Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Albanistan: Dhunohet pedagogu dhe avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi

    Goditet nga disa persona avokati i Berishës. Autorët i bënë “pritë” pranë kopshtit të djalit

    Emri:  berishaaa.jpg

Shikime: 393

Madhësia:  23.5 KB

    Mëngjesin e ditës së sotme është dhunuar avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi.

    Burimet mediatike bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut, aty ku avokati i njohur ka shtëpinë.

    Tre autorët, të cilët ende nuk janë identifikuar i kanë zënë pritë Sokol Mëngjesit pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup.

    Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve. Sakaq, policia ka marrë në pyetje të gjithë qytetarët që janë bërë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë, që ndodhi në një zonë të populluar.

    Sipas informacioneve të para bëhet me dije se Sokol Mëngjesi ka fraktura në kokë dhe dëmtime në trup por për momentin është në urgjencë në gjendje të stabilizuar.

    Mëngjesi ende nuk ka dhënë deklarimet e tij, ndërsa po bën të gjitha ekzaminimet në spital.

    Kujtojmë që Sokol Mëngjesi është avokati i pronarit të inceneratorëve Mirel Mërtirit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha i cili ndodhet në “arrest shtëpie” për dosjen “Partizani”.

    Deputetët reagojnë për dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi:

    Deputeti Asllan Dogjani ka bërë thirrje për zbardhjen e të vërtetës, ndërsa tha se për sa kohë që sulme të tilla ndodhin në mes të ditës në një zonë të populluar si ajo e ish-Bllokut, ndaj një avokati e pedagogu, tregon se bandat e krimi nuk kanë frikë nga ligji.

    Dogjani: Bandat e krimi nuk kanë frikë nga ligji

    Qytetarët janë të pasigurt kur krimi godet në mes të Bllokut ndaj një avokati, mendoni se çfarë mund të ndodhë ndaj qytetarëve të thjeshtë.

    Dënoj sulmin dhe autorët të vihen para përgjegjësisë penale, ndryshe kështu siç po veprohet, që qytetarët po detyrohet të bëjnë vetëgjyqësi sepse rendi nuk zbatohet, shqiptarët po detyrohen të largohen nga vendi.

    Bushka: Thirrje organeve të nxjerrin para përgjegjësisë fajtorët, pa dalë ne në konkluzione. Jam e bindur që organet e drejtësisë po punojnë për të zbardhur të vërtetën. Uroj që zoti Mëngjesi të rikuperohet.



    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi i dhunshëm i ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

    Emri:  sokol-mengjesi-2.jpg

Shikime: 394

Madhësia:  17.0 KB

    Burimet mediatike bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut, aty ku avokati i njohur ka shtëpinë.

    Tre autorët, të cilët ende nuk janë identifikuar i kanë zënë pritë Sokol Mëngjesit pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup.

    Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve. Sakaq, policia ka marrë në pyetje të gjithë qytetarët që janë bërë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë, që ndodhi në një zonë të populluar.

    Sipas informacioneve të para bëhet me dije se Sokol Mëngjesi ka fraktura në kokë dhe dëmtime në trup por për momentin është në urgjencë në gjendje të stabilizuar.

    Mëngjesi ende nuk ka dhënë deklarimet e tij, ndërsa po bën të gjitha ekzaminimet në spital.

    Kujtojmë që Sokol Mëngjesi është avokati i pronarit të inceneratorëve Mirel Mërtirit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha i cili ndodhet në “arrest shtëpie” për dosjen “Partizani”.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Dhunohet pedagogu dhe avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi

    U dhunua nga 3 persona, avokati Sokol Mëngjesi futet në intubim

    Avokati Sokol Mëngjesi është futur në intubim për shkak të dëmtimeve në pjesën e kokës. Ai po merr ndihmë nga aparaturat mjekësore për oksigjen. Pritet që gjatë orëve në vijim të ketë një pasqyrim më të saktë të gjendjes së tij shëndetësore.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Dhunohet pedagogu dhe avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi

    Universiteti i Tiranës dënon sulmin ndaj pedagogut dhe avokatit Sokol Mëngjesi: Të zbulohen autorët dhe motivi

    Universiteti i Tiranës dënon sulmin ndaj pedagogut dhe avokatit Sokol Mëngjesi dhe i uron shërim sa më të shpejtë të kolegut të tyre.

    “Universiteti i Tiranës dënon sulmin agresiv ndaj pedagogut të Fakultetit të Drejtësisë dhe avokatit Sokol Mëngjesi. Ne presim dhe besojmë që policia dhe prokuroria të zbardhi sa më shpejt autorët dhe motivet e këtij sulmi kriminal dhe të rrezikshëm. Stafi i Universitetit të Tiranës është në këto momente pranë familjes së Sokol Mengjesit’ thuhet në njoftimin për median.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Dhunohet pedagogu dhe avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi

    “Avokati u sulmua për shkak…”/ Argita Berisha tregon gjendjen e Sokol Mëngjesit pas dhunimit

    Emri:  argita.jpeg

Shikime: 379

Madhësia:  37.1 KB

    Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar në lidhje me dhunimin e avokatit të familjes së saj, Sokol Mëngjesit.

    Në një prononcim për Top Channel, ajo ka thënë se dhunimi ka ndodhur për shkak të detyrës së Mëngjesit, teksa zbuloi dhe gjendjen e tij shëndetësore. sipas Argitës, avokati ndodhet në reanimacion.

    “Avokati u sulmua për shkak të detyrës. Kush e njeh Sokolin e di sa njeri korrekt është. Nuk ka asnjë konflikt tjetër. Ai është në reanimacion nuk e takova dot por fola me familjarë dhe mjekë. Duhet të presim për të parë gjendjen e tij.”– tha ajo.

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-05-2024 më 11:53

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Dhunohet pedagogu dhe avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi

    FOTO EKSKLUZIVE/ Këto janë 2 nga tre dhunuesit e avokatit Sokol Mëngjesi

    SYRI ka siguruar një foto të dy prej tre dhunuesve të avokatit Sokol Mëngjesi, sulm brutal i ndodhur në orën 8:30 minuta të mëngjesit.

    Siç edhe duket në pamjet e siguruara nga SYRI, dy të rinj janë duke u larguar me vrap, pasi e kanë lënë pa ndjenja avokatin Mëngjesi.

    Aktualisht avokati Sokol Mëngjesi ndodhet në gjendje të rëndë në Spitali e Traumës në Tiranë.

    Emri:  auto_12rwfqsvd1716996744.jpg

Shikime: 373

Madhësia:  59.4 KB

    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-05-2024 më 11:53

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Dhunohet pedagogu dhe avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi

    VIDEO/ Pamjet e shoqërimit të njërit prej autorëve të sulmit barbar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi

    Emri:  auto_-640-0-ergh4-17169927211716993798.jpg

Shikime: 380

Madhësia:  42.5 KB

    Një person i dyshuar si autor i sulmit brutal ndaj avokatit Sokol Mëngjesi është ndaluar nga policia në Tiranë.

    Këto janë pamjet e shoqërimit të tij në policinë e Tiranës ku pritet të merret në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë.



    Tre persona sulmuan avokatin e kryetarit të PD-së, Sokol Mëngjesi, ditën e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, pak çaste pasi la djalin në çerdhe.

    Ata e kanë qëlluar me sende të forta si doreza metalike dhe shufra hekuri duke i shkaktuar dëmtime serioze në kokë.

    Avokati i liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, është në gjendje kritike shëndetësore dhe ndodhet në intubim.

    Syri

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Dhunohet pedagogu dhe avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi

    Dhunimi i Sokol Mëngjesit, Avokati i Popullit: Minohet shteti i së drejtës! Të bëhet hetim i plotë

    Emri:  auto_-900-0-1716988544xauto-sokol1716969102-5321716989043.jpg

Shikime: 373

Madhësia:  25.2 KB

    Avokati i Popullit ka dënuar dhunën ndaj avokatit të kreut të opozitës Sali Berisha, Sokol Mëngjesi. Me anë të një reagimi për mediat, Avokati i Popullit thotë se dhuna ndaj avokatëve minon parimet themelore të drejtësisë dhe të shtetit të së drejtës. Për këtë arsye, i bën thirrje autoriteteve për të ndëshkuar maksimalisht autorët.

    “Avokati i Popullit dënon me forcë aktin e dhunës së ushtruar sot ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Ky akt është një sulm i rëndë ndaj profesionit të avokatit dhe sistemit të drejtësisë në tërësi, duke minuar parimet themelore të drejtësisë dhe të shtetit të së drejtës.

    Dhuna ndaj avokatëve është e papranueshme dhe përbën një kërcënim serioz për të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve. Avokatët luajnë një rol kyç në mbrojtjen e të drejtave të individëve dhe në sigurimin e një procesi të drejtë gjyqësor. Sulmet ndaj tyre cënojnë jo vetëm integritetin e tyre fizik dhe profesional, por edhe besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

    Avokati i Popullit kërkon nga autoritetet përkatëse një hetim të shpejtë, të plotë dhe të paanshëm të këtij incidenti, duke kërkuar ndjekjen penale të autorëve dhe sigurimin e mbrojtjes së duhur për avokatët në ushtrimin e detyrës së tyre. Nevojitet një qëndrim i fortë dhe i vendosur për të garantuar që të gjitha aktet e dhunës dhe kërcënimit ndaj avokatëve të ndëshkohen në përputhje me ligjin.

    Avokati i Popullit qëndron në solidaritet me avokatin Sokol Mëngjesi dhe me të gjithë avokatët që përballen me sfida dhe rreziqe në përmbushjen e detyrave të tyre profesionale”, thuhet në reagim.

    Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua sot rreth orës 08:30 në zonën e Ish-Bllokut. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, ku mësohet se ka fraktura të rënda në kokë.

    Syri

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Dhunohet pedagogu dhe avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi

    EMRAT+FOTO/ Dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, ja kush janë autorët

    Emri:  -640-0-whatsapp-image-2024-05-29-at-165300-1716998132.jpeg

Shikime: 373

Madhësia:  40.5 KB

    Mëngjesin e sotëm është dhunuar me mjete të forta avokati Sokol Mëngjesi.

    Ai u sulmua në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, sapo kishte çuar djalin në kopësht.

    Dhunuesit e avokatit ishin të veshur me rroba të zeza dhe mbanin kapele në kokë, ndërsa janë publikuar edhe emrat dhe fotot e autorëve të dyshuar.

    Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia janë autorët e dyshuar që kanë dhunuar avokatin e Sokol Mëngjesit.

    Policia, disa orë pas ngjarjes ka shoqëruar dy persona, që po merren në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë.

    Emri:  -640-0-whatsapp-image-2024-05-29-at-164814-1716997910.jpg

Shikime: 383

Madhësia:  31.3 KB

    Emri:  -640-0-whatsapp-image-2024-05-29-at-164814-1-1716997901.jpg

Shikime: 383

Madhësia:  29.9 KB

    Emri:  -640-0-whatsapp-image-2024-05-29-at-164814-2-1716997893.jpeg

Shikime: 378

Madhësia:  46.6 KB

    Emri:  -640-0-59f2a868370978fce9e2d0f541cb45dd.jpg

Shikime: 383

Madhësia:  31.8 KB

    ORA NEWS

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Dhunohet pedagogu dhe avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi

    'Filloi t'i rridhte gjaku nga poshtë kokës...'- SYRI TV flet me dëshmitaren e parë të dhunës mbi avokatin Sokol Mëngjesi

    SYRI TV siguron dëshminë e parë, të personit të parë që e pa avokatin Sokol Mëngjesi të dhunuar në derën e një kopshti, ku sapo kishte lënë fëmijën e tij.

    Dëshmitarja: Ishte ora tetë e gjysmë e mëngjesit. Zotëria solli djalin në kopsht dhe kur po dilte nga kopshti (djali ishte futur brenda), tek dera - nuk e pashë fiks kur e qëlluan, por zotëria u shtri te dera e kopshtit. Kam parë momentin që zotëria ishte i shtrirë.

    Pyetje: Pasi keni parë këtë moment, keni parë personat rreth tij që ushtruan dhunë?

    Dëshmitarja: Njëri nga tre personat që ishin, që ishin bashkë, ishte afër zotërisë edhe mori rrugën...

    Pyetje: Çfarë veprimesh bënte në atë moment?

    Dëshmitarja: Bëri çik si me ... Nuk e di a i foli apo s’i foli se i pa nga sipër dhe iku.

    Pyetje: Kur dolët ju, e gjetët të shtrirë, a përmendej, fliste?

    Dëshmitarja: Absolutisht. Ishte pa ndjenja. Kam qenë e para që e kam parë nga sipër. Filloi gjaku t’i rridhte nga poshtë kokës. Shumë pak ishte në fytyrë, por jo i dëmtuar. Nuk kishte fare. Pika gjaku, u gjakos poshtë. Njoftuan njerëzit Policinë. Policia erdhi para ambulancës. Pak minuta pas policëve erdhi edhe ambulanca. Në kohën që erdhi ambulanca filloi të përmendej.

    Pyetje: Tha diçka?

    Dëshmitarja: Absolutisht.

    Pyetje: Dëgjuat nga autorët, personat që ushtruan dhunë, diçka që të artikulohej?

    Dëshmitarja: Jo jo, fare.

    Pyetje: Kishte fëmijë të pranishëm në momentin që ndodhi ngjarja?

    Dëshmitarja: Po, kishte. Jo afër fëmijë. Filluan njerëzit u larguan, fëmijët brenda, rrinin në perimetër, një çikë larg. Kishte njerëz plot. Plot. Prindër, njerëz, makina që lëviznin shpejt.

    Pyetje: Zotëria që u dhunua, e kishte lënë djalin në kopsht?

    Dëshmitarja: Djali ishte futur. Ishte futur në kopsht. Djali nuk pa gjë për mendimin tim. Nuk kishte kalama në oborr të kopshtit. Ai po dilte nga kopshti që të ikte. Më duket se me motorr ishte zotëria, më thanë, por që nuk jam 100% e sigurt. Me motor kishte ardhur të sillte djalin në kopsht.

    VIDEO

    Syri

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Dhunohet pedagogu dhe avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi

    Eshtë për t'u çuditur: Si shpjegohet që këta kriminelët vetëm dhunojnë njerëzit që punojnë për opozitën e vendit?

    A keni parë apo dëgjuar që krimi të godasi avokatët e njerëzit e pozitës?

    Kot thonë që krimi nuk e njeh frikën e shtetit! Krimi jo vetëm që e njeh frikën e shtetit, por krimi po i bën me përpikmëri detyrat që i cakton shteti.

    "Ata që jetojnë me shpatë, edhe fundi nga shpata ka për t'iu ardhur!"

    Jisu Krishti

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-05-2023, 16:29
  2. Shqiperia e Sali Berishes - video
    Nga iliria e para në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 07:53
  3. Pazari I Rradhes I Sali Berishes
    Nga RAPTILOID në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-04-2011, 02:04
  4. Analize e Personaletit te Sali Berishes
    Nga Duaje Siveten në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-04-2008, 09:10
  5. Leter drejtuar Sali Berishës
    Nga Duaje Siveten në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-01-2008, 12:15

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •