Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,683
    Postimet në Bllog
    18

    Ansambleja jep OK! Kosova drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës

    Prishtina mori dritën jeshile për anëtarësimin, Vuçiç paralajmëron luftë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

    Emri:  Screenshot 2024-04-04 at 5.24.36 PM.jpg

Shikime: 109

Madhësia:  20.5 KB

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i kërkoi të enjten qeverisë së tij të themelojë një grup punues që do të bëjë gjithë çfarë është e mundur për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe të angazhohet për të penguar miratimin e një rezolute në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë.

    Ai tha se do të diskutojë me udhëheqës botëror për këto çështje përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, më të cilin pritet të takohet të hënën, për të biseduar mes tjerash forcimin e bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes.

    Presidenti Vuçiç, thirri një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë serbe për të diskutuar siç tha, “sfidat e rënda” që ndodhen para Serbisë, ndërsa Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës pritet të votojë për anëtarësimin e Kosovës me 16 prill, dhe më pas çështja kalon në Këshillin e Ministrave të këtij mekanizmi.

    Javën e kaluar, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i dha dritën jeshile kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Serbia votoi kundër, ndonëse në marrëveshjen e arritur një vit më parë në Bruksel dhe në Ohër, të dyja palët janë zotuar se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.

    Ndonëse theksoi se “shanset e Serbisë” janë të pakta, ai kërkoi që të luftohet për të pamundësuar anëtarësimin e Kosovës dhe që argumenti kryesor të jetë “mosthemelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

    Presidenti serb tha se do të shkojë në Nju Jork, ku me 22 prill mbahet mbledhja e radhës e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën dhe për të vazhduar me përpjekjet për të siguruar mbështetje kundër miratimit të një rezolute të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë.

    Mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë u ekzekutuan në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, nga forcat serbe.

    Presidenti serb tha se pret të zhvillojë takime me udhëheqës të rëndësishëm botëror përfshirë një takim me presidentin francez të hënën në Paris.

    Ai tha se nga tema do të jetë industria e mbrojtjes.

    Serbia, një kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian që ka një nga ushtritë më të mëdha në Ballkan, ende mbështetet në avionët sovjetik si avionët MiG-29 dhe helikopterët MI-35, së bashku me raketat dhe tanket ruse. Ajo ka blerë gjithashtu raketa kineze kundërajrore dhe dronë ushtarak.

    Vendi ballkanik pa dalje në det, mbetet ushtarakisht neutral, por ai iu bashkua programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s, i përshtatur për vendet që nuk aspirojnë të anëtarësohen në këtë aleancë.

    Në janar, presidenti Vuçiq tha se Serbia do të shpenzojë rreth 740 milionë euro për pajisje të reja ushtarake në vitin 2024. Beogradi po zhvillon bisedime për blerjen e 12 avionëve luftarakë Rafale nga Franca, tha ai.

    Beogradi kufizoi bashkëpunimin ushtarak me Moskën pasi Rusia filloi agresionin e saj në Ukrainë dhe e ka dënuar agresionin. Por, ndryshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera perëndimore, ajo nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës, në radhë të parë për shkak të mbështetjes së Kremlinit ndaj pretendimeve serbe mbi Kosovën, e cila shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore perëndimore.

    VOA

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,683
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Kosova drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Serbia kundër, paralajmëron luftë

    ‘Asambleja Parlamentare i thotë PO Kosovës’/ Kurti: Fitoi demokracia! Vetëm 1 hap larg anëtarësimit në KiE

    Emri:  auto_auto_kurti17113572771713290882.jpg

Shikime: 23

Madhësia:  25.2 KB

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas votimit në Asamblenë Parlamentare, ku kërkesa për anëtarësimin më Këshillin e Europës mori një ‘po’.

    ‘Asambleja Parlamentare i thotë PO Kosovës. Jemi edhe një hap më afër dhe vetëm një hap larg anëtarësimit në Këshillin e Evropës’, shkruan Kurti në Facebook.

    Gjithashtu Kurti theksoi se ‘nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, fiton demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. E me Kosovën aty, Këshilli i Evropës fiton një demokraci të re e të gjallë, ku sundon ligji e respektohen të drejtat e njeriut’.

    Postimi i plotë:

    Asambleja Parlamentare i thotë PO Kosovës. Jemi edhe një hap më afër dhe vetëm një hap larg anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

    Faza e radhës dhe e fundit që na pret është ministeriali në muajin maj. Meqenëse që nga viti 1951, Komiteti i Ministrave nuk ka marrë vendim ndryshe nga Opinioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, besojmë që edhe faza e ardhshme do të përmbyllet me sukses. Megjithatë, puna jonë do të vazhdojë.

    Nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, fiton demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. E me Kosovën aty, Këshilli i Evropës fiton një demokraci të re e të gjallë, ku sundon ligji e respektohen të drejtat e njeriut.

    Faleminderit të gjithëve. Urime të gjithëve!

    Emri:  auto_437397823_975843523909375_3728708956941040835_n1713290853.jpg

Shikime: 24

Madhësia:  54.8 KB

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,683
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Ansambleja jep OK! Kosova drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës

    Votimi i Asamblesë Parlamentare pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, Osmani: Moment historik në rrugëtimin evropian

    Emri:  Screenshot 2024-04-16 at 5.15.36 PM.jpg

Shikime: 23

Madhësia:  21.1 KB

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, votimin e Asamblesë parlamentare pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës e ka quajtur moment historik në rrugëtimin evropian të vendit tonë.

    Osmani ka thënë se votimi i sotëm në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës është një dëshmi e përkushtimit tonë për drejtësi, barazi dhe për parimet themelore të demokracisë.

    “Falënderim nga zemra të gjithë atyre që nëpërmjet votës PËR mbështetën të gjithë qytetarët e Kosovës dhe kauzën tonë për të drejta të njeriut.

    Urime Kosovës dhe të gjithëve që kanë kontribuar në këtë arritje historike”, ka shkruar Osmani.

    “Edhe një hap drejt anëtarësimit të plotë!”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook.

    Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.

    Për votuan 171 deputetë, kënder ishin 29 kurse 11 abstenuan.

    Emri:  Screenshot 2024-04-16 at 5.17.48 PM.jpg

Shikime: 23

Madhësia:  61.2 KB

    ORA NEWS

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,683
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Ansambleja jep OK! Kosova drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës

    Lista/ Kush votoi kundër Kosovës në Asamblenë e Këshillit të Evropës

    Emri:  auto_lista1713341745.jpg

Shikime: 15

Madhësia:  38.9 KB

    Kosova mori 131 vota pro në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës të martën për të kaluar fazën e parafundit, para anëtarësimit në këtë institucion.

    Kundër ishin 29 deputetë dhe 11 abstenuan.

    Nga 29 votat kundër anëtarësimit të Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, tetë ishin deputetë të Spanjës.

    Shtatë vota kundër ishin nga Serbia e nga Hungaria ishin katër vota.

    Qiproja, Bosnja, Franca patën nga dy vota kundër.

    Vetëm një prej pesë përfaqësuesve të Greqisë votoi kundër Kosovës. Nga një votë kundër e patën edhe përfaqësues të Gjermanisë, Italisë e Malit të Zi.

    Nga 11 abstenimet, gjashtë ishin italianë, tre moldavë e nga një prej Malit të Zi dhe Gjermanisë.

    Pas votimit nga Asambleja, çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës. Kjo mbledhje pritet të mbahet në muajin maj.

    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,683
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Ansambleja jep OK! Kosova drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës

    Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

    Emri:  Screenshot_1-780x439-1.jpg

Shikime: 12

Madhësia:  22.0 KB

    Hartuesja e raportit pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, deputetja greke, Dora Bakoyannis, ka theksuar se asnjë kandidati nuk i janë kërkuar më shumë reforma se Kosovës para diskutimit për anëtarësim në këtë organizatë.

    Bakoyannis, ka thënë se “për të ardhur tek opinioni pozitiv, deputetja greke ka thënë se janë dashur 300 ditë, misione në Prishtinë, Mitrovicë të Veriut dhe Bruksel, ekip të specializuar dhe dhjetëra takime me qeveritarë, ambasadorë, bashkiakë serbë, përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe, organizata joqeveritare e organizata ndërkombëtare”.

    “Po ashtu raporti ka kërkuar nga autoritetet në Prishtinë që pas 25 vjetësh të rivendosin pronën e manastirit më të rëndësishëm serb në rajon, që të tërhiqnin një projektligj për shpronësimin e pronave serbe dhe të nënshkruanin një listë marrëveshjesh për të drejtat e njeriut, e mbi të gjitha, ta vendosin komunitetin serb nën mbrojtje ndërkombëtare”, ka thënë Bakoyannis në një tekst autorial për “European Western Balkans”.

    “Asnjë kandidati nuk i është kërkuar të kryejë kaq shumë reforma para se të sillet për diskutim çështja e pranimit të tij në organizatë. Kjo me gjasë është arsyeja pse 83 për qind e Asamblesë votoi pro raportit”.

    Ajo ka shkruar për lidhjet e saj “speciale” me popullin serb. Duke mbrojtur raportin e vet me Serbinë, Bakoyannis ka thënë se raporti i saj pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës i është kushtuar “vetëm të drejtave të njeriut dhe nevojës për t’i sjellë dy milionë evropian nën ombrellën demokratike të KiE-së”.

    “Kjo e fundit ka rëndësi të veçantë për komunitetin serb në rajon, që për dekada, i ishte hequr e drejta për të ndjekur penalisht autoritetet e Prishtinës për shkelje të të drejtave të njeriut, para një gjykate të njohur ndërkombëtarisht”, ka shkruar ajo.

    Deputetja greke Bakoyannis ka përsëritur se në raport nuk ka dhënë qëndrim për shtetësinë e Kosovës duke thënë se po t’i kërkohej të shprehte mendim për shtetësinë, s’do ta kishte marrë përsipër përpilimin e raportit, pasi vjen nga Greqia që nuk e njeh Kosovën. Pavarësisht se çështja e shtetësisë së Kosovës nuk është çështje e raportit për pranimin e Kosovës, Bakoyannis thotë se është sulmuar nga lidershipi serb.

    Bakoyannis ka komentuar edhe deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për negocimin e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, më 2018.

    “Pavarësisht faktit se negocimi i kufijve presupozon ekzistencën e dy shteteve (nëse jo, me kë po negocion?), për çka unë e kundërshtoj, e kam konsideruar këtë akt trimërie nga presidenti Vuçiq dhe jo akt tradhtie. Pragmatizmi është burim i paktë, por kritik në politikë dhe liderët që kanë arritur ndonjëherë promovimin e interesave të shteteve të tyre janë ata që nuk hezitojnë të dalin kundër instinkteve bazë të imagjinatës kombëtare”, ka shkruar Bakoyannis.

    Raporti pozitiv i Bakoyannisit për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës pati marrë shumicën e votave në Asamblenë Parlamentare në prill. Tani pritet që për dy javë të mbahet votimi final në Komitetin e Ministrave, ku nevojiten 2/3 e votave për t’u pranuar si anëtare e plotë.

    Telegrafi

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,683
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Ansambleja jep OK! Kosova drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës

    Kurti kundërshtoi Asociacionin si parakusht për anëtarësimin në KiE, ambasadori gjerman në Kosovë: Kryeministri e ka ditur qëndrimin tonë

    Emri:  96121702645458-1536x1023.jpg

Shikime: 10

Madhësia:  27.3 KB

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar se nuk e ka pritur që kryeministri Albin Kurti të befasohet me qëndrimin e Gjermanisë dhe as të Francës – shtete të cilat thonë se Kosova duhet të dërgojë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese, si parakusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

    Rohde tha se Kurti ka qenë në dijeni që për Gjermaninë dhe Francën dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese është hapi i vetëm për të siguruar shumicën e votave të nevojshme për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

    “Edhe unë jam i befasuar që ai u befasua. Sepse kryeministri Kurti ka folur me presidentin francez Macron, ai foli me kancelarin tim, ai takoi ministrin tim të jashtëm dhjetë ditë më parë në Berlin, dhe ne kishim të njëjtin mesazh për të: Bëj diçka në Asociacion dhe kjo ndihmon për të siguruar një shumicë”, tha Rohde për një media në Kosovë.

    Balkanweb

Tema të Ngjashme

  1. Dorëzohet Serbia: Kosova i ka votat për pranim në Këshillin e Evropës
    Nga legjenda12 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-12-2014, 11:08
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2014, 12:56
  3. Kosova 80 vjet larg Evropës
    Nga Antiproanti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-07-2013, 13:19
  4. Topi anulon vizitën në Këshillin e Evropës
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-07-2010, 00:23
  5. Kosova vendi më i varfër i Evropës
    Nga Vicianum në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 09:05

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •