Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,648
    Postimet në Bllog
    18

    Përshkallëzohet protesta e opozitës: Erion Veliaj e ka vendin në burg jo në krye të Bashkisë Tiranë!

    VIDEO/ Berisha: Ditën e premte, ora 11:00, shqiptarët marshojnë bashkë të pastrojnë zyrat e bashkisë

    Video

    Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur sërish te skandali që ka përfshirë Bashkinë e Tiranës, ku 5 drejtorët e tij kanë përvetësuar tenderat e institucionit me vlerë dhjetëra miliona euro, nëpërmjet një kompanie faktike, ‘5D’.

    Në fjalën e mbajtur gjatë protestës maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’, Berisha bëri thirrje që nesër, e premte ora 11:00, shqiptarët të marshojnë bashkë dhe të pastrojnë zyrat e Bashkisë Tiranë.

    Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju luftëtarëve të lirisë, misionarëve të dinjitetit dhe fitores.

    Burrave dhe grave të pamposhtur!

    Të dashur miq, po të shtrojmë një pyetje sonte, si mund të guxojë një fytyrë si ajo e Erion Velisë të grabisë djersën, të ardhmen e fëmijëve të tuaj dhe jetën e të dashurve tuaj?

    A ka shqiptar që i rrjedh gjak shqiptari në deje të pajtohet me këtë nënshtrim, me këtë poshtërim?

    Dhe poshtërimi nuk ndalon me kaq.

    Kjo vjedhje është vetëm një aspekt i krimit që po u bëhet qytetarëve të Tiranës.

    Erion Veliaj nuk është vetëm kryehajduti i pesë hajdutëve, drejtorë të tij.

    Erion Veliaj është kryehajduti i vjedhjes së shekullit, i zhdukjes pa nam dhe nishan të 130 milionë euro, taksa të qytetarëve të Tiranës.

    Erion Veliaj është kryebanditi që zhduku institucionet e kulturës kombëtare.

    Është Neroni që shkatërroi në mesnatë Teatrin Kombëtar.

    Është shkatërruesi i Teatrit të Fëmijëve.

    Është njeriu i pashpirt, që nxori bashkë me xhenazen nga shtëpia, familjarët në zi.

    Erion Veliaj është njeriu që përmbyti Bibliotekën Kombëtare. Po rrënon Muzeun.

    Erion Veliaj i ka duart e lyera me gjakun e Ardit Gjoklajt, një viktimë e pafajshme e oreksit për para të këtij armiku faqezi.

    A ka shqiptar që ta lejojë këtë?

    Jo, kurrë.

    Ditën e premte, ora 11, shqiptarët marshojnë bashkë të pastrojnë zyrat e bashkisë.

    Dhe i japin përgjigje poshtërimit nga ky faqezi të qytetarëve të Tiranës, që nuk e kanë parë kurrë ndonjëherë më parë.

    Berisha: Erion Veliaj është monstra e zgjedhjeve. Njeriu që me sistemin përreth tij, shndërron votën në krim dhe krimin në votë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, ka akuzuar Erion Veliajn se është monstra e zgjedhje.

    Berisha tha se, ai është njeriu që me sistemin përreth tij, shndërron votën në krim dhe krimin në votë.

    Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

    Nesër në ora 11:00, guximtarët, misionarët, luftëtarët e lirisë dhe të dinjitetit do të bëjnë atë që do bënte çdo evropian i qytetëruar, do i japin përgjigje.

    Atë përgjigje që do jepte çdo popull evropian i poshtëruar nga një armik faqezi si Erion Veliaj.

    Po cila përgjigje, miqtë e mi?

    Ka vetëm një përgjigje: zemërim, zemërim, zemërim!

    Vetëm zemërimi i drejtë i qytetarëve është përgjigja ndaj Erion Veliajt sepse vetëm ne jemi shpresa e qytetarëve të Tiranës.

    Vetëm ne do shpëtojmë Tiranën!

    Të dashur miq, le t’i shohim pak alternativat tjera.

    Të shtrojmë pyetjen: a ikën Erion Veliaj me votë?

    Po si do ikë ai me votë, kur u faktua se paratë e taksapaguesve, miliona euro, i vjedh 100 përqind me drejtorët e tij dhe përdor pastaj për të blerë votat dhe dhunuar zgjedhjet.

    Pra, Erion Veliaj është monstra e zgjedhjeve. Njeriu që me sistemin përreth tij, shndërron votën në krim dhe krimin në votë.

    Po mirë, a do e largojmë pas këtyre qindra fakteve, e ashtuquajtura drejtësi e re, Erion Veliajn?

    Miq, kjo drejtësi, Spaki i famshëm i Edi Ramës dhe Altin Damanit, jo vetëm që nuk e arrestojnë Erion Veliajn, as nuk guxojnë as ta pyesin, as ta hetojnë, sepse siç u tha ai, në qoftë se u kujtohet një vit më parë, ai u bën atyre atë dhe këtë që nuk më bën goja ta nxjerrë. E kuptoni vetë dmth...

    Po pse u thotë ai se u bëj atë dhe këtë? Sepse i ka bukos me leje ndërtimi, me shtesa katesh, me apartamente për vete dhe akrabanë.

    Prandaj ata as nuk guxojnë, pranojnë vetëposhtërimin publik, pranojnë të paraqiten para qytetarëve si dhunues të ligjit dhe faqezi, si njerëz pa asnjë moral për të drejtën dhe ligjin dhe nuk guxojnë kurrë ta vendosin nën hetim Erion Veliajn.

    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-04-2024 më 16:50

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,648
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Berisha: Nëse Veliaj nuk jep dorëheqjen si i korruptuar, do përballet me protestat e qytetarëve

    Protesta/ Opozita do arrestimin e Erjon Veliajt për korrupsion

    Emri:  auto_keshilltar31712309766.jpg

Shikime: 33

Madhësia:  60.4 KB

    Arrestimi i drejtorëve të bashkisë së Tiranës nuk mjafton për opozitën, që kërkon arrestimin e Erjon Veliajt për vjedhjen spektakolare të parave të taksave të qytetarëve.

    Në protestën e thirrur nga Aleanca për Teatrin ishin thuajse të gjithë personazhet e opozitës, përveç Sali Berishës që është në arrest shtëpie dhe përveç grupimit të Lulzim Bashës, që me PD-në e tij të vulës nuk iu përgjigj thirrjes për protestë.

    Emri:  auto_keshilltar41712309766.jpg

Shikime: 33

Madhësia:  60.8 KB

    Një rol më specifik në protestë patën këshilltarët bashkiakë të opozitës.

    Ata kërkuan që dyert e bashkisë të hapeshin për qytetarët, në mënyrë që të gjithë të futeshin brenda për një mbledhje urgjente të këshillit bashkiak.

    Në fillim Ilir Alimehmeti, më pas Dorjan Teliti dhe të tjerë hynë me vështirësi në bashki, mes një situate të tensionuar ku pati përplasje mes protestuesve dhe policëve të bashkisë.

    Kërkesa e këshilltarëve bashkiakë ishte e thjeshtë; zhvillimi i një mbledhjeje për të folur për transparencën mbi skandalin që përfshiu drejtorët e bashkisë me kompaninë “5D”, nxjerrjen e përgjegjësive dhe dhënien e llogarisë për këtë aferë.

    Emri:  auto_2cbeeb37-a0f8-40aa-a102-c8e06d5ef79c1712310403.jpg

Shikime: 34

Madhësia:  46.0 KB

    “Në këtë gjendje ndodhemi, pra në një situatë kur ai (Erjon Veliaj) mendon si për veten e tij, që ka frikë të dalë apo të hyjë në këtë bashki. Ne thjesht po hyjmë në institucionin tonë, po hyjmë në godinën e qytetarëve si përfaqësues të tyre” u shpreh Alimehmeti që në fillim u pengua nga policia për të hyrë brenda në godinë.

    Mungonte në protestë kreu i këshilltarëve të bashkisë së Tiranës, Indrit Brahimllari.

    Emri:  auto_keshilltar71712309768.jpg

Shikime: 34

Madhësia:  68.4 KB

    Një nga njerëzit më këmbëngulës në denoncimin e drejtorëve të bashkisë, që çoi më pas edhe në nisjen e hetimit është Belind Këlliçi. Gjatë protestës, Këlliçi tha se Erjon Veliaj duhet të ishte në burg jo vetëm për vjedhjen e drejtorëve, por edhe për inceneratorin e Tiranës.

    “Erion Veliaj iu ka vjedhur qytetarëve të Tiranës 130 milionë euro taksa për inceneratorin që nuk ekziston”, tha Këlliçi në fjalën e tij.

    Emri:  auto_ad55b0ee-8655-4a28-b196-fd2b327592b81712311202.jpg

Shikime: 34

Madhësia:  51.0 KB

    Si ish-kandidat për Tiranën, Këlliçi kujtoi se të njëjtët drejtorë të përfshirë në vjedhjen galopante me tendera, ishin edhe njerëzit kyçë të Veliajt në shtabin elektoral të Partisë Socialiste për Tiranën.

    “I bëj thirrje nga këtu Erion Veliajt – arrestohesh apo jo, ky nuk është problemi ynë. Largohu një orë e më parë nga zyra e kryetarit të bashkisë dhe çliro Bashkinë e Tiranës! Ti hajdut i pronave publike të qytetarëve të Tiranës. Ti bandit i taksave të qytetarëve të Tiranës. Ti, i cili me bandën tënde, me organizatën tënde kriminale ‘5D’ terrorizove qytetarët e Tiranës në 14 maj. Ku e ke sot shefin e shtabit elektoral që vodhe në 14 maj votat?

    Ku e ke Taulant Tushën?

    Ku e ke të deleguarin politik në njësinë 4, Mariglen Qaton, që nuk ka lënë qytetar pa gjobitur? Ku e ke sot të dërguarin në njësinë nr 1, Redi Mollën? Ku do e kesh shumë shpejt Herion Rrapajn e Kombinatit që nuk ka lënë asfalt elektoral pa shtruar në Tiranë pa vjedhur qytetarët? Ku i ke banditët e tu, kryetaren e Partisë Socialiste në Laprakë, Eglantina Zëren? Ku e ke? Pse nuk dilni këtu?” ishte thirrja e Këlliçit në protestë.

    Në protestë ishin edhe deputetët e opozitës të Rithemelimit. Edhe këta kërkuan dorëheqjen e Erjon Veliajt si njeriu përgjegjës për grabitjen e dhjetëra miliona eurove nga drejtorët.

    “Veliaj nuk do të duhet që të ishte në zyrën e kryetarit të bashkisë, por të shoqëronte pesë vartësit e tij në burg. Ky nuk është një rast i shkëputur dhe është e njëjtë skemë e përdorur nga drejtuesi i ARRSH dhe është në çdo bashki të vendit që drejtohet nga socialistët” tha Gazment Bardhi që iu bashkua protestuesve.

    Kur institucioni nisi të rrethohej nga një kordon policor, qytetarët kanë qëlluar me mollë dhe vezë në drejtim të mureve dhe të hyrjes kryesore. Mesazhi me mollët është ironik. Risjell shprehjen me të cilën kryeministri Rama shfajësohet sa herë një bashkëpuntor i tij kapet duke vjedhur dhe që siç thotë Rama “ka ngrënë mollë pas shpinës time”.

    Të njëjtën filozofi dredharake ka përqafuar edhe Erjon Veliaj në rastin e drejtorëve, që po tenton t’ia hedhë duke përfituar edhe nga fakti se prokurorët e SPAK për momentin janë kufizuar në hetime.

    Mesazhi me mollët nuk u la me kaq, edhe pse një nga drejtorët që gllabëronin paratë e taksave me tendera të trukuar kishte të njëjtin mbiemër. Foto më poshtë:

    Emri:  auto_molla1712308941.jpg

Shikime: 32

Madhësia:  28.1 KB

    Protestës iu bashkua edhe Argita Berisha, vajza e liderit të opozitës që po qëndron në arrest shtëpie, edhe pse për të nuk ka asnjë akuzë konkrete.

    E veshur me një bluzë ku shfaqej Sali Berisha, vajza përcolli mesazhin përmes mesazhit ku shkruhej “Lironi liderin e opozitës”.

    Emri:  auto_argita1712309687.jpg

Shikime: 33

Madhësia:  39.5 KB

    Mesazhin nga Partia e Lirisë, e përcolli kreu i saj Ilir Meta. Në një moment gjatë fjalimit, ai mori pranë tij Nënë Lizën, gruan që u bë simbol i protestave kundër prishjes së shtëpive nga Bashkia e Tiranës në lagjen “5 Maji” duke i premtuar se një ditë do të jetë ajo që do të ulet në karrigen e bashkisë.

    “Erdhi ora t’i përzëmë! Sali Berisha është i lirë sepse është në zemrat e të gjithë atyre njerëzve që kanë dinjitet. I bëjmë thirrje qytetarëve të ngrihen, se kur ngrihet populli, bie tirania. Këtë bashki do ia kthejmë qytetarëve të Tiranës shumë shpejt” ishte thirrja e Metës.

    Presioni është i fortë ndaj Erion Veliajt në këto momente. Me goditjen që i dha SPAK, e ka rrënuar imazhin e politikanit që sjell një frymë të re në qeverisjen socialiste dhe që nuk i ka duart pis me krimin dhe korrupsionin. Për më tepër që afera e drejtorëve të bashkisë vjen pas asaj të inceneratorit të Tiranës, të cilën në një mënyrë apo tjetër, Veliaj kishte arritur t’i bënte bisht.

    Mbetet për t’u parë nëse do t’ia hedhë edhe kësaj radhe, por e rëndësishme është edhe si do të reagojë kryeministri Rama. A do ta lëshojë Veliajn në gojën SPAK? Apo do vazhdojë ta mbajë pranë, si një rrezik i neutralizuar, nga dosja e korrupsionit në SPAK?

    Vetë Veliaj, vazhdon të organizojë ceremoni më paratë e bashkisë, sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Pas asaj që e quajti një “anomali” në shëndetin e organizatës, këtë të premte ishte në një ceremoni për Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “TIRANA 2024”.

    Por ndërsa kryetari i bashkisë ngrinte lart imazhin e Shqipërisë, në dyert e SPAK njëri pas tjetrit u paraqitën disa drejtorë të bashkisë që nuk u arrestuan por u lanë në “detyrim paraqitje” për vjedhjen me tenderat. Çdo të premte ata duhet të paraqiten para oficerëve të BKH për të provuar se nuk janë arratisur, por vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri në dispozicion të hetimeve që mund t’i çojë shumë shpejt pas hekurave.

    Lapsi.al

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,648
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Berisha: Nëse Veliaj nuk jep dorëheqjen si i korruptuar, do përballet me protestat e qytetarëve

    Dorian Teliti: Protesto Tiranë, ndryshe e ‘keqja’ mbijeton!

    Emri:  auto_veliaj_mjaft1712760146.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  36.5 KB

    Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht NënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, i bën thirrje qytetarëve ti bashkohen nesër protestës në orën 11.00 para Bashkisë Tiranë.

    Reagimi i Dorian Telitit:

    PROTESTO TIRANË, ndryshe e ‘keqja’ mbijeton!

    Ndihesh i tradhëtuar se shumë të premtuan, por premtimet nuk i mbajtën? Atëherë dil e protesto.

    Ndihesh i vjedhur se shikon që paratë e taksave të tua i kanë vjedhur 100% me skema të denja për grupe të struktura kriminale? Atëherë dil e protesto.

    Ndihesh i tallur nga arroganca e disa politikanëve e zyrtarëve që nga të qenurit askushi një ditë të bukur të shesin mend e të bëjnë tangërllik milionerësh? Atëherë dil e protesto.

    Ndihesh i keqtrajtuar nga një administratë që s’të përfill as ty dhe as shqetësimin tënd? Atëherë dil e protesto.

    Ndihesh i poshtëruar në dinjitetin tënd të nëpërkëmbur këto vite? Atëherë dil e protesto.

    Ndihesh në pamundësi për të blerë ushqimet dhe ilacet që të nevojiten pasi paratë tona vidhen e abuzohen dita ditës? Atëherë dil e protesto.

    Ndihesh i revoltuar për mungesën e çerdheve, kopshteve, shkollave, e klasave të mbipopulluara, pasi paratë merren por nuk shkojnë për investimet e domosdoshme, por vidhen me 5D e inceneratorë fantazmë? Atëherë dil e protesto.

    Ndihesh i frikësuar të hapësh qepenin e biznesit tënd se ke bindjen që falimentimi është në pragun e derës? Atëherë dil e protesto.

    Protesto Tiranë, protesto nesër me cdo mjet demokratik të mosbindjes civile.

    Nesër në orën 11.00 të mblidhemi të gjithë bashkë para Bashkisë Tiranë deri në largimin e Veliaj nga zyra e KryeBashkiakut të Tiranës.

    #Osotokurrë.

    Syri

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,522

    Për: Berisha: Nëse Veliaj nuk jep dorëheqjen si i korruptuar, do përballet me protestat e qytetarëve

    Po e la opozita te rrjedhe situata pa shume zhurme kot mundet te kete edhe ndonje te papritur... Po e mori ne dore opozita me protesta e mitingje futja kot, populli do e kuptoj qe çeshtja do mbyllet shume shpejt se opozita po ngren vetem çmimin e pazarit.
    Sa me shume gerthet opozita aq me shume struket dhe bie ne qetesi populli.

  5. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,466
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Berisha: Nëse Veliaj nuk jep dorëheqjen si i korruptuar, do përballet me protestat e qytetarëve

    Do ta shikoje ne prill 2025, cilin do zgjedhe populli, doreheqje te jape vete ai
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,466
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Berisha: Nëse Veliaj nuk jep dorëheqjen si i korruptuar, do përballet me protestat e qytetarëve

    Nese gjithcka shkon sipas votimeve vendore te 2023, PS merr te pakten nja 85 vende ne Kuvendin e Shqiperise. Shpresoj te marre me shume, qe te mos kete nevoje te beje "negociata" per ceshtjet e caktuara. Pra merr me shume se 3/5 e vendeve, Por deri mot do ti shtohen edhe me shume nja 90 besoj. Por shpresoj te marrim nja 101 vende, qe te biem rehat edhe nga "komisionet" hetimore. Dhe atehere nuk do kemi flakadane ne Kuvend,
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 12-04-2024 më 13:31
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,648
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Berisha: Nëse Veliaj nuk jep dorëheqjen si i korruptuar, do përballet me protestat e qytetarëve

    Çfarë i shqetëson ambasadorët në Tiranë

    Nga Armand Shkullaku

    Qëndrimi aspak proporcional i disa ambasadorëve, mes batërdisë që ka ndodhur në bashkinë e Tiranës dhe disa tymueseve në dyert e saj, ka ngjallur një reagim të fortë tek ajo pjesë e qytetarëve që refuzojnë dhunën dhe korrupsionin e pushtetit. Reagim që ngërthente brenda dëshpërimin, zhgënjimin, revoltën.

    Përballë korrupsionit tronditës dhe unikal në Europë, a duhet të ishin ca shishe me benzinë shqetësimi më i madh i ambasadorëve të jashtëzakonshëm e fuqiplotë?

    Pavarësisht ndjenjës së përzier që shkakton qëndrimi i ambasadorëve, ai është në vazhdën e shërbimit ndaj pushtetit të Tiranës. E vetmja e veçantë këtë herë kishte të bënte me faktin se ashtuquajtura dhunë ishte aq e papërfillshme sa nuk e justifikonte shkallën e reagimit dhe koordinimit të menjëhershme të përfaqësive të SHBA, BE e Mbretërisë së Bashkuar. E drejta e protestuesve prevalonte për së largu mbi shqetësimin për ‘dhunë’. Atëherë pse iu dha kaq rëndësi një ngjarje minore, ndërkohë që korrupsioni në bashki rezulton në shkallë sipërore?

    I vetmi shpjegim mund të jetë ai se ambasadorët, të paqtuar në ujërat e ndenjura të Rilindjes, i druhen prishjes së një statuskoje ku vegjetojnë mes burokracisë dhe dolce vita-s në raport me pushtetin e Tiranës. Ata nuk i shqetëson ajo dhunë, që në vendet e tyre as do të mbahej shënim, por ideja se një rritje e protestave mund të krijonte një situatë të re për të cilën as nuk janë dhe as nuk duan të jenë të përgatitur.

    Të mësuar me një pushtet të gjatë, që garanton stabilitet duke asgjesuar demokracinë, me një opozitë që nuk po shfaq shenja fuqie për ta lëkundur regjimin e Tiranës dhe me një shoqëri civile të tredhur, ambasadorët, ashtu si një pjesë e madhe e shqiptarëve, duket se janë përshtatur me banalitetit e së keqes. Disa nga dembelizmi e disa nga privilegjet, kanë preferuar të mbyllin sytë e veshët ndaj rrënimit të demokracisë në Shqipëri, që po i dërgon qindra mijë shqiptarë në vendet që ata përfaqësojnë. Më keq akoma, po i kthen në avokatë të pushtetit, në një nivel që nuk e kemi hasur kurrë në këto 30 vite.

    Pra, kush ka pritur një qëndrim ndryshe nga ai i dënimit të ‘dhunës’, nuk ka kuptuar se shqetësimi i vërtetë i ambasadorëve është të mos prishet statuskuoja e stabilitetit dhe jo korrupsioni që i nxorri njerëzit para dyerve të bashkisë. A nuk janë të njëjtën që ndonëse vetë BE e kritikoi ligjin special ‘Fusha’, nuk nxorrën asnjë zë në sinkron me opionion vendas e ndërkombëtar? Janë po këta ambasadorë që u tronditën nga ca vezë mbi muret e bashkisë dhe heshtën për turp kur u shemb teatri kombëtar dhe u dhunuan aktivistët pro tij.

    A kanë folur ndonjëherë për gazin lotsjellës mbi qytetarët, kur vetë vendet e tyre e kanë dënuar përdorimin e tij në konventat europiane? A janë dëgjuar qoftë dhe një herë të shqetësohen për kërcënimet ndaj gazetarëve, ndonëse edhe Gjykata e Strasburgut i ka marrë në mbrojte nga pushteti i Edi Ramës? Konformimi i tyre me regjimin e Tiranës ka arritur në atë shkallë sa, kur nuk flasin për ngjarje të tilla flagrante, as mund të imagjinohet të mbajnë qëndrim për censurën e mungesën e transparencës që manifestohet në kronikat e gatshme ku dhe ata vetë shfaqen me lopatë në dorë duke mbjellë ndonjë pemë. Aq më pak për përdorimin e administratës e fondeve publike në fushata elektorale, abuzimin skandaloz me fondet e taksapaguesve europianë si në rastin e rindërtimit apo ndihmës për fermerët. Ambasadorët kanë kohë që e kanë ulur kokën edhe kur Rama iu sulmon SPAK-un apo iu gris marrëveshjet si ajo e 5 qershorit, kur ndryshoi sipas qejfit kodin zgjedhor për të mbajtur me çdo çmim pushtetin.

    Qëndrimi i ambasadorëve nuk do të ndryshojë përsa kohë pushteti i Tiranës garanton të ashtuquajturin stabilitet dhe opozita nuk ka forcën për ta krisur atë. Nëse protestuesit do të hynin në bashki apo do ta rrethonin atë duke u ngujuar aty, nëse do të ishin shumë më tepër në numër dhe do nxisnin revoltë kudo ku ka padrejtësi, ambasadorët do të detyroheshin, me dhimbje, ta prishnin rehatinë rilindase. Në vend të dënimit të dhunës, do të flisnin për kompromis, për negociata, për zgjidhje të krizës, për përgjegjësi dypalëshe etj. Deri tani ndihen të sigurtë nën ombrellën e Ramës, se ngjarje të tilla janë larg së ndodhuri dhe bëjnë çmos edhe vetë që t’i largojnë sa më shumë. Prandaj njëzëri u shqetësuan për ‘dhunën’ dhe jo krimin në bashkinë e Tiranës. Ata nuk kanë arsye ta prishin rehatinë, përsa kohë vetë shqiptarët po e kërkojnë atë në vendet e tyre.

    Lapsi

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,648
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Berisha: Nëse Veliaj nuk jep dorëheqjen si i korruptuar, do përballet me protestat e qytetarëve

    VIDEO/ Përshkallëzohet protesta, hidhet molotov përpara Bashkisë së Tiranës

    Emri:  HIDHET-MOLOTOV-e1714490560392.jpg

Shikime: 6

Madhësia:  45.2 KB

    Është përshkallëzuar situata në protestën e pestë përpara Bashkisë së Tiranës. Protestuesit kanë hedhur molotov përpara godinës së Bashkisë.

    Kjo nuk është hera e parë që hidhen molotov dhe shashka përpara Bashkisë. Edhe më herët, demonstruesit kanë hedhur tymuese dhe shashka në dyert e bashkisë.

    Kujtojmë se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, por edhe Rithemelimi prej disa kohësh kanë nisur protestat përpara Bashkisë së kryeqytetit.

    Protestat erdhën, pas skandalit të dosjes së korrupsionit 5D.

    VIDEO

    Balkanweb

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,648
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Përshkallëzohet protesta e opozitës: Erion Veliaj e ka vendin në burg jo në krye të Bashkisë Ti

    Protesta për largimin e Veliajt, Argita Malltezi i bashkohet qytetarëve kundër hajdutit

    Emri:  auto_argita31714492188.jpg

Shikime: 6

Madhësia:  53.3 KB

    Pasditen e sotme është zhvilluar protesta e pestë qytetare para Bashkisë së Tiranës, ku po kërkohet largimi i Erion Veliajt nga zyra e Kryebashkiakut.

    Protesta ka nisur rreth orës 16:30, ndërsa asaj i janë bashkuar qytetarë që të revoltuar kërkojnë largimin e një kryebashkiaku hajdut, që jo vetëm ka vjedhur taksat, por vijon të grabisë çdo ditë qytetin.

    Protestës qytetare i është bashkuar Argita Berisha, e cila ashtu edhe si edhe në protestat e mëparshme, ishte e veshur me bluzën ku jepej mesazhi i qartë: lironi liderin e opozitës.

    E ndërsa Berisha prej 30 dhjetorit me një vendim politik mbahet në arrest pa prova e fakte, Erion Veliaj i kapur në grabitjen e 30 mln eurove përmes ‘5D’ jo vetëm është në detyrë, po tallet me Prokurorët e SPAK, që herë i quan kolegë dhe herë organizatë, duke i vënë emërtimin e organizatës që kishin ngritur drejtorët e tij, të pagëzuar ‘5D’.

    Emri:  auto_argita1714492190.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  54.4 KB

    Syri

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,648
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Përshkallëzohet protesta e opozitës: Erion Veliaj e ka vendin në burg jo në krye të Bashkisë Ti

    VIDEO/ Gjokutaj: Veliaj dhe banda e tij kanë hyrë në çdo shtëpi! Policia e Shtetit po mbron një hajdut

    Avokati Genc Gjokutaj, ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si hajdut me vulën e korrupsionit në ballë.

    VIDEO

    Gjatë protestës së sotme të pestën në radhë para Bashkisë së Tiranës kundër kryebashkiakut dhe drejtorëve të tij të cilët u kapën duke vjedhur 100% fondet e bashkisw, Gjokutaj theksoi se Veliaj dhe banda e tij kanë hyrë në çdo shtëpi, kanë hyrë te uji, kanë hyrë te taksat, kanë hyrë në jetën e qytetarëve të kryeqytetit.

    Gjithashtu avokati i bëri thirrje dhe Policisë së Shtetit që të mos mbrojnë një hajdut.

    Gjokutaj: Të mblidhemi dhe të mbrojmë Tiranën. Erion Veliaj dhe banda e tij kanë hyrë në çdo shtëpi, kanë hyrë te uji kanë hyrë te taksat, kanë hyrë në jetën tonë. Ky bandit ka dalë nga vrima tani dhe thotë se është sekret hetimor dhe unë nuk jap shpjegime. Do japësh shpjegime para qytetarëve të Tiranës. Një fjalë për Policinë e Shtetit. Ju jeni Policia e Shtetit për të mbrojtur ligjin, sot ju po mbroni një hajdut dhe kjo është e pafalshme dhe e pamoralshme. Të mbrojmë Tiranën se me marrjen e Tiranës marrim të gjithë Shqipërinë. Ne nuk do të dorëzohemi, këtu do të jemi. Do të marim hekurin do ta shkrijmë dhe do ti bëjmë pranga për Erion Veliajn që ti ketë në duar siç ka në ballë vulën e korrupsionit.

    Syri

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,648
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Përshkallëzohet protesta e opozitës: Erion Veliaj e ka vendin në burg jo në krye të Bashkisë Ti

    VIDEO/ Budina: Erjon Veliaj kur të vesh në burg do të të shqyjnë ata 96 ‘këlyshët e lepurit’

    VIDEO

    Regjizori i njohur, Edmond Budina, gjatë fjalës së mbajtur në protestën qytetare se jemi kundër bandës së mafiozëve.

    “Unë jam një nga ata lepujt, që ashtu siç je edhe ti, jemi në stanin e lepujve, por po të them o ‘koqefiksi’ Erion Veliaj, nuk bëj pjesë në stanin e hajdutëve, mafiozëve, në stanin e çingijeve, ku bën pjesë ti.

    Koha e fjalëve ka mbaruar, këta duhet të shporren, nuk japin dorëheqjen. Policia ti thërrasë mendjes, të jetë me qytetarët. Ai bëri krahasimin me lepujt, por lepuri lind 8 herë në vit, dhe bën 12 këlyshë, pra në një vit 96 këlyshë. Por ruaju nga 96 këlyshët e lepurit se do të të shqyejnë kur të vesh në burg”, tha Budina.

    Syri

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,648
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Përshkallëzohet protesta e opozitës: Erion Veliaj e ka vendin në burg jo në krye të Bashkisë Ti

    VIDEO/ Këlliçi: Policia të arrestojë banditin Veliaj, ku janë ndërkombëtarët që s’flasin për…

    Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha se sot pamë një lepurush të vogël, pa ngjyrë në fytyrë, që shkoi në SPAK, aty ku e kishin thërritur, për të dhënë shpjegime për aferën e inceneratorit të Tiranës, ku ai është pronari faktik.

    VIDEO

    Në protestën qytetare para Bashkisë së Tiranës, Këlliçi tha se policia e shtetit të arrestojë një bandit dhe të arrestojë atë që vodhi 30 mln euro, të kapë atë bandidin që as nuk skuqet dhe as nuk nxihet.

    “Kjo protestë është kundër hajdutit më të madh që ka parë Shqipëria, banditit më të madh që ka parë bashkia e Tiranës.

    Erion Veliaj ka vjedhur 132 mln euro me inceneratorin e Tiranës, 60 mln euro me dherat, 30 mln euro me ‘5D’, dhe kjo banda këtu vjedh taksat e qytetarëve”, tha Këlliçi.

    Në vijim ai tha “ku janë ndërkombëtarët që nuk shohin vjedhjen që ndodh në Bashkinë e Tiranës, ku janë këta ndërkombëtarë që nuk shohin se si nuk lejohen anëtarët e këshillit bashkiak të marrin pjesë në mbledhje. Kjo protest është kundër hajdutëve, po na vjedhin të gjithëve”.

    VIDEO

    Syri

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,648
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Përshkallëzohet protesta e opozitës: Erion Veliaj e ka vendin në burg jo në krye të Bashkisë Ti

    VIDEO/ Neritan Liçaj: ‘Luani’ i vogël Lali del me badigardë, këta duhen rrëzuar…

    Ka nisur protesta qytetare në Bashkinë e Tiranës kundër Erion Veliajt, i kapur në vjedhjen e 30 mln eurove me aferën ‘5D’.

    Aktori Neritan Liçaj tha se ecim në rrugët e qytetit pa roje, kurse luani i vogël Lali, ecën me badigardë.

    “Ai kryebashkiaku i Kievit që është në luftë del pa truproja, ndërsa ky del me truproja.

    Çfarë do të presim më të ndodhë që qytetarët të dalin dhe të rrëzojnë kriminelët e këtij vendi?

    Çfarë do tëp resin më shqiptarët që të dalin dhe të fitojnë të drejtat e tyre?

    Ne duhet të rrëzojmë këtë, apo edhe atë tjetrin, ai që do të vijë pas këtij apo atij tjetrit do të sillet edhe më keq”, tha Liçaj.

    Emri:  auto_molle1714488934.jpg

Shikime: 6

Madhësia:  52.6 KB


    Syri

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,648
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Përshkallëzohet protesta e opozitës: Erion Veliaj e ka vendin në burg jo në krye të Bashkisë Ti


Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-03-2022, 11:05
  2. 13 maj 2017, protesta e opozites shqiptare ne Tirane
    Nga skender76 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 17-05-2017, 10:25
  3. Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 10-05-2016, 17:22
  4. Erion Veliaj mburret me projektin e vjetër të Bashkisë, parashutisti e nxjerr bllof!!
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-03-2016, 13:05
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-11-2015, 15:36

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •