Replikë për një nga Demonët e diktataurës - Eshref Ymeri
Këtë Replikë e bej sepse ky demon në dukje si ёngjёll, ka botuar tek revista e nderuar Drini dhe tek Flori press te cilit nuk ja di adresen email për ta botuar- një shkrim halucinant dhe djallezor si ish komunist që ka qënë duke shpifur për mua dhe për Shqipërinë. Ky anti shqiptar i betuar kërkon këtë përgjigje që të kuptoni se çfarë metastazash kanceroze ka vendi ynë që nuk po shërohet dot nga këto sekele të komunimit.
Duhet tё lexoni artikullin e z. Vasil Klironomi `Eshref Ymeri: Ky mbështetës i teorisë së gjakut të pastër`(Eshref Ymeri: Ky mbështetës i teorisë së gjakut të pastër. (fjalaelire.com), qё tё kuptoni se si ish komunisti Eshref Ymeri dhe tё gjithё ish komunistёt e tjerё me poste drejtuese veshёn kostumin e Nacionalizmit dhe shovinizmit pёr tu paraqitur para popullit shqiptar si qёngja por qё nё fakt janё ujqёr dhe çakej dhe pёr ti shpёtuar pёrgjegjёsive ligjore nё demokraci, janё larguar nga sytё kёmbёt nё SHBA njёlloj si miku i tij ish spiun i cili ka ndruar emrin duke u paraqitur nё media si Aurel Dassareti, dhe kёta pёr tё justifikuar pisllёkun e sё kaluarёs shkruajnё dhe shajnё kёdo qё shkruan nё Gazeta dhe protale pёr tё treguar sesa nacionalistё janё dhe sesa e duan ata Shqipёrinё. Nacionalizmi i pёshtirё i tyre mbetet i vetmi ilaç pёr tё mjekuar poshtёrsitё gjatё diktaturёs nё sy tё opinionit publik shqiptar nё kohёn e demokracisё.
Ky njeri gjatё periudhёs sё diktaturёs ka drejtuar redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja për veprat e Enver Hoxhёs dhe sot lёpin ato qё ka pёshtyrё nё diktaturё.
Ka qёnё njё nga organizatorёt e prishjes sё Fesё nё Shqipёri sё bashku me disa tё tjerё, dhe mbetet njё nga plehrat e komunizmit qё fshihen sot nё SHBA e kudo pёr ti shpёtuar pёrgjegjёsive dhe krimeve qё ka bёrё nё diktaturё duke prishur e shkaterruar kisha e xhamija e futur nё burg e hoxhallarё e priftёrinj. Ky ёshtё Demoni Eshref Ymeri qё hiqet si viktimё dhe shan e ndot kёdo pёr tё cilin shkruan duke mashtruar njerez, dhe publikun shqiptar. Nё prishjen e kulteve fetare nё Shqipёri ishin njё mori drejtuesish tё caktuar nga diktatori. Kush ishin intelektualët që muarën pjesë? Në Universitetin e Tiranës – Xhelal Gjecovi, Estref Bega, Mehmet Elezi, Arshin Xhezo, Gjikë Kurtiqi, Tritan Shehu etj. Në Komitetin e Rinisë të Tiranës: Arilla Papajorgji, Ilia Kongo, Molotov Zeqo, Timoshenko Pekmezi me të tjerë . Me vonë ithtarë u bënë dhe Eshtref Ymeri, e plot komunistë drejtues njëri më i keq se tjetri. Më vonë edhe Prof. Hulusi Hako dhe Eshtref Ymeri.
Per mendimin tim mbajeni larg ate kancer te komunizmit sepse me shkrimet e veta kerkon ti beje apollogji te kaluares se ndyre te tij, dhe ne nje fare menyre do te pastroje shpirtin e tij nga mekatet qe nuk mund te lahen duke veshur petkun antikomunistit kur vetë ka qënë një drejtues komunist partiak aktiv gjatë diktaturës. Une kam qene ne ate kohen ne fshtrat me te largeta te veriut duke punuar si mjek ne Zapod , Manez, Orgjost, ETJ, ETJ per 8 vite, por nuk ankohem sepse u bera mjek i zoti, por kur lexoj shkrime tij dhe Kadarese kunder diktatures me vjen per te vjelle dhe i neveris te gjitje këta që akoma pengojnë Shqiperinë të integrohet ë BE.
Kjo është e vërteta e këtij demoni komunizmit shqiptar të cilët Enveri i përdori si mashë për të shkatërruar fenë dhe për të bindur shqiptarët që diktatura ishte e mire ,për fat keq kështu si Eshref Ymeri eshte dhe Kadare që ka lëpirë atë që pështyu dje.
Interesant ёshtё fakti qё vazhdimisht shan dhe pёshtyn tё majtёn e reformuar shqiptare, pikёrisht atё tё majtё tё cilёn e ka lёpirё gjatё diktaturёs nga e cila mori dhe titullin `Professor` me teza pёr marksizёm leninizmin Profesorllёku I tij marksist bie poshtё, dhe siç thotё dhe artikulli i Vasil Klironomit nё rastin e njё replike tё tij ndaj Eshref Ymerit i cili lavdёroi punimin e Arqile Gjatёs, por studimit i u kthye autorit tё lavdёruar nga Eshref Ymeri I famshёm, nga një juri me autoritet shkencor (në Kosovë) për gabime të shumta ortografike dhe sintaksore! Dhe Artikullshkruesi Vasil Klironomi shkruan: ``Cili komision shkencor të dha titullin Profesor Doktor ?! Ah të jetonte Androkli Kostallari! Me paturpësinë më të madhe rend aforizmave, shpesh duke i keqtrajtuar. Aforizma të tilla janë shkruar dhe për Shqipërinë dhe shqiptarët p.sh si ajo e Bismarkut që mua dhe çdo njeriu të ndershëm do të na vite turp ta citonim. Eshref! Ymer! Ti dhe disa demagogё të tjerë ikët larg, shumë larg nga Shqipëria, nga Ballkani. Ikët për të mos u kthyer kurrë! Na lini të qetë se ne ballkanasit, në mos sot- nesër (për këtë të jini të sigurt) do t’ i zgjidhim vetë mosmarrëveshjet tona.`` (Eshref Ymeri: Ky mbështetës i teorisë së gjakut të pastër. (fjalaelire.com).
Ёshtё pёr tё ardhur keq qё kёta demonё tё diktaturёs vazhdojnё tё ndotin Shqipёrinё demokratike duke na u paraqitur si ёngjёj, por shoqёria shqiptare ka kohё qё kjo specie parazitare demon me pamje ёngjёlli vazhdon tё ndotё dhe tё tiranizojё vёndin.
Shqipёria sigurisht me plot tё meta po ecёn pёrpara dhe po integrohet gradualisht nё BE me ndihmёn e SHBA, dhe nuk ka nevojё qё tё metat t`ja venё nё dukje pikёrisht kёta Pseudo-profesorё qё shkatёrruan Shqipёrinё duke I thurrur lavde Enver Hoxhёs dhe socializmit tё atёhershёm
Po te ishte keq Shqiperia ashtu si nёmin nacionalisti-shovinist Eshref Ymeri dhe tё tjerё, nuk do vinin turistё dhe dhe nuk do tё blenin shtёpi tek ne - te huajt. Kapitalizmi ёshtё sistem me korrupsion por drejtesia po i kap, dhe jo si dje ne kohёn e nongrattёs qё shkatёrroi Shqipёrinё. Ata qё e mbrojnё janё ose ish bashkёpunёtorё tё sigurimit e spiunё, ose janё ata qё shkelin ligjet duke rrёmbyer prona e duke vjedhur, korruptuar, dhe vrarё e u marrё me droge. Shkrimet e Eshref Ymerit favorizojnё anarkinё rrёmujёn dhe u ngjajnё britmave tё Goebelsit kur deklamonte se : `tё thuash njё gёnjeshtёr pёr njё kohё tё gjatё dhe tё pёrsёritur, popullit do tu duket si njё e vёrtetё`. Kёshtu populli mashtrohet.

priftipirro2017@gmail.com