Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Shqipëria del në shitje: Edi Rama vizitë zyrtare edhe në Francë. Çfarë do t'iu "dhurojë" francezëve?

    Foto nga pritja në Paris e kryeministrit Rama

    13 prill 2024

    Emri:  f1-1.jpg

Shikime: 259

Madhësia:  44.0 KB

    Kryeministri poston nga Parisi foto nga vizita zyrtare në Francë: “FotoALBUMI i vizitës së nivelit më të lartë shtetëror në historinë e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Francës”. Pritja e tij ishte e veçantë nga Presidenti francez, Macron.

    Emri:  f52.jpg

Shikime: 262

Madhësia:  45.1 KB

    Emri:  f1-630x420.jpg

Shikime: 252

Madhësia:  48.2 KB

    Emri:  f3-630x420.jpg

Shikime: 249

Madhësia:  58.7 KB

    Emri:  f6.jpg

Shikime: 259

Madhësia:  48.5 KB

    Emri:  f37-630x420.jpg

Shikime: 258

Madhësia:  45.9 KB

    Emri:  f40-630x420.jpg

Shikime: 261

Madhësia:  29.9 KB

    Emri:  f38-630x420.jpg

Shikime: 258

Madhësia:  47.1 KB

    Emri:  f39-630x420.jpg

Shikime: 256

Madhësia:  34.8 KB

    Emri:  f38-630x420.jpg

Shikime: 258

Madhësia:  47.1 KB

    Emri:  f43.jpg

Shikime: 261

Madhësia:  52.3 KB

    Emri:  f44.jpg

Shikime: 258

Madhësia:  26.9 KB

    Emri:  f47-630x420.jpg

Shikime: 252

Madhësia:  54.0 KB

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shqipëria del në shitje: Edi Rama vizitë zyrtare edhe në Francë. Çfarë do t'iu "dhurojë" france

    Dy marrëveshjet e nënshkruara në Paris mes qeverisë shqiptare dhe franceze

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-04-12-at-15.50.39-1-1536x1024.jpg

Shikime: 249

Madhësia:  33.0 KB

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë me ftesë të presidentit Emmanuel Macron. Pas nderimeve ushtarake në Ceremonialin shtetëror, Kryeministri Rama, u mikprit në Pallatin Elysee, nga Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili shoqëroi Ramën në ambientet e brendshme të Pallatit, ku u prezantuan delegacionet respektive e më pas dhanë një deklaratë për shtyp për mediat e pranishme.

    Më pas, në praninë e dy krerëve të qeverive u nënshkruan marrëveshje ndërqeveritare bashkëpunimi mes vendeve, përkatësisht:

    1-Marrëveshje Ndërqeveritare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Francës mbi Kontributin në Zbatimin e Projekteve Prioritare në Shqipëri. Marrëveshja u nënshkrua nga nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe dhe Ministri i Deleguar per Europën, Jean-Noël.

    2-Marrëveshje e Huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për financimin e projektit “Një Hua për Politikat Publike për të mbështetur Aftësinë Përtëritëse dhe Zhvillimin e Gjelbër të Shqipërisë. Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe dhe zv/Drejtorja e Pergjithshme e Agjencise Franceze te Zhvillimit (AFD), znj. Marie-Hélene Loison.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shqipëria del në shitje: Edi Rama vizitë zyrtare edhe në Francë. Çfarë do t'iu "dhurojë" france

    Macron pret Ramën në Paris: Franca mbështet rrugëtimin europian të Shqipërisë

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-04-12-at-15.50.39-2-1536x1024.jpg

Shikime: 244

Madhësia:  26.8 KB

    Presidenti francez Emanuel Macron dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë në konferencë të përbashkët për mediat në Paris, pas një pritje të veçantë me ceremoni ushtarake që u bë për kreun e qeverisë shqiptare.

    Macron tha se Parisi është impresionuar nga reformat që janë ndërmarrë nga Shqipëria. Ai shtoi se Franca mbështet rrugëtimin europian të Tiranës.

    ”Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës janë forcuar. Franca është angazhuar për rrugën europiane të Shqipërisë dhe më gjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne jemi bërë bashkë, kundër kërcënimeve të përbashkëta. Shqipëria ka vijuar rrugën europiane me vendosmëri. Ju mund të kemi besim. Jemi të impresionuar nga reformat e ndërmarra në Shqipëri. Dua të përshëndes fjalën e Shqipërisë në OKB. Tirana ka dhënë mbështetje për Ukrainën, kjo është tjetër mbështetje për Kievin”, u shpreh Macron.

    Shefi i Élysée-së deklaroi se Franca është e impresionuar nga ecuria e reformave në Shqipëri. Macron përgëzoi homologun e tij për zërin që Shqipëria ka pasur deri më sot në rajon, në çështjet e Kosovës, por edhe në arenën ndërkombëtare.

    Kryeministri Edi Rama foli për valë të re afrimi mes vendeve të Ballkanit dhe Bashkimit Europian ku në tavolinë tashmë, siç u shpreh kryeministri, ndodhet një proces integrimi, përtej rrugëve burokratike. Dhe për këtë, ai meritën ia atribuoi qasjes të mbajtur nga presidenti francez.

    VIDEO

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-04-12-at-15.50.41-scaled.jpg

Shikime: 242

Madhësia:  47.1 KB

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-04-12-at-15.50.40-scaled.jpg

Shikime: 246

Madhësia:  37.3 KB

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-04-12-at-15.50.39-1-scaled.jpg

Shikime: 246

Madhësia:  33.7 KB

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-04-12-at-15.50.39-scaled.jpg

Shikime: 234

Madhësia:  27.1 KB



    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shqipëria del në shitje: Edi Rama vizitë zyrtare edhe në Francë. Çfarë do t'iu "dhurojë" france

    A fshihet një tjetër kamp refugjatësh edhe për Francën pas 'dashurisë' së madhe Rama - Macron

    Emri:  auto_Screenshot_5-6-750x4491712936264.jpg

Shikime: 238

Madhësia:  45.1 KB

    Franca, prej dekadash, nuk ka treguar ndonjë interes të madh strategjik dhe ekonomik për Shqipërinë. Dy vendet mbeten partnerë modestë tregtarë, siç është pranuar edhe nga aktorë të rëndësishëm politikë të të dy vendeve. Ndër investimet, më seriozi është projekti i kompanisë “Voltitalia” për parkun fotovoltaik të Karavastasë, por që nuk është mjaftueshëm.

    Për më tepër, Franca ka treguar shpesh skepticizëm për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

    E, në këtë panoramë, duket disi e habitshme një dashuri e re dhe shumë e fortë mes Presidentit francez, Emanuel Makron dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

    Në Tetor të vitit 2023, Makron shprehu lëvdata për Ramën nga Tirana. Së fundmi, më pak se 5 muaj nga takimi në Shqipëri, dy zyrtarët u takuan këtë fundjavë në Paris. Sërish, Makron shprehu lëvdata për Ramën, pas një ceremonie me paradë ushtarake dhe para se të dy të futeshin në një takim të gjatë “kokë më kokë”.

    Çfarë mund të ketë kaq të rëndësishme Makron që të thërrasë në një audiencë sekrete kryeministrin shqiptar?

    Nëse diskutimet janë për sigurinë kombëtare, Shqipëria dhe Franca janë të dy anëtarë të NATO-s, por Shqipëria e ka lidhur ekzistencën e saj në këtë Aleancë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Në planin ekonomik europian e ndërkombëtar, Shqipëria është inekzistente. Në fushën gjeopolitike, gjithashtu Tirana është inekzistente.

    Atëherë, duket se Franca ka një hall të madh lokal, të cilin mesa duket shpreson t’ia zgjidhë shqiptari Rama.

    Emanuel Makron është në prag të zgjedhjeve. Qeveria e tij po përballet gjithnjë e më shumë me krizën e emigrantëve nga vendet e treta, kryesisht nga Afrika Qendrore. Opozita franceze e ka vënë për shpatulla pas murit presidentin Makron përsa i përket politikave jo-efikase në trajtimin e krizës së emigrantëve.

    Dhe, pikërisht në këtë situatë, Makron gjen kohën t’i thur lavde kryeministrit shqiptar.

    A mos vallë po përgatitet një projekt tjetër, për krijimin e kampeve “francezë” në Shqipëri për emigrantët e paligjshëm që mbërrijnë me mjete lundruese në brigjet e Francës?

    Kjo hipotezë mund të qëndrojë, pasi ka një precedent, paktin Rama-Meloni.

    Disa muaj pasi erdhi në pushtet, djathistja Xhorxhia Meloni nisi të tregonte një dashuri të madhe për të majtin shqiptar, Edi Rama. Në takimet ndërkombëtare, Rama luante rolin e kllounit, duke e përqafuar publikisht homologen e tij italiane dhe ajo, në kundërshtim me reagimin normal, vetëm buzëqeshte dhe “e mirëkuptonte”.

    Nga këto palaçollëqe në takimet në zyrtar, u kalua tek “motra e madhe Meloni” dhe “vëllai i vogël, Edi”.

    E, dashuria e madhe, e fortë dhe e papritur mes Ramës dhe Melonit, përfundoi me ngritjen e kampeve pritëse në Shqipëri për refugjatët afrikanë që mbërrijnë në brigjet italiane.

    Kryeministri Rama “i mbushi mendjen” shqiptarëve se vendi ynë ia kishte borxh Italisë mike ndihmën, sepse fqinji përtej Adriatikut kishte mirëpritur qindra mijëra shqiptarë në fillim të viteve ’90.

    Në kohën e kapërthyerjes së diktaturës dhe mbërritjes së pluralizimit, mijëra shqiptarë emigruan edhe në Francë. Gjithashtu, në periudhën 2015-2016, mijëra azilkërkuesish shqiptarë shpresuan të merrnin leje-qëndrimi në Francë.

    Duke ndjekur logjikën e paktit Rama-Meloni, a do të vijë një kohë, jo shumë e largët, kur Rama të “na mbushë mendjen” sërish se i kemi një borxh të vjetër Francës, për emigrantët, njëlloj siç veproi me “motrën e madhe” Meloni.

    boldnews

Tema të Ngjashme

  1. Edi Rama: "Azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani ikin nga Greqia e jo Shqipëria!"
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-12-2015, 17:42
  2. Vëllai i Erdoganit, Edi Rama, vizitë zyrtare në Izrael
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-12-2015, 11:26
  3. Rama: "Do shkoj në Beograd për vizitë zyrtare në 10 nentor."
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 90
    Postimi i Fundit: 06-11-2014, 09:16
  4. Bashkia Tiranë: "Edi Rama u ka shpallur luftë edhe semaforëve"
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-08-2014, 21:50
  5. Kryeministri Rama, vizitë "sekrete" në Shkup
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-11-2013, 13:00

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •