Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 55
  1. #21
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    https://youtu.be/-0VxqxhyxkY?t=2548

    Lejtmotivi i intervistes persa i takon kesaj teme, por edhe sa ka te beje me "opozitat", eshte se gjithe qellimi eshte te demtoje vendin tone Shqiperine, ta perbalte sipas ketij televizioni te extremit te majte edhe ne luften brenda Italise per pushtet. Qe jane shpifje te gjitha i ka thene vete Kryeministri.
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Dekorimi i Engjëll Gaçit nga presidenti italian


  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    VIDEO/ Gazetari që i prishi terezinë Ramës, vite më parë i shpëtoi jetën një shqiptari që ishte paguar për ta vrarë

    Emri:  auto_Capture1714056163.jpg

Shikime: 521

Madhësia:  20.3 KB

    Gazetarja e njohur Beti Njuma ka sjellë në vëmendje rrëfimin e një historie personale të gazetarit Sigfrio Ranuçi, drejtuesi i emisionit Report, të cilën ai e ndau ditën e djeshme në Rai 1.

    Me anë të një postimi në facebook Njuma shkruan se Sigfrio Ranuçi, gazetari italian i cili i prishi terezinë kryeministrit Rama, disa vite më parë i kishte shpëtuar jetën një shqiptari i cili rezultoi të ishte një pjesëtar i një bande kriminale i cili ishte paguar për ta vrarë.

    Reagimi i gazetares, Beti Njuma:

    “Në një intervistë dje tek RAIUNO për emisionin “La volta buona” gazetari SIGFRIDO RANUÇI, drejtuesi i të famshmit Report (që i prishi terezinë KM tonë) ndau me shikuesit një ngjarje që e ka rrëfyer edhe tek libri i tij i fundit “La scelta”.

    Disa vjet më parë, teksa kthehej nga redaksia, pa e ditur shpëtoi një njeri nga vdekja. Sigfrido kujton se dëgjoi një përplasje të fortë pranë shtëpisë dhe pa një motoçiklist të rrëzuar në një pellg gjaku. I riu kish thyer nofullën si dhe kish prerë arterien femorale e cila mund të shkaktojë vdekjen brenda pak minutave nëse nuk ndërpritet gjakderdhja.

    “Kushdo që është motoçiklist, siç ishte babai im, e di që në atë çast ke shumë pak minuta për të ndërhyrë dhe për të ndaluar gjakderdhjen, gjë që u përpoqa ta bëja menjëherë. “

    Ajo që gazetari i njohur nuk dinte dhe e mësoi disa vite më vonë është se njeriu të cilit i shpëtoi jetën ishte një nga njerëzit e paguar për ta vrarë nga një grup kriminal. I riu të cilit i shpëtoi jetën quhet Ardian dhe është shqiptar!

    Sigfrido Ranuçi që deklaroi se kurrë nuk është penduar se e ka shpëtuar nga vdekja e sigurt, pas kësaj ngjarjeje, jeton me eskortë sigurie që nga viti 2020.”



    Syri

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    ‘Sulmi i kryeministrit ndaj Rai3 pas publikimit të investigimit’/ PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

    Emri:  auto_-900-0-1713780306xff38f70c-f616-4cf5-9757-d93ad5bd3abb-6861714050101.jpg

Shikime: 527

Madhësia:  32.4 KB

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike paraqet kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, lidhur me investigimin e Rai 3 dhe ndërhyrjen e papranueshme të Kryeministrit tek drejtuesit e këtij televizioni.

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar sot një interpelancë urgjente me Kryemisnitrin Edi përsa i përket investigimit të bërë ndaj Olsi Ramës dhe Engjëll Agacit televizioni shtetëror italian Rai 3 dhe raportimeve për ndërhyrje ndaj kësaj media nga Edi Rama.

    Në kërkesën e depozituar theksohet se në datën 22 Prill 2024, emisioni “Report” në televizionin publik italian RAI 3 ka publikuar një investigim për lidhjet e forta të krimit të organizuar me qeverisjen e Edi Ramës. Në këtë investigim paraqiten informacione dhe të dhëna konkrete lidhur me vëllain e kryeministrit, Olsi Ramën dhe përfshirjen e tij në aferën e narkotrafikut të Laboratorit të Xibrakës. Po ashtu, investigimi paraqet fakte dhe të dhëna mbi lidhjet dhe njohjet e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi me eksponentë të krimit të organizuar shqiptar dhe italian.

    Në përgjigje të këtij investigimi, kryeministri Rama ka lëshuar akuza dhe fyerje të forta në drejtim të kanalit televiziv italian RAI 3, drejtuesve të tij, moderatorit të emisionit “Report” dhe gazetarit që ka realizuar investigimin. Të njëjtën gjuhë, ai përdori edhe ndaj mediave shqiptare që transmetuan me korrektësi investigimin. Kjo gjuhë u konsiderua skandaloze dhe e papranueshme nga rrjeti ndërkombëtar Safe Journalist. Për më tepër, nëpërmjet mesazheve dhe telefonatave me drejtuesin e RAI 3, Edi Rama u përpoq të intimidonte gazetarët e këtij televizioni, duke cënuar drejtpërdrejtë lirinë e medias.

    Pikërisht lidhur me këtë ndërhyrje, Komisioni përgjegjës në Senatin Italian, i mbledhur ditën e djeshme, datë 24 Prill 2024, nëpërmjet kryetares Znj. Barbara Floidi dhe anëtarëve Dario Carotenuto, Dolores Bevilacqua dhe Anna Laura Orrico, e konsideruan të paprecedentë dhe të pajustifikuar kontaktimin e drejtpërdrejtë të kryeministrit Rama me një drejtues të televizionit publik italian për t’u ankuar lidhur me një raportim gazetaresk. Sipas tyre, kjo ndërhyrje është në shkelje të lirisë së shtypit dhe pavarësisë së gazetarisë italiane.

    “Në këto kushte, me qëllim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me shqetësimet e paraqitura në përmbajtje të investigimit të emisionit “Report”, në televizionin italian RAI 3, si dhe ndërhyrjen tek drejtuesit e këtij televizioni lidhur me këtë investigim nga ana e Kryeministrit Edi Rama, kërkojmë zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama” – thuhet në shkresën e firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi.

    Emri:  auto_1b9aae80-9d38-4201-81f3-b55b36595d761714050060.jpg

Shikime: 541

Madhësia:  54.3 KB

    Emri:  auto_c82c2f64-c2be-4474-9136-1e0b527a0b9b1714050066.jpg

Shikime: 524

Madhësia:  31.0 KB

    Syri

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Sekretari i të majtës italiane: I kujtoj Ramës se Italia është vend demokratik

    Emri:  auto_frate1714043584.jpg

Shikime: 529

Madhësia:  31.2 KB

    Sekretari i së majtës italiane ka bërë një reagim të fortë sa i përket ndërhyrjeve të kryeministrit Rama në lirinë e medias në Itali.

    Nicola Fratoianni, i cili është deputet dhe sekretar i së majtës në italiane, është shprehur se “i kujtoj Ramës se në një vend demokratik respektohet dhe mbrohet liria e shtypit dhe informacionit dhe nuk tolerohen ndërhyrjet.

    Në një vend demokratik respektohet dhe mbrohet liria e shtypit dhe informacionit. Gjithmonë, jo kur është e përshtatshme.

    Këtë ia them kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili ka mësuar aq shumë nga Italia për të kopjuar metodat e Tele-Melonit edhe përtej kufijve të saj.”

    Emri:  nicola.jpg

Shikime: 530

Madhësia:  75.2 KB

    Edhe Komisioni parlamentar i medias, që njihet edhe si Komisioni për Mbikëqyrjen e RAI-t, e quan këtë telefonatë të Ramës, një ndërhyrje të papranueshme dhe flagrante në lirinë e medias.

    Lapsi

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Edi Rama flet në emisionin e TV online te “La Repubblica”

    Emri:  Capture-147.jpg

Shikime: 524

Madhësia:  23.8 KB

    “Në Metropolis, emisionin e televizionit online të gazetës La Repubblica, për reagimin publik ndaj emisionit skandaloz mbi Shqipërinë në RAI3 Report”- shkruan Kryeministri Rama.

    Po japim fragmente nga intervista:

    Kryeministri Edi Rama po zhvillon një intervistë në Metropolis, emisionin e televizionit online të gazetës La Repubblica, për reagimin publik ndaj emisionit mbi Shqipërinë në RAI3 Report.

    Rama: Ju falënderoj për privilegjin, ju ndjek me shumë interesm, është gazeta e parë e huaj dhe do t’i mbetem besnik, a është normale që një kryeministër i huaj të bëjë një telefonatë? Ka shumë gjëra që tha kolegu juaj që meritojnë një koment, nga e di ai që unë kam marrë në telefon për t’u ankuar? Unë nuk ankohem kurrë në mënyrën se si unë jetoj, unë kërkova kontaktin e drejtorit, drejtori i një vendi tjetër.

    Kujt ia kërkuat?

    Rama: Një sërë miqsh në Itali dhe njëri më dërgoi kontaktin, fakti është që mora në telefon jo për t’u ankuar, ka kaq shumë për t’u ankuar në këtë emision, por nuk ishte ky qëllimi im, kërkova t’i flas për t’i ekspozuar diçka shumë të rëndë, që është fakti që i është thënë publikut ndërkohë që është kërkuar më shumë se një herë versioni i viktimës së këtij sulmi balte, ky gazetar u shfaq në një tv shqiptar, madje për të shfaqur zemërimin se është diçka që nuk duhet bërë.

    Rama: Nëse do të kisha telefonuar drejtorin e RAI 3 dhe për t’i thënë keni bërë një emision të neveritshëm do të kishit të drejtë, e përsëris se kam fakte në dorë e mora për ti thënë drejtor që në shërbimin publik që drejtoni ka ndodhur diçka për të cilën më duket e nevojshme që duhet menduar, se nuk na është dhënë e drejta për t’u përgjigjur, por që mund të qëndroj por i është dhënë publikut të TC tuaj që nuk është vetëm publik italian, por edhe shqiptar që jetojnë në Itali dhe në Shqipëri që ne pala e dëmtuar nuk jemi përgjigjur, se kanë këmbëngulur dhe nuk kemi dashur të përgjigjemi, ky gazetar që e ka thënë këtë gënjeshtër në sy të të gjithëve në një ekran që paguhet nga taksat e tatimpaguesve italianë dhe shqiptarë, të nesërmen i njëjti gazetar del në një ekran në Tiranë duke thënë të njëjtat gjëra dhe gënjyer në mënyrë flagrante, nuk i kam thënë pse, keni baltosur familjen time. Nëse mund të më thoni, nëse viheni në vendin tim, një vend që ka vuajtur për shumë vite këto sulme, ka ngritur kokën dhe nuk do të pranojë ta vënë në një cep dhe ta sulmojnë, çfarë do të bënit ju? Nëse faktet janë këto, çfarë do të bënit ju kë do të kishit telefonuar.

    Rama: Unë shoh e kuptoj që Italia ka hyrë në një përplasje totale ku nuk shpëton askush, normalisht do ta kishte menduar çdo gazetar vendi, amerikanët nuk do të kishin ngritur as telefonin, shërbimi publik është…ky gazetari nuk ëhstë si të tjerët, të dyja herët që i kam shkruar ka korrigjuar tekstin, më duhet të them, nga ky program jo vetëm jemi censuruar, sepse unë nuk kam telefonuar drejtorin për të censuruar ndokënd as për t’i thënë na keni sulmuar sepse nuk jemi përfshirë në programin tuja, ky është kulmi, kjo nuk është liri shtypi, por është shtypje e lirisë dhe të drejtave.

    Rama iu përgjigj akuzave ndaj Sekretarit të Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engëll Agaçi, i cili shfaqet si personazh kyç i hartimit të marrëveshjes.

    Gazetari italian: Flas gjithmonë me hezitim, por mesa duket Agaçi ka ndikuar te detajet e marrëveshjes. Duke pasur këtë detyrë, ndoshta do ishte mire që ai të tërhiqej. Më kujtohet që në një rast të ngjarjes publike ju thatë sa i takon themelit të marrëveshjes, që Shqipërisë nuk i kushton asgjë. Më goditi shumë ky aspekt, ndoshta ishte moment sinqeriteti, për ne është e qartë që është lëvizje propagante.

    Edi Rama: Unë ju falënderoj sepse më ndihmoni të kuptoj edhe gjëra për pjesën italiane. Ka disa gjëra që nuk shkojnë në ndërhyrjen tuaj. Nuk shoh lidhje në ndërhyrjen e një karriere të një avokati shqiptar. Nuk ishte e lehtë, në 2013 e la Italinë për tu bërë sekretar i Këshillit të Ministrave. Është figura numër 1 institucionale e administratës. Nuk shoh lidhje mes karrierës së tij dhe kësaj marrëveshje. Ka drejtuar ekipin tonë në hartimin e kësaj marrëveshje jo të lehtë. Nuk më duket se gabohem nëse them që edhe ai dhe avokati që është trajtuar si kriminel. Trajtohet dhe baltoset si të ishte kriminel. Arsyeja është shumë e thjeshtë, për të sulmuar kryeministren tuaj, është e drejta juaj, Po ku hyn Shqipëria dhe avokati. Gjysmë të vërteta, duke qenë se bëni punën e gazetarëve janë gënjeshtrat më të mëdha.

    Për ta parë të plotë ndiq videon e kryeministrit (e përkthyer)

    VIDEO

    Koha Jone

  7. #27
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Gjithcka ben sot opozita dhe opozitat, eshte akuza per "korrupsion" referuar Rames dhe qeverise se tij. Me kete propagande mendojne keta ta baltosin dhe te dalin vete me te mire qe keshtu te humbase elektorat Rama. Po kush e ka "diturine" te zbuloje korrrupsionin vec drejtesise??? Dhe ajo ende nuk ka folur sepse te gjithe te akuzuarit kane mbetur prej vitesh ne paraburgim dhe jane te pafajshem deri ne nje vendim gjykate te formes se prere (Apelit). Dhe populli keto gjera i di shume mire. Pastaj populli i ka provuar edhe ata "opozitare" te djathte se cilet jane dhe prandaj i hoqi nga pushteti. Por, ndryshimet ne jeten e popullit keto 10-11 vjet ne Shqiperi jane te shumta. Patjeter qe ka varferi, por qeveria perpiqet qe ta reduktoje kete, rrogat do rriten, me shume gjasa edhe pensionet, ndertohen shkolla, spitale, rruget evropiane shtohen modernizohen, turistet kete vit shkojne 14 milion, buqjqesia ecen, etj,,,,,. Ju z. Albo, kujtoni se populli ha bar dhe nuk shikon e voton kot. E keni gabim, ne asnje rast nuk eshte votuar kot, gjithmone populli ka zgjedhur me te mirin ose te keqen me te vogel. Gjithcka qe beni ju, per popullin nuk ka asnje vlere, eshte propagande. Kete e bejne edhe mjaft analiste te opozites, por nuk kane patur dhe nuk do te kene sukses, sepse per Ramen flasin faktet qe populli i ndjen. Kaq.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 25-04-2024 më 17:45
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Mirë tha Ilia. Kot na e sulmojnë ne Kryeçobanin Rama këta italianët. Ai nuk është i korruptuar. Gjithë ministrat e tij janë në burg ose nën hetimin e SPAK, por kjo nuk do të thotë se edhe Rama është i korruptuar. Jo, Rama nuk është i korruptuar! Ai edhe vilën si pasha në Surel e ngriti me paratë e rrogës si kryeministër, dhe nga shitja e pikturave të tij.

    Një gjë nuk e kuptoj unë o Ilia. Ky Kryeçobani ynë gjithë ditën e Perëndisë me gazetarët e Italisë e kalon në telefon dhe Internet? Qeverinë e mbledh ndonjëherë apo hiç? Ndonjë vendim merr si kryeministër apo e ka zënë frika të hedhi firmën e tij në fletoren zyrtare se mos përfundon si Berisha në arrest?

    Gjyshi im më thosh kur isha fëmijë: "Dallimi mes çobanit dhe shqiptarit është se çobani di të gënjejë, shqiptari di vetëm të thotë të vërtetën!"

    Albo

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Rama-Ranuccit: Gati për të marrë pjesë në ‘Report, por vetëm live, kam frikë se më censuroni

    Vijon përplasja mes Edi Ramës dhe Sigfrido Ranuccit. Kryeministri shqiptar, i cili ditët e fundit ka kundërshtuar reportazhin e transmetuar në ‘Report’ për marrëveshjen mes Romës dhe Tiranës mbi emigrantët, iu drejtua direkt drejtuesit të emisionit përmes një postim të gjatë në median sociale ‘X’.

    Në shkrim, ai e konsideron reportazhin si ‘shpifje dhe deformim’ dhe shprehet se është ‘gati të marrë pjesë në episodin e radhës të ‘Report’, me kusht që ndërhyrja e tij të jetë drejtpërsëdrejti, pasi ‘nuk e fsheh frikën se pasi ta regjistroj me mirëbesim, do të përfundoj në grirësen e censurës suaj.’

    Sipas informacioneve të ‘Adnkronos’, Rama së shpejti mund të jetë i ftuar në ‘Report’. Në fakt, po zhvillohen negocime për një intervistë të tij

    Postimi i Edi Ramës

    ‘I nderuar prezantues, Sigfrido Ranucci, mirëmëngjesi!-nis Rama-Meqë dje (24 prill) gjatë një ndërhyrje tuajën në një TV shqiptar të njëanshëm, të përfshirë para ‘Report’ në përhapjen e të njëjtave shpifje të importuara më pas në Itali nga ‘Report’, ju keni thënë se do të kishte qenë më mirë nëse do ju kisha kontaktuar direkt. Ja ku jam në kontakt të drejtpërdrejtë me ju, por edhe në sytë e të gjithëve, sepse me të gjitha shtrembërimet e një të vërtete të thjeshtë që pata fatkeqësinë, por edhe fatin ta jetoj në lëkurë në hapësirën e vetëm 72 orëve, nuk kam guxim ta bëj këtë komunikim pa dëshmitarë.’

    Kryeministri shqiptar shprehet se: ‘i vjen keq që në vend që të dëgjonit gjyshen time që pati thënë se të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore, ju keni bërë një hap fallco. Duke qenë se në këtë rast, nuk jam unë që jam në gabim, e kam për detyrë dhe në nderim të së vërtetës së shkelur me këmbë nga ai reportazh brutal e të mos dorëzimit në të mbrojturit të Shqipërisë dhe institucioneve të saj, përfshirë rolin në marrëveshjen dypalëshe me Italinë, të cilën programi juaj ka çdo të drejtë ta kritikojë duke bombarduar qeverinë e vendit të tij, por nuk ka të drejtë ta bëjë këtë duke njollosur me shpifje vendin tim dhe fjalën shqipe.’

    Në postimin e gjatë në ‘X’ Rama vijon: ‘Keqardhje edhe që keni krahasuar telefonatën time shumë civile, si palë e dëmtuar e veprimeve tuaja, me ndërhyrjet e Kremlinit që janë kryer ndaj emisionit tuaj. Të paktën për respekt të viktimave të Kremlinit, nuk do të krahasoja me kaq lehtësi poloniumin e përdorur për të censuruar për vdekje kundërshtarët e papërshtatshëm me një telefonatë që ndodhi pas një censurimi të pësuar.’

    Kryeministri shqiptar ankohet sërish, duke akuzuar Ranuccin se ka gënjyer ‘për një letër proteste për të cilën kam njoftuar drejtorin gjatë telefonatës tashmë shumë të famshme, duke pretenduar se letra nuk ka ardhur ende, kur në të vërtetë nuk e kam njoftuar kurrë këtë letër dhe as nuk mund të dërgoj atë që nuk kam njoftuar asnjëherë, por jam kufizuar vetëm në vëzhgimin e një ngjarjeje surreale në programin tuaj, ku fillimisht censurohen përgjigjet e kërkuara dhe më pas sulmohen ata që censurohen se nuk janë përgjigjur’. Më pas Rama konteston duke shkruar: ‘shtrembërimin e atyre që i tregoni si dokumente gjyqësore në lidhje me vëllain tim, ku këto dokumente jo vetëm që nuk ekzistojnë, por pikërisht kjo tashmë janë objekt i një padie gjyqësore për shpifje këtu në Shqipëri, rrethanë e cila në transmetimin e një investigimi të thelluar, siç ju pretendoni të realizoni, të paktën duhet përmendur për të shmangur riprodhimin pa kritikë të stereotipit të një epoke tjetër, të shqiptarit të interesuar vetëm për drogën dhe të një Shqipërie të korruptuar nga koka e këmbët’.

    ‘Së fundi keqardhje’-vijon Rama-‘që nuk keni guximin të përballeni me arsyen shumë të thjeshtë të telefonatës sime me drejtorin tuaj, pra kërkesën për të sqaruar arsyen e një gënjeshtre të paraqitur jo një herë, por dy herë, jo vetëm në Itali por edhe në Shqipëri, ku Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave nuk i ishte përgjigjur kërkesës suaj për sqarim, e shoqëruar më pas me një gënjeshtër të tretë që mori formën e mohimit të dy të parave duke publikuar përgjigjet marrë vetëm në faqen e transmetimit, duke shtuar një të katërt mbi dokumentet inekzistente të sistemeve gjyqësore’.

    Më pas kryeministri përfundon: ‘Me shpresën se kur thatë se do të donit që unë të isha në programin tuaj për të dhënë variantin tim, nuk ishte një tjetër gënjeshtër, unë deklarohem gati të marr pjesë në episodin e radhës të ‘Report’ me kushtin e vetëm që ndërhyrja ime të jetë në transmetim të drejtpërdrejtë sepse nuk e fsheh frikën se pasi ta regjistroni me mirëbesim do të përfundoj në prerësen e censurës suaj, duke pasur parasysh këto precedentë domethënës në të cilët ju fillimisht censuroni, më pas ofendoni pa bazë dhe në fund akuzoni për përdorim të modelit të Kremlinit kur, nëse ka ndonjë gjë, do të kishte arsye për të dyshuar të kundërtën. Në çdo rast, tani jam unë ai që pres një telefonatë nga ju, duke ju siguruar se do të më gjeni plotësisht në dispozicion për të rënë dakord për përballjen tonë publike, drejtpërsëdrejti pa pengje, gënjeshtër pas gënjeshtre, të vërtetë pas të vërtete, duke shpresuar të përmbyllet me një përqafim të përzemërt virtual dhe një det në mes këndvështrimeve tona për vlerën e lirisë së informacionit, që siç e thatë me të drejtë, është e paçmuar’.

    Syri

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Profil/ Kush është gazetari i RAI që nervozoi Ramën dhe lidhja e vjetër me Shqipërinë

    Emri:  sigfridoranuccireport-1.jpg

Shikime: 513

Madhësia:  27.8 KB

    Prezantuesi i emisionit “Report” në Rai 3, Sigfrido Ranucci është bërë i njohur në vendin tonë javën e fundit pas transmetimit të emisionit dedikuar marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë dhe që shkaktoi një valë reagimesh. Ai është përfshirë në një polemikë të hapur me kryeministrin shqiptar Edi Rama pasi ky i fundit e ka akuzuar për shkelje të etikës gazetareske.

    Por kush është Sigfrido Ranucci. 61-vjeçari është një gazetar me mjaft përvojë dhe emisioni “Report” që ai drejton ka një shikueshmëri mjaft të lartë. Vlen të përmendet se sipas llogarive të bërë, emisioni për Shqipërinë është ndjekur nga rreth 2 milionë italianë live në TV në natën premiere. Ai vlerësohet gjithmonë për analizat e thelluara dhe investigimet gazetareske.

    Ranucci ka lindur në Romë në vitin 1961. Është diplomuar për Letërsi me medalje për rezultate të shkëlqyera. Ai filloi të punojë në Rai në 1991 si asistent programesh dhe më pas si drejtor programesh. Më pas u bë gazetar në Tg3. 1997 ishte viti kur u punësua në transmetuesin publik. Më pas ai u bë redaktor i Rai International.

    Ranucci ka kryer shumë hetime për trafikun e paligjshëm të mbetjeve dhe mafian. Është ai gazetari ka bërë intervistën e fundit me gjyqtarin antimafia Paolo Borsellino. Në shtator 2001 fluturoi në Nju Jork si i dërguar për të ndjekur sulmin ndaj Kullave Binjake. Në vitin 2004, u dërgua në Sumatra për të raportuar mbi fatkeqësitë e shkaktuara nga cunami.

    Ai ka ndjekur në terren luftëra në Ballkan dhe Lindjen e Mesme, përvoja të cilat i dhanë shkas hetimeve të tij për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe përdorimin e armëve jokonvencionale. Në vitin 2005 Ranucci ishte i pari që denoncoi përdorimin e fosforit të bardhë nga ushtria amerikane në Irak. Lajmi i bujshëm i asaj kohe shkaktoi polemika të forta mes tij dhe drejteusve të RAI.

    Në vitin 2006 ai iu bashkua ekipit të “Report” si bashkautor me Milena Gabanelli. 10 vjet më vonë, në dhjetor 2016, ai u bë drejtues i programit. Në vitin 2014 ai ishte autor i një programi investigativ vetëm për të rinjtë me titull “Jashtë raportit”. Në vitin 2016 aftësitë e tij i vuri edhe në shërbim të transmetimit të “Rec”. Në qershor 2020, Sigfrido Ranucci u zgjodh nga Franco Di Mare, drejtor i Rai 3, si zëvendës i tij.

    Në librin e tij të fundit, “La Scelta”, (Zgjedhja) Ranucci rrëfen disa episode të veçanta që i kanë ndodhur gjatë jetës së tij. Ai ka rrëfyer edhe se si i shpëtoi jetën një personi të aksidentuar me motor pranë banesës së tij që siç zbuloi më vonë, ishte një shqiptar me emrin Ardian i paguar për vrasjen e tij. Për këtë ai jeton me mbrojtje rojesh nga shteti që nga viti 2020. Ranucci është i martuar me Marinën, me të cilën ka tre fëmijë, Giordano, Michela dhe Emanuele.

    LAPSI

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-04-2024, 17:07
  2. Vëllai i Erdoganit, Edi Rama, vizitë zyrtare në Izrael
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-12-2015, 11:26
  3. Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 07-10-2015, 11:50
  4. Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 19-05-2014, 17:27
  5. Në pritje të Kryeministrit Edvin Rama
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 12-09-2013, 08:21

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •