara më shumë drejt pastrimit të parave. Trafiku i narkotikëve është një problem në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Kurbin. Durrësi, Shkodra, Laçi dhe Fushë-Kruja, është evidentuar korrupsioni i funksionarëve të drejtësisë.

    Vrasjet dhe vrasjet e mbetura në tentativë janë të shpeshta në Durrës, Fushë Krujë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan.

    Në Fushë-Krujë është e pranishme tregtia e armëve, lëndëve shpërthyese, por dhe makinave të vjedhura të cilat shërbejnë si mjete për kryerjen e vrasjeve”, tha Altin Dumani.

    Kreu i SPAK tregoi se paratë pastrohen përmes investimit në prona të luajtshme dhe të paluajtshme, si edhe përmes depozitimit të parave në llogari bankare të shoqërive tregtare apo të afërmve të tyre.

    “Sa i përket pastrimit të parave investimet në prona të luajtshme dhe pa paluajtshme janë mënyrat kryesore në Shqipëri, veçanërisht në apartamente, ndërtesa dhe njësi shërbimi në Tiranë, dhe zona turistike.

    Një numër i konsiderueshëm parash dyshohet se depozitohen nëllogari bankare në emra shoqërish tregtare ose personave fizik, të afërm të të dyshuarve.

    Kemi pasur edhe një rast të një organizate ndërkombëtare kriminale që synonte pastrimin e parave nëpërmjet skemave të sofistikuara në Shqipëri, por autoritetet e zbatimit të ligjit bashkëvepruan dhe u bë e mundur sekuestrimi kësaj shume parash dhe procedimi penal ndaj disa prej anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal”, theksoi drejtuesi i SPAK.

    VIDEO

    ORA NEWS

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-02-2025, 14:00
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2024, 10:16
  3. Rinovohet salla e Kuvendit të Shqipërisë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 13-09-2010, 07:12
  4. Kreu i Kuvendit të Kosovës, me foton e Enverit në shtëpi
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 297
    Postimi i Fundit: 08-01-2009, 17:24
  5. Korea e Veriut raporton se kreu prove berthamore!
    Nga D@mian në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 13:06

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •