Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Intelektualët peticion mediave: Mos u krijoni hapësira studiuesve amatorë e mendimit ndryshe!

    Peticion i intelektualëve shqiptarë: Hiqni idiotët nga ekranet lokale dhe kombëtare!

    Emri:  Capture-98.jpg

Shikime: 847

Madhësia:  42.3 KB

    Një grup intelektualësh nga më të rëndësishmit në vend, ku renditen: Rexhep Qosja, Fatos Tarifa, Bamir Topi, Xhevat Lloshi, Pëllumb Xhufi etj, i kanë kërkuar AMA që të ndërhyjë në një fenomen që po shikohet në ekranet shqiptare.

    Në këtë dokument theksohet: Me këtë peticion, ne, një grup studiuesish, intelektualësh, studentësh e qytetarësh të tjerë, shumë të shqetësuar për cilësinë e mediave audiovizive dhe respektimin e informacionit shkencor, dëshirojmë t’ju drejtohemi me një kërkesë të rëndësishme dhe urgjente.

    Niveli i ulët i informacionit shkencor në një pjesë të mediave tona, promovimi i dijeve amatoreske, i një etimologjie vulgare dhe sharlatanizmi kanë krijuar një situatë alarmante. Disa studio televizive janë kthyer në platforma për individë të papërgatitur nga ana shkencore, të cilët promovojnë idenë se shqipja është gjuha më e lashtë në botë dhe nëna e të gjitha gjuhëve, se të gjitha gjuhët e botës shpjegohen me anë të shqipes, se ajo është gjuhë e natyrës, se kjo gjuhë nis me fillesat e njerëzimit etj. Formulime të tilla nuk kanë asgjë shkencore dhe, si të tilla, kultivojnë psikoza të sëmura e të rrezikshme në opinionin publik.

    Institucioni që ka për detyrë të ruajë publikun nga informacione të gabuara, të dëmshme e të rrezikshme është AMA. Ky institucion i ka të përfshira në statutin e vet këtë detyrë dhe këtë përgjegjësi në pikën “Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive”, përmes “garantimit të së drejtës së informimit” dhe “respektimit të standardit letrar të gjuhës shqipe”.

    A mund të lejohet përbaltja e figurave me kontribut të shquar në fushën e albanologjisë, si ajo e Prof. Eqrem Çabejt, të njohur ndërkombëtarisht nga shkenca albanologjike? Krijohet përshtypja se mediat dhe disa prej personave të ftuar prej tyre duan të krijojnë një “shkencë” shqiptare, që i kundërvihet asaj botërore, çka na bën qesharakë në sy të botës.

    Nëpër televizionet e vendit shikon me keqardhje gjithëfarë idiotësh që japin mend për gjithçka, ndërkohë që janë kokëbosha.

    Emri:  Capture-99.jpg

Shikime: 709

Madhësia:  48.6 KB

    Peticioni i plotë

    Tiranë, më 19 shkurt 2024

    Drejtuar:

    Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

    Ministrisë së Arsimit

    Agjencisë për Media dhe Informim

    Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit

    Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA)

    Me këtë peticion, ne, një grup studiuesish, intelektualësh, studentësh e qytetarësh të tjerë, shumë të shqetësuar për cilësinë e mediave audiovizive dhe respektimin e informacionit shkencor, dëshirojmë t’ju drejtohemi me një kërkesë të rëndësishme dhe urgjente.

    Niveli i ulët i informacionit shkencor në një pjesë të mediave tona, promovimi i dijeve amatoreske, i një etimologjie vulgare dhe sharlatanizmi kanë krijuar një situatë alarmante. Disa studio televizive janë kthyer në platforma për individë të papërgatitur nga ana shkencore, të cilët promovojnë idenë se shqipja është gjuha më e lashtë në botë dhe nëna e të gjitha gjuhëve, se të gjitha gjuhët e botës shpjegohen me anë të shqipes, se ajo është gjuhë e natyrës, se kjo gjuhë nis me fillesat e njerëzimit etj. Formulime të tilla nuk kanë asgjë shkencore dhe, si të tilla, kultivojnë psikoza të sëmura e të rrezikshme në opinionin publik.

    Institucioni që ka për detyrë të ruajë publikun nga informacione të gabuara, të dëmshme e të rrezikshme është AMA. Ky institucion i ka të përfshira në statutin e vet këtë detyrë dhe këtë përgjegjësi në pikën “Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive”, përmes “garantimit të së drejtës së informimit” dhe “respektimit të standardit letrar të gjuhës shqipe”.

    A mund të lejohet përbaltja e figurave me kontribut të shquar në fushën e albanologjisë, si ajo e Prof. Eqrem Çabejt, të njohur ndërkombëtarisht nga shkenca albanologjike? Krijohet përshtypja se mediat dhe disa prej personave të ftuar prej tyre duan të krijojnë një “shkencë” shqiptare, që i kundërvihet asaj botërore, çka na bën qesharakë në sy të botës. Në disa emisione televizive sulmohet me një gjuhë antishkencore, gjithçka që është arritur për një kohë shumë të gjatë nga studimet albanologjike dhe, kështu, padija po rreh të mbizotërojë mbi dijen.

    Agresivitetin e disa individëve, të cilëve u mungon çdo lloj ekspertize e profesionalizmi në fushën e gjuhësisë, por që pretendojnë se kanë monopolin e së vërtetës, e tolerojnë dhe e ushqejnë drejtues emisionesh televizivë që i popullarizojnë jo vetëm duke i ftuar vazhdimisht në studiot e tyre, por edhe duke i përkrahur në idetë e tyre haluçinante. Ky agresivitet ka sjellë stepjen e përfaqësuesve të mendimit të njëmendtë shkencor në vendin tonë, pasi ndaj këtyre të fundit nuk kursehen shpifje, sharje e deri kërcënime. Studimi i vjetërsisë së gjuhës shqipe nuk mund t’u lihet pseudoalbanologëve, etimologëve të improvizuar, pikëpamjet e të cilëve s’do të pranoheshin nga asnjë forum shkencor brenda e jashtë Shqipërisë.

    Liria e medias nuk do të thotë mungesë përgjegjësie në media. Duke u bërë jehonë gjithfarë “zbulimesh” lidhur me vjetërsinë e shqipes, disa kanale televizivë kanë ngjallur një histeri nacionalizmi që u siguron “zbuluesve” mijëra pëlqime në portalet e tyre. Në fakt, shkenca nuk krijon dot turmë ndjekësish, përveç se në regjime totalitarë, kur përdoret për propagandë. Dhe shkencëtarët, në kërkimet e tyre shkencore e në ballafaqimet mes tyre, nuk përdorin gjuhë agresive e fyese, por argumente shkencorë.

    Kjo gjendje, pra sulmi i pseudoshkencës ndaj shkencës së vërtetë, duhet konsideruar një çështje kombëtare shumë serioze, dhe një problem që u shtohet problemeve të tjera me të cilët ndeshet vendi ynë; ajo krijon e shton mosmarrëveshje e dasi krejt të panevojshme e dëmprurëse mes bashkatdhetarësh.

    Një tjetër detyrim i AMA-s, i përcaktuar në statutin e këtij autoriteti, është moslejimi i konflikteve ndëretnike në emisionet televizive. Ky detyrim duket se nuk zbatohet si duhet kur lejohen të paraqiten si të vërteta të dhëna historike që nuk kanë asnjë bazë lidhur me prejardhjen e shqiptarëve e të fqinjëve tanë, siç ndodh kur vendeve të tjerë u mohohen kombi, historia, gjuha.

    As standardi letrar i shqipes nuk respektohet në mediat tona. Natyrisht, ky detyrim duhet të jetë për drejtuesit e emisioneve, për folësit e lajmeve, për njoftime me karakter zyrtar dhe jo për letërsinë artistike, jo për këngët, jo për të ftuarit.

    Për t’i vënë fre kësaj gjendjeje shqetësuese, sugjerojmë:

    (a) Të merren masat e duhura që AMA të kryejë detyrën e saj për kontrollin e cilësisë së emisioneve në mediat tona;

    (b) Burimet dhe studimet shkencore të identifikohen e të prezantohen në mënyrë të qartë në të gjitha raportimet shkencore;

    (c) Në emisionet televizive të flitet me një gjuhë të kuptueshme për të shpjeguar terminologjinë shkencore për audiencën e gjerë;

    (ç) Ministria e Arsimit të mos lejojë mësimdhënësit t’u mësojnë nxënësve e studentëve teori të pamiratuara nga shkenca;

    (d) Qeveria, e së pari ministria e Arsimit, të ketë një agjendë për ngritjen e nivelit kulturor të qytetarëve, që këta të mos bien pre e gjithfarë teorish antishkencore.

    Mbështetësit e peticionit

    Prof. Rexhep QOSJA,
    Prof. Bamir TOPI,
    Prof. Fatos TARIFA,
    Prof. Ksenofon KRISAFI,
    Prof. Xhevat LLOSHI,
    Prof. Pëllumb XHUFI,
    Prof. Emil LAFE,
    Prof. Aristotel SPIRO,
    Prof. Rami MEMUSHAJ,
    Prof. Gjovalin SHKURTAJ,
    Prof. Neritan CEKA,
    Prof. Eno KOÇO,
    Prof. Aleksandër XHUVANI,
    Prof. Luljeta BOZO,
    Prof. Marenglen SPIRO,
    Prof. Valter MEMISHA,
    Prof. Agim VINCA,
    Prof. Shefkije ISLAMAJ,
    Prof. Ethem RUKA,
    Prof. Llukan PUKA,
    Prof. Ferid HUDHRI,
    Prof. Arben BABOÇI,
    Prof. Artan HOXHA,
    Prof. Anila PAPARISTO,
    Prof. Gëzim HOXHA,
    Prof. Arjan GJONÇA,
    Prof. Elida MIRAJ,
    Prof. Ilirjana DEMA,
    Prof. Ilir GJIPALI,
    Prof. Floresha DADO,
    Prof. Ilir YZEIRI,
    Prof. Irena NIKA,
    Prof. Josif MINGA,
    Prof. Bardhyl DEMIRAJ,
    Prof. Mimoza KORE,
    Prof. Kristina JORGAQI,
    Prof. Ermal BAZE,
    Prof. Mila BUXHELI,
    Prof. Vasil S.TOLE,
    Prof. Albert DOJA,
    Prof. Asoc. Fiona TODHRI,
    Prof. Asoc. Fatos DERVISHI,
    Prof. Asoc. Djana KASTRATI,
    Prof. Asoc. Mirela BOGDANI,
    Prof. Asoc. Ilir KALEMAJ,
    Prof. Asoc. Enkelejda KAPIA,
    Prof. Asoc. Antoneta POLO,
    Prof.Asoc. Zamira ÇAVO,
    Prof. Asoc. Nora MALAJ,
    Prof. Asoc. Roland LAMI,
    Prof. Asoc. Muhamet BELA,
    Prof. Asoc. Teuta TOSKA,
    Dr. Ina ARAPI,
    Dr. Rudina JASINI,
    Dr. Ermal HASIMJA,
    Dr. Juli KRISAFI,
    Dr. Albana MUCEKU,
    Dr. Alketa DUMANI,
    Dr. Ledina FERHATI,
    Dr. Zef PREÇI,
    Dr. Vasillaq KURETA,
    Dr. Pirro PAPALILO,
    Dr. Manjola LUMANI,
    Dr. Jorgji KOTE,
    Dr. Aida ZHUPA,
    Dr. Saemira GJIPALI,
    Dr. Ledion KRISAFI,
    Dr. Fabiola ELEZAJ,
    Dr. Gerti SQAPI,
    Dr. Alket DINO,
    Dr. Elidiana ABAZI,
    Piro MISHA,
    Diana ÇULI,
    Kujtim ÇASHKU,
    Erion BRAÇE,
    Arta DADE,
    Zef MAZI,
    Artan IMAMI,
    Fatbardh KADILLI,
    Adrian THANO,
    Sokol GJOKA,
    Idajet BEQIRI,
    Anila SMORGRAV,
    Dritan HILA,
    Petro KOÇI,
    Hektor RUCI,
    Xhevdet SHEHU,
    Elsida SINAJ,
    Mimoza KOÇIU,
    Adri NURELLARI,
    Spartak BRAHO,
    Spiro THOMAI,
    Nezir SELIMI,
    Elisa GJERANI,
    Fatos MIRAÇI,
    Atilda MALOKU,
    Kristi ZIÇISHTI,
    Fatos ÇOÇOLI,
    Shpëtim NAZARKO,
    Roland QAFOKU,
    Genti LASKU,
    Mikail VASILI,
    Luljeta NDOKA,
    Greta PETRO,
    Erion KURTI,
    Esmeralda NOVAKU,
    Albana META,
    Ervin PEPI,
    Gentiana KAPLLANI,
    Kostandina XHAFERRI,
    Albana LAKNORI,
    Gloria MOLLAJ,
    Spartak GJINI,
    Shefqet KERCELLI,
    Elvana AGUSHI,
    Gladiola GOLEMI,
    Nase JANI,
    Blerta LAZEBEU,
    Mario KUÇI,
    Kiço KALAJA,
    Jorida TOLLKUÇI,
    Arben IDRIZI,
    Shaban CANAJ,
    Valentina POSTOLI,
    Foqion POSTOLI,
    Vjollca TREBICKA,
    Ilir TREBICKA,
    Lira LASKU,
    Agim KONDA,
    Dritan KONDA,
    Bardhyl KONDA,
    Frederik KONDA,
    Laura KONDA,
    Shqiponja KONDA,
    Dea DOKSANI,
    Eneida MARKU,
    Valbona PAJO-BALA,
    Benard BABAJ,
    Keiti KONDI,
    Shpresa GORREJA,
    Agron NUSHAJ,
    Qemal AGALLIU,
    Bledi FILIPI,
    Donika OMARI,
    Tatjana SELENICA,
    Pandeli PASKO KUTELI,
    Fanie GJERMENI,
    Rajmonda BELLI GJENÇAJ,
    Lina CEKA,
    Arlinda DUDAJ,
    Pëllumb KULLA,
    Ndue DEDAJ,
    Pandeli KOÇI,
    Donika STASA,
    Ermira TREBICKA,
    Mateo GORREJA,
    Arta DAKA,
    Myzejen KASHARI,
    Dhurata POPI,
    Dorina SOTA,
    Henri SOTA,
    Ergest ZEMBLAKU,
    Elisabeta VELIU,
    Laert PETRITI,
    Kristaq LALA,
    Edra MAKU,
    Llazar STASA,
    Luiza SULA,
    Lindita GIXHA,
    Sokol GJERMENI,
    Valbona SHESHI,
    Besa ALCANI,
    Denisa GJEKA,
    Mario SOTA,
    Vjollca HILA,
    Llazar GJERMENI,
    Leonora KORITA,
    Fitim ISMAILI,
    Klodian MUCA,
    Gori DAKA,
    Donika GJIKA,
    Bersan SPAHO,
    Bedrie GORREJA,
    Valentina QERACA,
    Liri MALI, Leni LALA,
    Prokop GORREJA,
    Liri PRIFTI,
    Naunka VODO,
    Bernina VELIU,
    Marin FRANI,
    Detan HOXHA,
    Vangjel MALI,
    Mario PRENDA,
    Ramiz GJONI,
    Burbuqe GJONI,
    Eduart RRËZA,
    Violeta GJEÇI,
    Sanie PETRITI,
    Kristi ZEZO,
    Elisa VELO,
    Kimete LIÇO.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Intelektualët peticion mediave: Mos u krijoni hapësira studiuesve amatorë e mendimit ndryshe!

    Nga Petro Koçi, Braçe e Braho te Bamir Topi: Ja lista e 'intelektualëve' që i bëjnë thirrje AMA-s mos lejojë Kocaqin dhe Gurin të dalin në TV

    Një grup “intelektualësh” nga më të rëndësishmit në vend, ku renditen: Erion Braçe, Dritan Hila, Petro Koçi, Bamir Topi..etj, i kanë kërkuar AMA që të ndërhyjë në një fenomen që po shikohet në ekranet shqiptare.

    Bëhet fjalë për disa personazhe që hera-herës personifikojnë groteskun e rrejteve sociale, të cilë pretendojnë me naivitet se gjuha shqipe është më e vjetra në botë, apo se shqiptarët janë populli i parë në Tokë etj. Këta kanë shqetësuar “intelektualët” të cilët nuk janë dëgjuar kurrë të shqetësohen për shpopullimin përshembull, që është fenomen që po na mbaron si popull dhe nuk hyn më në punë më pas as atyre, as Eleni Kocaqit e Sazan Gurit se cila është gjuha e populli më i vjetër në botë. Intelektualët shprehin në peticionin e tyre një shqetësim gjithashtu shumë ekzistencil për kombin tonë, siç ë numri i pëlqimeve të larta që marrin në rrjetet sociale Sazan Guri, Eleni Kocai etj që mbrojnë tezat se gjuha dhe populli shqiptar janë ngjizur njëherazi me ngjizjen e Tokës, dhe ata që janë shkencëtar, marrin shumë më pak pëlqime në rrjet. Vëmendja ndaj gjuhës është një çështje tepër e rëndësishme dhe domosdoshme për t'u trajtuar, por po aq rëndësi ka edhe përzgjedhja e "intelektualëve" që do duhej të përgatisnin peticionin dhe të shënonin emrat e tyre në të. Peticion me lista politike duke u strukur pas emrit "intelektualët" nuk i shërben qëllimit, sadi i mirë të jetë ai.

    Në këtë dokument theksohet: Me këtë peticion, ne, një grup studiuesish, intelektualësh, studentësh e qytetarësh të tjerë, shumë të shqetësuar për cilësinë e mediave audiovizive dhe respektimin e informacionit shkencor, dëshirojmë t’ju drejtohemi me një kërkesë të rëndësishme dhe urgjente.

    Niveli i ulët i informacionit shkencor në një pjesë të mediave tona, promovimi i dijeve amatoreske, i një etimologjie vulgare dhe sharlatanizmi kanë krijuar një situatë alarmante. Disa studio televizive janë kthyer në platforma për individë të papërgatitur nga ana shkencore, të cilët promovojnë idenë se shqipja është gjuha më e lashtë në botë dhe nëna e të gjitha gjuhëve, se të gjitha gjuhët e botës shpjegohen me anë të shqipes, se ajo është gjuhë e natyrës, se kjo gjuhë nis me fillesat e njerëzimit etj. Formulime të tilla nuk kanë asgjë shkencore dhe, si të tilla, kultivojnë psikoza të sëmura e të rrezikshme në opinionin publik.

    Institucioni që ka për detyrë të ruajë publikun nga informacione të gabuara, të dëmshme e të rrezikshme është AMA. Ky institucion i ka të përfshira në statutin e vet këtë detyrë dhe këtë përgjegjësi në pikën “Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive”, përmes “garantimit të së drejtës së informimit” dhe “respektimit të standardit letrar të gjuhës shqipe”.

    A mund të lejohet përbaltja e figurave me kontribut të shquar në fushën e albanologjisë, si ajo e Prof. Eqrem Çabejt, të njohur ndërkombëtarisht nga shkenca albanologjike? Krijohet përshtypja se mediat dhe disa prej personave të ftuar prej tyre duan të krijojnë një “shkencë” shqiptare, që i kundërvihet asaj botërore, çka na bën qesharakë në sy të botës.

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Intelektualët peticion mediave: Mos u krijoni hapësira studiuesve amatorë e mendimit ndryshe!

    Mentaliteti komunist i intelektualeve e akademikeve tane eshte shendoshe e mire edhe pas 30 vjeteve demokraci...

    Qesharake ne kete peticion eshte fakti se keta njerez pretendojne te kene "monopolin e shkences shqiptare", ashtu sic e kishin nen komunizem, pasi ua kish dhene Partia e Pushteti Popullor. Nese keta nuk e miratojne nje mendime ndryshe apo nje hipoteze ndryshe, nuk ka se si te jete e vertete, e shqiptaret detyrimisht nuk duhet ta shohin ne televizor, Internet apo ne librat e shkolles. Ne 50 vjetet e rregjimit komunist, keta ishin veglat e rregjimit per indoktrinimin e femijeve ne bankat e shkolles dhe masave ne radio, televizion, revista e gazeta. Keta jane edhe ata qe shkruan 50 veprat e shoku Enver. Edhe pse kane kaluar 30 vjet dhe vdekja po u troket ne dere shume prej tyre, ata nuk ndryshojne dot kollaj ne mentalitet. Ashtu u brumose, ashtu u poqen, ne ato rrethana jetuan. Dhe shkruajne nje "peticion" drejtuar nje agjencie shteterore ku i kerkojne hapur te censuroje mediat private te lira te vendit.

    Nese ishin vertete te shqetesuar per "sharlatanet" dhe "improvizimet" ata duhet te bejne ate qe ben cdo shkencetar: t'u kundervihet ketyre qendrimeve me argumentat e faktet shkencore ne nje debat publik ne faqet e gazetave, faqet e Internetit apo ekranet e televizioneve. Ne vend qe te gezohen qe ne keto 30 vjet, shume shqiptare ne menyre autodidakte apo duke u shkolluar ne Perendim kane bere punen e vete kerkimore shkencore, e kane botuar libra e artikuj, keta hidherohen. Hidherohen pasi ne mendjet e tyre kjo eshte "konkurrence". Konkurrence per statusin dhe rrogat qe marrin ne shtet si akademike e shkencetare. Keta shqiptare te apasionuar pas gjuhes e historise se popullit te tyre, bejne investime ne kohe e para per ti sjelle publikut shqiptar nje fakt te ri e te panjohur dhe nje interpretim ndryshe te fakteve ekzistente. Ku eshte e keqja ne kete mes? Nuk ka asgje te keqe, edhe sikur gabim ta kene.

    Ne monizem, vendoste Partia e shoku Enver se cfare duhet te degjonin e mesonin shqiptaret. Ne pluralizem e demokraci, tregu i lire i ideve vendos se cila ide ka merita e cila jo. E shqiptaret e bejne kete gje duke blere libra, duke degjuar mendimet ndryshe, e duke debatuar meritat e ketyre pretendimeve hapur, duke nderruar kanalin televiziv kur nuk u pelqen te degjojne apo shikojne dike. Eshte liria e tyre si qytetare te lire te ketij vendi. Por jo, akademiket dhe intelektualet me pashaportizim ne Tirane te kohes se Enver Hoxhes, nuk mund ti besojne shqiptaret ne lirine e tyre sot. Me kete peticion, ata nuk po mbrojne punen e tyre, po u mohojne shqiptareve lirine e tyre.

    E vetmia gje qe ble ne Shqiperi kur shkoj ose kur njerezit duan te me dergojne ndonje dhurate, u them me dergoni vetem libra. Sa prej atyre intelektualeve e shkencetareve ne ate liste kane shkruajtur libra e bere pune shkencore ne keto 30 vjetet e fundit?!

    Te gjithe shqiptaret jane te mirepritur prej me shume se 20 vjetesh te shkruajne lirshem ate qe mendojne e besojne ne forumin shqiptar! Ne nuk diskriminojme personin tuaj dhe as nuk censurojme mendimin tuaj. Forumi eshte platforme e hapur ku te gjitha idete jane te mirepritura per aq kohe sa ata qe i sjellin keto ide, pranojne si parakush debatin publik e rrahjen e ketyre ideve nga anetaret e forumit ne gjithe boten.

    Albo

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Nuk i kam lexuar artikujt e mesiperm, por idea kryesore eshte e qarte. Megjithate intelektualet kane te drejte (Rexhep Qose ne krye) te mbrojne gjuhen nga shtremberimet. Eshte shteti qe duhet t`i financoje keto levizje duke bere detyren e vet ne mbrojtje te shqipes, qe po bastardohet. Sidomos RTSH, etj., kane detyren themelore ne kete qellim. Por permbi financimin mediatik, duhet te nxjerre ligje per mbrojtjen e shqipes standarte dhe zyrtare. Mos prisni nga AMA t`ju ndihmoje.
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    268

    Kush Janë Sharlatanët dhe kush është Grupi Intelektual në Shqipëri?

    Pa pritur nje grup intelektualësh i dërgojnë AMA-s (Autoriteti Mediave Audiovizive)
    një Peticion për shqetësimet që has publiku në mediat tv, të lexuara dhe radiofonike. Në këtë Peticion ngrihen një sërë problemesh që kanë medat audiovizive, por kërkojnë që AMA të ndërhyjë edhe në portalet dhe në aplikacionet si Facebook, Instagram, tik-tok, dhe portale lajmesh etj.
    Në dukej një shqetëzim serioz i firmosur nga shumë kompetentë të profileve të ndryshme, por po të analizosh se çfarë kanë shkruar si shqetësim atëhere mbetet për ta diskutuar - Përse?
    Sepse njëri nga shqetësimet e Peticionistëve kompetentë qënka për:
    ` për cilësinë e mediave audiovizive dhe respektimin e informacionit shkencor`.
    Mesa duket peticionistët kompetenët mendojnë se janë akoma në kohën e diktaturës ku duhej të shpalosej vetëm një `linjë e kuqe marksiste leniniste` dhe asgjë tjetër përveçse korifejve të caktuar nga Parita... Këta peticionistë mendojnë se janë korifejtë e vetëm shqiptarë dhe vetëm atyre u duhet dëgjuar fjala.
    Ky Grupi intelektual i konfirmuar që nga koha e PPSH akoma nuk e kuptojnë se Mediat e sotme kanë të drejtën të pasqyrojnë në rradhë të parë: mendimin ndryshe, lirinë e fjalës, dhënien e informacioneve të vëndit edhe të huaja, programe argëtuese dhe kulturore dhe shkencore, si dhe reality shoë si Big Brother etj, të cilat nënkuptojnë, Televizione të realitetit që përfshijnë një sërë temash që variojnë nga konkurset tek arrestimet, nga furrat e bukës deri tek beqarët. Qëllimi kryesor i realitetit televiziv është të kapë "realen": të tregojë njerëz të thjeshtë, të pa skenarë në situata komprometuese ose të jashtëzakonshme.
    Madje programet shkencore zenë vënd të veçantë. E kjo nuk do të thotë që idetë shkencore të mos debatohen.
    -Ankesa apo shqetësimi i dytë i këtij `Grupi intelektual kompetent` e të vetëpunësuar është: `Niveli i ulët i informacionit shkencor në një pjesë të mediave tona, promovimi i dijeve amatoreske, i një etimologjie vulgare dhe sharlatanizmi kanë krijuar një situatë alarmante. Disa studio televizive janë kthyer në platforma për individë të papërgatitur nga ana shkencore, të cilët promovojnë idenë se shqipja është gjuha më e lashtë në botë dhe nëna e të gjitha gjuhëve, se të gjitha gjuhët e botës shpjegohen me anë të shqipes, se ajo është gjuhë e natyrës, se kjo gjuhë nis me fillesat e njerëzimit etj. Formulime të tilla nuk kanë asgjë shkencore dhe, si të tilla, kultivojnë psikoza të sëmura e të rrezikshme në opinionin public`. Ky shqetësim i Elitës intelektuale të vetëpunësuar është njëlloj si shqetësimi i Enver Hoxhës i cili në debat me liberalet e Festivalit të 11 të Kënges ne Radio-Telvizion dha fjalën kontroverse:` Jemi konservatorë sepse duam të konservojmë lirinë`…..
    - Ankesa apo shqetësimi i tretë është se `Studimi i vjetërsisë së gjuhës shqipe nuk mund t’u lihet pseudoalbanologëve, etimologëve të improvizuar, pikëpamjet e të cilëve s’do të pranoheshin nga asnjë forum shkencor brenda e jashtë Shqipërisë``.
    Mund të spjegoj se gjuha Shqipe është nga më të vjetrat në botë, dhe këta intelektuale të Elitës le të lexojnë komentet e gazetës New York Times (Shqipja ndër 3 gjuhët më të vjetra në botë, një tezë e padiskutueshme - Kulture (pamfleti.net) për të vërtetuar se shqipja është nga më të vjetrat në pemën e gjuhëve të konfirmuara edhe nga të huajt si Johan Fon Han, Franc Bop, Gotfrik Lajbnik, Dhimitër Kamarda, Gustav Majer etj këta intelektuale të Elitës duhet të lexojnë edhe linkun: https://euroneës.al/en/albanian-one-...-still-in-use/.
    Mesa duket këta firmëtarë të konservatores e kanë të vështirë të pranojnë të renë dhe kritikat ndaj të kaluarës e cila megjithëse e mirë në atë kohë sot është akoma e paplotë.
    Prandaj si Historia shqiptare si dhe linguistike e shqipërisë janë të paplota. Shëmbull unë ju jap punën e Prof. Luftulla Peza i cili deklaroi se përkthimi i iliadës nëprmjet përkthimeve të të tjerëve nuk është i saktë megjithe së gjënden rreth 60 fjalë Shqipe arkaike aty, por po ta lexosh në original Prof. Luftullai shprehet se Ilida është tërësisht e shkruar me një Shqipe arkaike dhe nuk është greqishte e vjetër.
    Atëhere përse këta intelektualë të Grupit përpiqen të pengojnë diskutimet dhe debatet. Çfarë e quajnë veten këta njerëz? Të pagabueshëm dhe të tërëdijshëm? Dija ecën përpara dhe informacionet e sotme janë të bollshme , e rënësishme është që të ndash `egjrën nga gruri`, dhe nëse ka egjër ose sipas këtyre të gjithë diturve pra amatorë, çfarë të keqe ka nëse amator na thotë ndonjë budallallëk?
    Gabime bëhen dhe korrigjohen. Nuk mund të debatohen vetëm me të mënçur në media do të ketë edhe kundërshtarë profesionistë dhe amatorë. E rëndësishme është se edhe nga një budallallëk mund të shkrepë një ide tjetër e re që çon përpara. Dihet që janë konfliktet që në fund të fundit japin zgjidhjet dhe jo formula profesorësh të lodhur që nuk pranojnë kritika…
    -Shqetësimi i katërt i `Grupit intelektual na qënka se `A mund të lejohet përbaltja e figurave me kontribut të shquar në fushën e albanologjisë, si ajo e Prof. Eqrem Çabejt, të njohur ndërkombëtarisht nga shkenca albanologjike? Krijohet përshtypja se mediat dhe disa prej personave të ftuar prej tyre duan të krijojnë një “shkencë” shqiptare, që i kundërvihet asaj botërore, çka na bën qesharakë në sy të botës`. Me këtë sentencë kuptohet së Grupi intelektual shqiptar po vendoset vetë në rolin qesharakut` sepse duke u fshehur pas një emri të respektuar si Prof Çabej përiqen të godasin dhe të frenojnë plot studiues të rinj të cilët po e çojnë përpara punën e E.Çabejt dhe jo po e shajnë.
    Kritikat e Dr. Agron Dalipajt nuk janë sharje, por kritikojnë atë pjesë të punës të Çabejt e cila me kundvështirmine atëhershëm dukej e regullt por sot kur kërkuesit apo Reasearcher shqiptarë po shohin se shqipja e sotma ka qënë shumë e lashtë madje Iliada dhe Odisea kanë qënë shkruarsi hera Hera e parë në shekullin e gjashtë para Krishtit në Athinë kur Peisistratos ishte tiran i qytetit. Versioni ekzistues i iliadës u shkrua në vitin 940 para Krishtit dhe i bazuar në një tekst shumë më të hershëm që ishte pjesë e ciklit epic (Homer | Biography, Poems, & Facts | Britannica).
    Dihet se tabletat lineare B të gjetura në Knossos, Pylos dhe Mycene kanë qënë shkruar rreth viteve 140-1200pes, pra nja 400 vjet para se greket e ashtë të hynin në gadishullin ilirik dhe së dyti , gjuha e folur nga Dardanët dhe Akejtë nuk ishte greqisht. Prandaj ka të drejtë Agron Dalipaj kur kritikon Prof. E.Çabej i cili ka shkruar (sipas Dalipajt) se mbi 90% e fjalëve shqip është greqisht. Kjo është komplet gabim kur shohim sit se Prof Luftulla Peza shkruan se në Origjinal (pra i papërkthyer) është e shkruar në një Shqipe arkaike gegërishte. Përse të mos e marrim kë si të vërtetë kur janë punimet e këtyre të dyve?
    Përse të mos marrim për të vërtetë punimet e Prof. Eleni Kocaqit/ Përse të mos marrim sit ë vërteta punimet e Prof. Arif Mati? Përse të mos Marrim për të verta punimet e Jorgo Stillos? Përse të mos marrim pr të vërteta punimet e DR. Aristdh Kola?Përse të mos I marrim për të vërteta punimet e Petro Zhejit?
    A është ndonjë nga ata Akademik i Shkencave në Republikën e SHqipërisë? Asnjëri nga këta nuk është (të paktën të nderonin pas vdekjes dr. Aristidh Kolën).
    Kush mbetet atëhere? – mbeten ky Grup intelektualësh të ish PPSH i cila kërkon të njihet me zorr si e tillë sepse ka në dorë mediat e shkruara, tv, dalin po ata nëpër debate dhe nuk duan të lënë të renë të zerë vënd.
    Atëhere kush duhet të jetë në këtë rast i shqetësuar: këta intelektualë konservatorë sepse po u prishet rehatia dhe fama e vënë që nga koha e diktaturës, apo kërkuesit rinj që duan të çfaqen por hasin pengesa nga këto si Peticione, rënkime pseudo-intelektuale, shraj në emër të Akademisë (por sharjet e tyre nuk kritikohen?!)?
    Shpresojmë që këto kritika të buta ndaj Grupit Intelektual të mërzitur që kanë bllokuar kërkimet e reja për vjetërsinë e linguistikës shqiptare dhe për Historinë e lashtë të popullit shqiptar, të shërbejnë më teper që këta të hapin rrugë dhe të reflektojnë se e kanë komplet gabim. Përplasja e ideve dhe konflikti shkencor të çon përpara.

    priftipirro2017@gmail.com

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,749

    Për: Kush Janë Sharlatanët dhe kush është Grupi Intelektual në Shqipëri?

    Per konsum te brendshem te gjithe pseudoalbanologet shkojne mire,pothuajse i pershtaten popullit dhe kultures qe po krijojme. Problemi qendron kur albanologjin duhet te shkruash edhe ta shpegosh per te huajt,aty duhen 400-500 mije Dalipaj per te bere nje gjysem Çabej ne syte e te huajve.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kush Janë Sharlatanët dhe kush është Grupi Intelektual në Shqipëri?

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Per konsum te brendshem te gjithe pseudoalbanologet shkojne mire,pothuajse i pershtaten popullit dhe kultures qe po krijojme. Problemi qendron kur albanologjin duhet te shkruash edhe ta shpegosh per te huajt,aty duhen 400-500 mije Dalipaj per te bere nje gjysem Çabej ne syte e te huajve.
    Serafim, nuk po arrin te kuptosh qe rrota e historise ka ndryshuar kurs. Se pari, Eqrem Çabej ishte produkt i shkolla evropiane, dhe ashtu si gjithe brezi i tij, albanologjia u inflencua shume nga "perspektiva e studiuesve te huaj". Kjo ishte "linja shkencore" ne te cilen Çabej e shume si ai ecen, pa devijuar dot nga vija. Devijimet e vetme ishin nderhyrjet ideologjike te sistemit komunist, te bashkeqytetarit te Çabej, Enver Hoxha. Dhe ky ka qene nje problem i madh dhe vazhdon te jete nje problem i madh i shkences "Made in Albania". Shkencetaret shqiptare nuk kane prodhuar teza te reja apo te kene avancuar albanoligjine ne ate shkalle qe te permbushin etjen e publikut per dije e per te mesuar te verteten. Ajo "linja shkencore" ka qene gjithmone nje direktive ideologjike pan-evropiane ku shkenca shqiptare e ka pare rolin e saj mes zgjedhjes se kultures lindore dhe perendimore. Kjo eshte nje linje ideologjike jo nje linje shkencore.

    Dhe dalim tek shqiptaret e sotem dhe pse ata po e ndryshojne krahun e rrotes se historise. Se pari, numri i madh i studiuesve shqiptare qe ne menyre autodidakte brenda dhe jashte vendit kane arritur te bejne pune kerkimore shkencore apo pseudo-shkencore, eshte rritur ndjeshem. Dhe eshte rritur ndjeshem per dy arsye. Arsyeja e pare ka te beje me faktin se per here te pare ne 600 vitet e fundit shqiptaret nuk jane me te preokupuar ne kulm me mbijetesen e tyre si popull. Jemi nje 30 vjecar qe jetojme relativisht ne paqe. Paqja na mundeson lluksin e zhbirimit te te vertetave te origjines sone individuale, familjare dhe si popull. Fakti qe shume shqiptare jetojne jashte ne diaspore, u ka krijuar atyre kushte per te bere pune kerkimore ne arkivat me te pasura te botes per historine e vjeter te popullit tone. Arsyeja e dyte eshte se shkenca aktuale shqiptare nuk ka qene ne gjendje ne keto 30 vjet qe te shuaje etjen e shqiptareve per te mesuar te verteten e popullit te tyre. Shqiptaret ne keto 30 vjet jane si ai femija jetim, qe pasi mbush moshen madhore 30 vjeç, kerkon me insistim qe te mesoje te verteten e prinderve te tij. Kush ishin ata? Si e kishin emrin? Cilat ishin fytyrat e tyre? Cfare besonin e ruanin si te shenjte? Perse une perfundova jetim? Shqiptaret nuk jane te interesuar thjeshte te mesojne hipotezen e rradhes boshe te shkences. Ata duan te mesojne te verteten, ate te vertete qe u eshte mohuar per 600 vjet nga pushtues te te gjitha ngjyrave, e nga diktatore e demagoge prodhim vendi. Dhe kur shkenca nuk e shuan dot kete etje te pashterrueshme, shqiptaret e kane marre vete mbi supe kete mision.

    Serafim, brezi yt eshte rritur gjithmone me ndjenjen e inferioritetit ndaj te huajve prandaj ne prizmin tend te shikimit, ti cdo gje e shikon ne raport me te huajt. Dhe ti i perket te njejtit brez si Sali Berisha me shoke, te cilet u premtojne shqiptareve prej 30 vjetesh "anetaresimin ne BE" sikur kjo do te na bente ne me ne fund evropiane. Shqiptaret e brezit tim dhe brezit me te ri se une, 20 vjecaret e sotem, nuk vuajne aspak nga ndjenja e inferioritetit karshi te huajve. Shkaqet jane emigracioni dhe realiteti qe te gjithe shqiptaret kane care e ndertuar nje jete te qete e suksesshme ne Perendim, ne nje kohe shume te shkurter. Qe tregon jo vetem potencialin e madh tone njerezor si popull, por tregon edhe raportin tone karshi bashkemoshatareve tane vendas ne vendet ku jetojme. Shqiptaret jo vetem qe nuk jane inferiore karshi te huajve, por ne keto 30 vjet, eshte e veshtire se si te mos shikosh qe nje popull kaq i vogel te prodhoje njerez me kontribute te medha ne shoqerite ku jetojne ne cdo fushe e industri.

    Shume veta ne fillimet e forumit shqiptar 25 vjet me pare u shokuan nga diskutimet e medimet qe vete shqiptaret mbronin. Nje dekade apo dy me pas ato mendime e teza i gjen te botuara ne dhjetra libra ne Tirane. Dhe forumi shqiptar sherben si nje arkive per te gjithe keta studiues qofshin keta profesore universitetesh apo autodidakte. Fokusi i punes kerkimore shkencore shqiptare nuk duhet te jete ne raport me te huajt, duhet te jete pike se pari me vete komunitetin e studiuesve shqiptare. Mendimet, tezat e diskutimet duhen rrahur prej vete studiuesve e albanologeve shqiptare, me shpresen se mund te avancojme njohjen tone per gjuhen, historine e kulturen e ketij populli. Dhe ka ardhur koha qe studiuesit e huaj te citojne e referojne studiuesit shqiptare, ashtu si studiuesit shqiptare i kane referuar te huaj per me shume se 100 vjet.

    Si mund te bejme perpara si popull kur intelektualet tane nuk duan te debatojne meritat e ideve dhe tezave shkencore, por duan vetem te krekosen si maçoku mbi thekër?

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-02-2024 më 11:42

  8. #8

    Ne rregull (po mundohem te shkruaj me drejtshkrim), por puna e Eqerem Çabejt dhe korifejve te tjere, si dhe historianeve, nuk duhet lene pergjysem po duhet te vazhdoje. Ne kerkim te identitetit. p.sh. Faktin qe disa perandore kane qene me origjine ilire, dardane, e ka nxjerre Kisha Orthodhokse, ne nje kohe qe duheshin bere studime per kete qellim. Perandoret: Konstandin, Justinian si dhe anti i krishteri: dioklecian, sido qe te jene historia duhet shkruar me drejtesi. Akademia e Shkencave vetem tani se fundi ka filluar te levize. Po te ishte bere kjo nuk do te dilnin lloj lloj amatoresh dhe te shpreheshin, pa baza, biblioteka e Vatikanit a eshte hulumtuar??? Po ajo e Stambollit??? Jo, sepse duhet te financoje shteti, por nismat duhet te fillojne nga shkencetaret, Akademia.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 21-02-2024 më 14:31
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,749

    Për: Kush Janë Sharlatanët dhe kush është Grupi Intelektual në Shqipëri?

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Serafim, nuk po arrin te kuptosh qe rrota e historise ka ndryshuar kurs. Se pari, Eqrem Çabej ishte produkt i shkolla evropiane, dhe ashtu si gjithe brezi i tij, albanologjia u inflencua shume nga "perspektiva e studiuesve te huaj". Kjo ishte "linja shkencore" ne te cilen Çabej e shume si ai ecen, pa devijuar dot nga vija. Devijimet e vetme ishin nderhyrjet ideologjike te sistemit komunist, te bashkeqytetarit te Çabej, Enver Hoxha. Dhe ky ka qene nje problem i madh dhe vazhdon te jete nje problem i madh i shkences "Made in Albania". Shkencetaret shqiptare nuk kane prodhuar teza te reja apo te kene avancuar albanoligjine ne ate shkalle qe te permbushin etjen e publikut per dije e per te mesuar te verteten. Ajo "linja shkencore" ka qene gjithmone nje direktive ideologjike pan-evropiane ku shkenca shqiptare e ka pare rolin e saj mes zgjedhjes se kultures lindore dhe perendimore. Kjo eshte nje linje ideologjike jo nje linje shkencore.

    Dhe dalim tek shqiptaret e sotem dhe pse ata po e ndryshojne krahun e rrotes se historise. Se pari, numri i madh i studiuesve shqiptare qe ne menyre autodidakte brenda dhe jashte vendit kane arritur te bejne pune kerkimore shkencore apo pseudo-shkencore, eshte rritur ndjeshem. Dhe eshte rritur ndjeshem per dy arsye. Arsyeja e pare ka te beje me faktin se per here te pare ne 600 vitet e fundit shqiptaret nuk jane me te preokupuar ne kulm me mbijetesen e tyre si popull. Jemi nje 30 vjecar qe jetojme relativisht ne paqe. Paqja na mundeson lluksin e zhbirimit te te vertetave te origjines sone individuale, familjare dhe si popull. Fakti qe shume shqiptare jetojne jashte ne diaspore, u ka krijuar atyre kushte per te bere pune kerkimore ne arkivat me te pasura te botes per historine e vjeter te popullit tone. Arsyeja e dyte eshte se shkenca aktuale shqiptare nuk ka qene ne gjendje ne keto 30 vjet qe te shuaje etjen e shqiptareve per te mesuar te verteten e popullit te tyre. Shqiptaret ne keto 30 vjet jane si ai femija jetim, qe pasi mbush moshen madhore 30 vjeç, kerkon me insistim qe te mesoje te verteten e prinderve te tij. Kush ishin ata? Si e kishin emrin? Cilat ishin fytyrat e tyre? Cfare besonin e ruanin si te shenjte? Perse une perfundova jetim? Shqiptaret nuk jane te interesuar thjeshte te mesojne hipotezen e rradhes boshe te shkences. Ata duan te mesojne te verteten, ate te vertete qe u eshte mohuar per 600 vjet nga pushtues te te gjitha ngjyrave, e nga diktatore e demagoge prodhim vendi. Dhe kur shkenca nuk e shuan dot kete etje te pashterrueshme, shqiptaret e kane marre vete mbi supe kete mision.

    Serafim, brezi yt eshte rritur gjithmone me ndjenjen e inferioritetit ndaj te huajve prandaj ne prizmin tend te shikimit, ti cdo gje e shikon ne raport me te huajt. Dhe ti i perket te njejtit brez si Sali Berisha me shoke, te cilet u premtojne shqiptareve prej 30 vjetesh "anetaresimin ne BE" sikur kjo do te na bente ne me ne fund evropiane. Shqiptaret e brezit tim dhe brezit me te ri se une, 20 vjecaret e sotem, nuk vuajne aspak nga ndjenja e inferioritetit karshi te huajve. Shkaqet jane emigracioni dhe realiteti qe te gjithe shqiptaret kane care e ndertuar nje jete te qete e suksesshme ne Perendim, ne nje kohe shume te shkurter. Qe tregon jo vetem potencialin e madh tone njerezor si popull, por tregon edhe raportin tone karshi bashkemoshatareve tane vendas ne vendet ku jetojme. Shqiptaret jo vetem qe nuk jane inferiore karshi te huajve, por ne keto 30 vjet, eshte e veshtire se si te mos shikosh qe nje popull kaq i vogel te prodhoje njerez me kontribute te medha ne shoqerite ku jetojne ne cdo fushe e industri.

    Shume veta ne fillimet e forumit shqiptar 25 vjet me pare u shokuan nga diskutimet e medimet qe vete shqiptaret mbronin. Nje dekade apo dy me pas ato mendime e teza i gjen te botuara ne dhjetra libra ne Tirane. Dhe forumi shqiptar sherben si nje arkive per te gjithe keta studiues qofshin keta profesore universitetesh apo autodidakte. Fokusi i punes kerkimore shkencore shqiptare nuk duhet te jete ne raport me te huajt, duhet te jete pike se pari me vete komunitetin e studiuesve shqiptare. Mendimet, tezat e diskutimet duhen rrahur prej vete studiuesve e albanologeve shqiptare, me shpresen se mund te avancojme njohjen tone per gjuhen, historine e kulturen e ketij populli. Dhe ka ardhur koha qe studiuesit e huaj te citojne e referojne studiuesit shqiptare, ashtu si studiuesit shqiptare i kane referuar te huaj per me shume se 100 vjet.

    Si mund te bejme perpara si popull kur intelektualet tane nuk duan te debatojne meritat e ideve dhe tezave shkencore, por duan vetem te krekosen si maçoku mbi thekër?

    Albo
    Albo nuk eshte pune inferioriteti dhe as moderniteti eshte thjeshte nje pune midis budallallikut dhe injorances. Budallalliku ne shume raste pranohet sepse eshte i lezetçem,injoranza jo sepse eshte shkaterruese per nje komb.

    Albo diten kur nje Universitet te njohi punen e Dalipajt apo te ndo nje tjetri une do jem i pari qe do ta mohoj Çabejn,Demirajn edhe te gjithe albanologet e huaj. Por besoj qe ajo dite nuk do vi kurre . Albo vazhdoni me budallikun se nuk prish pune edhe se tallen te tjeret por hiqni dore nga injoranca,se nuk jemi as populli dhe as gjuha me e vjeter ne bote.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Intelektualët peticion mediave: Mos u krijoni hapësira studiuesve amatorë e mendimit ndryshe!

    Albo nuk eshte pune inferioriteti dhe as moderniteti eshte thjeshte nje pune midis budallallikut dhe injorances. Budallalliku ne shume raste pranohet sepse eshte i lezetçem,injoranza jo sepse eshte shkaterruese per nje komb.
    Shqiptarët asnjëherë nuk kanë vuajtur nga injoranca pasi janë popull i zgjuar. Shqiptarët janë mbyllur në një kafaz, u është fshirë kujtesa historike me të parët e tyre, u është mohuar kultivimi i kulturës së tyre breznore të trashëguar që fillon me gjuhën shqipe, dhe janë rrjepur të gjallë vetëm se kanë dashur të mbrojnë me luftë fenë e të parëve të tyre. Injoranca mes shqiptarëve nuk është mall eksporti, është mall importi nga jashtë. Dhe ajo që po ndodh, ajo që i tmerron ata që u kanë mohuar shqiptarëve këto të vërteta nëpër arkivat e tyre sekrete, sot shqiptarët në lirinë e tyre po rrëmojnë ku të mundin për të mësuar të vërtetën e ndaluar.

    Albo diten kur nje Universitet te njohi punen e Dalipajt apo te ndo nje tjetri une do jem i pari qe do ta mohoj Çabejn,Demirajn edhe te gjithe albanologet e huaj. Por besoj qe ajo dite nuk do vi kurre . Albo vazhdoni me budallikun se nuk prish pune edhe se tallen te tjeret por hiqni dore nga injoranca,se nuk jemi as populli dhe as gjuha me e vjeter ne bote.
    Unë nuk jam i bindur ende që gjuha shqipe është gjuha më e vjetër në botë dhe nuk ndaj një mendim me të. Por kjo nuk do të thotë, që ai shqiptar nuk ka të drejtë të paraqesë tezat e tija. Apo t'i botojë ato në libra, me shpenzimet e veta. Apo ti sjelli në faqet e forumit shqiptar apo ti mbrojë ne ekranet e televizioneve shqiptare. Ku është e keqja këtu? Ku është shkruar që një profesor apo një akademik ka më shumë liri fjale se sa ai shqiptari me 4 klasë shkollë? Në komunizëm, po. Në demokraci, të gjithë qytetarët shqiptarë gëzojnë të njëjtat të drejta. Ti e unë jemi të lirë të zgjedhim.

    Askush nuk e mohon që gjuha shqipe është e lashtë. Askush nuk di të na thotë bindshëm e me fakte se kur lindi si gjuhë. Çfarë prova di ti që nuk i njohim ne të tjerët, që e diskualifikon gjuhën shqipe nga mundësia për të qenë gjuha më e vjetër në botë? Gjuhë të vjetra bota ka patur plot, por shumica e këtyre gjuhëve nuk fliten më sot. Ajo që e bën gjuhën shqipe interesante nuk është thjeshtë lashtësia e saj, por fakti që është ruajtur e trashëguar brez pas brezi deri në ditët tona. Pra është gjuhë e lashtë që vazhdon të flitet. Dhe unë jam i bindur për një gjë, që gjuha shqipe është çelësi që zbërthen misterin e të qenit shqiptar dhe të origjinës tonë. Dhe parë me këtë sy, unë shoh dy grupe interesash: grupet e interesave të atyre që duan të ndalin me çdo kusht zhvillimin e mëtejshëm të kërkimeve albanologjike (Edi Rama dhe qeveria e tij e shkrine institutin e Albanologjisë fare! Dhe kjo nuk është rastësi!) dhe grupit të shqiptarëve të thjeshtë, të apasionuar me kulturën e trashëgiminë e tyre shqiptare, për të mësuar të vërtetën.

    Edhe një tezë komplet e gabuar është progres. Pasi si në çdo fushë, njerëzit e suksesshëm dështojnë 10 herë para se të jenë të suksesshëm një herë!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-02-2024 më 18:20

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Imam Huseini a.s., sipas studiuesve perendimore
    Nga ArtanMasa në forumin Komuniteti bektashi
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-08-2019, 11:40
  2. Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 00:13
  3. Liga amatore
    Nga drini fk 2004 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-05-2010, 12:41
  4. Foto amatore te Henes
    Nga baaroar në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-07-2008, 07:55
  5. Çështja shqiptare në polemikat e studiuesve anglezë
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2006, 17:29

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •