Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,545
    Postimet në Bllog
    18

    Albanistan: Kuvendi shpërfill Gjykatën Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka

    VOA: PS nuk i bindet dhe shpërfill Gjykatën Kushtetuese për Xhaçkën

    Emri:  auto_242226883_4283321621703525_936510706348295855_n1712750072.jpg

Shikime: 23

Madhësia:  24.3 KB

    Në Shqipëri, shumica e majtë vendosi sot të mos i bindet një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, duke shënuar rastin e parë të shpërfilljes së institucionit më të rëndësishëm të Drejtësisë në vend. Ishin 72 deputetë socialistë, të cilët votuan kundër dërgimit në këtë Gjykatë të çështjes së papajtueshmërisë së mandatit të deputetes dhe ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Një akt i cili u interpretua nga opozita si një “puç ndaj Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese”.

    Socialistët nuk dhanë asnjë shpjegim konkret se përse nuk pranuan dërgimin e rastit në Gjykatë, por u përpoqën të bëjnë interpretime rreth dy vendimeve të Gjykatës për këtë çështje. Njëri që kishte të bënte me kërkesën e një të pestës së deputetëve, ku kërkohej gjykimi në themel i papajtueshmërisë së mandatit të zonjës Xhaçka, dhe tjetri që kërkonte zgjidhjen e konfliktit mes një të dhjetës së deputetëve të opozitës dhe Kuvendit, për rrëzimin e mocionit të tyre për dërgimin e rastit në Gjykatë.

    Ndërsa në rastin e parë Gjykata vendoi pushimin e çështjes, në rastin e dytë, ajo vlerësoi se Parlamenti kishte vepruar në shkelje duke rrëzuar kërkesën për t’ja çuar gjykatës rastin e zonjës Xhaçka, si i vetmi organ kompetent për këtë. “Gjykata Kushtetuese vlerëson se në rastin konkret, Kuvendi duhet të kishte pranuar mocionin e kërkuesit dhe të dërgonte çështjen për shqyrtim në këtë Gjykatë në mënyrë që aspektet e pretenduara si papajtueshmëri të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, t’i nënshtroheshin vlerësimit kushtetues, pasi gjatë gjykimit kushtetues, nuk u verifikua ndonjë pengesë juridiko-formale që mocioni të pengohej nga Kuvendi”, – shprehej Gjykata në venndimin e saj.

    Por pavarësisht se e cituan dhe në seancë këtë vlerësim të Gjykatës, socialistët sërish e penguan dërgimin e çështjes së mandatit të zonjës Xhaçka. Sipas tyre vetëm në rastin e Komisioneve hetimore, Gjykata e bën “detyruese” ngritjen e tyre, ndërsa në këtë rast “është parlamenti që vendos”.

    Sipas opozitës, zonja Xhaçka është në konflikt interesi, duke qenë se bashkëshorti i saj, ish-deputeti socialist Artan Gaçi, ka përfituar statusin e investitorit strategjik, për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut. Vetë zonja Xhaçka deklaroi sot se ajo nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike, dhe se statusi që ka përfituar bashkëshorti i saj nuk parashikon që diçka e tillë të ndodhë. Zonja Xhaçka akuzoi opozitën se e ka përdorur çështjen politikisht, me të pavërteta dhe shpifje.

    Por kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi, u kundërpërgjigj duke u shprehur se nëse zonja Xhaçka është e bindur se nuk është në konflikt interesi, nuk ka pse i druhet Gjykatës Kushtetuese, duke saktësuar se opozita po kërkon vetëm që të jetë Gjykata ajo që duhet ta vlerësojë.

    Pas vendimit të parlamentit, zoti Bardhi foli për “një ditë të zezë për Shqipërinë dhe për parlamentin. Me këtë vendim ka humbur ekzistenca e Gjykatës Kushtetuese e cila u ekzekutua me votë në parlament. Nëse Xhaçka nuk zbaton një vendim të Gjykatës Kushtetuese, për çfarë do duhet shqiptarët e thjeshtë të zbatojnë një vendim të një gjykate të zakonshme?”.

    Nga Gjykata Kushtetuese nuk ka një reagim mbi vendimin e marrë në mbrëmje nga parlamenti. Më herët, e pyetur për zvarritjen e rastit Xhaçka nga ana e parlamentit, kryetarja e Gjykatës, Holta Zaçaj, kishte deklaruar gjatë një interviste për Zërin e Amerikës se “është vërtet një situatë e pazakontë dhe e pamundur që të ndodhë në një shtet demokratik”.

    Sipas saj “vendimet e Gjykatës duhet të zbatohen, vendimet e Gjykatës nuk kanë ekuivok, nuk është lënë në çmim të politikës të vendosi se si dhe në ç‘mënyrë duhet të zbatojë vendimet. Vendimet janë të vetëzbatueshme. Kështu që çdo veprim që nuk përkon me atë që është thënë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, besoj që nuk është vendimi i duhur ose nuk janë veprime të duhura”.

    Çështja e mandatit të zonjës Xhacka u rikthye në vëmendje ditët e fundit, edhe për një fakt tjetër që lidhej me bashkëshortin e saj dhe projektin e ndërtimit të hotelit në Dhërmi. Gjykata e Posaçme vuri nën sekuestro mbi 10 mijë metra katrorë sipërfaqe mbi të cilën parashikohet të ngrihet hoteli. Trualli i blerë nga zoti Gaçi, prej personave privatë, rezulton të jetë përfituar prej këtyre të fundit, përmes falsifikimit të dokumentave dhe se sipërfaqja ka qenë në pronësi të shtetit. Për rastin, pak javë më parë u arrestua dhe ish kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro.

    VOA

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,545
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Albanistan: Kuvendi shpërfill Gjykatën Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka

    Rama del kundër drejtësisë së re/ Refuzon Gjykatën Kushtetuese për Xhaçkën

    Emri:  rama-xhacka-gjykata-kushtetuese.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  45.3 KB

    Socialistët kanë refuzuar të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës me një votim që mori 72 vota pro në parlament. Ata rrëzuan kërkesën e opozitës që kërkoi shqyrtimin e mandatit të Xhaçkës, për vendimin e qeverisë në 29 Mars të vitit 2021, që i dha statusin e investitorit strategjik bashkëshortit të ministres, Artan Gaçit për një hotel me 5 yje në Dhërmi.

    Votimi në parlament këtë të enjte është refuzimi i parë i hapur i mazhorancës për të zbatuar vendimin e një institucioni të drejtësisë së re, në këtë rast Gjykata Kushtetuese. Pasi e zvarritën për më shumë se një vit, socialistët u detyruan të dalin hapur duke refuzuar ta zbatojnë vendimin, që mund t’i kushtonte Olta Xhaçkës mandatin e deputetes.

    Gjatë fjalimit në parlament, Xhaçka sulmoi mediat dhe opozitën për sulme të padrejta, ndërsa tha se Gjykata Kushtetuese e kishte shqyrtuar një herë çështjen e saj dhe nuk ishte e nevojshme që të vihej sërish në lëvizje.

    Sipas saj në vendimin e parë, Kushtetuesja “shqyrtoi provat reale, jo ato të gjyqeve të ekraneve politike…,”.

    Ish-ministrja e jashtme iu referua seancave gjyqësore të Kushtetueses, që shqyrtuan thjesht procedurat dhe jo çështjen e saj në themel.

    “Sot Kuvendi s’ka çfarë voton fare për mua, se çështjen time GJK e ka pasur dhe e ka pushuar,” u shpreh Xhaçka duke spekuluar për vendimet e mëparshme të Gjykatës.

    Çarja e opozitës dhe si e shfrytëzoi Rama

    Emri:  kushtetuese.jpg

Shikime: 8

Madhësia:  63.2 KB

    E vërteta është që Xhaçka arriti të përfitojë edhe nga përçarja e opozitës. Pas denoncimit të skandalit për statusin e investitorit strategjik që përfitoi bashkëshorti i ministres, opozita e përçarë iu drejtua Gjykatës Kushteuese me dy nisma.

    Nisma e parë e Rithemelimit të Sali Berishës kërkoi shqyrtimin e çështjes dhe një vendim nëse Olta Xhaçkës duhej t’i hiqej mandati apo jo.

    Nisma e dytë e PD-së së Vulës kërkoi rishqyrtimin e procedurave, pasi Partia Socialiste kishte rrëzuar raportin e opozitës për papajtueshmërinë e mandatit të Xhaçkës.

    Gjykata u shpreh në Janar të vitit të kaluar dhe i dha të drejtë në procedura opozitës, duke kërkuar që kërkesa të vinte edhe një herë.

    Socialistët përfituan për ta zvarritur për një vit çështjen, deri kur kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj u shpreh se ishte e paimagjinueshme që parlamenti të mos e zbatonte vendimin e Gjykatës gjatë një interviste në Zërin e Amerikës.

    Mbledhja e qeverisë dhe konflikti i interesit

    Emri:  xhacka-rama.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  22.8 KB

    Xhaçka mbante detyrën e Ministres së Jashtme në kohën kur Komiteti i Vendimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili nisi të ndërtonte një hotel në Dhërmi.

    Hoteli do të ishte me 5 yje dhe me kapacitet prej 106 suitash në Dhërmi, të quajtur “Dreamades Luxury Suites”. Mbledhja e Komitetit u zhvillua në 29 mars 2021.

    Një vit më pas, në 2 mars 2022 qeveria u mblodh për t’i hapur rrugën e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit dhe plazhit përballë hotelit të tij kompanisë ‘AGTCC Hotel Management’ që kishte lidhur marrëveshje me kompaninë e Gaçit.

    Në këtë mbledhje qeveria, Xhaçka mungoi, e ndërgjegjshme se ishte në konflikt interesi me vendimin që po merrej aty.

    Lapsi.al

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,545
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Albanistan: Kuvendi shpërfill Gjykatën Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka

    Olta Xhaçka në Kuvend: Shpifje, familja ime s’ka përfituar asgjë! Gjykata Kushtetuese ka pushuar çështjen

    Emri:  xhacka.jpg

Shikime: 8

Madhësia:  20.0 KB

    Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, ka folur në Kuvend lidhur me akuzat që opozita i bën se bashkëshorti i saj është favorizuar si investitor strategjik, duke kërkuar edhe heqjen e mandatit të saj si deputetë.

    “U bë një kohë e gjatë shpifje, je një gënjeshtar i rëndomtë. Shpifje. U bë një kohë e gjatë që emri im lidhte me paligjshmëri dhe abuzim me mandatin e deputetes. Nuk jam përgjigjur, jam menduar të rri në këtë detyrë apo të iki, të merrem me politikë apo të dorëzoj mandatin dhe të shpëtoj nga ky linç, ku faktet janë interesa politike e mediatike. Jam menduar se ku kam gabuar për të mbajtur në kurriz këtë furi balte, as kam ushtruar influencën time për të përfituar asgjë nga ato që janë bërë fakte të kryera, as nuk kam përfituar asgjë. Si për t’i vënë kapakun një tallje, diskutohen këtu nga leckat e topit të opozitës sikur po votohet për të mbajtur nëpër këmbë, Kuvendi s’ka ca voton fare se çështjen time Gjykata Kushtetuese e ka pasur e ka shqyrtuar dhe e ka pushuar me vendim. Sot këtu duhet të votohet, që është shkalla e sovraniteti të parlamentit dhe lira e votës së çdo deputet. Por gjithsesi, u arrit për shkak të akuzave të ngritura ndaj meje, meqë vendimi i sotëm lidhet sërish me mandatin tim, s’do komentoj më tej, kolegët le të diskutojnë dhe të vendosin të lirë. Por nuk mund të hesht për fajësinë që më është dhënë në tribunat e opozitave dhe portalet e gjobave. Çështja ime u shqyrtua nga Gjykata Kushtetuese, duke administruar provat dhe faktet konkrete, jo gjyqet në ekranet politike. Pasi shqyrtoi më shumë se 500 faqe prova, vendosi ta pushojë me vendim këtë çështje absurde. Kjo ka shkak vetëm njërën prej 1500 lejet e dhëna për përdorimin e plazhit nga subjekte turistike nga Velipoja në Ksamil. Flitet për toka shtetërore të falura, flitet për statuse të veçanta personale, kur në fakt e gjitha nga fillimi n ëfund është një leje për përdorim plazhi nga një sipërmarrje private pjesë e të cilës është edhe bashkëshorti im, që është sipërmarrës para se të bëhej deputet dhe u kthye në punën private pasi mbaroi mandatin e deputetit. As unë, as bashkëshorti, as nga shteti nuk është dhënë aspak status ekskluziv, por një status ligjor si dhjetëra sipërmarrje të tjera, nuk është shkelur asnjë ligj dhe nuk është bërë favorizim. Skam qenë në konflikt interesi në asnjë rast, e ka thënë Gjykata Kushtetuese”, tha Xhaçka.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,545
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Albanistan: Kuvendi shpërfill Gjykatën Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka

    ”Ishte ëndrra e tim shoqi, do merrte kredi”, Olta Xhaçka: Nuk bëj avokatinë e tij, por nuk e dija që…

    Emri:  800-0-90d580a0211dd93a707fe77dc2d38185.jpg

Shikime: 8

Madhësia:  49.3 KB

    Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, është vendosur në qendër të akuzave të opozitës prej marsit 2022. Vendimi i Këshillit të Ministrave për t’i dhënë bashkëshortit të saj, biznesmenit Artan Gaçi, statusin e investitorit strategjik në jug të vendit ka vendosur në pikëpyetje mandatin e saj si deputete.

    Si është e vërteta sipas ish-ministres socialiste? Pse ka vendosur të heshtë për një kohë të gjatë? Deputetja sqaroi sonte në Top Story se nuk kishte asnjë favorizim për projektin e të shoqit, për të cilin tha se “ishte ëndrra e tij”.

    ”Unë dhe im shoq i kemi pasur punët e ndara, nuk dua ti bëj avokatinë sipërmarrjes së tij, por ai është shkëputur në momentin që ne kemi krijuar një familje bashkë. Është marrë me biznes që në vitin 1991. Nuk bëhet fjalë për dikë të pasuruar nga politike”,-tha Xhaçka.

    Keni folur për këto investime në detaje?

    Kemi folur patjetër se ky projekt ka qenë ëndrra e tij. Ka qenë në partneritet me kompani të rëndësishme të huaja që mund të menaxhonin këtë investim. Ka qenë ëndrra e tij sepse ka dashur të realizojë një gjë të rëndësishme për ekonominë atje. Duke besuar që e ardhmja e këtij vendi është turizmi, kursimet, me kreditë bankare.

    Nuk jam naive, por nuk e kam ditur, nuk e di sa mund të më besojnë, por nuk e kam ditur që statusi i investitorit të asistuar, përcaktimi i koordinatave do ishte në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Kam menduar që nuk mund të votoja një vendimmarrje që e dija që kishte të bënte me familjarët e mi.

    Kam qenë prezente në mbledhjen dhe kam lajmëruar që ndodhet kjo pikë që mendoj se nuk duhet të votoj dhe nuk jam paraqitur në atë votim. Ishte përgjegjësi etike. Nuk ishte thjesht çështja e konfliktit të interesit, ishte kjo ngacmim etik që nuk duhet të merrja pjesë në atë votim. Nuk pyeta Ramën, thjesht ia deklarova sekretarit të përgjithshëm.

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-05-2016, 12:08
  2. Skandali i ditës: Qeveria e Rilindjes bojkoton Gjykatën Kushtetuese
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-01-2014, 00:13
  3. Përgjigje: 189
    Postimi i Fundit: 02-10-2013, 23:01
  4. Olta Xhaçka, Nusja e piramidës “Gjallica”
    Nga King_Arthur në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 23-09-2010, 08:27
  5. Rasti Kiçina në Gjykatën Kushtetuese
    Nga gimche në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-06-2010, 19:14

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •