Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Sami Frashëri: Shqipëria, ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhetë?

    Emri:  Screenshot 2024-02-27 at 9.21.15 PM.jpg

Shikime: 1240

Madhësia:  32.7 KB

    Sami H. Frashëri


    SHQIPËRIA

    Ç’KA QENË, Ç’ËSHTË E Ç’DO TË BËHETË?




    Mendime për shpëtimt të mëmëdheut nga reziket që e kanë rethuarë




    (Botuar të parën herë në Bukuresht më 1899)


    Emri:  Screenshot 2024-02-27 at 9.23.19 PM.jpg

Shikime: 1241

Madhësia:  41.4 KB

    Botim digjital: ALBANIANA.COM 2015
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-02-2024 më 12:16

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sami Frashëri: Shqipëria, çka qenë, ç'është e ç'do të bëhetë?

    Krye e parë

    Ç’KA QENË SHQIPËRIA


    Emri:  Screenshot 2024-02-27 at 9.30.16 PM.jpg

Shikime: 1248

Madhësia:  43.7 KB

    1. Pelasgëtë.

    Shqipëri i thonë gjithë ati vëndi, tek rrinë Shqipëtarëtë. Shqipëtarëtë janë m’i vjetër’ i kombeve t’Evropësë. Duketë që këta erdhë më parë se gjithë prej mezit t’Asisë n’Evropë; edhe këta prunë në këtë vënd ditjen e të bërit shtëpi me mur si edhe diturin’ e të lëruarit, të mbjellit e të korrurit; se ata njerës, që gjendeshin më parë tyre n’Evropë, ishin t’egërë e roninë nëpër pyeje e nëpër shpella duke ushqyer me pemëra t’egëra e me mish gjahu. P’andaj prindëritë tanë të vjetërë u quajtënë Arbënë, fjalë të cilën na Toskëtë, pas zakonit tënë që bëjmë n në r, e këthyemë në Arbënë, si e përdorim edhe sot. Do-me-thënë ky komp kaq’ i vjetërë thuhëshë që m’atëherë Arbënë a Arban, do-me-thënë ata që punojnë arënë, që korrin e mbjellinë. Këtë fjalë Romakëtë e kanë këthyer më Alban duke thënë edhe vëndit të tyre Albania, si e thonë edhe sot Evropijanëtë. Greqt’ e pastajmë na thanë Arvanit, duke këthyer prapë l-në në r; dhe nga kjo fjal’ e Greqet Tyrqitë kanë bërë fjalënë Arnaut, si na quajn’ edhe sot. Po na vetë fjalënë Arbërë e kemi përrrethuarë vetëm në një farë të kombit tënë, të cilën’ e themi edhe Lap; edhe kombi i tërë ka marrë emërinë Shqipëtar e vëndi ynë Shqipëri, fjalë të bëra prej shqipesë, zogut të bekuarë të Hyjit, q’i falëshinë prindërit’ e vjetërë tanë, edhe të cilit fytyrënë e kishimë edhe në flamurt. Po kjo fjalë dukëtë të mos jetë shum’ e vjetërë a të mos ketë qënë që në kryet e përgjithçime, se vëllezëritë tanë, që rojnë jashtë Shqipërisë, n’Itali, në Greqi e gjetkë nuk’ e dinë, po quhenë edhe sot Arbërë.

    Me të vjetërtë prindërt tanë bota i quajnë Pelasgë, fjal’ e mbeturë nga prindret tanë më të pastajmë, të cilëtë quaninë më të parët’ e tyre Plak a Pleq. Sido të jetë, ky komp kaq’ i vjetërë e kaq’ i vjejturë për istorit ka qën’ i shum’ e i fortë e i përhapurë nëpër gjith’ Evropët të Lindjesë. E tërë Sinisi’ e Ballkanit edhe përtej Tuinësë, Ungria, Kroatia etj. si edhe Greqia e gjithë anët’ e perëndimit t’Azisë së vogëlë, do-me-thënë t’Anatollit, ishinë vënd’ i Pelasgëvet, Shqipëtarëvet të vjetërë. Ca nga këta pelasgë u hodhë përtej den’ Adriatik, n’Itali; Etrusqitë, Llatinët e te tjerë kombe t’Italisë janë prej farës’ së Pelasgëvet. Me pastaj erth një komp i vogëlë, q’i thoshmë Helen a Grek, e zu vënt në Greqi nëpër nisit të Pellgut Egje e nëpër anët të detit rrotull, duke përzënë Pelasgëtë andej a duke përzierë me ta. Po edhe këta Helenë, q’erdhë n’ata vënde, ishinë prej një fare me Pelasgëtë, si edhe Shqehtë, Gjermanëtë, Gjelttë a Galëtë e të tjerë kombe t’ardhurë ng’ Asia, të cilëtë thuhenë gjithë bashkë Arianë, fëmij’ e madhe, që përpushton edhe Persëtë, Indianëtë e të tjerë kombe t’Asisë. Po Llatinëtë janë më t’afërë nga gjithë me na Shqipëtarëtë; p’andaj edhe gjuha jonë i ngjan shumë Llatinishtesë e gjuhëvet, që janë ndarë prej asaj, si italishtja, francishtja, etj.

    Pelasgëtë kishmë një besë të bukur’ e vjershëtore. Besoninë gjithë shënjat’ e natyrësë e trupet' e qjellit; i falëshinë djellit, hënësë, yjevet të mbëdhenj, qjellit, revet, erësë, detit e të tjerave. Vetëtima, gjëmimi, rrufeja e gjithë shënjat’ e natyrëst ishinë të shënjtëruara në syt të tyre. Zjarrë e kishinë në shumë nder e më ca vënde s’e shuaninë kurrë. As në qeverit as në besët nukë doninë një vetë, që bën ç’do, po u kish ënda këshillën’ e kuvendin’ e shumëve. Kjo besë, të cilënë Greqt’ e Llatinëtë e xgjeruan’ e e xbukuruanë më teprë, ësht’ edhe sot n’Evropë e në gjithë botët të qytetuarë bes’ e vjershëtarëve, të cilëtë në këtë gjejnë bukurin’ e shijënë, q’u duhetë. Kjo besë, që i thuhetë mythologji, është bes’ e të parëvet prindër tanë, Pelasgëvet.

    Pelasgëtë, pas vëndevet që rrininë, ndahëshinë më shumë fara e fise, nga të cilëtë më të mbëdhenjt’ e më ’të njohuritë janë: Ilyrianëtë a të Lirëtë (të Dlirëtë), Maqedonasitë, Thrakasitë (të Trashëtë), Prygasitë etj. Nga këta Ilyrianëtë ishinë në Shqipëri edhe në vëndet të veriut, që thuhenë sot Bosnjë, Erzegovinë, Mal-i-Zi, Kroati, Dalmati etj. gjer në fund t’Adriatikut e gjer përtej Savësë; Maqedonasit’ e Thrakasitë rrininë në Maqedoni e në Thrakë; Frygasitë ishinë n’Asi që nga anët e detit gjer ne lumi Alis, që thuhetë sot Këzëll-Irmak. Thuhetë që Ilyrianëtë ishinë shumë t’afërë me Maqedonasit e Thrakasitë me Frygasitë; po të tërë ishinë një komp edhe kupëtoninë gjuhën’ e njëri-jatërit.

    Gjer në kohët të Romanëvet gjithë këta kombe Pelasgë ishinë të gjallë e të tërë. Maqedonasitë që për së vjetëri kishinë një mbretëri mjaft të fortë e cila në kohët të Filipit u rit e u shtua shumë; edhe i bir’ i këti, Aleksandri i Math, vuri në dorë më të shumën’ e botës, që dihësh atëhere, Greqinë, Thrakënë, Asin’ e Vogël, Persinë, Indinë, Egjyptënë etj., po jo Ilyrinë e Epirrë, do-me-thënë Shqipërin’ e sotme. Pas vdekjes s’Aleksandrit Maqedonasitë bënë disa mbretëri n’Asi, n’Egjyptë e n’Evropë; po duk me mos qënë të bashkuarë, duke ndarë në shumë dega e duke ngrën’ e duke vrarë në mesit të tyre, s'qëndruanë dot shumë kohë; pas pakë kohe u poshtuanë nënë Romanëtë, të cilëtë duallë me një forcë të madhe e zunë gjithë vëndet’ e Maqedonaset edhe Maqedoninë vetë.

    Romanëtë u dhanë funt Prygaset e Thrakaset, të cilëtë humpnë e u shuanë duke lëftuarë, e duke përzjerë me disa kombe, q’u futnë në mes të tyre. Në Maqedoni diç mbahëshinë po fort të përzjerë. Kur në të gjashtët shekull të Krishtit Bullgarëtë, komp tatar edhe Sërbët’ e Kroatëtë, kombe shqeh, hynë në Sinisit të Ballkanit si mizëri edhe mbuluan’ edhe më të shumën’ e Maqedonisë, duke nxjerë Pelasgëtë andej e duke përzjerë me ta. Kështu humpnë Maqedonasitë, Thrakasitë, Frygasitë e të tjera fara të Pelasgëvet, përveç Ilyrianëvet, të cilëtë janë drejt prindëret tanë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 27-02-2024 më 23:00

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sami Frashëri: Shqipëria, çka qenë, ç'është e ç'do të bëhetë?

    II. Ilyrianëtë e Epirotëtë.

    Emri:  Screenshot 2024-02-27 at 9.36.02 PM.jpg

Shikime: 1233

Madhësia:  24.7 KB

    Ilyri e vjetër nukë pushtonte të tërë Shqipërinë, se nukë unjësh më poshtë Vijosësë nga juga; po nga veriu ish shumë m’e madhe, se, sindëkur thamë, xgjatëshë gjer në Savë e gjer në funt t’Adriatikut duke përpushtuar’ edhe Bosnjën’ e të tjerë vënde. Që nga Vijosa e gjer në mëngët t’Ambraqisë (t’Artësë) cop’ e jugës së Toskëris së sotme quhesh Epir (Ipërë, Hipërë a Sipërë) fjalë shqip, me të cilënë e përmëntninë vëndësit e anës së detit së poshtërmi, edhe të cilënë Greqtë, që qasëshinë atje për tregëri, e dëgjuanë nga këta. Mbretëri’ e Ilyrisë ish veçan, e Epirit veçan. Po Ilyrianëtë si edhe Epirotëtë nukë ishinë fare t’unjurë e të poshtuarë nënë këto mbretëri; ishinë të përndarë në shumë fara a fise, nga të cilëtë sicildo qeverisësh prej këshillës së parësisë e të pleqet të tyre. Këto këshilla quhëshinë Plakoni a Pleqësi.

    Nga këto dy mbretëri, të cilatë, istorija na thotë, që kishinë mjaft qytetëri, duallë disa mbretër të fortë e të ndrituarë si Pyrrua a Burri, mbret’ i Epirit, që mundi Romanëtë e morri Greqinë, e si Tevta, mbretërsh’ e Ilyrisë e Gjençoja, bir’ i saj, që qëndruanë kaqë kohë burrërisht kuntrë Romanëvet.

    Pas të thënit të shkronjëtorëvet të Greqisë së vjetërë, Ilyrianëtë, si edhe Epirotëtë, të cilëtë s’ndryshonin nga ata me nonjë farë mëndyre, roninë e ishinë si Shqipëtarët’ e sotmë, pa nonjë ndryshim; edlhe flisninë gjuhënë, që flasimë na sot.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 27-02-2024 më 23:01

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sami Frashëri: Shqipëria, çka qenë, ç'është e ç'do të bëhetë?

    III. Shqiptarët nën romanët

    Emri:  Screenshot 2024-02-27 at 9.38.20 PM.jpg

Shikime: 1236

Madhësia:  41.0 KB

    Ilyrianët e Epirotëtë si qëndruanë shumë kohë kuntrë Romanëvet, më në funt forc’ e madhe e këtyre e shumica i mundi, si edhe kaqë kombe të tjerë që kishinë poshtuarë këta. Epiri atëhere ish i bashkuarë me Maqedoninë e, me të qënë q’u mbajtnë shumë kohë e i vranë shumë ushtëri Paul Emilit, kreit të ushtërisë së Romanëvet, ky njeri i egërë e zëmrëgur dolli e prishi tetëdhetë qytete në Toskëri e shpuri kaqë mijë skllef në Romë!

    Kështu humbi dliri’ e Ilyrianëvet e Epirotëvet, edhe këta vënde, do-me-thënë Shqipëria, hynë nënë urdhërit të Romanëvet. Po Shqipëtarëtë, sado q’u muntn’ e u vranë, nuk u poshtuanë e s’u bënë robër. Ishinë prapë e gjithënjë zotërinj në vëndit të tyre e Romanëtë s’kishinë përveç se emënin’ e zotëris së vëndit. Për të pasurë pakë fuqi në Shqipëri, kishinë sjellë disa kolonja Romanësh e i kishinë vëndosurë nëpër vënde të fortë të Shqipërisë. Far’ e këtyre kolonjave janë Vllehtë a Xinxarëtë, që gjendenë edhe sot në vëndit tënë. Edhe udhën’ e gjatë, që kishinë goditurë që nga Durrësi gjer në Salonik për të shpënë ushtëritë e për tregëri e të cilënë e quaninë Ignatius nga fjala shqip e gjatë, mezi e ruaninë. Në vëndit të mbretërivet t’Ilyrisë e t’Epirit ish mbretëri’ e Romanëvet, po Shqipëtarëtë qeverisëshinë prapë prej parësis’ e prej pleqësisë së tyre si gjithë jetënë.

    Kështu qe Shqipëria e kështu roninë Shqipëtarëtë nënë Romanëtë. Kur u nda mbretëri’ e Romanëvet më dy, Shqipëria i ra mbretërisë së lindjesë, që kish qëndrënë në Konsitantinopojë. Edhe nënë mbretëret të Konstantinopojësë Shqipëtarëtë ishinë, po thua, të dëlirë e qeverisëshinë në mest të tyre; ishinë zotërinj në vënt të tyre e jo robër. N’ato kohëra hyni edhe Krishtërimi në Shqipëri e më pakë kohë gjithë Shqipëtarëtë u bënë të krishterë, po pa ndruarë vetiat’ e zakonet’ e vjetëra të tyre.

    Duke dobëtuarë Mbretëri’ e Konstantinopojësë shtohësh fuqi’ e dliri’ e Shqiptarëvet. Po më të shtatët shekull të Krishtit mizëri Shqehsh e Bulgarësh u sulë prej veriut e prej lindjesë e hynë me hir e me pahir në dhet të Byzantinjet. Nga këta Sërbëtë mbushnë vëndet e veriut të Ilyrisë, do-me-thënë Bosnjënë, Herzegovinënë, Dalmatinë, Mal’ e Zi e Sërbinë, edhe Bulgarëtë përzjerë me Shqeh zunë Maqedoninë. Shqipëtarët’ e Maqedonisë u hoqnë n’anët të veriut e të perëndimit në malet të Shqipërisë; ata të Ilyrisë së sipërme nukë para iknë nga vënd’ i tyre, po u përzjenë me aqë shumë Shqeh, sa humpnë gjuhën’ e tyre e zunë të flasinë sërbisht. P'andaj mundimë të themi se Bosnjakëtë, Herzegovinasitë, Dalmatëtë e Mal-Zestë janë më tepërë Shqipëtarë se me Shqeh' kanë shumë gjak Shqipëtari në rëmbat të tyre; shtati, fytyra, zakonetë, këngët' e vallet' e tyre e çdo gjë i afron më shumë me Shqipëtarë se me Shqeht' e tjerë, të cilëtë s'kanë atë shtat e atë fytyrë.

    Po me të qënë që sot flasinë sërbisht, quhenë Shqeh e jo Shqipëtarë; se gjuha ësht, e para shënj e të çquarit të kombevet.

    Pra, me këtë mëndyrë u nda gjymës' e Ilyrisë edhe gjymës' e Maqedonisë nga Shqipëria e u bënë Shqehëri; edhe Shqipëria mbet një vënt i vogëlë, që pushton gjymësën' e jugës s'Ilyrisë, gjymësën ( anën' e veriut e të perëndimit) e Maqedonisë edhe gjithë Epirë.

    Pra, me këtë mëndyrë u nda gjymës’ e Ilyrisë edhe gjymës’ e Maqedonisë nga Shqipëria e u bënë Shqehëri; edhe Shqipëria mbet një vënt i vogëlë, që pushton gjymësën’ e jugës s’Ilyrisë, gjymësënë (anën’ e veriut e të perëndimit) e Maqedonisë edhe gjithë Epirë.

    Në kohët të Romanëvet e të Byzantinjet u lan’ e u haruanë emënatë Ilyri, Maqedoni e Epir edhe Shqipëria, që mbet, si thamë, zu të quhësh në botët Albania, prej emërit shqip Arbëni. Q’atë her’ e tëhu Shqipëria s’ka ndruarë kufi, ësht’ edhe sot ajo, përveç pakë vënde q’i dhanë Serbis’ e Malit të Zi pas kuvëndit të Berlinit, si Vranja, Leskovaçi, Kurshunlia, Ulqini etj. Nga të shumët' e këtyre vëndeve Shqipëtarëtë bënë faj të madh t'iknë e lanë vendin' e tyre për jetë Shqehet, përveç Ulqinit që ka qën' edhe është gjithë jetënë Shqipëri edhe që pandryshim do të kthehetë një ditë e të bashkohetë me Shqipërinë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 27-02-2024 më 23:02

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sami Frashëri: Shqipëria, çka qenë, ç'është e ç'do të bëhetë?

    IV. Mbretërit’ e vogëla të Shqipërisë.

    Emri:  Screenshot 2024-02-27 at 9.43.06 PM.jpg

Shikime: 1221

Madhësia:  55.5 KB

    Në kohërat të fundit të Byzantinjet, kur këta ishinë dëbuarë e s’u kish mbeturë fuqi as për të qeverisurë vëndetë, as për të qëndruarë kuntrë armiqet, atëhere, si më çdo vënt, edhe në Shqipëri ishinë çpikurë disa mbretëri edhe shumë vënde të Shqipërisie mb’anë detit i kish zënë gjidhurthërim’ i Venetikut. Nga mbretëret’ e vegjëlë, q’ishinë çpikurë atëhere në Shqipëri, ca ishinë fjesht Shqipëtarë e ca të huaj po të shqipëtaruarë. Nga të parëtë ish edhe fëmij’ e Kastriotit, nga e cila dolli ndjesëmadhi Skënderbeu, në Krujë, fëmij’ e Topjesë n’Artë etj; nga të dytatë ishinë fëmij’ e Dukagjinit në malësi të Shkodrësë, fëmij’ e Muzakësë në Myzeqe, etj.

    Kështu qe ndarë Shqipëria në shumë copa, të cilatë s’mundimë t’i nëmërojmë të tëra mbretërirëra; më të mëdhatë munt të quhenë kështu, të vogëlatë ishinë kryesi e bojarëri, të cilatë nga dobëti’ e mbretërisë kishinë mbeturë më vetëhe e pa urdhërim. Në mest të këtyre copërave edhe ndarjet’ e grindat e luftat e përbrëndëshme s’hiqëshinë kurrë.

    Kur duallë Tyrqitë e u hodhë ng’ Asia n’Evropë duke marrë vëndet e Sinisë së Balkanit njërën pas jatrit, Shqipëria qe e ndar’ e e përçarë në këtë mëndyrë. Tyrqitë zun’ e po i muntninë një nga një këta zotërinj, q’urdhëroninë Shqipërinë; e ca i përzininë fare nga vënd’ i tyre, ca i lininë, si i poshtonin’ e pastaj. Një nga ata q’u poshtuanë kështu, qe edhe Jan Kastrioti, i at’ i Skënderbeut, i cili u shtrëngua t’i apë Sulltan Muratit penk të katrë djemt’ e ti të dashurë, m’i vogël’ i të cilëve qe Gjergj Kastrioti, që thuhetë Skënderbeg.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 27-02-2024 më 23:05

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sami Frashëri: Shqipëria, çka qenë, ç'është e ç'do të bëhetë?

    V. Shqipëria në kohët të Skënderbeut.

    Emri:  Screenshot 2024-02-27 at 9.46.31 PM.jpg

Shikime: 1233

Madhësia:  27.1 KB

    Skënderbeu, kujt istoria s’i tregon nonjë shok a shëmbëllë në trimërit, më diturit të luftës, në forcët si edhe në ditjet, në mendimt të drejtë, në njerëzit, n’ëmbëlsit të zëmrësë e në madhërit të shpirtit, Skënderbeu q’i pat dhënë edhe do t’i apë gjithë jetënë nder Shqipërisë, ky burr i pashoktë ish foshnjë, kur ra ndër duart të Tyrqet, e u rit në pallat të Sulltanit; që pa mbirë qime në faqet të ti tregonte trimërira e bënte punëra n’ushtëri të Tyrqet, që çuditësh gjithë bota; kudo që vinte, muntte e njeri s’i qëndronte dot kundrejt.

    Kur u këthye Skënderbeu nga Syria, tek kish vajturë të lëftonte për Tyrqit, dëgjoi nga goj’ e Sulltani't vetë q’i ati kish vdekur; po duk me qënë që pas kuvëndit e pas besësë, që kish lidhur i ati me Sulltanë, duhesh që një nga të bijtë të vinte në Krojë për të ndënjturë në front të t’et, Skënderbeu bashkë me vdekjen e t’et mësoi edhe vdekjen e të tre vëllezëret të ti, të cilëtë s’muntninë të vdisninë nga Perëndia, kështu të tre për një herë. Trimi shqipëtar nuk’ ish aq’ i pamënt, sa të mos marrë vesh se ç’i gjet të mjerëtë të vëllezrë edhe që ajo do ta gjente edhe atë vetë. Edhe vërtet q’atë datë zuri i zot’ i ti ta nxirte në lufta e në mundje të rrepta e të rezikta që të vritësh, se, ta vriste në shesh, kish frikë nga ushtarët tyrq, të cilëtë e donin shumë Skënderbenë për trimërit e për zemrëmirësit të ti.

    Emri:  Screenshot 2024-02-27 at 9.48.05 PM.jpg

Shikime: 1234

Madhësia:  57.2 KB

    P’andaj Skënderbeu priste një kohë që të muntte t’ikënj’ e të vejë në Shqipëri, për të shpëtuarë edhe vetëhen’ e ti edhe mëmëdhenë, për të cilën’ i digjësh zëmra. Kohënë, që kërkonte e gjeti pa priturë shumë; edhe vate në Krujë, përzuri Tyrqitë andej edhe ndenjti në front të t'et. Gjime zotërinjt’ e të parët' e Shqipërisë u mbluadhë në Krujë, lithnë fjal' e kuvënt e dhanë besë të përpiqenë e të vdesinë për shpëtimt të mëmëdheut, duke njohurë të gjithë për krye e mbret të tyre Skënderbenë.

    Kështu për së pari herë Shqipëria u mbluath në një mbretëri me një mbret trim e të zonë si Skënderbenë. Tyrqit në çast çuanë ushtërira të mbëdha për të marrë prapë Shqipërinë; po Skënderbeu me Shqipëtarëtë u qëndronte kundrejt burrërisht e me pakë shokë hidhësh si petriti mi mijëra Tyrqsh e copëtonte ushtëri të tëra të Sulltan Muradit e Mehmedit, duke shtënë frikën’ e tëmerrë në zëmrat të Tyrqet.

    Dyzet e kaqë vjet qëndroi kështu Skënderbeu me Shqipëtarëtë duke vrar’ e duke handakosurë armikëtë; e mbajti Shqipërinë të pamundur’ e të paposhtuarë. Gjithë pushtetat’ e Evropës, q’ishinë atëhere, kishinë shpresë ne Skënderbeu e prisninë shpëtimin’ e Evropësë nga Shqipëtarëtë. Po ata nuk kishinë trima e burra si Skënderbeu, as kishinë besën’ e Shqiptarëvet. Shumë herë Ungrëtë (Maxharëtë) e Papa e futninë Skënderbenë në zjart, pastaj hiqëshinë e e lininë vetëm, duke vështuarë së largu. Me gjithë këtë Skënderbeu qëndroi e duroi; edhe Shqipëria në gjalljet të këti burri e ruajti dlirin’ e saj me nder. Por me të vdekurit të Skënderbeut Shqipëria ra ndër duart të Tyrqet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 27-02-2024 më 23:04

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sami Frashëri: Shqipëria, çka qenë, ç'është e ç'do të bëhetë?

    VI. Shqipëria nënë Turqitë.

    Emri:  Screenshot 2024-02-27 at 9.51.07 PM.jpg

Shikime: 1226

Madhësia:  37.9 KB

    Pas Skënderbeut e pas kohës së këti burri, e cila, sado që shkoi e tërë me luftëra e me gjak, është m’e bukur’ e m’e bekuar’ e gjithë kohëravet për vëndinë tënë, se vetëm atehere u mbloth i tërë kombi më një qeveri të dlirë e iu dëgjua emëni në gjithë botët me nder të math nga të qëndruarit kundrejt Tyrqet, të cilëvet atëhere mbretëri të mbëdha s’u qëndronin dot; pas kohës së këti burri të ndjerë, themi, Shqipëria u bë një copë e mbretërisë së Tyrqisë.

    Shqipëtarëtë, njerës trima e luftëtarë, kanë pasurë gjithë jetënë dëshirë të madhe për luftë e luftën’ e kanë quajturë një pun’ e një fitim për vetëhe të tyre. Vininë nëpër gjith’ anët t’Evropësë me armë në dorë e bëninë të fitonj’ ay q’i merninë anënë. Pas këti zakoni të vjetërë të tyre ishinë hedhurë edhe Asi e kishin hyrë në shërbim të Tyrqet duke ndihurë këtyre me armë e me trimëri. Bajazid Pasha, burë trim e me besë të fortë, që nxori Çelepi Sulltan Mehmednë nga mez’ i ushtërisë së Tamerlanit (Timur-Lengjit) e e shpëtoi nga mijëra rezike duke vënë vetëhen’ e ti në rezik të math e duke marr’ atë shumë herë më krahë e duke lypurë; ky Bajazid-Pasha, që shpëtoi jetën’ e ati Sulltani, pa të cilënë mbretëri’ e Tyrqet e fëmij’ e Osmanit ishinë të shuara e të humbura për jetë, ky ishte Shqipëtar, si edhe shumë të tjerë pashanj e të mbëdhenj njerës, që kanë treguar trimëri të mëdha e shërbime të rënda n’ushtërit të Tyrqet shumë kohë më parë se të merretë Shqipëria prej Tyrqet.

    Kështu Shqipëtarëtë kishinë zënë të marrënë besën’ e Tyrqet e të bëhenë myslimanë që pa rënë Shqipëria në duart të Tyrqet. Po si u bënë këta zotërinjt’ e Shqipërisë, këthyerj’ e besës u shtua shumë më tepër edhe më itë gjith’ anët të Shqipërisë zunë të marrënë besën' e mundëset, duke thënë tek është kordha, është besa! Shqipëtarët kanë këtë vetië që rëndonenë çpejt nga një besë e duanë gjithnjë ta ndërojnë; si pan’ edhe që Tyrqitë s’u bëjnë nder atyre që s’janë në besët të tyre, s’përtuanë për të marr’ atë besë. Po edhe ata që mbenë të krishtenë, nuk’ u poshtuanë e të bëhenë raje si kombet’ e tjerë, po mbajtënë armëtë e nder’ e tyre edhe vininë edhe këta në luftë e lëftonin bashkë me vëllezërit’ e tyre myslimanë kuntrë armikëvet të Tyrqisë.

    Puna, që donte mbretëri’ e Tyrqisë u erth mbarë pas vetiës së tyre. Luftëratë paprera, lodëra e vrape me kuaj, rrëmbime, vrasje, presje e të tjera të këtilla gjërëra, që doninë Turqitë, këto ishinë punërat’ e dashura edhe të Shqipëtarëvet. Tyrqitë gjetnë më Shqipëtarëtë një shok të luftësë të fortë e të besësë, edhe Shqipëtarëtë gjetnë në Tyrqit një zot, q’u hapte përpara një shesh të gjër’ e të çpenguarë për të bërë gjith’ ato q’u donte zëmra.

    Shqipëria në kohët e Tyrqet u bë m’e pasurë e m’e begatë se kurdo; se Shqipëtarëtë sulëshinë bashkë me Tyrqitë nëpër gjith’ anët të botës edhe këthehëshinë ngarkuarë me ar e me ergjënt, me armë të vjejtura e me kuaj të bukurë t’Arabisë, t’Egjyptësë, të Qyrdistamit, t'Ungrisë etj. Me të qënë më trima e më të zottë se Tyrqitë, shkoninë edhe nëpër më të mëdhenjt e më të nderçimit vënde e kishinë më teprë nder se ata vetë Tyrqitë. Vetëm sadrazemë, do-me-thënë Vezirë të mbëdhenj, janë bërë afro 25 Shqipëtarë edhe më të mirët’ e më të dëgjuarit’ e atyre që kanë ndënjturë në këtë vënt, janë Shqipëtarë.

    Pa le në Shqipëri që s’vinte kurr’ i huaj. Gjith’ ata që qeverisninë Shqipërinë, të vegjël’ e të mbëdhenj, ishinë të gjithë e gjithnjë Shqipëtarë. Mundimë të themi se Shqipëria qeverisësh më vetëhe prej Shqipëtarësh e me zakonet të saj. S’ish poshtuar as pakë nënë Tyrqet e s’paguante gjë përveç gjaknë, që derthte në luftë edhe i cili i paguhësh e çpërblehësh fort shtrenjt.

    Kjo është ngaja që kanë lidhurë Shqipëtarëtë me Tyrqit. Shqipëtarëtë gjeninë ne Tyrqit atë që doninë: gjë, nder, armë, kuaj, rrëmbime sa të donin edhe dliri sa u duhësh; edhe Tyrqitë gjenin ne Shqiptarët atë që doninë: trimëri, besë e gjak të derdhurë pa kurcim.

    Kështu qenë punëratë gjer në kohët të tenzimatit; do të shohëmë më poshtë se qysh u ndruanë q’atëher’ e tëhu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-07-2024 më 12:27

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sami Frashëri: Shqipëria, çka qenë, ç'është e ç'do të bëhetë?

    VII. Kombëri’ e gjuh’ e Shqipëtarëvet.

    Emri:  Screenshot 2024-02-27 at 9.55.16 PM.jpg

Shikime: 1233

Madhësia:  31.5 KB

    Shqipëtarëtë flasinë një nga më të vjetërat’ e më të bukuratë gjuhë të dheut. Gjuhëratë, që kanë qënë shoqet’ e motërat’ e Shqipesë, kanë mijëra vjet qo kanë humburë e s’flitenë në nonjë vënt të dheut; po në vëndit t’atyre përdorenë mbesat’ e stërmbesat’ e tyre. Shqipja është shoqe me greqishten’ e vjetër me Llatinishtenë, me Sanskrishtenë, gjuhën’ e Indis’ së vjetërë, me Zendishtenë, gjuhën’ e Persisë së vjetërë, me Qeltishtenë, me Tevtonishtenë etj. Po këto gjuhëra, që nëmëruamë, nga të cilatë ca kanë qënë motra të vogla të Shqipesë e shumë më të ra se ajo, këto gjuhëra, them, kanë mijë a mijëra vjet që nukë po flitenë më e s’rojnë përveçse më faqet të oa livrave të vjetëra. Ato quhenë gjuhëra të vdekura e shqipja, gjuha jonë, q’është m’e vjetërë nga ato, ësht’e gjallë e flitetë edhe sot si në kohët të Pelasgëvet. Pa ndryshim Pelasgëtë janë m’i vjetr’ i kombevet arianë t’Evropësë. Kemi shumë shënja e shumë dëftime, të cilatë dëftejnë, faqeza që ata Pelasgë, që na dukenë si përallë nga vjetëri’ e tepër’ e tyre, kanë folurë këttë gjuhë, që flasimë na sot. Emërat’ e perëndivet, q’u falëshinë Pelasgëtë e prej të cilëvet i ka marrë mythologji e Grekëret e e Roomanëvet edhe shumë fjalë të tjera, që na ka ruajturë istoria e emëna vendeve etj, dukenë që janë fjalë fjeshtë shqip ëdhe na tregojnë që Pelasgëtë kanë folurë kaqë mijë vjet më parë këtë gjuhë, që flasim me sot, po- thua pa ndryshim a me aqë pakë ndryshim, sa të muntte të delte sot një Pelasg, do të muntnimë të flasimë me të si flet një Gegë me një Toskë a një Çam me një Gorar.

    Shkronjëtor’ e gjuhësë shqip, të përkëthyerët’ e fjalëvet n’aqë fytyrëra, hollësi e nyjevet, e përemënavet e të tjera bukuri, që s’i ka nonjë nga gjuhët’ e sotme e të cilatë edhe gjuhët’ e vjetëra s’i kanë kaqë të mbaruara e të tepra, gjithë këto gjërëra e rrëfejnë që shqipja është një gjuhë fort e vjetërë, e mbeturë që nga kohërat’ e qëmoçime e të përallta e e ruajturë sindëkur qe, pa prishur’ e pa ndryshuarë.

    Shënj’ e kombërisë është gjuha; çdo komp mbahetë me gjuhët; ata njerës, që harojnë a lënë gjuhën’ e tyre e flasinë një 'tjatrë gjuhë, më kohë bëhenë njerëzit’ e ati kombi q’i flasinë gjuhënë e dalinë nga kombëri’ e tyre. Kaqë kombe, që janë shuarë, mos pandehni se vdiqn’ a u vranë të tërë; jo kurrë; po u përzienë me të tjerë kombe, muarrë gjuhën’ e atyre, edhe u bënë nga ata pa të çquarë. Kështu janë shuarë Maqedonasitë, Thrakasitë, Frygasitë. Ilyrianët’ e sipërmë e kaqë gjindje të tjerë, q’ishimë Pelasgë, do-me-thënë Shqipëtarë si na, e që sot s’janë, se u shuan’ e u haruanë duke humburë gjuhën’ e tyre. Por Shqipëtarët’ e atyre vëndeve, që quhenë sot Shqipëri, e kanë ruajturë fort mirë gjuhën’ e tyre; e kështu flitetë edhe sot n’atë copëzë vënt gjuh’ e vjetërë e Pelasgëvet të përallavet.

    Qysh e kanë ruajturë dot Shqipëtarëtë gjuhën’ e tyre të tër’ e të paprishurë nëpër mest të kaqë kohërave t’egëra? Qysh gjuha shqip s’është prishur’ e ndryshuarë, duk me mos pasurë shkronja e livra e duk me mos shkruar’ e kënduarë nëpër shkolla, kur gjuhëra të shkruara e të ndërtuara me kujdes të math janë prishur’ e ndryshuarë aqë sa të quhenë gjuhëra të tjera? Përgjigj’ e këtyre pytjeve është fort e lehtë: Shqipëtarëtë e kanë mbajturë gjuhën’ e kombërin’ e tyre jo me shkronja as me dituri, as me qytetëri, po vetëm me dliri, me të qënë gjithënjë vetëm e më vetëhe, me të mos përzjerë me të tjerë e me të mos kallurë të huaj në vëndit të tyre. Të qëndruarëtë larg nga gjithë bota, nga dituritë, nga qytetëria, nga tregëria, me një fjalë, të rojturitë si të egërë nëpër malet u ka ruajturë e shpëtuarë Shqipëtarëvet gjuhën’ e kombërinë.

    Qysh Shqipëtarëtë nuk janë menduarë kurrë të shkruajn’ e të këndojnë gjuhën’ e tyre? Kjo është një çudi e madhe. Nukë themi për ato fara e fise të vogëla e të përndara të Pelasgëvet e t’Ilyrianëvet të vjetërë, se ata, duke rojturë si t’egërë nëpër malet, nuk shihninë nonjë nevojë për këtë, s’u vinte ndër mënt kurrë një gjë e këtillë. Po Maqedonasitë, që kishinë një mbretëri të goditurë, si edhe mbretëri’ e Pyrros n'Epir e Tevtësë n’Ilyri, qysh nukë panë nevojë të shkruajnë në gjuhët të tyre? Filippi, që përpiqësh të ritte Maqedonin’ e të pushtonte Greqinë, qysh nukë desh të bënte edhe gjuhën’ e ti të shkruarë si greqishtenë? Aleksandri, të themi, s’pat kohë, e po Ptolemenjtë, që gjuanë diturit’ e gjuhën’ e Greqet n’Aleksandritë, qysh nuk’ u menduanë edhe një herë për gjuhën’ e tyre, t’i bëninë një palë shkronja, duke me qenë që shihninë gjithë kombet’ e Asis’ e t’Egjyptësë, që shkruaninë sicilido gjuhën’ e ti? Romanëtë mësonin’ edhe ata gjuhënë greqisht edhe filosofin’ e gjithë dituritë i këndoninë në këtë gjuhë, po kishinë bërë edhe shkronja në gjuhët të tyre, Llatinishtet, edhe shumë gjërëra i shkruanin’ e i këndoninë në këtë gjuhë.

    Doktor Hani, i madhi filolog Alëman, që ka shkruarë shumë të vërteta për Shqipërinë, ka gjeturë më nj’anët të Shqipërisë një gur të shkruarë shqip me ca shkronja, të cilatë u ngjajnë shumë shkronjave finiqishte edhe dukenë të mara prej atyre, pa qën’ ato vetë. Po këto shkronja s’janë parë gjetkë, as dihetë të kenë qënë të përdorura në Shqipëri. Ca varre e të tjerë gurë të shkruarë me shkronja greqishite n’Asi itë Vogël afr’ Angorësë edhe ca të tjerë shkruarë me shkronja Llatinishte n’Etrurië t’Italisë e të cilavet gjuha s’është as greqisht as llatinisht, duketë të jenë shkruatrë më gjuhë shqip prej Frygaset e Etruskëvet të vjetërë, të cilëtë ishin Pelasgë, do-me-thënë Shqipëitarë. Po edhe këto janë gjë të paka e të vetëme. Merretë vesh që Shqipëtarëtë që moti kanë shkruarëhierë herë në gjuhët të tyre me ato shkronja, që dininë, sindëkur edhe tani pastaj që shkruaninë ca me shkronja arabishte, ca me greqishte e ca me llatinishte. Këto janë gjërëra të paka e Shqipëtarëtë s’janë menduarë kurrë të goditinënjë palë shkronja për të shkruarë gjuhën’ e tyre: edhe shqipja kish mbetur gjer në kohët tënë gjuhë e pashkruarë.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sami Frashëri: Shqipëria, çka qenë, ç'është e ç'do të bëhetë?

    VIII. Shqipëtarëtë gjithënjë për botën e kurr për vetëhe.

    Emri:  Screenshot 2024-02-27 at 10.08.45 PM.jpg

Shikime: 1223

Madhësia:  21.8 KB

    Sikundër thamë më siprë, Shqipëtarëtë gjithmonë janë vrar’ e përpjekurë e kanë cpërkaturë të tërë faqen’ e dheut me gjak të tyre; po nga gjaku i Shqipëtarëvet të tjerë kanë fituarë, Shqipëria s’ka parë nonjë të mirë. Shumë Shqipëtarë janë çquarë e kanë treguarë vetëhenë në dituri e në të tjera gjërëra: po me këta të tjerë mburenë e jo Shqipëtarët’ e Shqipëria.

    Me Pyrron’ e me Aleksandrdnë mburenë Grekëritë e i quajnë Grekër. Maqedonasitë, që me trimërit të tyre muarrë gjithë botënë në pakë kohë, nuk’ i suallë nonjë të mirë Shqipënisë, po Grekëritë, q’ishinë armikët’ e tyre, u ranë pas e i rrethuanë, edhe këta fituanë nga gjaku, që derdhë ata. Se Maqedonasitë përndanë nëpër gjithë vëndet, që muarrë, gjuhën’ e qytetërin’ e Greket e jo të

    tyrenë, q’ish shqipja. E shum’ e botësë edhe sot Maqedonasitë i zënë për Grekër. Vërtet, të mos ishinë Maqedonasitë gjuha e Greqet e qytetëri’ e tyre do të mos kish marrë dot kurrë këtë bujë, që ka sot, edhe mbase do të kish humbur’ e t’ish haruar fare; se shkoll’ e Aleksandrisë edhe të dituritë, q’arrinë n’ Egjyptë në kohët të Ptolemenjet, e bënë gjuhën’ e qytetërin’ e Greqet të përndahetë e të dëgjohetë më gjitha’ anët të dheut. Ptolomenjitë, q’ishin fjeshtë Shqipëtarë nga Çamëria, e gjithë Maqedonasitë lanë gjuhën’ e tyre, shqipenë, më nj’anë të haruarë e të paditurë e vunë përpara greqishtenë, gjuhën’ e Dhimosthenit, që ka folurë aqë kuntrë Maqedonaset.

    Pas Grekëvet erdhë Romanëtë; edhe këta fituanë shumë nga Shqipëtarëtë: trimëri’ e Shqipëtarëvet e mendj’ e tyre shërbente mburjen’ e Romanëvet e jo të tyrenë. Shumë njerës trima e të ditur kan’ arriturë edhe në kohët të këtyre në meset të Shqipëtarëvet, po bota i ka njohurë si Romanë e jo si Shqipëtarë.

    Pas Romanëvet u erth radha Tyrqet. Shqipëtarëtë, duke përzjerë me Tyrqitë, kanë marrë anë në gjithë luftërat, që bëninë e që fitoninë këta kuntrë gjithë botësë; edhe më të madhe në trimëri e më të miratë punëra i bëmimë Shqiptarëtë, po emënimë e kishinë Tyrqitë, edhe gjithë bota i dinte Tyrq e njeri s’i njihte si Shqipëtarë. Më të mbëdhemjt’ e më të mirët’ e Vezirëvet të Tyrqisë ishin Shqipëtarë, si Sinan-Pasha që ka marrë Jemenë e ka shpënë fjamurin’ e Tyrqisë gjer në detet t’Indisë, si Qyprilinjtë q’e kanë shpëtuarë mbretërin’ e Tyrqisë nga një rrezik të math e e forcuanë aqë këtë mbretëri, sa van’ e rrethuanë Vjenënë. Edhe shumë të tjerë njerës të mbëdhenj e burra trima kan’ ardhurë, prej të cilëve Tyrqia ka fituarë shumë, po Shqipëria aspakë.

    Në kohërat të pastajme Shqipëtarëtë myslimanë kanë punuarë e janë vrarë për Tyrqitë e Shqipëtarëtë e krishtenë për Grektë, për këta dy kombe, të cilëtë, as njëri as tjatri s’ua dinë të mirënë e ja u çpërblejnë me të keqe duke përpjekurë për humbjen’ e kombit shqipëtar. Boçari, Xhjavella, Miauli e të tjerë, më të shumët’ e trimavet, që janë përpjekur për ngjalljen’ e për dlirin’ e Greqisë, kanë qënë fjeshtë Shqipëtarë e jo fare Grek; po nga trimëri’ e tyre ka fituarë shumë Greqia e jo fare Shqipëria. Në syt të botësë lëftoninë Greqtë me Tyrqitë, po në të vërtetë lëftoninë Shqipëtarët’ e krishtenë me Shqipëtarëtë myslimanë. Kur muntnin’ ata, fitonte Greqia; kur muntninë këta, fitonte Tyrqia; po gjaku, që derdhesh nga të dy anëtë, ish gjak Shqipëtari. Shqipëtarëtë vritenë vëlla me vëlla, të tjerë fitojnë. Shqipëtari e ka derdhurë gjithnjë gjaknë pa kurcim, po e ka derdhurë kot; kurrë Shqipëria s’ka fituarë nga gjaku i Shqipëtarëvet: gjithënjë të huaj edhe armikë të Shqipërisë kanë fituarë nga ay gjak i vjejturë e i derdhurë pa mendim!

    Jo vetëm me kordhë e me gjak, po edhe me pëndë e me mënt Shqipëtarëtë kanë shërbëtuarë gjithënjë të huajtë. Me të mos shkruarë gjuhën’ e tyre, janë shtrënguarë të shkruajnë greqisht, llatinisht, shqahisht, tyrqisht a arabisht; edhe me emënit të tyre mburenë të zott e këtyre gjuhëve e Shqipëtarëtë pandehenë t’egër’ e të paditurë, gjith’ i qeshinë duke thënë se ja u ka ngrënë buallica livrën’ e tyre. Po Aristoteli, m’i madh’ i filosofëve të Greqisë së vjetërë, ishte maqedonas, do-me-thënë Shqipëtar e jo grek. Vërtet në Stagjyrë, tek ka lindurë, ishinë edhe ca Greq t’ardhurë, po fytyr’ e Aristotelit, që shohimë n’agalmët të ti edhe gjuha greqisht, q’e ka shkruarë të përtuarë e jo aqë të drejtë si edhe miqësia, që kish me Filipinë, anëmikn’ e Greqet, e të tjera shënja tregojnë se ky filosof i math nukë ish lindurë prej nonjëj nga Greqtë, që kishin’ ardhurë në Stagjyrë, po prej një stagjyraku vëndës e ish maqedonas, do-me-thënë Shqipëtar i fjeshtë.

    Në kohët të Tyrqet kan’ ardhurë shumë Shqipëtarë të diturë, që kanë shkruarë livra e vjersha tyrqisht a arabisht. Vetëm vjershëtarëtë shqipëtarë, që kanë shkruarë vjersha tyrqisht janë aqë të shumtë, sa emënat’ e tyre munt të mbushinë një livrë të tërë. Jahja-Beu, q’është një nga më të mbëdhenjt’ e nga më të dëgjuarëtë e vjershëtarëvet tyrq, është shqipëtar.

    Shqipëtarët’ e kanë treguarë gjithë jetënë që janë të zottë edhe me kordhë edhe me pëndë, edhe me trimëri edhe me mënt e me dituri, e Shqipëria ka nxjerrë shumë njerës të çquar’ e me nam të math, po nonjë nga ta s’ka punuarë për Shqipërit, e cila ka mbeturë gjithënjë e varfërë e e padëgjuarë, e me djerrit’ e saj mburenë të tjerë vënde e të tjerë kombe.

    Është ndodhurë një shqipëtar i zoti të ngjallnjë Egjyptënë e të bënjë prej këti vëndi të humbur’ e të prishurë, si ish atëhere, një vënt të pasur’ e të ndrituarë, si është sot. Një Mehmet-Ali, shqipëtar i pamësuarë, u ndoth i zoti të shpëtonjë kështu një vënt të huaj e të largë, po kurrë një shqipëtar s’është ndodhurë t’i bënjë Shqipërisë një të mirë të këtillë.

    P’andaj duke mbaruarë këtë fjalë, themi prapë me hidhërim zëmre që: Shqipëtarëtë kanë punuarë gjithëmonë për botënë e jo kurrë për vetëhe. Vetëm një Skënderbe ka punuarë, në kohërat të shkuara, për Shqipërinë e vetëm ay është me të vërtetë mburje për Shqipërinë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-07-2024 më 12:42

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sami Frashëri: Shqipëria, çka qenë, ç'është e ç'do të bëhetë?

    Krye e dytë

    Ç'ËSHTË SHQIPËRIA?


    Emri:  Screenshot 2024-02-27 at 10.14.37 PM.jpg

Shikime: 1246

Madhësia:  33.8 KB Emri:  Screenshot 2024-02-27 at 10.14.45 PM.jpg

Shikime: 1217

Madhësia:  28.4 KB

    I. Kufit’ e Shqipërisë.

    Pamë më siprë se sa i gjerë ka qënë një herë që moti vëndi, që rrininë Shqipëtarëtë edhe sa ishinë të përhapurë prindëretë tanë e qysh ishinë të ndarë në Ilyrjanë, Epirotë, Maqedonas, Thrakas, Prygas, etj. Pam’ edhe qysh në kohët të Romanëvet Maqedonasitë, Thrakasitë e Prygasitë, duke përzjerë me kombe të tjerë, zunë të humbisninë gjuhën’ e kombërin’ e tyre e qysh më pastaj, në kohët të Byzantinjet, erdhë mizëri Shqehsh në sinisit të Balkanit e zunë Thraqn’ e Maqedoninë edhe Ilyrin’ e Sipërme.

    Që m’atëher’ e tëhu Shqipëria është vogëluarë shumë; nga gjith’ ata vënde, që kishinë prindërit tanë, Pelasgëttë, vetëm Ilyri’ e Poshitërme a e Jugësë, Epiri edhe Maqedoni’ e Sipërme a e Veriut e e Perëndimit kanë mbeturë Shqipëri. Por sot emënatë Ilyri, Epir, Maqedoni etj. janë të lën’ e të haruarë, janë emëna të dheshkronjës së vjetërë; sot për sot vëndi, që rrinë Shqipëtarëtë, thuhetë Shqipëri në gjuhët tënë edhe Albania në gjuhërat të huaja.

    Shqipëria është një copë e Sinisisë së Ballkanit në juglindje të Evropës. Ka zënë mesin e anës së perëndimit të asaj sinisie, duke u zgjatur mb’anë dëtit Adriatik e detit Jon që nga shkalla 42° gjer në Mëngën e Artës më poshtë shkallës 39°. Kufijtë e veriut të Shqipërisë, me të ndarë nga ana e detit, ngjiten drejt veriut duke u mbështetur në kufijtë e Malit të Zi e Novi-Bazarit, gjer në kufi të Serbisë më sipër shkallës 43°. Kufijtë e jugut kthehen prapë drejt veriut me lumin e Artës e me kufijtë e Greqisë gjer në Zhigo. Sa për kufijtë e lindjes, një vijë e hequr që nga kufijtë e Serbisë afër Vranjës gjer në kufijtë e Greqisë te mali Zhigo, vijë e cila do të hiqet nëpër krehërat e maleve, tek ndahen ujëra't e nëpër lumenjtë, duke vështruar sa mundet kombësinë e njerëzve, domethënë duke marrë brenda vendet e ndenjtura prej kombeve të tjera, një vijë e këtillë do të ndajë Shqipërinë nga të tjerat vende të sinisisë. Kështu Shqipëria ndahet gjatazi në mes të 39° e të 43° të shkallës së veriut edhe gjerazi në mes të 17° e të 19° 25’ të shkallës së lindjes. Është pra afro 450 kilometra e gjatë e 200 kilometra e gjerë; edhe përcipja e saj është afro 80 000 kilometra të katërcipta.

    Shqipëria mga veriu ka kufi e fqinjë Malin e Zi, Novi-Bazarin a Bosnjën, q’e urdhëron Austria, edhe Serbinë; nga lindja ka Maqedoninë, nga juglindja Greqinë, nga jugperëndimi e nga perëndimi ka detin, i cili e ndan nga Italia e nga Evropa e qytetuar.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sami Frashëri
    Nga shigjeta në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 02-06-2021, 09:01
  2. Sami Frasheri-Grate
    Nga The Helper në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-09-2014, 14:43
  3. Sami Halid Frashëri (1850-1904)
    Nga Mexhid Yvejsi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 02:41
  4. Gjimnazi Sami Frashëri, në Counter Strike
    Nga new-man në forumin Lojra në kompjuter
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 11:02
  5. Sami Frashëri dhe vepra e pabotuar e tij
    Nga shendelli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 10:55

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •