Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Transformimi i bukuroshes Belinda Balluku nga pastruese në Greqi në zv. kryeministre të Shqipërisë

    Media greke: Shumë pikëpyetje si u ngrit bukuroshja Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në nr.2 i qeverisë dhe ministre e tenderave në Shqipëri

    Emri:  Belinda-Balluku1.jpg

Shikime: 392

Madhësia:  25.3 KB

    Ngritja e Belinda Ballukut nga hiçi në funksionet më të larta drejtuese të shtetit brenda një kohe relativisht të shkurtër, nuk iu ka shpëtuar as mediave të huaja. Është media e njohur greke, newsbomb.gr e cila në një artikull të gjatë nuk fsheh habinë se si zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe njëherazi ministre e Energjetikës e Infrastrukturës u gradua në këto funksione, edhe pse deri disa vite më parë punonte si ndihmës shtëpiake ose pastruese, në shtetin fqinj, Greqi.

    Belinda Balluku sot komandon fondet publike, shkruan Newsbomb.gr, duke iu referuar tenderave dhe koncesioneve që miraton dhe lëshon ministrja në fjalë, prokurime të cilat pothuajse të gjitha raportohen me flamur të kuq dhe që dyshohet se kanë histori korrupsioni pas.

    “Shumë pikëpyetje ngre ngritja e bukuroshes dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila para karrierës së saj të re punonte në Greqi si ndihmëse shtëpiake. Praktikisht, një ndihmëse shtëpiake u bë numri dy i qeverisë shqiptare dhe ministre e Infrastrukturës dhe për këtë arsye komandon punët publike të vendit fqinj”, shkruan Newsbomb.gr.

    “Krahu i djathtë i Ballukut u arrestua për korrupsion”

    Media greke shkruan edhe për arrestimin e Berberit, krahut të djathtë të ministres së Infrastrukturës, Balluku. Po ashtu shtrohen një seri me pyetje se pse ende nuk zbatohet vendimi i gjykatës franceze që shteti shqiptar t’i paguajë 50 milionë euro kompanisë greke “Actor”. Newsbomb.gr raporton se sot zv/kryeministrja Belinda Balluku zotëron miliona euro, ndërsa evidentohen borxhet që Ministria e saj i ka kompanisë greke që ndërtoi tunelin e Krrabës, “Aktor”.

    “Emri Belinda Balluku mund të mos jetë shumë i njohur për ju, por në Shqipëri do të thotë shumë. Emri i ministres së Infrastrukturës dhe zv/kryeministres Edi Rama përbën një çarje në ngërçin e Shqipërisë. Më 13 mars, SPAK, Gjykata kundër Korrupsionit, arrestoi Evis Berberin, kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe një nga bashkëpunëtorët më të besuar të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zv/kryeministres, Belinda Balluku. Akuza kishte të bënte me projektet e ndërtimit dhe konkurset luksoze, të cilat po fitoheshin nga të zgjedhurit e Edi Ramës. Sipas mediave shqiptare, pas një bastisjeje të policisë, SPAK, Gjykata Kundër Korrupsionit, arrestoi Evis Berberin, kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

    Policia e arrestoi atë së bashku me dy shokë biznesi (Valter Begaj dhe Ervis Lamajn), ndërsa në banesën e tij u sekuestruan shuma të mëdha parash dhe piktura me vlerë qindra mijëra euro. Evis Berberi ishte krahu i djathtë i ministrit Balluku dhe ishte ai që u fotografua pranë saj në të gjitha inspektimet dhe inaugurimet e projekteve të mëdha rrugore. Sipas SPAK, Valter Begaj, pronar i kompanisë NET – GROUP, ka fituar 6 tenderë publikë, paratë nga të cilat i ka transferuar nëpërmjet transaksioneve tek kompania DAAM. Përfitimi duket se shkon në 2.7 milionë euro.

    NET-GROUP fitoi këto gara, paratë u transferuan përmes transaksioneve në kompaninë DAAM. Këto veprime kanë ngritur dyshime për veprimtari pastrimi parash. Hetimi i SPAK raportohet se ka nisur javët e fundit, me fokus shitjen e DAAM. DAAM është blerë nga Berberi me një çmim shumë të ulët, është shitur shumëfish, ndërsa pronësia dhe menaxhimi ndryshon disa herë mes biznesmenëve. Ka dyshime për një transferim të rremë për të shmangur konfliktin e interesit pasi Berberi ishte vendosur të emërohej këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. I gjithë skandali i mësipërm ka shkaktuar lëkundje ‘tektonike’ në skenën politike të Shqipërisë.

    Shumë pikëpyetje ngre ngritja e bukuroshes dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila para karrierës së saj të re punonte në Greqi si ndihmëse shtëpiake. Praktikisht, një ndihmëse shtëpiake u bë numri dy i qeverisë shqiptare dhe ministre e Infrastrukturës dhe për këtë arsye komandon punët publike të vendit fqinj.

    Emri:  newsbomb-belinda.jpg

Shikime: 385

Madhësia:  27.7 KB

    Balluku “feston” me 50 mln eurot e “Aktor”

    Ka një proces gjyqësor që kompania e ndërtimit ‘Actor’ ka fituar nga një gjykatë franceze, ndaj shtetit shqiptar, në shumën 50 milionë euro, për të cilën Ministria e Drejtësisë dhe e Jashtme nuk kanë dhënë dritën jeshile për ta ekzekutuar. Dhe diku këtu është përfshirë Balluku, ku krahu i saj i djathtë u arrestua për pastrim parash, ndërkohë që ajo u kishte kërkuar shefave (të vjetërit e kompanisë së ndërtimit) të shpejtonin ndërtimin e projektit. Por kur punimet u bënë, Balluku nuk i pagoi shumat.

    Me fjalë të tjera, kompania ‘Actor’ bëri punën, shkoi në gjyq, fitoi 50 milionë euro dhe e zgjedhura e Edi Ramës ‘fishkëllen’ indiferente. Por ja ku nisin ‘pyetjet’ e nxehta:

    - Kush dhe pse nuk i jep dritën jeshile zotit Exarchou të kompanisë ‘Actor’ për të ekzekutuar?
    - Çfarë lojërash luhen në sfondin diplomatik që pengojnë pagesën e shumave ndaj një kompanie greke që ka fituar ligjërisht?
    - Kë mbulon shteti shqiptar?
    - Çfarë di Athina për këto raste dhe çfarë do të bëjë? A do të vazhdojë ‘të fërshëllejë’ indiferente?”, shkruan ndër të tjera Newsbomb.gr.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Transformimi i bukuroshes Belinda Balluku nga pastruese në Greqi në zv. kryeministre të Shqipër

    Zv/kryeministrja Balluku në SPAK për inceneratorin e Tiranës: Ka ardhur koha që kjo dosje të zbardhet

    Emri:  1715794020_balluku.jpg

Shikime: 370

Madhësia:  33.2 KB

    Zv/kryeministrja dhe njëherësh ministrja për Energjitikën dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku, qëndroi këtë pasdite 3 orë në SPAK. Balluku ka thënë në një prononcim të shkurtër për mediat se ishte një thirrje për dosjen hetimore për inceneratorin e Tiranës, për të cilën ka thënë se duhet të jepte disa sqarime.

    “Ishte një thirrje për dosjen 255, që është dosja e inceneratorit të Tiranës. Duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosje. Kjo është ndarja e vërtetë e pushteteve. Qeveria ka punën e saj, parlamenti ka punën e tij dhe drejtësia ka punën e saj dhe ne jemi këtu për ta mbështetur. Kjo është një dosje që ka bërë pis të madh e të vogël dhe ka ardhur koha të zbardhet, për të ndarë njëherë e mire të mirën nga e keqja, punën e ndershme nga abuzimi i pafalshëm”, tha zv/kryeministrja Balluku.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Transformimi i bukuroshes Belinda Balluku nga pastruese në Greqi në zv. kryeministre të Shqipër

    Dëshmia e Ballukut/ Kë dogji në SPAK për inceneratorin e Tiranës?

    Emri:  belinda-Balluku-Buzeqeshje-ne-SPAK-2048x1152.jpg

Shikime: 371

Madhësia:  31.6 KB

    Askush nuk mund të thotë nëse Belinda Balluku luajti me përpikëri rolin që kishte parapërgatitur për veten apo vërtet qe e pushtuar nga ndonjë gaz i papërmbajtur këtë pasdite kur doli nga SPAK, por ajo mund të konsiderohet një nga njerëzit më të ngazëllyer që ka dalë ndonjëherë nga godina e prokurorisë speciale, ku u thirr për të dhënë shpjegime në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

    Zv.kryeministrja dhe ministrja e energjisë shoqërohej nga këshilltari i saj, Florian Serjani në oborrin e prokurorisë dhe nuk e fshehu buzëqeshjen kur iu afrua gazetarëve, siç shihet nga filmimet më poshtë.

    o');


    Për buzëqeshjen e Belinda Ballukut në dalje të prokurorisë mund të ngrihen shumë aludime, por që ajo pati një objektiv të qartë për ta ngarkuar me përgjegjësinë direkte të dhjetëra miliona eurove të “djegura”, kjo u duk nga fjalët e saj. Zv.kryeministrja tregoi se është treguar bashkëpunuese me SPAK, siç ia ka kërkuar partia… për ta respektuar drejtësinë e re, por ajo foli për “abuzime të pafalshme që kanë bërë pis të madh e të vogël.

    “Ishte një thirrje për dosjen 255 që ka të bëjë me inceneratorin e Tiranës. Duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosjeje. Kjo është ndarja e vërtetë e pushteteve për atë që ne e kemi folur gjithmonë, pra qeveria ka punën e saj, parlamenti ka punën e tij dhe drejtësia ka punën e saj dhe ne jemi këtu për ta mbështetur. Kjo është një dosje që ka bërë pis të madh e të vogël dhe ka ardhur koha që të zbardhet për të ndarë një herë e mirë të mirën nga e keqja, punën e ndershme nga abuzimi i pafalshëm” tha Balluku.

    Deklarata që bëri zv.kryeministrja në dalje të prokurorisë lë vend për hamendësime. Kush janë të këqinjtë dhe kush janë të mirët për të cilët flet Balluku në dosjen e inceneratorëve? Kush janë ata që kanë bërë punën e ndershme dhe kush duhet të marrë përsipër abuzimet e pafalshme?

    Kuptohet se kur flitet për inceneratorin e Tiranës titullari kryesor është kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili sipas paraardhësit të Ballukut në detyrë, Arben Ahmetajt është e pronari faktit i inceneratorit.

    Si nga mimika që shfaqi në dalje të SPAK, ashtu edhe nga deklarata për gazetarët, Belinda Balluku la të kuptohet se nuk është kursyer në informacionet që ka për këtë çështje. Në fakt, në fillim të vitit të kaluar, ajo e tha të sajën edhe me një vendim që e vuri Veliajn në një pozicion të vështirë.

    Më poshtë është dokumenti i Ministrisë së Financave që dëshmon refuzimin e parave nga buxheti që administron qeveria për inceneratorin e Tiranës, duke e detyruar Veliajn të marrë përgjegjësitë që i takojnë.

    Emri:  dokumenti.jpg

Shikime: 368

Madhësia:  73.4 KB

    Shkresa e Ministrisë së Financave ku pasqyrohet përgjigjia negative e Ballukut për të paguar inceneratorin e Tiranës

    Se kush do t’i paguante miliona euro për inceneratorin e Tiranës (qeveria apo bashkia) ishte burim i konfliktit mes ish-Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakut Erion Veliaj që kërkonte nisjen e punës për një incenerator sa më parë. Kur Arben Ahmetaj këmbënguli fort, Veliaj u detyrua të marrë përsipër angazhimin financiar me firmën e tij.

    Për këtë firmën, Erion Veliajt i duhet të japë llogari se përse e nënshkroi duke anashkaluar këshillin bashkiak të Tiranës, që u mblodh disa muaj më vonë sa për sy e faqe, pasi kontrata ishte firmosur në vitin 2017.

    Emri:  veliaj-tirana.jpg

Shikime: 365

Madhësia:  26.7 KB

    Në mbledhjen e 15 Shtatorit 2023, në sallën e Këshillit Bashkiak, Veliaj shpërtheu në të bërtitura dhe fyerje ndaj këshilltarëve të opozitës që kundërshtuan pagesën qindra miliona lekë për inceneratorin që nuk ekziston ende sot e kësaj dite.

    “Nuk ua lë Tiranën zhulsave” bërtiste Veliaj në një moment, kur doli zbuluar, pasi me firmën e tij kishte një marrë një angazhim financiar që kishte rezultuar në një aferë korrupsioni ulëritëse.

    Emri:  Ervis-Berberi-dhe-Belinda-Balluku.jpg

Shikime: 359

Madhësia:  26.9 KB

    Ish drejtori i arrestuar i ARRSH dhe ministrja Belinda Balluku

    Pavarësisht buzëqeshjes këtë të mërkurë, marrëdhënia e Belinda Ballukut me SPAK nuk ka qenë gjithnjë pozitive. Disa muaj më parë, prokuroria speciale arrestoi krahun e saj të djathtë, Ervis Berberin, ish drejtor i ARRSH.

    Berberi kishte ngritur një skemë të kalimit të parave në kompaninë ku kishte punuar dhe akuzohet se ndante paratë e buxhetit me miqtë e tij të vjetër. Po ashtu, mediat pranë Veliajt nuk i kanë reshtur sulmet ndaj Belinda Ballukut dhe njerëzve të saj besnikë, si drejtori i Tatimeve Ceno Klosi, që po sipas tyre është marrë nën hetim nga SPAK.

    Fakti se pushtetarët i shohin hetimet e SPAK si përdorim të prokurorëve nga njëri apo tjetri klan në Partinë Socialiste, e ka pranuar edhe kryeministri Rama në një nga fjalimet e tij të shkurtra kohët e fundit.

    “Jo po s’kam bërë asgjë, po më bien në qafë se ma bën ky e ma bën ai, se SPAK-u kështu e SPAK-u ashtu”… citoi Rama vartësit e tij gjatë një fjalimi të pak ditëve më parë, duke ia bërë të qartë se refuzon t’i përgjigjet ankesave për instrumentalizimin e prokurorëve të SPAK.

    Ky citim i Ramës për ministrat dhe kryebashkiakët tregon pikërisht mendësinë që ekziston brenda në Partinë Socialiste, atë që goditjet e SPAK gjenerohen nga lufta e brendshme për pushtet. Në këtë panoramë, nuk është e vështirë të kuptohet se kujt i qeshte sot Belinda Balluku, pasi foli në SPAK për inceneratorin e Tiranës.


    Lapsi.al

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Transformimi i bukuroshes Belinda Balluku nga pastruese në Greqi në zv. kryeministre të Shqipër

    Berisha kritika të ashpra për Belinda Ballukun: Ka falsifikuar diplomën, do përballen me ligjin të gjithë…

    Emri:  berisha-sali8.jpg

Shikime: 101

Madhësia:  23.5 KB

    Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij përpara Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike hodhi kritika të ashpra për Belinda Ballukun.

    Berisha tha se Balluku ka falsifikuar diplomën. Më tej, Berisha theksoi se asnjë nga maxhoranca nuk do ikë, pa u përballur me ligjin, për “vjedhjet që kanë bërë”.

    Sali Berisha: Halli i diplomës është tek Lubia. Se Lubinë e paskan çuar në Prokurori se ka diplome false. Ajo ka falsifikuar diplomën. Kur të dëgjojnë socialistët që Lubia ka falsifikuar diplomën, thonë që edhe Belindi e ka falsifikuar.

    VIDEO

    Do thonë s’është gjë kjo punë. Këta njerëz kanë pasur si moto erdhëm, vodhëm, ikëm. Do përballen me ligjin duke nisur nga Edi Rama tek secili që ka vjedhur. Nuk ka në historinë e vendit njeri që të ketë vjedhur më shumë se Rama dhe Lubi Balluku bashkë.

    (Balkanweb)

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Transformimi i bukuroshes Belinda Balluku nga pastruese në Greqi në zv. kryeministre të Shqipër

    Emisioni investigativ Vetting, News24

    Emri:  Balluku-dekriminalizimi.jpg

Shikime: 50

Madhësia:  24.6 KB

    Saga e Ballukut me Koncensionet dhe tenderat
    Në 4 mars 2016, dy partitë kryesore në vend, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të miratonin në Kuvendin e Shqipërisë me 114 vota pro aktet nënligjore për ligjin e dekriminalizimit, duke i hapur përfundimisht rrugën procesit të pastrimit të politikës dhe administratës publike nga personat me rekorde kriminale.

    Ligji për “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë Funksione Publike”, i njohur ndryshe si ligji i dekriminalizimit u miratua më 17 dhjetor 2015 në Parlamentin e Shqipërisë, edhe falë presionit të ndërkombëtarëve.

    VIDEO

    Ky ligj solli largimin nga Parlamenti të shumë deputetëve të Partisë Socialiste apo zyrtarve të lartë, të cilët kishin qenë të dënuar më parë dhe kishin ndryshuar të gjeneralitetet për ti shpëtuar të shkuarës. Por asnjë njeri sado i pasur të jetë, ai kurrë nuk mund të blejë të shkuarën e vet, një shprehje e huazuar nga vepra “Piktura e Dorian Greit” e shkrimtarit anglez Oskar Uaild, e cila është një shembull që pasqyron pafuqinë e njeriut për të ndryshuar të shkuarën.

    Një nga rastet që ka ngritur vazhdimisht pikëpyetje dhe nuk ka marrë asnjëherë përgjigje për të shkuarën është rasti i zv.kryeministres Belinda Balluku. Në 3 nëntor 2021, gazetari i ndjerë Kastriot Myftaraj do të paraqitej në SPAK për të bërë një kallëzim penal për ministren Balluku pasi sipas këtij të fundit ajo kishte mashtruar për të dhënat e plotësuara të formulari i dekriminalizimit.

    Në CV personale të zv/kryeministres të deklaruara te formulari i dekriminalizimit gjenden disa të dhëna, të cilat ngrenë pikëpyetje të rëndësishme për mënyrën se si dhe kur është realizuar shkollimi. Aq më tepër që ministrja Balluku asnjëherë nuk i ka përgënjeshtruar jo vetëm deklaratat e Myftarit, por edhe të platformave të tjera mediatike.

    Në formularin e dekriminalizimit që Balluku ka dorëzuar pranë institucioneve shtetërore, në pyetjen 8 ku shkruhet nësa ka jetuar ndonjëherë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për më shumë se 1 muaj, ministrja deklaron se ka jetuar vetëm njëherë në Kardif të Anglisë për periudhën korrik-gusht 2011.

    “Zakonisht shkollat janë raste ku t’i qëndron për studime në një vend të caktuar për një kohë të gjatë. Rasti në fjalë duhet parë me detaje, duhen parë momentet se kur ka studiuar dikush në një shtet të huaj dhe fakti se sa ka qenë qëndrimi i tij, që merret lehtësisht nga vendi ose nga shteti i cili identifikohet si shteti i cili ka kryer studimet personi deklarues”, tha për “Vetting” avokati Redi Ramaj.

    Në CV-në e zv/kryeministres Balluku shkruhet se në periudhën 1995-1999 ajo ka ndjekur studimet në Institutin Teknologjik të Athinës në vendin fqinj në Greqi, e diplomuar në Administrim Biznesi. Është e pakuptueshme se si Balluku ka ndjekur këtë shkollë për 4 vite rresht duke mos qenë në Greqi për më shumë se një muaj, madje një rast më flagrant janë studimet në Universitetin e Harvardit. Nga viti 2019 deri në vitin 2021, zv/kryeministrja Balluku ka deklaruar se është diplomuar për Zhvillimet Ekonomike në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Sipas avokatit Redi Ramaj ekzistojnë mënyra për të verifikuar hyrjet dhe daljet jashtë dhe brenda vendit.

    “Është sistemi TIMS, i cili e ka të detajuar se kur hyn dhe kur del nga territori i Republikës së Shqipërisë, por edhe më para se të përdorej ky sistem ka pasur metoda të cilat funksiononin për të identifikuar personin se ku ka qëndruar”, u shpreh për “Vetting” avokati Ramaj.

    Por ajo që e bën më të rëndë situatën është edhe rezervimi i Prokurorisë së Posaçme përsa i përket fazës së hetimeve për zv.kryeministren, e cila është duke zhvilluar disa hetime paralele ndaj Ballukut për tunelin e Llogarasë, për bazën detare të Portit të Sarandës. Në kthim-përgjigje për “Vetting”, SPAK deklaroi se nuk ka asnjë informacion për të ndarë me publikun përsa i përket faktit nësa ka apo jo hetime ndaj Ballukut dhe në çfarë faze janë.

    Sipas avokatit Ramaj, në momentin që falsifikohet formulari i deklarimit ose formulari i dekriminalizimit siç njihet ndryshe, ka penalitete që fillojnë hetimet për falsifikimin e formularit.

    Por teksa ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj u vendos në kërkim ndërkombëtar pasi i dolën njohjet me biznesmenët e inceneratorëve, për zv.kryeministren shtohen vetëm dosjet dhe heshtja e SPAK. Duket sikur ministrja Balluku ka një hije, e cila e bën të paprekshme atë dhe bashkëpunëtorët e saj më të afërt në Ministri dhe Kryeministri.

    Në vazhdimësi të evidentimit të konflikteve të interesit dhe abuzimet me fondet publike, që ka përfshirë bashkëpunëtorët e Ballukut, “Vetting” do të zbulojë afera të tjera që lidhen me zyrën e Ministrisë së Infrastrukturës, me drejtoreshat e Ballukut, familjarët e të cilëve marrin tenderat dhe koncesione nga vetë zv.ministrat e Ballukut. Këta të fundit janë të lidhur me biznesmenë që kanë kompani në offshoret e Maltës dhe për herë të parë do hedhim dritë mbi errësirën që lidhen me tenderat e shit-blerjes në sektorin e energjisë.

    (BalkanWeb)

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2022, 01:12
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-05-2021, 11:23
  3. Sarandë, breshëri armësh për pronën, plagosen 2 pastruese
    Nga Deni_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-07-2011, 02:23
  4. Transformimi i njeriut ne .......... qen rrugesh
    Nga brooklyn2007 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 10-12-2010, 04:30
  5. Nje grua kryeministre ne te ardhmen?
    Nga BlerinaL në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 19-06-2009, 07:42

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •