Kush ju thote qe leximi i Kuranit dhe shpjegimi i tij duhet bere nga nje i ashtequajtur "dijetar", ta dini mire se po kerkon qe t'ju beje interpretim sipas sektit qe perfaqeson. Kurani eshte shpallur per te gjithe njerezimin. Pjesa me e madhe perbehet nga ajete te qarta dhe te kuptueshme sipas nivelit intelektual te secilit (dmth mund te kuptohet si tregim, si interpretim shkencor, etj...) dhe gjithashtu ajete qe jane me pak te qarta por nuk e humbet thelbin e ēeshtjes moskuptimi i tyre. Pra kushdo eshte ne gjendje te kuptoje kerkesat e Zotit per njerezimin, qe te jene ne rruge te drejte dhe te dallojne te lejuaren nga e ndaluara. Duhet te kuptoni nje gje te rendesishme, ligjeratat e imameve nuk kane per qellim vetem perhapjen e fjales se Zotit, se shpesh here kur i degjoj interpretojne pak vargje te Kuranit, qellimi i tyre eshte te kene ndjekes nder xhamia qe ata te kene punen e sigurte. Pa ndjekes ata mbesin pa pune, kshtuqe ta dini qe nje perqindje e larte e ligjeratave eshte qe t'ju friksojne qe te jeni prezent ne xhamia sepse sipas tyre, aty eshte shpetimi dhe shume pak i orientojne qe shpetimi eshte duke kuptuar dhe zbatuar fjalen e Zotit. Gjithashtu dita e xhuma eshte dite e caktuar per te lene aktivitetin e perditshem, perkohesisht, per t'ju perkushtuar dhe adhuruar Zotin, e jo te degjosh ligjerata te imameve me ore te tera dhe te harrosh kuptimin e vertete te kesaj dite.
Profetet kane patur detyre te perhapin fjalen e Zotit, jo ti kerkojne njerezve ti imitojne ne cdo veprim te tyre. Keshtuqe perkushtojuni Kuranit sepse aty eshte shpetimi i vertete. Adhuroni Zotin dhe drejtohuni Atij me fjalet me te larta dhe me sinqeritet te plote, ne gjuhen shqipe ose ne gjuhen qe eshte shpallur Kurani, e rendesishme eshte qe fjalet te kene peshen e duhur.
Krijoni Kontakt