Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,612
    Postimet në Bllog
    18

    Rama e futi Fredi Belerin në burg. Mitsotakis kërkon ta bëjë eurodeputet

    Kathimerini: Fredi Beleri do të kandidojë për eurodeputet nga partia e Mitsotakis

    Emri:  Beleri.jpg

Shikime: 23

Madhësia:  20.0 KB

    Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri do të kandidojë për eurodeputet me partinë “Demokracia e Re” të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, sipas gazetës greke “I Kathimerini”.

    Burime për median greke bëjnë me dije se Fredi Beleri do të jetë kandidat në listën që pritet të publikohet pasditen e kësaj të hëne, 15 prill, nga partia e kryeministrit grek.

    Ekathemerini shkruan se deri mëngjesin e kësaj të hëne janë caktuar 41 nga 42 kandidatët e “Demokracisë së re”, ku e vetmja çështje pezull është konfirmimi për futjen në listë të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

    Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

    Ai së bashku me bashkëpunëtorin e fushatës elektorale Pandeli Kokaveshi u dënuan nga Shkalla e Parë e GJKKO për veprën penale të shit-blerjes së votave.

    Beleri nuk ka mundur ta marrë dot detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i kanë mundësuar dhënien e lejes së posaçme për të kryer betimin.

    Euronews

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,612
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Rama e futi Fredi Belerin në burg. Mitsotakis kërkon ta bëjë eurodeputet

    Mediat greke: 3 arsyet që e shtynë Mitsotakis që të kandidonte Belerin

    Emri:  auto_-0-500-1713201422xauto-beleri1710319138-1-1131713201730.jpg

Shikime: 6

Madhësia:  27.5 KB

    Mediat greke zbulojnë prapaskenat e kandidimit të Fredi Belerit nga Demokracia e Re për zgjedhjet parlamentare europiane. Kathimerini thekson se e diela ishte vendimtare, pasi në kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, takoi ministra, përfaqësues të qeverisë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë.

    Media tjetër, Protothema, shkruan se një ditë më parë në zyrën e kryeministrit kishte shkuar dhe djali i Fredi Belerit, që kishte patur “një takim emocional” me zyrtarët grekë. Pavarësisht kësaj, mediat në Athinë raportojnë se zgjedhja nuk ka qenë e lehtë, pasi brenda Demokracisë së Re ka pasur zëra të fortë kundër kandidimit të tij.

    Megjithatë Kathimerini konfirmon se ndër 3 arsyet që shtynë Mitsotakis të vendoste në listë emrin e Belerit, nuk kishin të bënin me procesin gjyqësor, por thjesht po përdoret për pikë politike.

    “Së pari, kryeministri konsideroi se mospërfshirja e tij do të dërgonte një mesazh të gabuar, si dorëzim përballë Shqipërisë. Së dyti, në mbledhjen e së dielës, shifrat treguan një mbështetje të madhe për Fredi Belerin, duke dalë i treti ndër të preferuarit. Së fundi, presioni politik që do të pasonte nga e djathta ndaj Demokracisë së Re nuk mund të përjashtohej.”, shkruan Kathimerini.

    Gazeta greke shton më tej se menjëherë pas zyrtarizimit të kandidaturës, Fredi Beleri, përmes një mesazhi të regjistruar nga një burg në Shqipëri, tha se “beteja që po bënte nuk ishte personale, por “është një betejë për shtetin ligjor dhe demokracinë”.

    “Është një betejë për vlerat e mbrojtura nga Perëndimi dhe Europa, të cilat duhen respektuar nga ata që duan t'i bashkohen familjes së madhe europiane. Gjithashtu është një betejë për pjesën më të vuajtur të helenizmit, minoritetin grek të Shqipërisë, të cilit i bëhet padrejtësi.”, shprehet Fredi Beleri.

    Gjatë prezantimit të kandidatëve për zgjedhjet europiane, kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, tha se në këtë listë takohen persona nga çdo cep i Greqisë, duke harruar që Fredi Beleri vjen nga Himara, një tokë shqiptare.

    Alfred Beleri u arrestua në fushatën e zgjedhjeve vendore të vitit të shkuar për korrupsion zgjedhor. Nga burgu ai u zgjodh kryebashkiak i Himarës, por drejtësia shqiptare nuk e lejoi të betohej teksa ishte në masën e arrestit me burg.

    Aktualisht është dënuar me dy vite burg me vendim gjykate të shkallës së parë. Ai vazhdon të jetë i zgjedhur i Himarës deri sa të ketë një vendim të formës së prerë nga gjykata e apelit. Himara sot ka një kryetare të komanduar, pasi ai nl detyrë Jorgo Goro është gjithashtu i arrestuar.

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 25-04-2024, 12:32
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-08-2016, 15:29
  3. Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 28-01-2016, 20:33
  4. Përgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 27-07-2015, 18:34
  5. E futi qeveria Rama ne burg per 35 mije leke, vetevritet qytetari
    Nga Meriamun në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 20-01-2015, 15:00

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •