Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    MY PLACE Maska e Ambasadori
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    28

    Edhe nje ore na ndajne nga Miss&Mr. Albania 2003.

    Mbas nje ore fillon miss&Mr Albania 2003.Flitet qe eshte paracaktuar fituesi.Si mendoni a mund te jete e vertete?
    ~Let's Roll~

  2. #2
    SHQIPTAR KRENAR Maska e VAZELOS
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    bELGjIkĖ
    Postime
    332

    Peshkopia merr kurorėn e ”Miss Albania 2003”

    U shpallėn mis dhe mister Albania 2003, Denisa Kola, 20 vjeē, nga Peshkopia dhe Gerald Shahu, 19 vjeē, nga Tirana.


    Mis dhe mister Albania 2003 janė shpallur mbrėmė rreth mesnatės vajza nga Peshkopia, Denisa Kola dhe djali nga Tirana, Gerald Shahu. Denisa Kola, mis Peshkopia, ėshtė 20 vjeē dhe ndjek studimet nė vitin e dytė nė Fakultetin Ekonomik nė Tiranė. Ndėrsa Mister Albania 2003 u shpall djali me numrin 21, Gerald Shehu, 19 vjeē, i cili studion anglisht nė liceun e gjuhėve tė huaja nė Tiranė, ku ndjek vitin e katėrt. Aktorja Ornela Muti, e ftuara speciale kėtij spektakli, i ka vendosur kurorėn vajzės sė shpallur Miss Albania 2003. Shoqėruese e dytė e Mis Albanias u shpall Oneida Sulaj, ndėrsa shoqėruese e parė u zgjodh numri 38, Qėndresa Cacaj. Nga ana tjetėr, dy shoqėruesit e Mister Albanias u zgjodhėn Dritan Shehaj (shoqėruesi i dytė) dhe Arben Bajrami (shoqėrues i parė). U zgjodhėn gjithashtu edhe Mis Buzėqeshja, Jonida Vokshi dhe Mis Eleganca, Delina Cici si edhe Mis Personaliteti e Mis Miqėsia. Kėto ēmime u dhanė nga juria ndėrsa vlerėsimi pėr tre mė tė bukurat dhe tre mė tė bukurit u bė me votim dhe mesazhe telefonike. Spektakli ka mbaruar rreth mesnatės, pasi ka nisur me gjysmė ore vonesė. Ishin 40 vajza dhe 20 djem tė cilėt morėn pjesė nė garėn e Miss dhe Mister Albania 2003”, qė synonin kurorėn e bukurisė. Djem dhe vajza nga Shqipėria, Kosova, Diaspora, konkurentė nė kėtė edicion tė 11-tė njė prej dy konkurseve tė bukurisė shqiptare. 20 vajza qė vinin nga qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė, Kosovės dhe Diasporės, dhe 20 vajza nga Tirana, tė moshės 17-22 vjeē, janė pėrzgjedhur mbi bazė tė kėrkesave tė "Komitetit nacional tė miss-eve". Kjo sipas organizatorėve ėshtė bėrė nė mėnyrė tė tillė qė tė pasqyrohet bukuria e qyteteve tė Shqipėrisė, Kosovės, dhe Diasporės prej nga janė pėrzgjedhur, gjatė seleksionimit tė organizuar atje qė prej datės 15 Shkurt. Ndėrsa pėr tė dytėn herė pjesė e kėsaj gare bukurie janė bėrė edhe 20 djem tė moshės 19-23 vjeē tė pėrzgjedhur nė kėtė hapėsirė gjeografike pėr konkursin e "Mister Albania 2003". Gjeografia e pjesėmarrėsve pėrfshinte disa qytete nga veriu deri nė jug tė vendit, si: Gjirokastra, Bulqiza, Vlora, Puka, Saranda, Lezha, Fieri, Kukėsi, Skrapari, Laēi, Berati, Korēa, Pogradeci, Durrėsi dhe Peshkopia. Morėn pjesė gjithashtu nė kėtė konkurrim, Miss Mjelma e Maqedonisė, Miss Kosova nė Diasporė dhe Miss
    Diaspora.


    Mis Amerika: “Shqiptarėt mė duken tė fortė dhe kuriozė”
    Edhe pa grim ajo ėshtė shumė e bukur. Ka pranuar menjėherė tė vijė nė Shqipėri, sapo qė Fadil Berisha ia ka kėrkuar kėtė si njė ndėr miset mė tė preferuara tė tij, siē shprehet fotografi kosovar, jo vetėm pėr bukurinė por edhe pėr inteligjencėn. Asaj i pėlqen tė eksplorojė vende tė tjera. Bosnje, Itali, Hungari, janė disa nga shtetet e tjera ku ajo ka qenė. I pėlqen tė eksplorojė edhe kontinentin afrikan. Eksplorimi ėshtė edhe pjesė e profesionit tė saj. Ajo ka mbaruar shkollėn e gazetarisė dhe punon nė njė televizionin “KBTX” nė Nju Jork. Pėr shqiptarėt ajo thotė se i duken tė fortė dhe kurajozė si edhe njerėz tė hapur e simpatikė. “Dua tė vij prapė nė Shqipėri, sepse kam dėshirė tė shoh detet e saj”, - thotė Mis USA 2001, Candace Crueger nga Teksasi.


    Mister Universi:
    Ai vjen pėr herė tė dytė nė Shqipėri. Ai jeton mes Greqisė dhe Amerikės. Niko Papadakis. I pyetur pėr pėrshtypjet e tij pėr bukurinė shqiptare ai thotė se ėshtė njė bukuri e veēantė. “Mė pėlqen gjithashtu mėnyra e tė ecurit tė femrave shqiptare, qė flet pėr personalitetin e tyre. Kjo ėshtė diēka shumė pozitive pėr to sepse i ndihmon tė spikasin mė fort. Janė gjithashtu vajza tė ėmbla dhe tė kėndshme”, - thotė Mister Unversi 2001, nga Greqia.


    Premtimi pas konkursit
    Siē janė shprehur organizatorėt vajzat fituese nė kėtė konkurs bukurie e kanė tė siguruar tashmė pjesėmarrjen e tyre nė konkurset, "Miss Universi" qė organizohet nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, "Miss Bota" qė organizohet nga Anglia, "Miss Europa" qė organizohet nga Franca. Nga ana tjetėr Misteri qė do tė shpallet fitues do tė ketė tė drejtėn e konkurimit nė "Mister Ėord", aktivitet ky qė organizohet nė Angli.


    Ornela Muti: Ky ėshtė njė rast pėr t’ju njohur
    Aktorja e njohur italiane Ornela Muti, tanimė 48 -vjeēare qe e ftuara mė e veēantė e kėsaj shfaqje. Pak para se tė fillonte spektakli i bukurisė ajo u shpreh se “dėshiroj tė jem nė lartėsinė e miseve shqiptare sonte”. “Nuk di shumė pėr Shqipėrinė dhe ardhja kėtu ėshtė njė rast i mirė pėr ta prekur dhe ndier realitetin e vendit tuaj”, - tha Ornela gjatė spektaklit. Pyetjes se a ėshtė e dashuruar ajo iu pėrgjigj: “Jam e dashuruar me jetėn, njerėzit dhe burrin tim”. Ende e bukur edhe nė moshėn 48 vjeēare Ornela Muti u shpreh se e rėndėsishme ėshtė tė dish tė administrosh bukurinė tėnde dhe t’i japėsh asaj dimension shpirtėror.

  3. #3
    SHQIPTAR KRENAR Maska e VAZELOS
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    bELGjIkĖ
    Postime
    332
    Denisa Kola dhe Gerald Shahu, Miss dhe Mister Albania 2003
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    A ka ndonje nga Shupenza qe ta urojme???

    Na trego ndonje foto me te qarte te fituesve, Vazelos .
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #5
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    ua e kam njohur denisen une. sa po me behet qejfi. bravo goca nga peshkopia.
    kjo si yll eshte po ky Geraldi spo ma mbushka syrin.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  6. #6
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    ngjaka pak me Valbona Selimllarin me duket,,,po presim ta shofim me qarte....
    LuM i RrEmByEr

  7. #7
    Ulerime Maska e Jola
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    aty
    Postime
    261
    Ornela Muti duke kurorzuar missin
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    L'amore e' come la febbre, si guarisce a letto.

  8. #8
    Ulerime Maska e Jola
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    aty
    Postime
    261
    .
    Ja dhe nje tjeter me Arditin
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    L'amore e' come la febbre, si guarisce a letto.

  9. #9
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    O njerez ata tallen me ne, na bejne spektakle bukurie qe te harojme urine.

  10. #10
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    te lezetshem me duken e me vjen shume keq qe se kam ndjekur dot spektaklin..shpresoj te na nderojne e dhe jashte shqiperise
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Enciklopedia Britanika mbi historine tone
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:32
  3. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03
  4. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46
  5. Epiri ne lashtesi dhe sot/Epirus in ancient times and today
    Nga King_Gentius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 01:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •