Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    LarG Maska e Flava
    Anėtarėsuar
    22-01-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    547

    Ca poezi nga...

    Isa Beqiri

    BRAKTISJA

    E lashė se s“mund t“a mbaja,
    Kaēubave, gropave, pėrrenjve.
    Nga afėr ndjeva flliqėsirat e botės
    Tė konstruktuar me ato,
    Kufijve, shteteve...
    I zhveshur deri nė padukshmėri
    I ushqyer me turpin qė nuk mė perkiste
    E mora me mend se pėr tė ekzistuar
    S’ke pse kėrkon arsye,
    Tash kjo mbetje e braktisur
    Vuan mėkatin e mizorisė.


    DUHET TĖ VAZHDOJ PA TY

    Shtėpi tė heshtura,
    Nėn qiellin e rėnduar,
    Shiu dhe Unė,
    Tė ftohur nė vetmi,
    Nė kėtė qytet qė asgjė s’ka marrė nga Ti.

    Nė pritje harrova hapat e tu,
    Mė ngjan si nė ėndėrr,
    Eh...! kur largohesh Ti...
    Mė duhet tė filloj pėrsėri.
    Te dua se s'te urrej dot......

  2. #2
    LarG Maska e Flava
    Anėtarėsuar
    22-01-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    547

    nga Luljeta Selimi

    Roje

    Erdhe nė detin e gjakosur
    njė mijė e nėntėqind e tetėdhjetė e nėntė
    derisa prisja njė kėngė kushtrimi
    Erdhe..
    ma vodhe qetėsinė
    tani je...
    roje nė jetėn time...

    Bie ora

    Ora i bie kohės
    symbyllur nisem
    ta prek qiellin kėngėn
    Ora bie e bie
    si nata pa mbarim
    vallė po digjet bota
    apo shpirti im??
    Te dua se s'te urrej dot......

  3. #3
    Syjeshiljaa
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    15
    PELEGRIN nga Dritero Agolli

    Une jam prej kohesh pelegrin
    Udhetar ne vendin e shpreses se thyer
    Jam ndare padashur nga karvani im
    Mes shtigjeve nga vapa e shirat gerryer

    kerkoj karvanin tim ne rere e ne shpat
    karvanin qe e ka nderruar drejtimin me kohe
    Ndaj ne udhe jam krejt i humbur, jam fillikat
    Me shami te grisur lidhur ne koke

    Per uje buza ime u be zhur
    Dhe syte me shpojne nga shterrja e lotit
    Me duhet te arrije karvanin e tretur qekur
    Capitur mes vapes, mes shiut e te fothtit

    Une jam prej kohesh pelegrin
    Shtegtar i karvanit te humbur
    Dhe bart ne kurriz nje premtim
    Te dhene ne hirin e gjysherve te mundur.
    *I gO wHeRe tHe sPeAkErS aRe bOoMiN' PeOpLe aRe sHrOoMiN' bOdiEs aRe mOviN' rAvErS aRe GrOoViN' tHe bEaTs aRe FLoWiN' gLoWsTiCkS aRe gLoWiN' aNd PeOpLe sHoWiN' hOw tHeY dAnCe tO tHe sOuNdS oF tRaNcE*

  4. #4
    LarG Maska e Flava
    Anėtarėsuar
    22-01-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    547
    Tė Lutem



    Mjegullat nėpėr sy
    mė janė verbuar sytė
    me duket se jam ne qiell,
    e prek gjithėsinė
    sa abraztirė
    era e ftohtė
    yjet pa dritė,
    edhe ato tė vetmuara
    askund askush,
    zbraztirė e pafund,
    i shqetėsuar jam
    nuk di katė shkoj
    Cila rrugė mė shpie nė drejtim tė duhur
    jam nė udhėkryq
    pa emėr,
    i humbur e i hutuar
    qėndrojė nė gjithėsi,
    i mjeri i humburi unė
    nė kozmosin e pafund..


    Dua tė zgjohem
    nė jetėn qė isha
    dua tė bėrtasė LIBERTAS,
    dua tė jem ai qė isha
    dua tė dal nga ky labirint
    dua tė gjej rugėn e humbur.
    Endem anė e mbanė kozmosit tė pafundė
    kėrkojė atė...


    Kėrkojė kohėn e humbur
    kėrkojė jetėn kur isha fėmijė,
    kėrkojė ditėn kur u dashurova
    pėr herė tė parė,
    kėrkojė atė qė kam humbur e qė nuk vjen dot!
    e dashura koh
    tė lutem kthehu vetėm pak ...
    Te dua se s'te urrej dot......

  5. #5
    LarG Maska e Flava
    Anėtarėsuar
    22-01-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    547
    Sdua tė flas



    Mos mė bėni tė flas
    Nuk dua
    Tė shpalos
    Dhimbjen,dashurinė
    Nė kengė shoh gjak
    Gjak
    Tė njė tė pafajshmi
    Kurse valėt e detit vjedhin jetėn
    Fėmije tė posalindur
    Mos mė bėni tė flas


    Alistar Ramadani
    Te dua se s'te urrej dot......

  6. #6
    LarG Maska e Flava
    Anėtarėsuar
    22-01-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    547
    BIOGRAFIA

    Jam njė viktimė
    E rritur pa dashuri,
    E skamur, e cfilur,

    Mbi gėrmadhat e fatit
    Mbijetuar virtytet e mia.

    DASHURIA IME

    U linde si feniks nė zemrėn time,
    Dhe zjarre pėrhape nė shpirtin tim
    Ma mbushe jetėn plot gėzime,
    E unė fitova njė amshim.

    O Zot, o shpirti im,
    O, jeta ime e shtrenjtė,
    O, fat i syve tė mi e gėzim,
    Kulm i dėshirave tė mia besim.

    Para teje shpirti po shkrihet, e di,
    Dhe nė vetmi zemra mė tretet,
    Sikur tė gjithė i shohin eshtrat e mi,
    E mu vetėm tė vdes mė mbetet.

    Me zgjove nga vdekja, mė the
    jeto,
    Preke shpirtin tim dhe i the gėzo,
    Ke jetėn time qė e la pa gaz.

    Po unė nuk do tė vdes,
    Se dua tė jetoj.
    Sa tė jem gjallė do tė pres,
    Do tė jetoj edhe kur ti vdes..
    Agim Haziri

    ISHTE AJO

    Sa e ēuditshme jeta,
    Me te parajsė, pa te ferr.
    Si i vdekuri nė arkivol
    Pa pikė shpresė
    Pėr diellin,
    Aromėn e saj
    Ndriēimin e hėnės dhe...
    Po pėrsėritet e njejta
    E fytyrėn e saj
    E ruaj nė kujtesėn time.
    E fotografia e saj
    Qėndron e mbyllur
    Brenda dyerve tė zemrės sime.
    Ishte ajo.
    Te dua se s'te urrej dot......

  7. #7
    LarG Maska e Flava
    Anėtarėsuar
    22-01-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    547
    VAJI I ASAJ PA EMĖR

    Shtrėngimin e urrejtjeve tua
    Pėr qirinjėt e djegur
    I shpėrlan loti...
    E loti abuzon organin e kohės,
    Por jo gjatė.
    Se pasioni yt
    Shembė kullat e vetmisė
    Dhe kthen besimin e humbur,
    Tė shkėmbijt e rrahur
    Nga stina e thyer.
    Dhe shpirti flen,
    Kur skeletet e kalbura tė skamjės
    Shndėrrohen nė unaza tė komplikuara
    Nė theshtėsinė e kėtij fundshekulli
    Driton Shaipi

    Pėr ty qė je larg meje

    Nė kėtė natė tė qetė
    Pranė dritares qendroj
    Shiqoj yjet lartė
    Dhe pėr ty mendoj.

    U bė kohė e gjatė
    Qė je larguar
    U bėnė, e dashur, disa muaj
    Qė s'tė kam takuar.

    Rangut tė tė verbuarve
    Unė, tani, i takoj
    Se sytė mi more
    Kur u largove.

    E tani me foton tėnde nė dorė
    Nga largėsia tė pėrqafoj
    Nga zemra tė fala
    Dhe tė puthura tė dėrgojė.
    Nebi Totaj

    Shembja e nje nate dashurie:

    Ktheva koken, mbajta hapat:
    binin tjegullat, binin traret,
    binte qielli i nje nate dashurie.
    Atje mbi papafingo, prane yjeve e pata puthur,
    shemben yjet tani, behen pluhur.
    Dritare s'ka, ka sy te zgavert,
    s'ka mure me plasaritje te etshme,
    skelete fjalesh ne gjysmerresire,
    skelete enderrash, premtimesh te neserme.
    Ngrihet tymi si nje mjegull e bardhe,
    nje grusht eshtrash te nje nate germadhe.
    Ne cep te rrenimit
    dy burra po pine qete-qete cigare.
    Ej, ju atje! Nuk degjoni si ulerijne brenda meje xhindet,
    edhe pak e llava do te dale jashte meje si tek vullkanet.
    Mos u kthe ne kujtim, i thashe
    mos u kthe ne harrim, me tha;
    botes i falem nje nate dashurie
    dhe kjo s'eshte pak.
    Nje nate. Dhe ēfare nate!
    Dora mbi sup,
    hena mbi mal,
    qielli i kalter i botes mbi krye...
    Mbajeni, mbajeni!
    Ajo po bie...po bie....
    Dhe ishte nje nate e paemer,
    siē ishin te paemert yjet.
    Kini meshire, mos e shembni ate nate!
    Eshte renkimi im apo klithma e saj?
    Kini meshire, kini meshire!
    Ajo ishte nje nate dashurie
    qe kurre s'duhej te kish gdhire.
    Kini meshire,
    ne mos po atje nen gure,
    nen peshen e nates se shembur do te shembem,
    i vrare jo nga urrejtja, po nga dashuria,
    qe, perjetesisht quhet dhembje............
    XHEVAHIR sPAHIU
    Te dua se s'te urrej dot......

  8. #8
    LarG Maska e Flava
    Anėtarėsuar
    22-01-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    547
    ISMAIL KADARE

    Pa ty

    Ti ike udhes se pafundme
    Ku zverdhin druret gjetherenes
    Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
    I arti medalion i henes.
    Lejleket iken.
    Fill pas teje
    Si stof i keq u zbeh blerimi
    Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
    Me negativin e nje filmi.
    Tani ne fusha shkoj menduar
    Ku nis te fryje ere e ftohte,
    Ku ca mullare te gjysmuar
    Duken qe larg si Don Kishote.
    C'te bej, po them me vehten time,
    Ne kete ore te vone te muzgut,
    Ku qerrja baltave ben shkrime.
    Te lashta sa te Gjon Buzukut?
    Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
    Te pi ne gjunje duke rene,
    Ne gryke e di qe do te me ngelet
    I ftohte medalioni i henes.


    Ti qave

    Ti qave dhe me the me zė te ulet
    Se une te trajtoja si prostitute.
    Athere loteve te tu s'ua vura veshin
    Te desha, pa ditur se te desha.

    Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva
    Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m'u duk,
    Athere kuptova c'kisha humbur,
    C'kisha fituar kuptova gjithashtu.

    Me rrezellinte si smerald merzitja,
    Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re...
    Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja
    Sepse seicila m'e bukur se tjetra qe.

    Se ish i tille ky koleksion bizhush
    Qe drite e terr leshonte njekohesisht,
    Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte,
    Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish.
    Te dua se s'te urrej dot......

  9. #9
    LarG Maska e Flava
    Anėtarėsuar
    22-01-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    547
    "Love"-Ylli Jasa
    Dashuri, fjale e varfer
    qe vetem ti jep
    nga shpirti ne shpirt
    Dhe perseri ne shpirt
    Dhe pas ikjes..
    Dhe pas...
    pas...pas...pas

    O Zot e di cdo te thote "Pas"..
    njemije vjet ne syte e tu jane nje dite
    Nje dite eshte nje cast
    Nje cast eshte njemije vete
    Ku hena eshte nje tjeter shtepi
    Dhe yjet ndricojne leximin e poezise...
    Te dua se s'te urrej dot......

  10. #10
    LarG Maska e Flava
    Anėtarėsuar
    22-01-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    547
    SEPSE NJĖ DITĖ TĖ PASHĖ ME DETIN

    Aherė, pėr tė mbrritė tek dashuria
    ishim akoma tė pakrahė.
    Si zogj tė porsalindur prisnim dashuria
    tė na hidhej vetiu nė gojė.
    Prekjet janė tė dėmshme pėr fėmijėt
    me thoje,
    puthjet janė tė rrezikshme
    si loja me zjarrin.
    Tė bėsh dashuri, pa u rritur,
    jo, jo shtoje.
    Por unė merrja frymė
    prej mushkėrive tuaja.
    Tek flija, ti ishe ėndrra
    ku akoma
    lumturia dhe ndrojtja ime
    lėkundeshin tė ekuilibruara.
    Tek ecja, ti mė mbaje nė ajėr
    rrugėve baltore tė Bajzės
    tė mos njollosja pantallonat
    e hekurosur vetėm pėr ty.
    Ēdo e rrahur zemre
    mė qarkullonte nė gjak emrin tėnd.
    Larg teje
    isha si njeriu larg syzeve tė tij optike -
    ngjyrat e universit mė ngjanin
    po aq tė lodhura sa unė.
    Imazhi yt ishte shkrirė
    nė materiet e botės qė thirrja nė ndihmė.
    Pra, unė dhe ti, ishim njė trup,
    njė shpirt, njė dashuri;
    po tė mblidhnim moshėn e ne tė dyve
    do tė ishim tamam 32 vjeē.
    Megjithatė
    je akoma i vogėl, akoma, pėrsėritje.
    E prapė mė gėnjeje se tė pėlqente
    tė ishe e pacikėshme.
    Them mė gėnjeje
    sepse njė ditė tė pashė me detin.
    Krahėt e tij muskulozė
    tė tėrhiqnin fort rreth thellėsisė.
    Ai, deti, ti puthte sytė e tu
    si tė ishin tė parėt sy qė shihte.
    Ti madje, pėr ca sekonda,
    harrove frymėmarrjen.
    Tė mbushėm ajėr
    harrova edhe unė duke ju parė.
    Ti largoheshe nė bluhtėsinė e gjoksit tė tij
    si njė ėngjėll i bardhė.
    Po, po, e pashė atė detin
    tek i petėzonte gishtėrinjėt e ujėt
    dhe si pėr inatin tim
    t’i preku lėmueshėm flokėt, fytyrėn.
    Madje i shtriu si nėperka tinzare
    edhe nėn kostumin tėnd tė banjės.
    Ti e di. Kėto gjėra
    vetėm unė dudet t’i kisha bėrė me ty.
    Po, po! Atė qė ti e bėre me detin
    duhet ta kishe bėrė vetėm me mua.
    E ku ta dija unė
    se po ta lėshė dashurinė pėr mė vonė ajo brymoset.

    GJeke Marinaj
    Te dua se s'te urrej dot......

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •