Si u rekrutua ish-kryeprokurori special i Malit tė Zi nga bandat kriminale

Emri:  auto_katnic1713258214.jpg

Shikime: 19

Madhėsia:  36.5 KB

Ish-kryeprokurori special i Malit tė Zi, Milivoje Katniē u arrestua sė bashku me njė ish-zyrtar tė lartė policor, tė quajtur Zoran Lazoviē.

Lajmi bėri shumė bujė nė mbarė rajonin, ndėrsa raportohet se hetimet ishin nxitur nga Bashkimi Europian. Edhe nė kėtė rast, zbėrthimi i komunikimeve nė rrjetin SKY duket se ka luajtur njė rol vendimtar pėr hetimin e tyre.

Mediat e Malit tė Zi raportojnė se ishte pikėrisht zyrtari i lartė policor Zoran Lazoviē qė kishte formuar njė organizatė kriminale nė vitin 2020.

Ai kishte rekrutuar nė kėtė organizatė tė birin e tij, Petar, qė vepronte si ‘agjent i maskuar’; kryeprokurorin special Katniē dhe prokurorin special Sasha Cadenovic, tė arrestuar mė herėt.

Qėllimi i bandės ishte tė bashkėvepronte me grupin kriminal famėkeq tė Radoje Zvicer nga Kotori me qėllim pėrfitimesh tė paligjshme.

Lazoviē dhe Katniē ndihmuan edhe kriminelėt famėkeqė serbė Veljko Belivuk dhe Marko Miljkoviē qė tė futeshin nė mėnyrė tė ligjshme nė Mal tė Zi, edhe pse ndaj tyre kishte njė urdhėr-ndalimi.

‘Vėllezėrit’ Belivuk dhe Miljkoviē njihen si njerėz tė ngushtė tė presidentit serb, Aleksandėr Vuēiē.

Pasi i ndihmuan tė futen nė mėnyrė tė ligjshme nė Mal tė Zi, Lazoviē u dėrgoi njė mesazh nė SKY.

“Tani jeni tė sigurtė. Tani mund tė udhėtoni. Ky ėshtė njė vend i sigurt. Faleminderit qė udhėtuat me SBPOK (sektori i luftės kundėr krimit tė organizuar)”.

Lazoviē i dėrgonte mesazhe kryeprokurorit special dhe ky i fundit udhėzonte prokurorin special Cadenoviē se si duhej tė vepronte.

Syri