Close
Faqja 0 prej 30 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 295
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Pirro Dhima: Ju rrëfej gjithë historinë time shqiptaro-greke

    ----------------------------------------------------------------------------

    Ju ftoj te jepni mendimin tuaj!

    ----------------------------------------------------------------------------
    INTERVISTE ME KAMPIONIN E BOTES NE PESHENGRITJE

    Pirro Dhima: Do kthehem në Shqipëri
    Flet kampioni: S'i harroj kurrë 19 vjet të jetës sime në Tiranë




    Basir Çollaku

    Pirro Dhima, kampioni i botës në peshëngritje, është larguar nga Shqipëria 12 vjet më parë. Në një intervistë ekskluzive për "Gazetën Shqiptare" ai rrëfen për vitet e jetës së tij. Kampioni që jeton në Greqi tregon për sukseset, zhgënjimet, për familjen, miqtë dhe shokët e shumtë që ka në Tiranë dhe në shumë qytete të tjera. Ai premton se pas Olimpiadës së vitit 2004 do të kthehet në vendin ku jetoi rininë, në Shqipëri, të cilën nuk e ka mohuar kurrë.

    Pirro Dhima përgatitet për Olimpiadën 2004, cilat janë synimet e tij?
    Kam filluar përgatitjet për olimpiadën që zhvillohet vitin e ardhshëm në Greqi. Kam bërë një operacion në supin e majtë, ndërsa në supin e djathtë isha operuar në vitin 1999. Ka ndryshuar dhe pesha ime trupore, që tani është 94 kilogramë. Kjo më detyron të konkurroj në një kategori më të lartë, që rrit dhe vështirësinë për pretendimet që kam. Aktualisht nuk e mbaj dot peshën 85 kile me të cilën kam garaur herët e tjera.

    Si e keni përjetuar titullin kamion bote?
    Nuk ka gjë më të bukur të jesh kampion bote dhe jo për një herë. Jam kampion që nga '92-shi. Puna është ta mbash titullin. Përballë ke një ushtri, një numër të madh sportistësh që stërviten pa reshtur për të marrë atë titull që ti duhet ta mbrosh me punën tëndë. Në këtë garë është puna ime 10-vjeçare që shpresoj ta mbyll sërish me një medalje nderi.

    Dhe sa do të garojë Pirro Dhima në peshëngritje?
    Tani jam 33 vjeç dhe mosha ime shënon kulmin në këtë sport. Pas kësaj moshe fillon rënia. Kam 25 vjet karrierë dhe mendoj se ka ardhur koha të shkëputem nga ky sport.

    Ka miq kampioni në Tiranë dhe në Shqipëri?
    Po, është e vërtetë që kam shumë miq e shokë. Kam trainerin tim Zef Kovaçi, mikun tim Fidel Yllin, Florian Fidonin, Adem Toskën, Mirjan Hakanin dhe shumë të tjerë të cilët mund të mërziten se nuk po ua përmend emrat. Dhe në Athinë kam takuar shumë shqiptarë që i kam bërë miq e më kanë mik, që i kam ndihmuar e më kanë ndihmuar.

    Largimi i Pirro Dhimës nga Shqipëria, pasi ka hipoteza dhe emërtime të shumta?
    Në ato vite ikën shumë shqiptarë nga vendi i tyre. Unë nuk ika me ambasadat. U largova më vonë. Si gjithë shqiptarët që ikën në emigrim, ashtu ika edhe unë. Por ajo që më ka dëshpëruar më shumë është shkolla.

    Pse ky zhgënjim?
    Unë doja të hyja në Institutin e Fizkulturës në Tiranë. Sapo isha kthyer nga Danimarka. Isha 17 vjeç dhe bëja pjesë në ekipin e të rriturve dhe kthehesha që andej me rezultat të mirë. Zura vendin e katërt. Kur doja të hyja në shkollë më thanë shko dhe kap normat se Shqipëria ka nevojë për të gjitha.

    Fituat dhe u regjistruat?
    Jo, nuk ndodhi ashtu si unë dëshiroja. Unë arrita 32 pikë kur dhashë normat. Duhej dhe një pikë që të hyja në shkollë. Por për këtë pikë nuk më lejuan të regjistrohem.

    E ndërpretë stërvitjen?
    Jo. Nga klubi "17 Nëntori" në atë kohë vetëm tre veta bënim stërvitje, të tjerët kishin ikur.

    Pastaj vendoset të largoheshit?
    Shkolla më mërziti shumë shpirtërisht dhe psikologjikisht. Bisedova dhe me vëllanë tim Odisenë dhe u largova nga Shqipëria, ndonëse pa dëshirë.

    Nga është Pirro Dhima?
    Unë kam lindur në Tiranë. Ndërsa babai im është himariot. Mund të them se familja ime ka rrënjë greke. Por unë nuk i kam mohuar dhe nuk i mohoj kurrë ato 19 vite të jetës sime që kam kaluar në Shqipëri. Nuk mund ta bëj këtë gjë.

    Interesohesh se çfarë ndodh në Shqipëri?
    Pyes pothuaj çdo javë miqtë e mi se si shkojnë punët, si kanë ndryshuar gjërat. Kënaqem kur dëgjoj se kanë ndodhur ndryshime pozitive, që shqiptarët po jetojnë më mirë..

    Ju lind dëshira ndodnjëherë të ktheheni?
    Kam dashur shumë herë të vij në Shqipëri. Por më në fund e kam vendosur. Pas olimiadës do të kthehem. Kam dëshirë të shoh ish-palestrën e Klubit të Tiranës ku jam stërvitur, ajo mbase është prishur, por më merr malli për vendin. Kur të vij kam dëshirë të eci në këmbë, të shkel ato vende ku kam ecur 19 vjet të jetës sime.

    Një mesazh shqiptarëve?
    Janë thënë shumë gjëra në emrin tim të cilat nuk janë të vërteta. Kanë folur në emrin e Pirro Dhimës duke abuzuar, kanë bërë thashetheme. Gëzohem që Shqipëria ka bërë hapa të mëdha përpara.


    Librat, miqtë dhe dëshirat e kampionit

    Leximi i librave më pëlqen, thotë Pirro Dhima. Ndonëse nuk kam shumë kohë, prapë lexoj diçka dhe vazhdimisht. Tani kisha në dorë librin "Jeta e Pirros", shprehet Dhima. Kam lexuar gjysmën e tij. Miqtë i kam të shumtë, thotë kampioni. Flas me miqtë e mi që kam në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Bisedat me Pirron janë të përjavshme nga miqtë e tij. Sportisti thotë se ka bërë miq të shumtë nga Shqipëria edhe pasi ka ikur në Greqi. I ka ndihmuar të gjithë ata që kanë pasur nevojë dhe kanë mbetur shokë të tij. Kjo është jeta ime, thotë ai, jeta me të cilën kanë abuzuar dhe thënë të pavërteta shumë njerëz prej vitesh.


    Pirro, ditë dhe natë pas sportit të peshëngritjes

    Pirro Dhima është larguar para 11 vitesh nga Shqipëria. Aktualisht gjendet në Greqi dhe ushtron sportin e peshëngritjes ku ai është kampion. Kam tre fëmijë, thotë kampioni. Dy vajza, Elenin dhe Marian dhe djalin Viktorin. Dita e tij është e programuar vetëm me sportin. Jetoj pothuaj si një robot, thotë Pirro. Çohem që në mëngjes herët, fillon stërvitja për tre orë radhazi. Kafe, bukë, gjumë, pastaj stërvitje prapë. Gjithnjë i grumbulluar nëpër hotele pas ekipit. Shumë pak kohë pranë familjës, fëmijëve, gruas. Por tashmë Dhima mendon të tërhiqet, pasi lodhja ka bërë terren.


    Kush është Pirro Dhima

    Pirro Dhima ka qenë kampion bote në peshëngritje. Në moshën e 19-vjeçare ai është larguar nga Shqipëria për të ikur në Greqi. Pikërisht në këtë moshë ai theu të gjitha rekordet kombëtare dhe Shteti ynë i paaftë për të trajtuar sportistët cilësorë e lejoi atë të konkurronte për një vend tjetër. Me të shkuar në Greqi ai u shpall kampion bote në peshën deri në 85 kilogramë, duke ngritur 200 kilogramë në stilin e shkëputjes. Njëkohësisht ai barazoi edhe rekordin botëror. Në podin e fituesve u ngrit flamuri grek dhe u këndua himni grek, por Pirroja pohonte shpesh se vinte nga Shqipëria. Vitet e fundit ai u dëmtua dhe nuk konkurroi. Eshtë i martuar me një vajzë greke dhe sërish nuk e mohon origjinën e tij.


    ----------------------------------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  2. #2
    ne kerkim
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Kjo duket si perpjekje per te lare emrin e tij qe ndoshta dashur padashur eshte bere simbol i gjithkaje te keqe Shqiptare ne raport me Greqine.
    Qe Dhima eshte perdorur nga Greket per propagande kete as qe e ve ne dyshim dhe shume te thena qe ndoshta i atribuohen atij jane ose trillim i medias Greke ose thenie ne inat e siper ndaj Shqiperise per mohimin e shkolles, fakt qe dihet prej kohesh.
    Plus qe si peshegrites ai nuk ka dhe aq kapacitet mendor.
    Nqs ato qe ka thene i ka sinqerisht atehere Pirro Dhima nuk duhet te mjafohet vetem me deklarata por duhet te beje dicka per permiresimin e gjendjes se emigranteve tane atje pasi me sa di une eshte dhe deputet i perjetshem i parlamentit Grek.
    Per te pastruar emrin e tij fjalet jane te pakta, duhen edhe vepra.
    timeo Danaos et dona ferentes

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Postuar më parë nga une jam Z...

    Plus qe si peshegrites ai nuk ka dhe aq kapacitet mendor.
    A duhen paragjykuar njerezit ne kete menyre?

  4. #4
    ne kerkim
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Postuar më parë nga Di68
    A duhen paragjykuar njerezit ne kete menyre?
    Pse jo? nqs ke njohur ndonje peshengrites te zgjuar me thuaj se dua ta takoj.
    Ti do te thuash qe une duhet te mendoj ndryshe per nje person qe 1/2 e jetes se tij e ka kaluar ne palester duke ngritur pesha.
    Ky as nuk eshte paragjykim, eshte fakt.
    timeo Danaos et dona ferentes

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Shume i sigurt je ne konstatimet e tua!
    Si mund ti kategorizosh njerezit nga profesioni qe ata kane? Me kujton tamam ata qe thone "Ama se nje cope sportist eshte, ku i gjeti trute".

  6. #6
    ne kerkim
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Postuar më parë nga Di68
    Shume i sigurt je ne konstatimet e tua!
    Si mund ti kategorizosh njerezit nga profesioni qe ata kane? Me kujton tamam ata qe thone "Ama se nje cope sportist eshte, ku i gjeti trute".
    Mos je gje shtangist/e ti Di68?
    Po nga ta kategorizoj Pirro Dhimen une kur di vetem faktin qe eshte shtangist dhe veprat e tij?
    Njerzit ne jete perpiqen te arrijne dicka bazuar ne fuqite e tyre, qofshin ato fizike ose mendore. Nqs nje person behet shtangist duke u stervitur 5-6 ore ne dite nuk i ngelet shume kohe te zhvilloje fuqite e tij mendore edhe sikur ato fuqi ti kete natyrale.
    Sa per sportistet ai kategorizimi nuk eshte shume larg prej se vertetes.
    Une vete u morra me basketboll disa kohe dhe ishte pothujase e pamundur tia arrije te shkelqeje dhe ne mesime edhe ne sport keshtu qe hoqa dore nga sporti per hir te shkolles (megjithese deshira ime ishte gjithmone futbolli)
    timeo Danaos et dona ferentes

  7. #7
    ne kerkim
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Bledar Kola, ai po ishte sportist i zgjuar, u fut edhe ne mjekesi pavarsisht se s'e mbaroi pasi u shit ne Greqi.
    timeo Danaos et dona ferentes

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22
    Sic jam shprehur edhe ne temen e Manjanit, artistet/sportistet shqiptare qe sot e gjejne veten te nizamizuar nga Greqia, nuk e kane humbur as dashurine per vendin e tyre dhe as per njerezit qe kane lene pas, pasi po te hidhnin poshte Shqiperine, do te thote te hidhnin poshte gjysmen e jetes se tyre. Si gjithmone shtypi dhe propaganda greke i perdorin sportistet e suksesshem shqiptare si mjete propogandistike per te goditur moralisht dhe provokuar gjithe shqiptaret.

    Pirro Dhima nuk eshte engjell por as djall sic e pershkruajne disa. Ne kohen e duhur, ne momentin e duhur, te gjithe sportistet dhe te gjithe shqiptaret ne Perendim, do te lene pas jetet e tyre te suksesshme ne Perendim ne kembim te qetesise shpirterore ne Shqiperi.

    "Nese e nderton, ata do te vine..."

    P.S Une jam Z.., ca do te thuash ti me ate qe edhe Ilir Meta eshte i mangut nga trute se eshte shtangist? Ndryshimi midis Dhimes dhe Metes eshte se Dhima eshte kampion bote ne profesionin e tij, kurse Meta e kompani u duhet ta ndritin ne politike, se ne profesionet e tyre e kane "ndritur" me kohe.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Une jam Z....

    "Mendja e shendoshe ne trup te shendoshe" thote populli
    ....e te mos harrojme se ekuilibri eshte celesi ne jete, nuk e kam aq shume hallin tek inteligjenca e Pirro Dhimes apo Bledar Koles, hallin me teper e kam tek llogjika e ftohte ne nje diskutim. Besoj se e kupton qellimin e nderhyrjes sime .

  10. #10
    ne kerkim
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Postuar më parë nga Di68
    Besoj se e kupton qellimin e nderhyrjes sime .
    Patjeter qe e kuptoj dhe Kolen e perdora si "the exception to the rule" dhe do vazhdoj ti paragjykoj gjithmone sportistet kudo qe jane me gjithe Arnold Shwarzenegger ne krye
    Po u zhveshem nga paragjykimet atehere mendimet do behen shume konstruktive dhe do i humbi lezeti forumit.

    Albo e dija qe Meten sooner or later dikush do e fuste ne valle po Meta eshte medioker si shtangist ashtu edhe si politikan.
    Une thashe si peshengrites "nuk ka dhe aq kapacitet mendor" qe nuk eshte = me "te mangut nga trute"
    Meta per mua duket pak si pozitiv pasi kundershton Nanon po jo se ne vetvete qendron per dicka me te larte se Nano. Atij thjesht i vjen inat se Nano vjedh me shume se ai tani kaq. Ai eshte zero me bisht per mua si gjithe klasa politike e jona.
    timeo Danaos et dona ferentes

Faqja 0 prej 30 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Në Himarën e kapedanëve të penës e të dyfekut
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 14:04
  2. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 00:52
  3. Kryeministri Nano viziton Kinën
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 19-09-2004, 03:57
  4. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga shendelli në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 13:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •