Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 55
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Intervista: Gazetari i Rai3 e detyron Edi Ramën të flasi për lidhjet e tij me kartelet e drogës

    VIDEO/ A i ka pritur “bosët e mafias” në zyrë? Rama i përgjigjet gazetarit të “RAI3” për takimin me Luftar Hysën dhe sulmon Ahmetajn: S’ka pyll pa derra…

    Emri:  Rama-per-Rai.jpg

Shikime: 386

Madhësia:  36.9 KB

    Kryeministri Edi Rama publikoi intervistën e plotë me gazetarin e emisionit “Report” në Rai3 ku iu përgjigj akuzave të Arben Ahmetajt se kreu i qeverisë është takuar me bosë të mafias në zyrën e tij. Rama sqaroi takimin me personat e përmendur nga Ahmetaj, ndërsa tha se akuzat janë bërë nga një person i ndotur dhe me probleme me drejtësinë.

    VIDEO

    Rama: Nuk di me kë keni folur, po unë nuk do iu besoja shumë atyre që flasin pasi nuk ua ngroh më të ndenjurat karrigia e pushtetit. Kështu e mendoj unë. Nuk janë njerëz që duhen marrë seriozisht, por vetëm mund të mëshirohen.

    Rai3: I njëjti person pretendon se në këtë zyrë kanë ardhur edhe shefat e organizatave kriminale shqiptare dhe që ju i keni takuar këtu.

    Edi Rama: I njëjti burim?

    Rai3: Po.

    Edi Rama: Atëherë, duhet të jetë një burim tërësisht i ndotur dhe duhet të ketë probleme me drejtësinë.

    Rai3: E, megjithatë, ka mbajtur poste shumë të rëndësishme në qeveritë tuaja.

    Edi Rama: Ah! Kemi një thënie ne në Shqipëri, “pyll pa derra nuk ka”.

    Rai3: Po, a është e vërtetë apo jo që ju keni takuar figura të krimit të organizuar shqiptar.

    Edi Rama: Do ju them diçka, se është ajo çka e bëri të neveritshëm reportazhin tuaj.

    Rai3: Megjithatë, unë jam këtu për të dëgjuar mendimin tuaj.

    Edi Rama: Do t’ju them këtë. Që nga romakët, civilizimi ynë e ka zgjidhur këtë problem. i takon barra atij që akuzon të paraqesë provat, jo të akuzuarit, sepse, nëse unë ju akuzoj tani ose nëse ju bëj një pyetje të pafajshme, po që është e rëndë: “Më falni, mos ju ka paguar gjë Becchetti?” Ju takon juve ta vërtetoni apo më takon mua ta vërtetoj? Atëherë, nëse unë jua bëj këtë pyetje, ju do thoni: “Sigurisht që jo.” Po nuk është kjo mënyra për të ushqyer publikun, sepse, ndërkohë, po t’jua bëj këtë pyetje, publiku do të nisë të mendojë me vete, “ëhëëë”, pasi, përgjithësisht, qenia njerëzore është shumë herë më e prirur të tërhiqet gënjeshtrat sesa të vërtetat. Në shumicën e rasteve, të vërtetat janë të mërzitshme, nuk përbëjnë lajm; gënjeshtrat ndërkohë janë argëtuese, përbëjnë lajm dhe, pastaj, të gjithë politikanët janë të korruptuar, të gjithë politikanët janë kriminelë. Atëherë, pse jo, edhe krerët e organizatave kriminale kanë ardhur këtu dhe unë vizatoj, ndërkohë që ata më vinin përpara hartat e tyre të trafiqeve. Do ishte një film i bukur.

    VIDEO

    Kryeministri Rama është pyetur ndër të tjera edhe për biznesmenin italian Fracesco Becchetti të cilin e cilësoi si një kriminel të dënuar nga drejtësia shqiptare.

    Edi Rama: Zotëria është një kriminel i dënuar me 17 vjet burg në Shqipëri për pastrim parash e të tjera. Historia nuk është mbyllur, nuk dua të komentoj por për momentin jemi në një betejë ligjore me zotërinë që për ne është një kriminel.

    RAI3: Por një Gjykatë Ndërkombëtare ju ka dënuar që t’i paguani 135 mln euro. Pse nuk e zbatoni këtë vendim?

    Edi Rama: Sepse historia nuk ka përfunduar. Jemi në proces gjyqësor në Belgjikë. Dhe kush mendon se historia ka përfunduar besoj se duhet të rimendohet.

    RAI3: Mund të rihapet ccështja nga pikëpamja gjyqësore?

    Edi Rama: Nuk dua të bëj komente, por për momentin vazhdojmë të jemi në një betejë ligjore me zotërinë, i cili për ne është një kriminel.

    Teksa gazetari e etiketoi Shqipërinë si një narkoshtet, Rama tha se kjo është e pavërtetë pasi nuk mund të jetë narkoshtet një vend i cili ka hapur negociatat për anëtarësimin në BE.

    Rama tha se në RAI3 u trasmetua një emision me gënjeshtra të mëdha për Shqipërinë dhe e konsideroi intervistën si “not në baltë”.

    (BalkanWeb)

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Intervista: Gazetari i Rai3 e detyron Edi Ramën të flasi për lidhjet e tij me kartelet e drogës

    Investigimi në RAI3, Grupi i PD kërkesë zyrtare për mocion me debat në Kuvend mbi lidhjet e politikës me krimin

    Emri:  -640-0-sdfaaa-1717432264.jpg

Shikime: 386

Madhësia:  39.6 KB

    Gazment Bardhi, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, i është drejtuar Kuvendit me kërkesë për mocion me debat, pas publikimit të pjesës së dytë të investigimit të emisionit ‘Report’, në RAI3.

    Në shkresën zyrtare, Grupi i PD, i drejtohet kryeparlamentares Lindita Nikollës duke kërkuar “zhvillimin e një mocioni me debat mbi lidhjet e politikës me krimin dhe masat që duhen ndërmarrë për shkëputjen përfundimtare të këtyre marrëdhënieve, që po minojnë demokracinë dhe vendosin në rrezik stabilitetin e vendit”.

    Në arsyetim, Grupi i PD shprehet se “mediat ndërkombëtare kanë raportuar në mënyrë të përsëritur lidhjet e forta të politikaneëve shqiptare me grupe kriminale.

    Në përgjimet e Antimafias Italiane të Katanzaros përmendej shprehimisht emri i kryebashkiakut të Tiranës. Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, si dy pika kontakti për të siguruar leje ndërtimi për pastrimin e parave.

    Po ashtu në përgjimet e publikuara nga media gjermane BILD dolën telefonatat e kryeministrit Edi Rama, ish-ministrave Tahiri dhe Gjiknuri, ish-kryebashkiakut Dako me individë të përfshirë në veprimtari kriminale, të cilët ishin angazhuar në fushatat elektorale në Dibër dhe Durrës.

    Emri i kryeministrit Edi Rama ka dalë edhe në dosjen e quajtur “Shqiponja e Zezë, ku u arrestuan 40 persona për trafik ndërkombëtar droge nga autoritetet e drejtësisë belge”.

    Gjithashtu Bardhi thotë se, në pjesën e dytë të emisionit investigativ “Report” në RAI 3, “u paraqitën fakte se si kryeministri Edi Rama kishte pritur dhe takuar njerëz të skeduar për rekordet e tyre kriminale, të cilët më pas ishin përfitues të lejeve apo kontratave publike.

    Ish-numri dy i qeverisë Rama do të dëshmonte se ka parë me sytë e tij grupet kriminale të Dibrës, Durrësit dhe Elbasanit të takoheshin me kryeministrin, me të cilët pastronte paratë nëpërmjet lejeve të ndërtimit.

    Ndërkohë që në një artikull të publikuar ditën e sotme po nga media gjermane BILD thuhet se Shqipëria është shndërruar në epiqendrën e mafies evropiane të kokainës, me lidhje në nivelet më të larta të politikës në Shqipëri, ku emri i kryeministrit dhe vëllait të tij përmenden shprehimisht si të përfshirë”.

    Kërkesa:

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike

    Kërkesë për mocion me debat.

    Znj. Lindita NIKOLLA Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

    Në legjislaturën parlamentare 2013-2017, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike denoncoi me forcë individët me rekorde kriminale, të cilët me mbështetjen e kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste, ia kishin dalë të penetronin në nivelet më të larta drejtuese të shtetit, duke u zgjedhur deputetë, kryetarë bashkie, këshilltarë bashkiakë apo duke u emëruar në funksione të larta publike.

    Si rezultat i këtyre denoncimeve dhe reagimit të fortë ndërkombëtare, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligji nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen. emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i cili kishte për qëllim ndërprerjen e mandateve që kishin fituar individët me rekorde kriminale dhe t’iu pamundësonte këtyre të fundit që të zgjedheshin apo emëroheshin në funksione publike në të ardhmen.

    Por, pavarësisht kësaj përpjekjeje që largoi 597 funksionarë publikë nga detyra në periudhën 2016-2023, përkatësisht 9 deputetë. 8 kryetarë bashkie, 38 këshilltarë lokalë, 261 nëpunës civilë dhe 281 punonjës të tjerë të niveleve të ndryshme, kontrata e politikës me krimin vazhdoi të ishte aktive, duke marrë forma të tjera.

    Ish-funksionarët e larguar nga dekriminalizimi vazhduan të mbeten figura të rëndësishme në forcat e tyre politike.

    Siç rezulton nga raportet e organizatave të shoqërisë civile, në fushatat elektorale pati të dhëna të shumta se individët partiakë, që kanë humbur mandatin parlamentar ose postet ekzekutive për shkak të ligjit të dekriminalizimit, janë aktivë dhe madje drejtues kryesorë të shtabeve elektorale.

    Këta individë në bashkëpunim edhe persona të tjerë me rekorde kriminale, përdorin paratë e fituara nëpërmjet aktiviteteve të paligjshme, përfshirë krime të rënda në vendet e BE- së.

    Mbretërisë së Bashkuar, vendet e Amerikës Latine, apo veprimtari korruptive nëpërmjet tenderave publikë në Shqipëri, për të blerë mbështetje politike për kandidatë apo subjekte të caktuara politike.

    Mbështetja që individët me rekorde kriminale i japin kandidatëve apo partive politike nuk vjen aspak falas.

    Përkundrazi. Kontrata me krimin dikton detyrimin e funksionarëve që zgjidhen a emërohen në funksione publike, që më pas të krijojnë lehtësira për kompanitë e këtyre individëve apo familjarëve të tyre, për të përfituar tendera publikë, konçesione, leje, liçenca dhe favorizime të ndryshme nga paratë apo pasuritë e taksapaguesve shqiptarë.

    Në disa raste këta individë rezultojnë të përfshirë drejtpërdrejtë si pronar apo administrator të këtyre kompanive.

    Një pjesë e përfitimeve që krimi përfiton nga politika ia kthen asaj më pas në zgjedhjet e ardhshme politike, Raportet e organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë OSBE/ODIHR, flasin për lumenj parash që kalojnë të pakontrolluara nëpër duart e kryetarëve të partive dhe kandidatëve të tyre gjatë proçeseve zgjedhore.

    Një tjetër formë që krimi ka zgjedhur për të vazhduar të ruajë pozicione e saj të forta në politikë, është edhe vendosja në listat e kandidatëve të personave anonimë, miq apo të njohur të tyre.

    Për shkak të mbështetjes nga krimi, këta individë ia kanë dalë të marrin më shumë vota se politikanë me karrierë të gjatë politike, si ish-kryeministra, ish-ministra, ish-kryebashkiakë, ministra dhe deputetë në detyrë.

    Hetimet e kryera nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion, veçanërisht në kuadër të operacionit “Metamorfoza” kanë dëshmuar se individë të larguar nga postet publike nga dekriminalizimi, familjarë dhe miq të tyre, kanë krijuar grupe të strukturuara kriminale, me shtrirje dhe bashkëpunim të gjërë në të gjithë territorin e vendit.

    Këto grupe kanë lidhje të forta politike dhe në strukturat më të larta drejtuese, të cilat i përdorin me qëllim vijimin e aktiviteteve të tyre kriminale. përkatësisht kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, pastrimin e parave që vijnë nga aktivitete kriminale dhe korruptive, vrasjen e kundërshtarëve të tyre etj.

    Pikërisht, grupet e dala nga përgjimet e siguruara nga SPAK në kuadër të operacionit “Metamorfoza” kanë shërbyer si shtabet elektorale të Partisë Socialistë në Shkodër, Lezhë, Fushë-Krujë. Durrës, Tiranë, Vlorë etj.

    Unike jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por ndoshta edhe më gjërë, është rasti i dy ish-deputetëve të Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe Rrahman Rraja, që kishin organizuar grupe vrasësish me qëllim eleminimin fizik të njëri-tjetrin apo familjarëve të tyre.

    Por, krahas hetimeve të kryera nga SPAK, të cilat janë në vazhdim dhe pritet që në ditët në vijim të hedhin akoma edhe më shumë dritë mbi kontratën e politikës me krimin, mediat ndërkombëtare kanë raportuar në mënyrë të përsëritur lidhjet e forta të politikaneëve shqiptare me grupe kriminale.

    Në përgjimet e Antimafias Italiane të Katanzaros përmendej shprehimisht emri i kryebashkiakut të Tiranës. Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, si dy pika kontakti për të siguruar leje ndërtimi për pastrimin e parave.

    Po ashtu në përgjimet e publikuara nga media gjermane BILD dolën telefonatat e kryeministrit Edi Rama, ish-ministrave Tahiri dhe Gjiknuri, ish-kryebashkiakut Dako me individë të përfshirë në veprimtari kriminale, të cilët ishin angazhuar në fushatat elektorale në Dibër dhe Durrës.

    Emri i kryeministrit Edi Rama ka dalë edhe në dosjen e quajtur “Shqiponja e Zezë, ku u arrestuan 40 persona për trafik ndërkombëtar droge nga autoritetet e drejtësisë belge.

    Në pjesën e dytë të emisionit investigativ “Report” në RAI 3. u paraqitën fakte se si kryeministri Edi Rama kishte pritur dhe takuar njerëz të skeduar për rekordet e tyre kriminale, të cilët më pas ishin përfitues të lejeve apo kontratave publike.

    Ish-numri dy i qeverisë Rama do të dëshmonte se ka parë me sytë e tij grupet kriminale të Dibrës, Durrësit dhe Elbasanit të takoheshin me kryeministrin, me të cilët pastronte paratë nëpërmjet lejeve të ndërtimit.

    Ndërkohë që në një artikull të publikuar ditën e sotme po nga media gjermane BILD thuhet se Shqipëria është shndërruar në epiqendrën e mafies evropiane të kokainës, me lidhje në nivelet më të larta të politikës në Shqipëri, ku emri i kryeministrit dhe vëllait të tij përmenden shprehimisht si të përfshirë.

    Faktet e mësipërme provojnë se sa thellë ka depërtuar krimi në jetën politike të vendit, duke u shndërruar në një kërcënim serioz për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut.

    Kriminalizimi i jetës politike dëmton rëndë besimin e qytetarëve tek institucionet publike dhe përbën një regres të theksuar marrëdhëniet e shtetit shqiptar me partnerët e saj ndërkombëtarë. veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

    Qytetarët shqiptarë duan dhe meritojnë politikanë me integritet të lartë, pa rekorde kriminale në të kaluarën e tyre dhe pa kontaktë me elementë të krimit të organizuar.

    Është absurde të mendohet që një gjyqtar a prokuror shkarkohet nga detyra nëse ka kontakte me element të krimit të organizuar, ndërsa një deputet, ministër a kryetar bashkie jo vetëm nuk mund të vazhdojë qetësisht detyrën e tij. por mund të mbështetet të këta individë për të garantuar fitoren e një mandati të ri.

    Prandaj. duke pasur parasysh sa më lart, në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, në mbështetje të nenit 98, pika 1. të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, kërkoj zhvillimin e një mocioni me debat mbi lidhjet e politikës me krimin dhe masat që duhen ndërmarrë për shkëputjen përfundimtare të këtyre marrëdhënieve, që po minojnë demokracinë dhe vendosin në rrezik stabilitetin e vendit.

    Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.

    GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE KRYETARI


    ORA NEWS

  3. #43
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Intervista: Gazetari i Rai3 e detyron Edi Ramën të flasi për lidhjet e tij me kartelet e drogës

    Pastrimi i parave të krimit/ A e bëri Rama Shqipërinë nga vendet e vetme në botë me ligj për kriptovalutat i ndikuar nga D’Alema?

    Emri:  auto_12rsfvdx1717430953.jpg

Shikime: 384

Madhësia:  39.7 KB

    Gjatë investigimit të emisionit ‘Report’ në Rai3 janë zbardhur shumë skema se si funksionon pastrimi i parave në narko-shtetin shqiptar të Edi Ramës.

    Një nga skemat e njohura botërisht të pastrimit të parave janë edhe kriptovalutat, rrezik i paralajmëruar nga të gjitha bankat qëndrore ndërkombëtare.

    Nga mesi i vitit 2018, fillimi i 2019 në Shqipëri filloi të diskutohet publikisht ligji për kriptovalutat.

    Banka e Shqipërisë e kundërshtoi fort një propozim të tillë, madje e quajti të rrezikshëm.

    BSH e ka cilësuar këtë aktivitete të rrezikshëm, duke listuar disa prej më kryesoreve si paqëndrueshmëri,
    origjinë e panjohur e parave, mundësi për manipulim (pastrim parash), ekspozim ndaj sulmeve kibernetike, etj.

    Fill pas këtyre argumentave të Bankës së Shqipërisë, doli vetë Edi Rama, i cili në rolin e kryebankierit hodhi poshtë pretendimet e BSH.

    “Për të krijuar tregje të reja perspektive për vendet pune që paguhen shumë më mirë, për njerëzit e kualifikuar dhe më profesione të ndryshme në sektorë që janë tejet të zhvilluara apo në rrugën e zhvillimit sot në botën ku jetojmë jemi duke eksploruar edhe mundësinë e krijimit të një kuadri rregullator për kriptovalutën që është një risi shokuese në botën e sotme dhe ku mundësia për të qenë inovativë dhe për të krijuar një pikë graviteti atraktive për tregjet financiare me një inovacion është e hapur për të gjitha vendet pavarësisht sa të zhvilluara janë.

    Për momentin jemi në një proces vlerësimi pune për hartimin e kuadrit rregullator pasi i kemi bërë një analizë dhe një studim të thelluar dhe nëse rezultatet do të jenë të kënaqshme ne do të promovojmë dhe përtej kufijve të Shqipëri gatishmërinë për t’u bërë një vend pritës për investitorët e shumtë potencialë që synojnë të përfshihen në këtë revolucion të financave botërore”, thoshte Rama asokohe.

    Pasi foli vetë udhëheqi, Banka e Shqipërisë u anashkalua dhe rolin e saj e mori Autoriteti i Mbikqyerjes Financiare (AMF).

    Dhe ligji kaloi siç porositi kapoja, kështu nga 1 shtatori 2020 hyri në fuqi ligji “Për tregjet financiare të
    bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”. Miratimi i këtij ligji e bëri Shqipërinë një nga shtetet e para në botë që rregulloi tregtimin e kriptovalutave, me një kuadër ligjor të posaçëm.

    Shumëkush e pa me habi këtë lëvizje se si një vend pa peshë ekonomike, pa bursë, të ndërmerrte një nisëm të tillë, ekspertët paralajmëruan rreziqet e pastrimit të parave nga krimi duke u fshehur pas këtij ligji.

    Për të maskuar gjithë këtë manovër për të bërë Shqipërinë një laborator eksperimental të pastrimit të parave me kriptovaluta, Rama bëri edhe disa gjeste publike.

    Gjatë një vizite në SHBA, ai zhvilloi një takim me Changpeng Zhao, CEO i Binance, kompania me shkëmbimin më të madh të kriptovalutave në botë.

    Rama ishte kujdesur që edhe takimin mos ta bëjë publik vetë, por ta bëjë Zhao, i cili postoi një foto me të me mbishkrimin, "U takova me Kryeministrin e Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij Edi Rama në këtë të shtunë të bukur. Shtytja e adoptimit të kriptove nuk ndalet kurrë”,- shkruante ai.

    Emri:  auto_8c36f88b-d4eb-4d27-a846-7d10f978fff21717430742.jpg

Shikime: 386

Madhësia:  59.8 KB

    Stisja e këtij takimi ishte pikërisht për të legjitimuar ligjin e kriptovalutave dy vitë para fotos me Zhao-n.

    Pra, Rama paraqiste kështu në sytë e publikut se ligji që kishte miratuar ai ishte largpamës, aq sa bossi më i madh i kësaj pune i dha atij mbështetje dhe përgëzime.

    Mirëpo vetëm disa muaj pas takimit të bujshëm me Ramën, miku i tij Zhao, u vu nën akuzë nga drejtësia amerikanë për një mashtrim miliarda dollarësh, që lidhej vëç të tjerash edhe me kriptovalutat.

    Çfarë zbuloi investigimi i Rai3

    Përveç çfarë e shprehte publikisht në fjalime dhe intervista për një miqësi parimore me ish-kryeministrin
    italian, Massimo D’Alema, Edi Rama del të ketë edhe lidhje biznesi me të. Pra, përmes miqësisë parimore, Rama ka bashkëpunuar ngushtë me D’Alemën ‘underground’ në biznes.

    Këtë fakt e ka zbuluar ish-krahu i djathtë i Edi Ramës, Arben Ahmetaj.

    Gjatë një bisede informale me gazetarët e Rai3, pa e ditur që po regjistrohet, Ahmetaj ka pohuar se Edi Rama ka lidhje biznesi me ish-kreun e qeverisë italiane, Massimo D’Alema dhe jo lidhje politike siç mundohet ta tregojë kryeministri shqiptar.

    Report ka zbuluar se përveç DL&M Advisor në Itali, i hapur në vitin 2019, vit që përkon me diskutimin për ligjin e kriptovalutës në Shqipëri, D’Alema ka shtrirë interesat e tij në botën e konsulencës edhe në Shqipëri: në fakt, ai ka krijuar një kompani të quajtur A&I në Tiranë, e cila ofron konsulencë për kompanitë që duan të ndërkombëtarizohen.

    Gazetari: Rama ka raporte shumë të ngushta me Massimo D’Alema

    Ahmetaj: Massimo D’Alema nuk është politikan, por biznesmen.

    Gazetari: Çfarë lloj biznesi bën?

    Në fakt Massimo D’Alema ka një shoqëri lobimi në Itali ‘DL&M Advisor’ hapur në 2019 dhe në dy vitet e fundit ka faturuar thuajse 2 milionë euro, por në bilancet e këtij biznesi nuk ka asnjë referim për interesa të mundshme të ish-kryeministrit italian në Shqipëri.

    Rama: Nuk kam folur kurrë për biznes me Massimo D’Alemën gjithmonë kemi folur për politikë dhe për Shqipërinë, pastaj ai është një njeri i lirë mund të bëjë çfarë të dojë.

    Duke konsultuar regjistrat e Dhomës se Tregtisë se Shqipërisë, zbulojmë që vitin e shkuar, Massimo D’Alema ka themeluar në Tiranë një shoqëri që ka selinë pikërisht këtu (në Tiranë- Teatri i Operas dhe Baletit) në një godinë të periudhës së pushtimit fashist në Shqipëri ku ka zyrat edhe Instituti Italian i Kulturës.

    Kompania shqiptare e D’Alemës quhet A&I. Ish-kryeministri është pronar i vetëm dhe si objekt social ka konsulencën institucionale të bizneseve që duan të ndërkombëtarizohen. Pra konsulencë dhe lobim, por nga dokumenti nuk marrim informacione të tjera e për këtë nuk na mbetet gjë tjetër përveçse ti drejtohemi pronarit të biznesit.

    E takojmë në Sallonin e Librit, në Torino ku bën një prezantim hyrës rreth Karl Marksit gjatë prezantimit të librit të Luciano Camfora mbi filozofin gjerman.

    Gazetari: Mirëmbrëma jam Giorgio Mottola nga Report, nuk di nëse kujtoheni për mua. Doja t’ju pyes se çfarë do të mendonte Marksi për aktivitetin e lobimit në favor të kapitalizmit financiar?

    D’Alema: Nuk kam asgjë për të thënë!

    Gazetari: A mund t’ju pyes pse keni themeluar një kompani lobimi në Shqipëri vitin e kaluar? A&I? A mund të ma jepni një përgjigje?

    D’Alema: Ky nuk është as vendi as momenti. Nëse dëshironi më nisni pyetjet dhe do ju dërgoj përgjigjet.

    Një pistë mbi të cilën ne të punojmë na e ofron ish zv/kryeministri shqiptar Arben Ahmetaj:

    Ahmetaj: Thënë mes meje e tej nuk dua të flas për D’Alemën sepse për mua ai është i madh. Biznesi i tij janë kriptovalutat.

    Ahmetaj: Bën lobistin për kompani kriptovalutash.

    Pra, sipas Ahmetaj, Massimo D’Alema bën lobim në favor të shoqërive që merren me kriptovaluta, një informacion ky që duke mos patur akses në dokumentet e bilancit dhe klientëve të biznesit të tij në Shqipëri, mbetet i vështirë për tu verifikuar. Kështu detyrohemi të rikthehemi tek D’Alema.

    Gazetari: A është e vërtetë që merreni me kriptovaluta në Shqipëri? Kështu na kanë thënë. Në fakt për biznese që merren me kriptovaluta? Me jepni një përgjigje, po ju kërkoj një ballafaqim lidhur me disa informacione që kam.

    Emri:  auto_-800-0-aca03799c5a14c9badb8d97aaff3b62d1717430958.jpg

Shikime: 381

Madhësia:  32.3 KB

    D’Alema: Përgjigja është jo!

    Gazetari: Po si ka mundësi që keni themeluar këtë shoqëri konsulence në Shqipëri? Pse pikërisht në Shqipëri?

    D’Alema: Ky nuk është as vendi as momenti. Nëse dëshironi më nisni pyetjet dhe do ju dërgoj përgjigjet.

    Pra, siç shihet, investigimi i Rai3 vetëm sa plotësoi pazëllin e skemës së pastrimit të parave me kriptovalutë në Shqipëri. Dhe, në mos qoftë porositësi, Massimo D’Alema është bashkëhartues i këtij ligji.


    Syri

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Intervista: Gazetari i Rai3 e detyron Edi Ramën të flasi për lidhjet e tij me kartelet e drogës

    Ahmetaj: Rama ka takuar kokat e mafias së Durrësit, Elbasanit, Dibrës ...

    Emri:  auto_ahmetaj1717407946.jpg

Shikime: 377

Madhësia:  26.1 KB

    Arben Ahmetaj është pjesë e rrethit shumë të ngushtë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që nga viti 2013. Në qeverisjen e tij të parë ishte ministër i zhvillimit ekonomik, në mandatin e dytë të Ramës ai u bë ministër i financave dhe në mandatin e tretë u promovua si zëvendëskryeministër. Në ‘Report’, ish-krahu i djathtë denoncon marrëdhëniet e supozuara mes kreut të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të krimit të organizuar.

    Ndarja mes Ramës dhe Ahmetajt ka ndodhur rreth një viti e gjysmë më parë për shkak të akuzave zyrtare të magjistratëve shqiptar kundër Ahmetaj se ka marrë ryshfete për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Kështu nga delfin për vijimësinë, përgjatë kësaj bisede, Ahmetaj kthehet në akuzuesin e tij (Ramës) më të fortë.

    Ahmetaj: Grupet kriminale marrin tendera përmes prestanome-ve, është diçka që dihet në Shqipëri, ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre në ndërtim. Shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj kanë dritën jeshile në Shqipëri. Ka një koordinim mes organizatave të ndryshme mafioze. Ata nuk vriten mes tyre vetëm se Edi Rama u ka kërkuar atyre të mos bëjnë rrëmujë.

    Gazetari: Edi Rama është vërtetë i lidhur me këto grupe kriminale?

    Ahmetaj: Rama nuk është vetëm i lidhur me to, të jap emrin e koordinatorit të tij: Ergys Agasi.

    Gazetari: Kush është ky?

    Ahmetaj: Është një person që jeton në Durrës, afër klaneve të Durrësit. Tani ai është bërë koordinator i të gjithë grupeve për hesap të Ramës.

    Ergys Agasi është një biznesmen nga Durrësi, djali i një ish parlamentari të pushtetshëm të Partisë Socialiste njëkohësisht pronar i një kompanie që prodhon cigare dhe merren me logjistikë. Nuk është hetuar apo dënuar ndonjëherë për raportet e tij me mafian shqiptare, por shpesh media shqiptare ka folur për lidhjet e tij me subjekte që vijnë nga bota e krimit si për shembull narkotrafikati Troplini.

    Gazetari: Ju po thoni se Rama ka raporte direkte me klane mafioze përmes Agasit?

    Ahmetaj: Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet.

    Gazetari: Ku dhe si i takon Rama ato?

    Ahmetaj: Edhe në zyrën e tij, në sallën e mbledhjeve, të cilën e përdor brenda kryeministrisë. Unë nuk kam marrë pjesë kurrë sepse nuk kam pranuar asnjëherë të jem i përfshirë.

    Gazetari: I keni parë me sytë tuaj?

    Ahmetaj: I kam parë pothuajse të gjithë

    Gazetari: Kush të gjithë? Me jepni emra.

    Ahmetaj: Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani...

    Gazetari: Ju po thoni drejtues tw mafies?

    Ahmetaj: Po drejtues të mafies.

    Syri

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Intervista: Gazetari i Rai3 e detyron Edi Ramën të flasi për lidhjet e tij me kartelet e drogës

    Rama zihet ngushtë: Po, e kam takuar Luftar Hysën (pastruesin e parave të mafias meksikane të Sinaloa)

    Menjëherë mbas puntatës së Report, Edi Rama ka bërë disa postime në italisht duke sulmuar rëndë investigimin mbi marrëveshjen Itali-Shqipëri (për emigrantët) dhe duke e përcaktuar atë si të neveritshme.

    Gazetari: Është një gabim përkthimi apo keni dashur vërtetë të thoni e neveritshme?

    Rama: Nuk do doja të insistoja mbi këtë fjalë, por nëse doni të insistoni ju, po ishte më se e neveritshme.

    Hetimi jonë (i Report) për menaxhimin e marrëveshjes së emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë ka ngjallur zemërimin e të dy kryeministrave. Sipas Giorgia Melonit ka qenë një linçim ndaj popullin shqiptar gjë që nuk korrespondon me të vërtetën. Ishte një investigim dhe në fakt nuk është as përceptimi i popullit shqiptar sipas sondazheve të kryera.
    Ne, për të shkrirë disa pika të mbetura pezull i kemi kërkuar intervistë të dyve. Giorgia Meloni e ka refuzuar dhe Edi Rama pasi tha jo në investigimin e parë ka kërkuar një intervistë riparuese. Ne e kemi realizuar dhe nuk e dimë se sa mund të jetë riparuese, por duam të falenderojmë kryeministrin shqiptar i cili i është nënshtruar një breshërie zjarri pyetjesh, shumë intensive dhe të sikletshme që gazetari ynë Giorgio Mottola i ka zhvilluar lidhur me prezumimin e lidhjeve me mafian shqiptare dhe disa politikanë italianë. Kemi keqardhje që mungon këndvështrimi i institucioneve italiane mbi një argument kaq delikat sepse disa çështje që ne kemi zbuluar në Itali meritojnë përgjigje.

    Në rubrikën e saj në social media të titulluar ‘Shënimet e Giorgias’, nëntorin e kaluar Presidentja e Këshillit të Ministrave prezantoi marrëveshjen për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë. Qeveria kishte caktuar një datë për fillimin e punimeve që ishte 20 maji i kaluar, datë e gdhendur në disa raste nëtenderat e garave për të cilat është kujdesur personalisht ministri i punëve të brendshme.

    Por, javën e kaluar ne jemi kthyer në Gjadër dhe siç mund të shihet zona është ende një kantier i hapur dhe puna që duhet bërë duket se është shumë e madhe.

    Gazetari i drejtohet rojës së kantierit: Jemi gazetarë italianë dhe donim të dinim nëse mund të futemi për ti hedhë një sy kantierit.

    Roja: Jo, jo! Asnjë sekondë.

    Gazetari: A e dini se kur mund të mbarojnë punimet?

    Roja: Në nëntor, po bëjnë disa shpime. Kështu na kanë thënë.

    Kështu për punët në Gjadër duhet pritur nëntori i ardhshëm, ndërkohë që shpenzimet vijojnë të rriten...

    Ndërkohë më me shpejtësi procedojnë punimet në Portin e Shëngjinit ku do të bëhet identifikimi i parë i emigrantëve që do të dërgohen drejt Shqipërisë. Duhet të jetë një qendër e pritjes së parë, por muret e vendit të pritjes të kujtojnë ato të një burgu. Ata kanë tela me gjemba.

    (Në këtë puntatë të investigimit për çështjen shpjegohen me detaje rritjen e kostove te shpenzimeve dhe ngrihen disa pikëpyetje për mënyrën e menaxhimit të tenderave dhe shpenzimeve)

    Megjithatë, pavarësisht të gjitha hijeve dhe dyshimeve që emisioni ka eksploruar duke investiguar edhe në Shqipëri duket se projekti shqiptar do të vijojë madje është pëlqyer nga 14 shtete anëtare të cilat i kanë kërkuar BE që të shtrijnë modelin italo-shqiptar që në fakt nuk është as italian as shqiptar, por është model problematik anglez i zbatuar me emigrantët e Ruandës.

    Një numër i lartë i mediave ndërkombëtare mes tyre edhe ‘Financial Times’ japin alarmin mbi transformimin e Shqipërisë në një narkoshtet, një preokupim i ndarë edhe nga një nga intelektualët më të dëgjuar nga Giorgia Meloni, Francesco Jubilei, por edhe të tjerë.Pavarësisht këtyre shqetësimeve, për kryeministren Meloni, bëhet fjalë për një linçim ideologjik kundër Edi Ramës dhe popullit shqiptar.

    I kemi bërë kërkesë edhe një herë kryeministrit shqiptar për një intervistë dhe nëse herën e parë ai e refuzoi, këtë radhë ka vendosur ta pranojë, kështu na priti në godinën e kryeministrisë

    Gazetari: Pse investigimi ynë është i neveritshëm?

    Rama: Sepse mesazhi juaj ishte i qartë, të nxirrnit në pah një marrëveshje me një qeveri me hije me personazhe të lidhur me narkotrafikun, kjo ishte pjesa e neveritshme. Po çfarë narkoshteti?

    Gazetari: Që nga viti 2013 kur ju keni ardhur në pushtet ka patur një rritje eksponenciale të peshës se mafias dhe të faturimeve të mafias shqiptare.

    Rama: Të flasësh për rritje eksponenciale të mafias shqiptare do të thotë të flasësh për një mafia ndërkombëtare, që nuk ka kufij dhe ku Eldorado nuk është në Shqipëri, por në Holandë. Ashtu si Ndrangheta sado e internacionalizuar edhe mafia shqiptare vijon të ketë rrënjë shumë të thella dhe të ushtrojë një pushtët kapilar në mëmëdhe. Kartelet e drogës në vitet e fundit kanë provuar se mund të arrijnë të kontrollojnë ish ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri dhe të ndërlidhin, sipas akuzave,marrëdhënie të ngushta me Olsi Ramës, vëlla i kryeministrit.

    Gazetari: Në investigim kemi përmendur edhe vëllain tuaj, Olsi Ramën...

    Rama: Që është një tjetër ndërhyrje e neveritshme në jetën e një personi që nuk ka lidhje, që akuzohet vetëm pse është vëllai im...

    Gazetari: Di që është hapur një hetim pas investigimit tonë...

    Rama:
    Këtu duhet të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet. Të bësh një mozaik të copave...janë të gjitha gjysmë të vërteta dhe keni bërë një gabim të madh ndaj popullit shqiptar sepse keni vendosur para syve të italianëve diçka që nuk korrespondon me të vërtetën.

    Gazetari: Po mafia këtu në Shqipëri është e fortë apo jo? Për këtë nuk më jeni përgjigjur ende. Ka një prezencë të fortë të mafias në Shqipëri?

    Rama: Po çfarë prezence shumë të fortë në Shqipëri...

    Gazetari: Pra nuk ka?

    Rama: Mes prezencë shumë të fortë dhe nuk ka, ka disa mundësi në mes...

    Gazetari: Cili është gradimi i forcës?

    Rama: Që ka prezencë as nuk diskutohet, por të thuash se kontrollon ekonominë shqiptare është një ëë...

    Gazetari: Ndot... siç ndot edhe politikën

    Rama: Politika e ndotur nga mafia në Shqipëri?Ju them sinqerisht... sinqerisht unë nuk e shoh.

    Shohin ndërkohë shumë të lidhur ndotjen mafioze të politikës dhe ekonomisë shqiptare shumë intelektualë të pavarur mes tyre Fatos Lubonja i mbajtur për pothuajse 20 vite në kampe përqendrimi gjatë periudhës së diktaturës komuniste, kundërshtar i fortë i Berishës dhe mbështetës i Ramës në fillimet e karrierës së tij politike për të cilin ka patur rolin e këshilltarit kur Rama ishte ministër i kulturës.

    Lubonja: Edi Rama është një rrezik për Shqipërinë. Nuk është ndalur as në rekrutimin e krimit të organizuar për ta futur në politikë. Është një sistem që mbahet në këmbë përmes reciklimit të parave të pista që është baza e ekonomisë shqiptare.

    Gazetari: Është një akuzë shumë e rëndë kjo...

    Lubonja: Nëse doni ta vërtetoni, ju jeni gazetar investigativ, shkoni në Tiranë dhe vizitoni gjithë ato kullat dhe pyesni kush i ka ndërtuar dhe me çfarë parash?

    Rama: Po, këtu po ndërtojmë, por është vetëm fillimi. Pas 5 vitesh do të kemi edhe më shumë. Kemi përfshirë arkitektët më të mirë të botës.

    Lubonja: Ky riciklim parash të pista përmes kullave ju duhet të dini se këtu është e përfshirë edhe Italia. Janë dy emra shumë të famshëm në Itali. Njëri quhet Stefano Boeri e njohin të gjithë. Ka kullat e tij ai. Në Itali nuk mund të ndërtosh kulla në qendrën historike ndërsa këtu kanë bërë kulla. Tjetri është Casamonti, ka shkatërruar stadiumin historik.

    Një pjesë e rëndësishme e një Tirane të re është projektuar nga dy arkitektë artistë italianë Marco Casamonti, që përveç stadiumit ka realizuar projektin e Alban Toëer dhe Stefano Boeri me disa pallate te mrekullueshme në ndërtim e sipër. Por, nëse kontributi artistik i Italisë në boom-in e ndërtimit shqiptar është në sytë e të gjithëve, më pak e qartë është origjina e parave me të cilat po ndërtohen këto kulla në Tiranë.

    Ola Xama: Vitin e kaluar, në sektorin imobiliar në Shqipëri janë investuar 3 miliardë e 700 milionë euro, por nga kjo shumë parash vetëm 20% është përmes bankave.
    Sektori imobiliar bazohet në shumicën e rasteve nga huat në banka. Ndërsa në Shqipëri, në Tiranë ka ndodhur një mrekulli... Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë janë 3.7 miliardë euro të investuara në ndërtim ku nga qarkullimi zyrtar bankar janë vetëm 846 milionë euro dmth rreth 20%.

    Ola Xama: Unë mendoj se burimi është paraja e pistë që vjen edhe nga krimi i organizuar.

    Gazetari: A ka biznese që janë të lidhura me mafian shqiptare që kanë ndërtuar këto kulla?

    Ola Xama: Po, kemi hetime të prokurorisë mbi shumë nga këto kompani që kanë ndërtuar. Disa janë zyrtarisht të dyshuara se janë instrument i riciklimit të mafias shqiptare.
    Rasti më goditës është kulla simbol i Tiranës, më e larta në Shqipëri, ndërtuar nga familja Kastrati që menaxhon autostrada, aeroporte dhe fiton vazhdimisht tendera publikë. Punët për ndërtimin e kullës janë nën kontraktuar ndaj një kompanie tjetër, Alessio 2014 të sekuestruar nga prokuroria për përfshirjen e pronarit në operacione të narkotrafikut me Spanjën. Hija e mafias shqiptare është shtirë edhe në kullën ‘Ekspozita Building’ e Ervin Matës i cili ja ka mbathur në Amerikën e Jugut pas hapjes së një hetimi për trafik të drogës.

    Gazetari: Këto kulla në çfarë mënyre janë financuar?

    Rama: Shqiptarët që jetojnë jashtë nuk janë më ato që pastronin shtëpitë apo që mblidhnin fruta. Shqiptarët janë si italianët, sepse italianët janë shqiptarë të veshur me Versace dhe pikë mbaro. Lere Rafaelon, Leonadon e të tjerët sepse nuk keni lidhje me to, por si ju edhe ne jemi shumë të lidhur me vendin dhe shqiptarët që janë jashtë investojnë për të blerë shtëpi.

    Gazetari: Pra Kastrati ndërton kulla me paratë e kursyera të emigrantëve në Itali dhe në pjesën tjetër të Europës?

    Rama: Nuk e di tamam sepse është një miks, por duhet të kuptosh se për çdo shtëpi ka mbaruar faza kalabreze e Shqipërise kur blinin shtëpi me para në dorë
    Faza kalabreze siç e quan Rama edhe mund të ketë mbaruar, por llogaritë nuk dalin. Psh. vitin e kaluar, sipas Bankës së Shqipërisë nga jashtë kanë hyrë në Shqipëri rreth 800 milionë euro që edhe sikur të jenë investuar të gjitha në sektorin imobiliar nuk do të na ndihmonin të zbulonim misterin e origjinës të investimeve të ndërtimit.
    Ola Xama: Vetëm një pjesë e vogël e kursimeve të parave të emigrantëve është investuar në sektorin e ndërtimit. Sado absurde, le të pranojmë për një moment se 800 milionë janë paratë e emigrantëve që kanë shkuar të gjitha në investime në ndërtim...ne kemi parë që totali i investimeve është 3 miliardë e 700 milionë euro. Duke mbledhur 800 milionë të emigrantëve me shumën që ka gjurmë ne banka arrijmë ne 1 miliard e 600 milionë, përsëri problemi mbetet i pa ndryshuar. Nga ku vjen 60% tjetër i parave që financon këto kulla?

    Gazetari: Në Tiranë 20% i ndërtesave janë bosh...

    Rama: Kush e thotë?

    Gazetari: Të dhënat zyrtare.

    Rama: Jo, nuk është e vërtetë...

    Gazetari: Të dhënat e marra nga konsumimi i energjisë elektrike, nga kompania e juaj e energjisë elektrike.

    Rama: Prit, prit...jeni ndotur si shumë nga burime që janë të njëanshme.

    Gazetari: Janë të dhëna objektive

    Rama: Kemi një regjim antireciklimi shumë të fortë...

    Pavarësisht sistemit të antireciklimit, në kohët kur kullat mbinin si kërpudhat në Tiranë, në pjesën tjetër të Shqipërisë shumoheshin plantacionet me mariuane. Boom-i i ndërtimeve arriti pas rritjes ekponenciale te faturimeve të organizatave kriminale të cilat falë prodhimit intensiv ne vend kanë arritur të pushtojnë tregun europian të drogës, një situatë që duket se ka dalë krejtësisht jashtë kontrollit edhe sipas disa anëtareve të qeverisë më afër Edi Ramës si Arben Ahmetaj, ish-zëvendës kryeministër të cilin e takojmë në Zvicër ku është strehuar pas mandatit të arrestit për korrupsion lëshuar nga prokuroria e Tiranës.

    Ahmetaj: Kam qenë i vetmi ministër që kam kundërshtuar kanabisin në mbledhjet e qeverisë. Në dy mbledhje i kam thënë: plantacionet e mariuanës po shtohen kaq shumë dhe qeveria nuk bën asgjë?

    Gazetari: Çfarë ju është përgjigjur Edi Rama?

    Ahmetaj: Sipas tij, plantacionet do i jepnin një shtytje të madhe ekonomisë shqiptare. Unë i jam përgjigjur: si mund të ndodhë kjo? Kolumbia duhet të ishte vendi më i pasur në botë në fakt është si mos më keq. Si mundet Shqipëria të bëhet një vend normal dhe të rrisë ekonominë në këtë mënyrë?

    Arben Ahmetaj është pjesë e rrethit shumë të ngushtë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që nga viti 2013. Në qeverisjen e tij të parë ishte ministër i zhvillimit ekonomik, në mandatin e dytë të Ramës ai u bë ministër i financave dhe në mandatin e tretë u promovua si zëvendëskryeministër. Në ‘Report’, ish-krahu i djathtë denoncon marrëdhëniet e supozuara mes kreut të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të krimit të organizuar.

    Ndarja mes Ramës dhe Ahmetajt ka ndodhur rreth një viti e gjysmë më parë për shkak të akuzave zyrtare të magjistratëve shqiptar kundër Ahmetaj se ka marrë ryshfete për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Kështu nga delfin për vijimësinë, përgjatë kësaj bisede, Ahmetaj kthehet në akuzuesin e tij (Ramës) më të fortë.

    Ahmetaj:
    Grupet kriminale marrin tendera përmes prestanome-ve, është diçka që dihet në Shqipëri, ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre në ndërtim. Shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj kanë dritën jeshile në Shqipëri. Ka një koordinim mes organizatave të ndryshme mafioze. Ata nuk vriten mes tyre vetëm se Edi Rama u ka kërkuar atyre të mos bëjnë rrëmujë.

    Gazetari: Edi Rama është vërtetë i lidhur me këto grupe kriminale?

    Ahmetaj: Rama nuk është vetëm i lidhur me to, të jap emrin e koordinatorit të tij: Ergys Agasi

    Gazetari: Kush është ky?

    Ahmetaj: Është një person që jeton në Durrës, afër klaneve të Durrësit. Tani ai është bërë koordinator i të gjithë grupeve për hesap të Ramës.

    Ergys Agasi është një biznesmen nga Durrësi, djali i një ish parlamentari të pushtetshëm të Partisë Socialiste njëkohësisht pronar i një kompanie që prodhon cigare dhe merren me logjistikë. Nuk është hetuar apo dënuar ndonjëherë për raportet e tij me mafian shqiptare, por shpesh media shqiptare ka folur për lidhjet e tij me subjekte që vijnë nga bota e krimit si për shembull narkotrafikanti Troplini.

    Gazetari: Ju po thoni se Rama ka raporte direkte me klane mafioze përmes Agasit?

    Ahmetaj: Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet.

    Gazetari: Ku dhe si i takon Rama ato?

    Ahmetaj: Edhe në zyrën e tij, në sallën e mbledhjeve të cilën e përdor brenda kryeministrisë. Unë nuk kam marrë pjesë kurrë sepse nuk kam pranuar asnjëherë të jem i përfshirë.

    Gazetari: I keni parë me sytë tuaj?

    Ahmetaj: I kam parë pothuajse të gjithë

    Gazetari: Kush të gjithë? Më jepni emra.

    Ahmetaj: Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani...

    Gazetari: Ju po thoni drejtues te mafies?

    Ahmetaj: Po, drejtues te mafies.

    Është hera e parë që ish zv kryeministri hedh në adresë të Edi Ramës akuza kaq të rënda të cilat nuk kanë qenë kurrë objekt hetimesh apo procedimesh penale.
    Rama (referuar deklaratave të Ahmetaj për Report): Unë nuk do ti besoja shumë atyre që flasim pasi kanë humbur të ngrohtin nga karriga e pushtetit poshtë bytës njerëz që nuk duhet të merren seriozisht, por që vetëm duhen trajtuar me mëshirë.

    Gazetari: Sipas të njëjtit burim në këtë zyrë kanë hyrë drejtues të krimit shqiptar, që ju i keni takuar këtu

    Rama:
    Atëherë duhet të jetë një burim totalisht i ndotur dhe duhet të ketë probleme me drejtësinë

    Gazetari: Po, por ka patur një rol shumë të rëndësishëm në qeveritë tuaja

    Rama: Ne kemi një thënie në shqip që thotë se çdo pyll ka derrat e tij

    Gazetari: Por, a është e vërtetë apo jo që ju keni takuar figura të krimit shqiptar?

    Rama: Të vërtetat në shumicën e rasteve janë të mërzitshme dhe nuk bëjnë lajm. Gënjeshtrat janë argëtuese, bëjnë lajm. Atëherë pse jo, drejtuesit e organizatave kriminale kanë hyrë këtu dhe unë pikturoja ndërkohë që ata më tregonin hartat e trafikut. Do të ishte një film i bukur.

    Kryeministri refuzon të gjitha akuzat e ish krahut të tij të djathtë, por në mediat shqiptare mbi të gjitha ato të opozitës prej kohësh shfaqen artikuj për njerëz gjithnjë e më të rëndësishëm të rrethit të ngushtë të Edi Ramës i i njohur Ergys Agasi, njeriu që Ahmetaj e referon si personin e lidhur me organizata kriminale shqiptare.

    Gazetari: Ka një detaj specifik mbi figurën e Ergys Agasit, që referohet si personi që menaxhon raportet...

    Rama:
    Më fal, por mundet ne të bëjmë një intervistë ku ju përfaqësoni një program të famshëm në Itali e unë jam kryeministri i Shqipërisë dhe e çojmë në këtë nivel kaq të ulët... nuk është e mundur...

    Gazetari: Po unë ju bëj pyetje dhe përgjigja juaj mund të jetë bindëse.

    Rama: Nuk është shërbimi publik për të përmendur emra që janë në jetën e tyre, në punën e tyre dhe që nuk kanë asnjë lidhje me punën tuaj apo me punën time

    Gazetari: Mediat shqiptare flasin për Agasin si një hije e pushtetit tuaj.

    Rama: Mediat shqiptare...neveria e ‘Reportit’ është mjaltë në krahasim me neverinë e të ngjashmëve tuaj këtu në Shqipëri. Mediat shqiptare nuk kanë argument.

    U intereson edhe italianëve në fakt figura e Luftar Hysa, biznesmen shqiptar i emigruar në SHBA shumë vite më parë. Sipas autoriteteve kanadeze që i kanë konfiskuar një kazino në Montreal ai është një nga pastruesit më të rëndësishëm të parave të karteleve të drogës meksikane të Sinaloas. Mes 2019 dhe 2020 ai ka dërguar para në Itali dhe Shqipëri, një shumë rreth 18 milionë euro. Interesi i njeriut të Sinaloas është përqendruar gjatë viteve të fundit në Ballkan. Ne 4 tetorin e 2020 pas përfundimit të transaksioneve me Italinë dhe Shqipërinë është fotografuar ndërkohë që hynte në godinën e kryeministrisë

    Gazetari: Si ka mundësi që jeni takuar me Luftar Hysa këtu në....

    Rama: Ja një tjetër emër që del kështu...

    Gazetari: Sipas autoriteteve kanadeze është pastruesi i parave të karteleve të Sinaloa dhe këtu në Shqipëri i është dhënë leja për të hapur një kazino, prandaj flasim për fakte dhe situata shumë specifike.

    Rama: Më fal, unë takoj shumë persona, pastaj nëse një ditë zbulohet se ky person nuk i ka punët në rregull i takon drejtësisë të bëjë punën e saj...

    Luftar Hysa është ortak i Besnik Lulaj, personi që e ka shoqëruar gjatë vizitës në godinën e kryeministrisë. Lulaj është pronari i një resorti luksi në Vlorë brenda të cilit, së bashku me Hysën ka hapur një kazino për të cilin ka marrë një licence dy muaj pas takimit të zhvilluar me Edi Ramën.

    Rama: Faktet janë pak ndryshe. Në ç’kuptim? Atje ka një investim të një familje nga Vlora. Ata, të cilët unë i njoh, më kanë thënë duam të të takojmë sepse kemi një kushëri që jeton në Meksikë dhe do të na ndihmojë për të operuar në kazino. Mirë i thashë, hajdeni. Erdhën, më pyetën vetëm nëse ka pengesa për ta realizuar. Informacione mbi realizueshmërinë e kësaj...

    Gazetari: Dhe në këtë rast ishte edhe ky Risa?

    Rama: Ai erdhi me ta dhe vetëm një herë e kam parë në jetën time.

    Report ka kontaktuar Agasin, i cili ka mohuar raportet me klanet mafioze dhe është shprehur se lidhja e tij me Ramën është absurde që është bërë objekt interesi i një emisioni televiziv italian. ‘Kryeministri është një lider partie dhe unë e respektoj shumë, por marrëdhënia ime me të nuk duhet të jetë argument për të cilin as nuk jam i detyruar të përgjigjem as në të mirë e as në të keq’ ka deklaruar Agasi për Report.

    © SYRI.net

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Intervista: Gazetari i Rai3 e detyron Edi Ramën të flasi për lidhjet e tij me kartelet e drogës

    ‘Report’ Ekskluziv: Me çfarë merret kompania lobuese e Massimo D'Alemës në Shqipëri

    Emri:  auto_massimo-d-alema1717397761.jpg

Shikime: 378

Madhësia:  24.3 KB

    Marrëdhënia e ngushtë e D'Alemës me Shqipërinë daton që nga koha e luftës në Kosovë, kur kryeministri i atëhershëm mbështeti bombardimet e NATO-s kundër Serbisë. Me kalimin e viteve ai ka intensifikuar gjithnjë e më shumë udhëtimet e tij në Tiranë dhe marrëdhëniet e tij me qeverinë e Edi Ramës.

    Këto marrëdhënie kanë bërëtë mundur që ai të jetë biznesmen jo vetëm në shtëpi (Itali).

    Report ka zbuluar se përveç DL&M Advisor në Itali, i hapur në vitin 2019, D'Alema ka shtrirë interesat e tij në botën e konsulencës edhe në Shqipëri: në fakt, ai ka krijuar një kompani të quajtur A&I në Tiranë, e cila ofron konsulencë për kompanitë që duan të ndërkombëtarizohen.

    Gazetari: Rama ka raporte shumë të ngushta me Massimo D’Alema

    Ahmetaj: Massimo D’Alema nuk është politikan, por biznesmen.

    Gazetari: Çfarë lloj biznesi bën?

    Ahmetaj: Lobist!

    Në fakt Massimo D’Alema ka një shoqëri lobimi në Itali ‘DL&M Advisor’ hapur në 2019 dhe në dy vitet e fundit ka faturuar thuajse 2 milionë euro, por në bilancet e këtij biznesi nuk ka asnjë referim për interesa të mundshme të ish-kryeministrit italian në Shqipëri.

    Emri:  auto_-640-0-rama-me-massimo-dalemen-17173639721717397764.jpg

Shikime: 370

Madhësia:  50.7 KB

    Rama: Nuk kam folur kurrë për biznes me Massimo D’Alemën gjithmonë kemi folur për politikë dhe për Shqipërinë, pastaj ai është një njeri i lirë mund të bëjë çfarë të dojë.

    Duke konsultuar regjistrat e Dhomës se Tregtisë se Shqipërisë, zbulojmë që vitin e shkuar, Massimo D’Alema ka themeluar në Tiranë një shoqëri që ka selinë pikërisht këtu (në Tiranë- Teatri i Operas dhe Baletit) në një godinë të periudhës së pushtimit fashist në Shqipëri ku ka zyrat edhe Instituti Italian i Kulturës.

    Kompania shqiptare e D’Alemës quhet A&I. Ish-kryeministri është pronar i vetëm dhe si objekt social ka konsulencën institucionale të bizneseve që duan të ndërkombëtarizohen. Pra konsulencë dhe lobim, por nga dokumenti nuk marrim informacione të tjera e për këtë nuk na mbetet gjë tjetër përveçse ti drejtohemi pronarit të biznesit.

    E takojmë në Sallonin e Librit, në Torino ku bën një prezantim hyrës rreth Karl Marksit gjatë prezantimit të librit të Luciano Camfora mbi filozofin gjerman.

    Gazetari: Mirëmbrëma jam Giorgio Mottola nga Report, nuk di nëse kujtoheni për mua. Doja t’ju pyes se çfarë do të mendonte Marksi për aktivitetin e lobimit në favor të kapitalizmit financiar?

    D’Alema: Nuk kam asgjë për të thënë!

    Gazetari: A mund t’ju pyes pse keni themeluar një kompani lobimi në Shqipëri vitin e kaluar? A&I? A mund të ma jepni një përgjigje?

    D’Alema: Ky nuk është as vendi as momenti. Nëse dëshironi më nisni pyetjet dhe do ju dërgoj përgjigjet.

    Një pistë mbi të cilën ne të punojmë na e ofron ish zv/kryeministri shqiptar Arben Ahmetaj:

    Ahmetaj: Thënë mes meje e tej nuk dua të flas për D’Alemën sepse për mua ai është i madh. Biznesi i tij janë kriptovalutat.

    Gazetari: Kriptovalutat?

    Ahmetaj: Bën lobistin për kompani kriptovalutash.

    Pra, sipas Ahmetaj, Massimo D’Alema bën lobim në favor të shoqërive që merren me kriptovaluta, një informacion ky që duke mos patur akses në dokumentet e bilancit dhe klientëve të biznesit të tij në Shqipëri, mbetet i vështirë për tu verifikuar. Kështu detyrohemi të rikthehemi tek D’Alema.

    Gazetari: A është e vërtetë që merreni me kriptovaluta në Shqipëri? Kështu na kanë thënë. Në fakt për biznese që merren me kriptovaluta? Me jepni një përgjigje, po ju kërkoj një ballafaqim lidhur me disa informacione që kam.

    D’Alema: Përgjigja është jo!

    Gazetari: Po si ka mundësi që keni themeluar këtë shoqëri konsulence në Shqipëri? Pse pikërisht në Shqipëri?

    D’Alema: Ky nuk është as vendi as momenti. Nëse dëshironi më nisni pyetjet dhe do ju dërgoj përgjigjet.

    (Gazetari largohet nga truprojat)

    VIDEO


    SYRI

  7. #47
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Intervista: Gazetari i Rai3 e detyron Edi Ramën të flasi për lidhjet e tij me kartelet e drogës

    Akuzat e Ahmetaj ndaj Ramës/ Shkullaku: Nuk ka SPAK dhe organ drejtësie që nuk vihet në alarm

    VIDEO

    I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, analisti Armand Shkullaku ka folur për deklaratat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj në lidhje me takimet e Edi Ramës me bosët e mafias në zyrën e kryeministrit.

    Shkullaku theksoi se ‘të dali numri 2 i qeverisë, 10 vite rresht ministër financash, zëvendëskryeministër, deputet dhe të akuzojë kryeministrin në detyrë, nuk ka SPAK dhe organ drejtësie që nuk vihet në alarm, nuk ka shërbim që nuk vihet në alarm duke i marrë në kosideratë këto akuza’.

    Shkullaku: Në këtë rast më intereson e vërteta. Interesi publiki nuk është raporti që ka pasur Ahmetaj me Ramën dhe ky i poshtri e preu në besë por interesi publik është imagjinoni në një vend të Europës që të dali numri 2 i qeverisë, 10 vite rresht ministër financash, zëvendëskryeministër, deputet dhe të akuzojë kryeministrin në detyrë. Nuk ka SPAK dhe organ drejtësie që nuk vihet në alarm, nuk ka shërbim që nuk vihet në alarm duke i marrë në kosideratë këto akuza. Vetëm ne këtu merremi a po hante makarona Arben Ahmetaj.

    Kur ky tjetri donte ta fuste në burg Arben Ahmetajn, ky është aq i poshtër...Ajo drejtësi që Arben Ahmetajn ia bënë letrat për 3 muaj, ndërsa Erion Velisë ka 4 vjet që mezi e ka marrë një herë në pyetje, kjo është drejtësi e pavarur? Ajo drejtësi që del Edi Rama para PS dhe thotë po të isha unë gjyqtar kishe për ta parë më keq dhe të nesërmen i shkon mandati i arrestit? Për këtë drejtësi po flet?

    Ky që flet se edhe rrezikon sepse ka përmendur emra aty, Ergy Agasi koordinator i Edi Ramës për grupet kriminale të Durrësit, sot kishe deklaratën e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, që thoshte që edhe Shërbimi Informativ Shtetëror po shkon në duart e krimit të organizuar.

    Syri

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Intervista: Gazetari i Rai3 e detyron Edi Ramën të flasi për lidhjet e tij me kartelet e drogës

    VIDEO/ Andi Bushati: Rama është mitra e krimit në Shqipëri!

    VIDEO

    Analisti Andi Bushati, i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, ka folur për emisionin e RAI3 ku publikohen lidhjet e krimit të organizuar me kryeministrin Edi Rama.

    Bushati u shpreh se ‘Rama është mitra e krimit në Shqipëri dhe të gjithë kriminelët që kanë jetuar gjirizeve ky i ka ngritur në ajkën e shoqërisë shqiptare’.

    ‘Ky artist piktor i ka imponuar krimin kësaj shoqërie, ai na ka vënë të gjithëve në togën e pushkatimit para krimit’, u shpreh Bushati.

    Bushati: Edhe nqs është kaq i zi Arben Ahmetaj është përgjegjësia e atij njeriu që e ka bërë zëvendëskryeministër Arben Ahmetajn, atij që ka bërë Saimir Tahirin e këto të tjerat.

    Ne duhet të merremi me një njeri që o kap Arben Ahmetajn o kap Saimir Tahirin, o kap Sinalon, o kap Elvis Roshin, o kap Ndokën, ky është mitra e krimit në Shqipëri. Të gjithë kriminelët që kanë jetuar gjirizeve ky i ka ngritur në ajkën e shoqërisë shqiptare.

    Të gjithë këta mund të jenë të poshtër dhe ta shajnë Ramën kur ikin por mua s’më duhet se sa të poshtër janë këta.

    Ky artist piktor i ka imponuar krimin kësaj shoqërie, ai na ka vënë të gjithëve në togën e pushkatimit para krimit. Sepse këdo njeri që ka ngritur në përgjegjësi o ka qënë trafikant kurvash ose ka qënë drogaxhi ose ka qënë i poshtër siç thua ti, por çfarë është kjo? Si nuk njohe një të mirë?

    Syri

  9. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Intervista: Gazetari i Rai3 e detyron Edi Ramën të flasi për lidhjet e tij me kartelet e drogës

    Deklaratat e Ahmetajt për reportazhin në RAI3, Fatos Lubonja: E gjithë Partia Socialiste duhet të arrestoheshin për grup kriminal

    Emri:  auto_850x600_lubonjjj16020860901707493411.jpg

Shikime: 390

Madhësia:  32.3 KB

    Në rubrikën ‘’Opinion’’ në News 24, analisti Fatos Lubonja foli rreth deklaratës së Arben Ahmetajt në emisionin ‘Report’ në RAI 3, ku ai është shprehur se në zyrën e Ramës ka takuar njerëz të botës së krimit.

    Lubonja tha se këto informacione dihen dhe madje edhe më shumë, sepse puna kryesore e Ramës është propaganda, ai ka një aftësi dhe mbulon realitetin shumë mirë.

    Ndërkohë që sa i përket edhe komenteve nga ndërkombëtarët të cilët e kanë quajtur Shqipërinë narko-shtet, e kanë bërë sepse i gjithë sistemi duhet denoncuar, u shpreh analisti, Fatos Lubonja.

    E gjithë Partia Socialiste duhet të arrestoheshin për grup kriminal, u shpreh Lubonja.

    Syri

  10. #50
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Intervista: Gazetari i Rai3 e detyron Edi Ramën të flasi për lidhjet e tij me kartelet e drogës

    Rai 3/ A është nderi i Ramës, nderi i shqiptarit

    Nga Armand Shkullaku

    Në një përpjekje të dëshpëruar, plot mllef, sharje e mallkime, Edi Rama tentoi të lajë me një monolog jashtënxjerrjet që i ranë mbi kokë nga një dialog me gazetarin italian të Rai 3. I penduar ndoshta për atë paraqitje të dobët, si në argumenta ashtu edhe në vokabularin e varfër e të sforcuar (ka disa vjet që përsërit shprehjen bajate se “italianët janë shqiptarë të veshur me versaçe” duke shpresuar të mahnisë Italinë) kryeministri shqiptar vendosi, pas dy ditësh, të riparojë sa të mundet imazhin e rrënuar nga një intervistë me një gazetar të pakontrolluar.

    Teza kryesore e Ramës, e sendërzuar edhe në takimet e fundit me emigrantët, është ajo se të huajt, kryesisht fqinjët, nuk e kapërdijnë faktin se shërbëtorët e djeshëm sot janë zotër me të drejta të barabarta në vendet ku jetojnë dhe se nuk e falin dot suksesin e hatashëm të Shqipërisë kryelartë nën drejtimin e tij. Sipas kësaj teze, të ngritur mbi një nacionalizëm naiv, çdo kritikë apo sulm që vjen nga ata që na paskan halë në sy, nuk ka të bëjë me keqqeverisjen e tij, por me inatin, racizmin e paragjykimet ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë.

    Por një mendësi e tillë, që buron nga nevoja për t’i ikur realitetit këtu, realitet që dominohet nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, sipas ideologjisë nacional- komuniste “në gojë të ujkut hedhim valle”, është lehtësisht e çmontueshme. Pse kur mediat e huaja, madje dhe ato më periferike, reklamojnë Shqipërinë turistike, kryeministri nuk le rast e vend pa i përmendur si shembull i rritjes së imazhit të vendit në perëndim? Pse ato e paskan me Shqipërinë e me flamurin tonë kur nxjerrin në pah kriminalizimin e Rilindjes që po e shndërron vendin në një narko- shtet? Rai 3 nuk prodhoi propagandë anti shqiptare, por një emision investigativ, me emra e akuza konkrete, madje nga vetë eksponentë të deridjeshëm të qeverisë, për të treguar pikërisht rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga krimi i veshur me pushtet.

    “Cënimi i Shqipërisë…, sidomos nga vendet fqinje… është një sulm mbi emrin, mbi nderin, mbi flamurin tonë kombëtar, mbi çdo shqiptar”, thotë Rama. Njehsimin e nderit të shqiptarit me nderin e Ramës, vështirë ta lidhi edhe nacionalizmi naiv i kryeministrit. E aq më pak të mendohet se ky nder na u paska cënuar nga investigimi i Rai 3. Sepse nuk ka qenë Rai 3 e as Rai 1 e Rai 2, që ia kanë caktuar Edi Ramës ministrat e tij të Brendshëm. Madje as Mediaset nuk ia ka përzgjedhur banditët e trafikantët e dënuar në Itali, për t’i bërë deputetë e kryetarë bashkish në Shqipëri. E po kështu as personazhi kontravers i Sinaloas, nuk shkoi në zyrën e kryeministrit shqiptar për licensë kazinoje si kushëri i gazetarit Xhorxhio Motola. Këtu nuk po cënohet Shqipëria si haraç për suksesin e saj, por Edi Rama që, me bëmat e tij, po i cënon si mos më keq shqiptarët.

    Një tezë tjetër e Ramës, për t’u shpëlarë nga llumi që ka mbledhur mbi dhe rreth vetës, është ajo se akuzat ndaj qeverisë së tij kanë burim ato që ai i quajti “një grusht shqiptarësh që ju i njihni shumë mirë, s’kanë atdhe, s’kanë fe, s’kanë din e as iman, jashtënxjerrjeve të ujërave të zeza të politikës Non Grata e të kanaleve mediatike këtu në Shqipëri”. Edhe sikur kjo të jetë e vërtetë, çfarë duhet të bëjnë opozita dhe mediat përballë kriminalizimit të pushtetit, dhunimit të zgjedhjeve, vjedhjeve masive të parave publike dhe kufizimit të lirive kushtetuese. Të mbyllin gojën se preket nderi i Ramës që na qenka i njëjtë me nderin e Shqipërisë? Të qurravitesh e ankohesh për atë që të akuzon dhe jo të marrësh përgjegjësi për çka të takon, Edi Rama e ka kthyer në një të drejtë të tij që askush nuk duhet të guxojë t’ia cënojë.

    Prandaj ata që e kanë votuar dhe ata që qeverisen prej tij, nuk kanë për të dëgjuar kurrë ndonjë përgjigje për akuzat konkrete, por vetëm monologje të një patriotizmi idiot që veten e barazon me flamurin dhe nderin e hajdutëve e banditëve me nderin e shqiptarëve. Dhe kulmi, kur i kryeakuzuari thotë “se koha kur shteti shqiptar, qeveria, kryeministri i Shqipërisë, rrinin si skutha që bënin te fortin me të dobëtit këtu brenda dhe te menderosurin para të huajve, ka vdekur”. Domethënë tani vendi paska Atë, që na del për zot kudo në botë, ndërkohë që bota merret me të si e keqja që ka kapur vendin.

    Dhe për të kuptuar se sa “trim e krenar” është Rama para të huajve, mjafton përsëri intervista me gazetarin e Rai 3. Pasi i ofroi kafe, me një servilizëm tamam prej “të menderosuri para të huajve”, akuzat e tij i quajti mjaltë para llumit të mediave të vendit ku është kryeministër dhe, gazetarët italianë, i cilësoi pasardhës të Montanelit ndërsa ata shqiptarë kategori e krijuar nga Enver Hoxha. Dhe këtë e bën pikërisht ai që thotë se i neverit ata që shajnë Shqipërinë dhe shqiptarët në gjuhë të huaj.

    Edi Rama nuk e ka problemin me gjuhën e huaj, por me të vërtetat që thuhen në gjuhë të huaj. Sepse ato as i kontrollon dhe as i manipulon dot. Mjaftoi një orë në Rai 3 për t’ia thyer pasqyrën e propagandës me reflektimin e realitetit. Dhe sado monologje të çartura të prodhojë, llumin ku është zhytur nuk e pastron dot me flamurin kombëtar e nderin shqiptar.

    ©lapsi.al

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-04-2024, 17:07
  2. Vëllai i Erdoganit, Edi Rama, vizitë zyrtare në Izrael
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-12-2015, 11:26
  3. Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 07-10-2015, 11:50
  4. Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 19-05-2014, 17:27
  5. Në pritje të Kryeministrit Edvin Rama
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 12-09-2013, 08:21

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •