Edi Rama: Kush ministër, deputet apo kryebashkiak ka probleme me SPAK, nuk është më i PS!
Kryeministri Edi Rama flet live në takimin e jashtëzakonshëm me ministrat dhe grupin parlamentar.
Edi Rama e filloi me këto fjalë: “Kërkoj sot vëmendjen tuaj dhe përmes kësaj mbledhje të hapur të përbashkët të grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar. Dëshiroj edhe vëmendjen e atyre që na kanë votuar qysh prej 2013 kur morëm detyrën të Rilindim Shqipërinë e rrënuar nga duart e disave që klithin ditë e natë apo bërtasin të shfrenuar foltoreve dhe penxhereve të televizorëve. Bëhet një përpjekje ekstreme për të helmuar publikun e për të krijuar një hendek mes nesh e shumicës së shqiptarëve që na kanë besuar e mbështetur pa kursim në gjithë këto vite. Sot nuk do ndalem te gjysmë të vërtetat që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha e as te akuzat e rreme dhe fabrikimet djallëzore. Sot do përqendrohem te të vërtetat, 10 vite pas marrje së detyrës. Qofshin të vërteta të ëmbla qoftë të hidhura, për të cilat nuk ka të na vijë mirë por duhet ti shohim në sy. Kur shqiptarët na votuan masivisht për mandatin e parë Shqipëria ishte në ditët më të zeza që nga 1997. Krimi kishte fituar qetësi në veprimtari në një lojë sylla mbyllazi me rendin. Qytetarët jepnin rryshfet edhe për të marrë një certifikatë lindjeje….”- tha Rama.
Me tej kryeministri vazhdon duke folur për korrupsionin “Vetëm falë kësaj lufte vendimtare për Shqipërinë që PS po bën prej 10 vjetësh nuk na e mohon dot askush. Pa PS nuk do të kishte rilindur besimi i shqiptarëve në drejtësi. Nuk do shihnim rrëzimin e monumentit të pandëshkueshmërisë.
Ka një të vërtetë të madhe në këtë mes, nuk e kemi mbajtur lëkurën tonë jashtë zjarrit të saj. I hapëm rrugë krijimit të një gryke zjari të re, si SPAK por ia hoqëm vetes me ndërgjegje e guxim, cdo mundësi kontrolli politik të shënjestrave e goditjeve të asaj gryke zjarri. Le të thotë ctë dojë kushdo që nuk do ta pranojë, por sot drejtësia vepron mbi pushtetin e politik, e pavarur, ndaj pushtetit. Ne i kemi hapur rrugë dhe furnizimit me municion të asaj gryke zjarri”… shtoi Rama.
Por thelbi i gjithë fjalës së kryeministrit ishte në lidhje me ata që kanë prekur buxhetin e shtetit dhe po hetohen nga SPAK, qoftë ministër, deputet apo kryebashkiak, janë tradhtarët e PS dhe të 800 mijë votuesve. Dhe nuk janë më në PS, ndaj të gjejnë avokatët e tyre, sepse PS nuk i njeh më.
Pra kryeministri paralajmëroi, me sa duket, se do të ketë ngjarje të reja nga mazhoranca në arrestime nga SPAK.
VIDEO
Koha Jonë
Krijoni Kontakt