A duhet qė Kishat dhe Manastiret Orthodokse nė Kosovė
tė administrohen nga KOASH Shqiptar?

Mė 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe deri mė tani ėshtė njohur nga 117 vende nė mbarė botėn, por vazhdon tė kundėrshtohet nga Serbia e cila pretendon sovranitet mbi gjithė territorin kosovar si Krahina Autonome e Kosovės dhe Metohisė.
Duke patur njė Popullsi prej 1.8 milionė banorė nga tė cilėt rreth 100.000 janė serbė sipas Censusit tė vitit 2011, po pritet tė realizohet Censusi i vitit 2024 qė ka nisur qė nga 5 prilli i kėtij viti.
i-Pak Histori e Religjioneve nė Kosovė.
Historia e Kristianizmit nė Kosovė ka nisur herėt nė shek e parė e.s, madje qė nė fillimet e saj gjatė pushtimit romak nė gadishullin ilirik, kur Shėn Pali mbriti nė Durrės dhe Apolloni. Me ndarjen e Perandorisė Romakė tė atė tė Lindjes apo Bizantine me qnėdėr nė Kostandinopojė me Perandorin e parė Ilir nga Nishi, Kostandini i Parė 306–337, Kosova qė nė atė kohė quhej Dardania ashtu si dhe Arbėria dhe Epiri u pėrfshinė nė ritin lindor fetar orthdoks kurse disa qytetenė Perėndim tė Arbėrisė dhe Epirit patėn ritin perėndimor katolik tė kombinuar me atė lindor nė varėsi tė pushtimeve. Me ardhjen e popullsisė sllave tė jugut nė shek vi, edhe sllavėt morėn tė njėjtėn fe si dhe banorėt vėndalinj shumica morėn ritin lindor dhe pjesa perėndimore afėr bregdetit adriatik patėn rit katolik. Kėshtu popullsia jo slave Dardane, arbėr dhe epirotė si dhe sllavėt patėn tė njėtėn fe sipas linjės sė Teodosit pas vitit 395 e.s., (Perandori Theodosius I); nė perėndim katolikė (kroatėt dhe dardanėt) nė lindje orthodoksėt (serbėt, dardanėt, arbėrit dhe Epiri). Shumica e Kishave dhe Manastireve u ndėrtuan nė fillim nga dardanėt dhe arbėri, dhe pas ardhjes sė sllavėve kishte dhe kisha serbe dhe darddane tė kombinuara sepse nuk kishte etni tė pėrcaktuara dhe martesat ishin tė pėrzjera pėr shkak tė feve tė njėjta, porse shkrimi sllav dominoi nė kėto treva kurse shkrim latin dominoi nė zonat bregdetare katolike (Byzantine Empire - wikipedia).
Pas qershorit tė vitit 1389 kur Perandoria osmane mundi koalicionin ballkanik tė pėrbėrė nga arbėr, dardanė, serbė,bullgarė, Kosova ra nėn sundimin Osman, dhe qė aty mori emrin sepse Car Llazari fushėn e Mjelmave ku u bė beteja, e quajti Koso-vo polje (serbisht), dhe osmanėt e e quajtėn ashtu sipas thėnieve tė serbve dhe kėshtu mbeti edhe sot e kėsaj dite.
Pas vdekjes sė Heroit Kombėtar shqiptar Skėnderbeu, njė pjesė e madhe e dardanėve dhe arbėrve orthodoksė qė mbetėn nė ato treva, pėr tė ruajtur fenė dhe pronat (por brezat e mėvonshėm harruan gjuhėn), i u afruan afėr kishės serbe, sepse ajo kishte marrė leje nga Sulltani pėr tė mbijetuar me disa kushte por kishte tė drejtė tė ruante pronat dhe fenė duke paguar taksė. Dardanė dhe arbėrit qė i u afruan kishės serbe, u quajtėn shkie nga shqipfolėsit dhe dardanėt arbėrėrit qė u konvertuan nė islam. Kjo shkaktoi njė konflikt tė vazhdueshėm pėr pronat ku baza ishte edhe pėrplasja fetare. Shfuqizimi nė vitin 1766 i patriarkanės ortodokse serbe nė Pejė (Pejė) nga osmanėt, e zvogėloi ndjeshėm rėndėsinė e Kosovės si qendėr kulturore serbe. Sot serbėt pretendojnė se janė vetėm kisha serbe duke mohuar tė kaluarėn, para se ata tė vinin nė gadishullin ilirik, sepse fenė e morėn nga vėndalinjtė e atėehershėm.
Pas shkatėrrimit tė Perandorisė osmane, shteti serb u bė i fuqishėm pasi mori tokat e shqiptarėve Kosovėn, Metohinė (Dukagjinin), dhe pjesėt qė ka sot Maqedonia, duke pėrvehtėsuar edhe trashėgiminė e vjetėr fetare tė dardanėve, arbėrve, tė cilėt ndėrtuan dhe u lutėn nė kishat e ritit lindor sė bashku me serbėt.
Nga pushtimi serb nė 1878 e deri mė 1999, Kosovva dhe popullsia shqiptare mbeti pa tė drejtat themelore tė njeriut dhe tė pronave. Vetėm pas ndėrhyrjes sė NATO-s , Kosova u bė shtet. Sot, nė tėrė Kosovėn ka 42 kisha orthodokse. Kosova ka 156 manastire dhe shumė kisha, dhe manastire ortodokse serbe, nga tė cilat tre janė objekte tė trashėgimisė botėrore tė Serbisė si monumente mesjetare nė Kosovė: Manastiri Patriarkal i Pejės, Visoki Deēani, Zoja e Ljevishit dhe Graēanica. Kisha mė e vjetėr qė njohim nė Kosovė ėshtė kisha e Ulpianės, e cila daton nė shekullin IV-V (para se tė vinin sllavėt e jugut).
Shumica e shqiptarėve tė Kosovės janė myslimanė, edhe pse disa janė tė krishterė (ortodoksė, katolikė ose protestantė). Pothuajse tė gjithė serbėt e Kosovės i pėrkasin KOS-it (kisha ortodokse serbe). Shumica e ashkalive, boshnjakėve, egjiptianėve, goranėve, romėve dhe turqve etnikė janė gjithashtu myslimanė, ndėrsa shumica e malazezėve etnikė dhe disa romė janė tė krishterė ortodoksė. Popullsia serbe, e llogaritur nė 140,000 njerėz, ėshtė kryesisht ortodokse serbe.
Dhjetra kisha u shkatėrruan dhe tė tjera u dėmtuan155 kisha ortodokse serbe u shkatėrruan nga shqiptarėt e Kosovės ndėrmjet qershorit 1999 dhe marsit 2004, pas pėrfundimit tė qeverisjes serbe nė vitin 1999, dhe 35 tė tjera u dėmtuan nė javėn e dhunės shqiptare nė mars 2004. Sipas Qendrės Ndėrkombėtare pėr Drejtėsi Tranzicionale. Ky fakt u bė argument bazė i serbve pėr tė kundėrshtuar kėrkesat e shqiptarėve tė Kosovės se kishat orthodokse serbe kanė qėnė dikur jo serbe por Dardane dhe Arbėr.Aktualisht egziston njė konflikt fetar i fshehur nė Kosovė, konflikt qė ka ngjyrime tė theksuara politike.
Ka njė numėr tė panjohur tė shqiptarėve ortodoksė, por shumica prej tyre nuk duan t'ia tregojnė publikut fenė e tyre, pėr faktin se do tė kėrcėnohen, edhe rezultati fetar i Kosovės ėshtė 2/4, qė nuk ėshtė perfekt, krahasuar. tek shqiptarėt duke dominuar me 4/4.
Por nė Kosovė ka edhe kisha Protestante e Kosovės (dhe Kisha Protestante Shqiptare) u themelua nga Gjerasim Qiriazi por ka pasur pėrpjekje protestante mė parė. Shoqėria Biblike Britanike dhe e Huaj ishte njė institucion me bazė protestante qė synonte Perandorinė Osmane. (Christianity in Kosovo - wikipedia).
Rreth 93 pėr qind e popullsisė sė Kosovės janė shqiptarė etnikė. Nė 7 pėrqindėshin tjetėr pėrfshihen boshnjakėt, serbėt, turqit, ashkalinjtė, egjiptianėt, goranėt dhe romėt.
Kisha Katolike ka njė popullsi nė Kosovė prej rreth 65,000 banorėsh nė njė rajon prej rreth 2 milionė banorėsh.60,000 tė tjerė katolikė kosovarė janė jashtė rajonit, kryesisht pėr punė. Ata janė kryesisht shqiptarė etnikė, me pak kroatė. Dioqeza Prizren-Prishtinė (deri mė 5 shtator 2018, Administratė Apostolike e Prizrenit) ėshtė rrethi kishtar i Kishės Katolike nė Kosovė. Ai ka qendėr qytetin e Prizrenit. Peshkopi Dodė Gjergji shėrben si peshkop dioqezan qė nga viti 2019. Qė nga viti 2019, Selia e Shenjtė nuk e njeh Kosovėn si shtet sovran (how many catolic churches and catholic monasteries have in Kosova? - Google Search).

ii-Pėrse Kishat dhe Manastiret Orthodokse nė Kosovė do tė mund tė administrohen nė Koash-i shqiptar?
Ky opsion mund tė jetė mundėsia mė e mirė pėr tė ruajtur trashėgiminė religjioze dhe kulturore tė Kosovės duke qėnė se Kisha Orthodokse Serbe ėshtė e politizuar dhe mund tė pengojė qetėsimin e situarės fetare nė Kosovė. Pėrse e them kėtė?
Sė pari, kjo mund tė spjegohet se nė Shqpėri ka njėbashkėjetesė dhe tolerancė tė shkėlqyer fetare, dhe njė nga promotorėt e kėsaj bashkėjetesė dhe tolerancė maksimale fetare ėshtė komuniteti shqiptar orthodox i drejtuar nga KOASH pavarėsisht se kush mund tė jetė nė krye sot ose nesėr, sė bashku edhe me fetė e tjera: myslimane dhe katolike gjė qė e cila mund tė realizohet edhe nė Kosovė, nėse Kisha do tė jetė e drejtuar nga KOASH.
Sė dyti ka njė argument tė fortė qė Kisha Autoqefale e Shqipėrisė tė mund tė administroje dhe tė drejtojė jetėn religjioze orthodokse tė pakicave nė Kosovė sepse historikisht, dardanėtdhe arbėrit orthodoksė tė Kosovės , ata qė u quajtėn shkie gjatė pushtimit Osman pas vdekjes sė Skėnderbeut e deri mė28 nėntor 1912, patėn njė Shėnjtore arbėr tė cilės i faleshin dhe i luteshin nė ato kisha serbe; dhe kjo ishte Shėnjtorja Angjelina Arianiti kunata e Skėnderbeut dhe bija e Gjergj Arianitit, njė pjesė e lipsanit tė saj gjėndet nė Manastirin e Krushedolit Serbi. Ajo pėrkujtohet ēdo 30 korrik, si nė Serbi ashtu dhe nė Shqipėri, pavarėsisht se KOASH-i ynė harroi tė pėrkujtojė 500 vjetorin e vdekjes sė saj nė 2020 (vdekur nė 30 korrik 1520).
Sė treti kalimi i kishave dhe manastireve orthodokse tė Kosovės nė administrimin e KOASH-it shqiptar do tė mundėsonte jo vetėm qetėsimin social dhe zbutjen e armiqėsive fetare por do tė krijonte edhe precedent pėr tė hequr frikėn e shqiptarėve tė Kosovės qė dikur ishin orthodoksė por sot kanė frikė tė shprehen nga shkaku i dhunės, sepse ka plot serbe me prejardhje shqiptare pėrvec shkijeve tė cilėt janė serbizuar nga shek XVIII- XIX si nė fshatin Vitomiricė, fshatin Korishė komuna e Prizrenit dhe arnaute e fisit tė kabashėve, nė Prishtinė, Kolovicė, fshatrat e komunės sė Gilanit, madje mbiemra qė janė shqiptarė por qė u janė shtuar prapashtesat `iē` ose `viē` si Brego-viē, Dac-iē, Arnauto-viē, Kapedano-viē, etj, etj (Shqiptar ortodoks nė Kosovė | *********.com™).
Sė katėrti, sa pėr Maqedoninė ku elementi Kristian shqiptar ėshtė mė i evidentuar si nė komuninėn e Rekės dhe dikur nga Vilajeti i Manastirit ku dhe u mbajt Kongresi i gjuhės Shqipe ne 1908, si dhe tė dhėnat nga Josif Bagėri njė pėrfaqėsues i shquar i lėvizjes atdhetare, por ky Problem pėr Maqedoninė mund tė zgjidhet edhe me njė marėveshje midis KOASH shqiptar dhe Kishės Autonome Maqedonase e cila duhet tė lejojė predikimet nė shqip nė Kishat e saj sepse edhe fenomeni i sllavizmit bullgar nė Maqedoni ka qėnė i njėjtė sidhe nė Serbi pėr Arbėr&Epirotėt qė ruajtėn pronat dhe fenė por humbėn etninė (Identiteti fetar e kombėtar ishqiptarėve ortodoksė tė Rekės - Shqiptarja.com).
Kėtė e vėrteton edhe debate nėse janė bullgarė maqedonasit ku pėrfaqėsuesit e shtetit maqedonas e ndjejnė vehten maqedonas dhe jo bullgarė megjithse flasin tė njėjtėn gjuhė dhe kjo nga qė po ti `gėrvishtėsh` pak maqedonasit dalin arbėr&epirotė tė sllavizuar….
Nuk jam dakort me z, Dritan Tali kur thoė qė tė Quhet Kisha Orthodokse e Kosovės (Kisha Ortodokse e Kosovės - Syri Kosova | Lajmi i fundit), sepse nuk ka baza ligjore, por se do tė ishte me tė vėrtetė juridike dhe mė e drejtė qė kishat dhe manastiret orthodokse qė gjėnden nė kosovė pavarėsisht se janė nėn juridiksionin e KOS, mund tė kalojnė nė juridiksionin e koash shqiptar pėr arėsyet qė pėrmėnda mė sipėr.
Nė pėrfundim mund tė them se ky opsion pėr Kishat dhe Manastirėt orthodokse tė Kosovės mund tė administrohen nga KOASH i Shqipėrisė, dhe kjo do tė ulte tensionet religjioze dhe urrejtjen fetare midis serbve dhe shqiptarėve tė Kosovės.

priftipirro2017@gmail.com