Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,962
    Postimet në Bllog
    22

    Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin

    Kreu Mysliman shqiptar: U bëj thirrje të rinjve që të mos e braktisni vendin tonë! Rezistoni përballë çdo vështirësie!

    Emri:  Capture-62.jpg

Shikime: 712

Madhësia:  49.4 KB

    Besimtarët myslimanë shqiptarë po festojnë sot Fiter Bajramin, pas një muaji sakrificash të Ramazanit. Shumë prej tyre falën namazin në sheshin Skënderbej në Tiranë, uruan njëri tjetrin pas agjërimit gjatë në muaji dhe dëgjuan mesazhet e drejtuesve fetarë.

    Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, u bëri thirrje besimtarëve të respektojnë prindërit, të ndalin dhunën dhe të mos largohen nga vendi, por të punojnë për zhvillimin e tij.

    “Le të bëhet ky Bajram një ditë uniteti mes nesh, ditë mirëkuptimi dhe tolerance ndërfetare me të tjerët. Uniteti, harmonia e dialogu janë vlera unikale të shoqërisë tonë, janë pasuritë më të çmuara të fesë dhe popullit tonë dhe si të tilla ato janë një garanci e sigurtë për të ardhmen e shoqërisë tonë dhe të brezave pas nesh. Thirrja ime është që t’i ruajmë këto vlera”, tha zoti Spahiu.

    Një pjesë të madhe të fjalës gjatë ceremonisë së sotme ai ia kushtoi dhunës në një pjesë të familjeve shqiptare.

    “Njerëzve që kanë humbur durimin u bëj thirrje që të ndalin agresivitetin, të qetësojnë shpirtërat e tyre, duke u kthyer nga e mbarë e Zotit. Mos i prekni gratë, se ato janë shpirti i familjes, bërthamës së shoqërisë”, tha zoti Spahiu.

    Ai tha se shoqëria po kalon një krizë morale, ndërsa dukuri si emigrimi dhe ulja e lindshmërisë po e mpakin familjen.

    “Shoqëria ka nevojë për një familje të shëndetshme; garanci për të rinjtë, përkujdes për të moshuarit dhe mbështetje për të varfërit e të pamundurit. U bëj thirrje të rinjve: Mos e braktisni vendin tonë! Rezistoni përballë çdo vështirësie!”, tha zoti Spahiu.

    Ai theksoi se prindërit, shoqëria dhe Shqipëria kanë nevojë për të rinjtë, ndaj ata duhet të qëndrojnë dhe punojnë në atdhe, për ta bërë atë më të mirë dhe më të begatë, duke shmangur edhe pabarazitë ekonomike mes njerëzve.

    “Ka pabarazi të jashtëzakonshme në nivelin e jetesës së njerëzve. Një pjesë që janë në bollëk nuk ndajnë ndihmë, ndërsa shumica e njerëzve mundohen të mbijetojnë në kushte tepër të vështira e primitive, kushte jo të denja jetese. Indiferenca për hendekun mes shtresave të shoqërisë është e pafalshme dhe e patolerueshme”, tha kryetari Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

    Udhëheqësit fetarë drejtuan ceremonitë e festës së Fiter Bajramit, ndërsa besimtarët dhuruan shuma të hollash për të varfërit. Sipas regjistrimeve statistikore, besimtarët myslimanë janë komuniteti më në shumicë në Shqipëri, ndërsa më të pakët janë besimtarët katolikë, ortodoksë e bektashi. Mes tyre në shekuj nuk ka patur ndonjë konflikt me bazë fetare, përkundrazi, ekziston një bashkëjetesë dhe tolerancë e vlerësuar nga studiuesit sociologë.

    Zëri i Amerikës

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,962
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin

    Kreu i KMSH uron Fitër Bajramin: Më shumë tolerancë mes njëri-tjetrit!

    Emri:  IMG_8821.jpeg

Shikime: 696

Madhësia:  54.8 KB

    Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu pas faljes së namazit ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin. Spahiu bëri thirrje për më shumë tolerancë mes njëri tjetrit, ndërsa tha se lutjet shkojnë për paqe e drejtësi në gjithë botën.

    “Gëzuar festën e Fitër Bajramit, kjo festë qoftë një. Paqe mirësi e begati në familjet tona. Lutjet shkojnë për një Shqipëri sa më të mirë dhe të begatë. I lutem Zotit që vendimet tonë t’i sjellë begati dhe anë e kënd botës paqe dhe drejtësi. Sot kemi të drejtën për të gëzuar dhe festuar dhe për ta ndarë këtë mirësi e begati që Zoti na ka dhënë pas këtij përkushtimi, ta ndajmë me familjen e shoqërinë. Gëzuar shqiptarëve e popujt anë e kënd botës”, tha kreu i KMSH.

    Edhe këtë vit, besimtarët myslimanë në Shqipëri nuk u falën në Xhaminë e Namazgjasë, e cila pret ende të inaugurohet. Spahia tha se shpreson që shumë shpejt kjo xhami të hapë dyert.

    “Bajramet janë festa që duhen falur nëpër sheshe. Shpresojmë që edhe ajo xhami do mbarojë dhe do falemi edhe aty. Sheshet janë të dendura, nuk ka xhami në asnjë vend të botës që t’i zërë njerëzit”, tha Spahiu.

    Koha Jone

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin

    Fitër Bajrami nuk eshte vetëm një ditë feste materiale, por edhe një moment reflektimi mbi disiplinën, vetëkontrollin dhe shërbimin ndaj të tjerëve, vlera që Ramazani ndihmon të zhvillohen.
    Agjërimi dhe vetëkontrolli nuk janë vetëm rituale, por mjete për të pastruar mendjen dhe trupin, duke e bërë individin më të ndjeshëm ndaj nevojave të të tjerëve. Kjo feste thekson rëndësinë e dhënies dhe ndihmës ndaj të varfërve, duke treguar se një shoqëri e drejtë është ajo ku të gjithë kanë mundësi të zhvillohen, jo vetëm shpirtërisht, por edhe materialisht.
    Fitër Bajrami eshte një festë e shërbimit ndaj njerëzimit, ku çdo individ përpiqet të shpërndajë dashuri dhe mirësi jo vetëm brenda familjes së tij, por edhe më gjerë në shoqëri. Festa nuk eshte vetëm për kënaqësinë personale, por edhe një mënyrë për të ndihmuar ata që janë në nevojë dhe për të forcuar ndjenjën e unitetit midis njerëzve.
    Shpirti i vërtetë i Fitër Bajramit nuk qëndron vetëm në festimet e jashtme, por në përkushtimin ndaj vlerave të vërteta të jetës – dashurise, ndihmes dhe vetëzbulimit shpirtëror.


    Gëzuar festën e Fitër Bajramit, kjo festë qoftë një Paqe mirësi e begati në familjet tona. Lutjet shkojnë për një jete sa më të mirë dhe të begatë per te gjithe boten anembane.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 29-03-2025 më 18:58

Tema të Ngjashme

  1. Gezuar Fitër Bajramin!
    Nga Neteorm në forumin Përshëndetje dhe urime
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-04-2023, 13:10
  2. Gezuar Fiter Bajramin
    Nga Erind.B në forumin Komuniteti bektashi
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-08-2012, 11:24
  3. Urime Fiter bajramin
    Nga Auroraa në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 11-09-2010, 03:41
  4. Myftiu Tërnava uron besimtarët për Fitër Bajram
    Nga muslim_ks në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-09-2010, 13:36
  5. Me Fat Fiter Bajramin 2009 - Me një iLahije nga Adem Ramadani
    Nga buja_20 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-09-2009, 18:51

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •