Mottola: Dy politikanë italianë kanë ardhur për biznes në Shqipëri! Pjetro Urso, lidhje shumë të fortë me Artan Gaçin
Gazetari i emisionit Report në RAI3, Giorgio Mottola ka folur ekskluzivisht për SYRI TV me Armela Ferkon, ku ka treguar se ka prova që ‘D’Alema dhe Urso kanë lidhur marrëdhënie të ngushta dhe këta dy politikanë kanë ardhur në Shqipëri për të bërë biznes’.
‘Në rastin e Ursol ka një lidhje shumë të fortë me Artan Gaçin. Pjetro Urso, i biri i Adolfo Urso ka pranuar se ka marrëdhënie tregtare me Artan Gaçin’, u shpreh Mottola.
Mottola: Kemi prova që D’Alema dhe Urso kanë lidhur marrëdhënie të ngushta dhe këta dy politikanë kanë ardhur në Shqipëri për të bërë biznes. Në çështjen D’Alema ka një lidhje sepse kanë marrë pjesë që të dy në atë mbledhjen e kompanisë që u dha dhe një vendim shumë i favorshëm. Në rastin e Ursol ka një lidhje shumë të fortë me Artan Gaçin. Pjetro Urso, i biri i Adolfo Urso ka pranuar se ka marrëdhënie tregtare me Artan Gaçin.
Që Urso dhe D’Alema angazhohen për të pastruar imazhin e Ramës nuk kam elemntët për ta thënë.
Syri
Krijoni Kontakt