Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,064
    Postimet nė Bllog
    18

    Shqiptari nga Medvegja, Marco Muharrem Salihu, kandidat pėr Parlamentin Evropian

    Shqiptari nga Medvegja kandidat pėr PE: Do tė bėhem zėri i shqiptarėve nė Evropė

    Emri:  IMG_5717.png

Shikime: 1328

Madhėsia:  237.6 KB

    “Do tė bėhem zėri i shqiptarėve nė Parlamentin Europian”. Me kėtė moto shqiptari nga Medvegja, Marco Muharrem Salihu, garon nėn siglėn Stati Uniti d’Europa me partinė e Emma Boninos nė Itali pėr zgjedhjet europarlamentare qė zhvillohen nga data 6-9 qershor dhe nė Itali nė datat 8-9 qershor.

    Prej 32 vitesh nė Itali dhe aktualisht sipėrmarrės nė shumė fusha nga hoteleria, te siguria dhe kultura, Saliu shpalosi nė Ditarin me Bruna Ēifligun, platformėn dhe arsyet e kėtij kandidimi, ku spikati reformimi i administratės europiane dhe pasivizimi i adresave, qė siē tha ai do tė jetė puna qė do ta shoqėrojė pėr njė kohė tė gjatė.

    “Jam aktivist i pandalshėm i komunitet tim nga Medvegja, jam afėr politikės pėr tė shtyrė pėrpara kėrkesat tona. Reformim i administratės europiane, tė ndryshojė mėnyrėn e funksionimit, sepse kemi njė union ekonomik, por jo njė union politik, ushtarak dhe sigurie. Eliminimi i tė drejtės sė vetos. Vendimet tė merren me shumicė tė cilėsuar. Ėshtė e domosdoshme qė tė jetė zėri i shqiptarėve aty, shqiptarėt kanė mjaftueshėm pėr tė nxjerrė nga secili shtet nga njė eurodeputet dhe pėr tė krijuar njė grup parlamentar vetėm nga shqipatrėt qė jetojnė nė Europė. Arsyeja tjetėr do tė jetė Italia dhe Ballkani Perėndimor ėshtė e drejtė qė Italia tė bėjė mė shumė protagonizėm duke tėrhequr bashkėsinė europiane drejt Ballkanit”.

    Jo vetėm zėri i shqiptarėve pėr porblemet qė ata kanė me vendet e origjinės, por Salihu synon qė tė bėhet zėri i i tė gjithė pakicave pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me sigurinė e kontinentit.

    “Unė mendoj se do tė bėhem zėri i shqiptarėve nė Europė pėr problemet qė kanė me vendet e origjinės si votimet, pensionet, ligji Bosi Fini dhe ēėshtje qė kėrkojnė pėrgjigje. Unė mendoj se do tė bėhem zėri i tė gjitha pakicave nė botė sidomos ato qė kanė tė bėjnė me sigurinė e kontinentit tonė. Pasivizimi i adresave do tė jetė puna qė do tė mė shoqėrojė pėr njė kohė tė gjatė. Tė arrijmė disa reforma nė nivel qendror nė Europė qė tė degėzohen nė shtete e tė mos merret kohė me probleme veē e veē, pro tė zgjidhen nė nivel qendror”.

    Njė tjetėr prioritet i tij ėshtė edhe problemi i shkollave shqipe nė Europė.

    “Edhe puna e shkolla ėshtė ēėshtje qė duhet tė disiplinohet sa mė shpejt dhe do ngelet njė nga prioritet e mia, se problemet qė kanė shqiptarėt me shkollat e kemi nė tė gjithė Europėn dhe nėse arrijmė qė shkollat tė hyjnė nė funksion sa mė shpejt”.

    Edhe pse e cilėson garėn tė fituar, Salihu ėkkron votėn jo vetėm tė shqipatrėve, por edhe tė miqve italianė.

    “Unė ua kėrkoj italianėve me origjinė shqiptare se janė 144 mijė nė zonėn ku jetoj unė dhe kjo votė do tė jetė zėri i tyre. Shqiptarėt mė shumė se kurrė kanė nevojė tė mobilizohen dhe unė po vėrej njė entuziazėm tė madh, njė dukuri qė ka munguar pėr shumė kohė kam takuar pėrfaqėsues tė ndryshėm, avokatė, kontabilistė, mjekė. Pritshmėritė; gara ėshtė e fituar. Vėshtirėsitė kanė qenė sa ėshtė siguruar mandati. Ne numrat i kemi, vota e komunitet tonė ėshtė obligim, detyrė ėshtė qė tė marrim votėn e miqve qė ua kemi dhėnė ndėr vite. Nėse shtojmė edhe votat e miqve tanė kjo bėhet mė e lehtė”.

    A2cnn

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,064
    Postimet nė Bllog
    18

    Pėr: Shqiptari nga Medvegja, Marco Muharrem Salihu, kandidat pėr Parlamentin Evropian

    “Sipėrmarrės i suksesshėm, mishėron vlerat dhe aspiratat europiane”/ Kėshilli i Ambasadorėve Shqiptarė mbėshtet kandidaturėn e Marco Salihut pėr PE

    Emri:  muharrem-salihu-marco-e1716567717137.jpg

Shikime: 19

Madhėsia:  24.9 KB

    Kėshilli i Ambasadorėve Shqiptarė pėrmes njė deklarate tė shpėrndarė pėr mediat, shprehet se mbėshtet kandidaturėn e Marco Salihut pėr Parlamentin Evropian.

    Nė deklaratė vlerėsohet Salihu si sipėrmarrės i suksesshėm dhe mishėrues i vlerave dhe aspiratave europiane tė shqiptarėve.

    “Jemi shumė krenarė qė njė nga anėtarėt tanė tė nderuar po kandidon krah pėr krah me emra tė shquar tė politikės italiane dhe evropiane si Emma Bonino dhe Matteo Renzi – nė Parlamentin Europian. Marco mishėron vlerat dhe aspiratat evropiane tė shqiptarėve, si dhe kontributin e tyre nė familjen evropiane. Me pėrvojėn e tij tė gjerė si njė sipėrmarrės shumė i suksesshėm, ai vazhdimisht ka dėshmuar njė pėrkushtim tė thellė nė mbėshtetje dhe pėrparim tė kushteve socio-ekonomike tė bashkatdhetarėve tė tij tė dashur nė Luginėn e Preshevės”, thuhet nė deklaratė.

    Kėshilli i Ambasadorėve Shqiptarė i bėn thirrje tė gjithėve, veēanėrisht shqiptarėve qė jetojnė nė verilindje tė Italisė, tė mbėshtesin kandidaturėn e tij pėr njė tė ardhme mė tė mirė pėr ta dhe fėmijėt e tyre.

    “Ne besojmė fort se zėri i tij nė Bruksel do t’i shėrbejė mė tej integrimit tė shqiptarėve nė Itali dhe nė mbarė Evropėn”, vijon mė tej deklarata e Kėshillit tė Ambasadorėve Shqiptarė.

    (BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,064
    Postimet nė Bllog
    18

    Pėr: Shqiptari nga Medvegja, Marco Muharrem Salihu, kandidat pėr Parlamentin Evropian

    “Po dalim tė barabartė nė shtetin ku jetojmė”/ Shqiptarėt e Italisė njėzėri mbėshtesin Muharrem Salihun

    Emri:  muharrem-salihu-marco-e1716567717137.jpg

Shikime: 18

Madhėsia:  24.9 KB

    Muharrem Salihu, kandidati i parė shqiptar pėr deputet nė Parlamentin Evropian, vizitoi Padovėn dhe Abano Terme pėr tė takuar komunitetin shqiptar dhe pėr tė prezantuar kandidaturėn e tij. Nė kėtė takim tė ngrohtė dhe entuziast, Salihu kėrkoi mbėshtetjen e shqiptarėve tė Italisė pėr zgjedhjet evropiane qė do tė mbahen mė 8 dhe 9 qershor.

    Gjatė fjalimit tė tij, Salihu pėrsėriti qėndrimin e tij se shqiptarėt janė pjesė e pandashme e Evropės dhe se bashkėpunimi ėshtė thelbėsor. Ai theksoi rėndėsinė e njė zėri shqiptar nė Parlamentin Evropian pėr tė mbrojtur interesat e komunitetit dhe pėr tė shtyrė pėrpara iniciativat tona.

    “Kjo ėshtė mundėsi e madhe, vėshtirė e pėrsėritshme qė ne po e shfrytėzojmė dhe po dalim tė barabartė nė shtetin ku jetojmė”, tha Salihu.

    Takimi u pėrshkua me diskutime dhe shkėmbime mendimesh, duke reflektuar mbėshtetjen e madhe dhe besimin e plotė qė komuniteti shqiptar ka pėr Salihun.


    Balkanweb

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,064
    Postimet nė Bllog
    18

    Pėr: Shqiptari nga Medvegja, Marco Muharrem Salihu, kandidat pėr Parlamentin Evropian

    Kandidati shqiptar pėr eurodeputet Muharrem Salihu: Italia lokomotivė e Ballkanit nė rrugėn drejt BE, kombi ynė e meriton Europėn

    Emri:  muharrem-salihu-marco-e1716567717137.jpg

Shikime: 18

Madhėsia:  24.9 KB

    Nė qershor mbahen zgjedhjet pėr Parlamentin Europian dhe njė sipėrmarrės shqiptar kandidon pėr eurodeputet nė Itali e ai ėshtė Muharrem Salihu, qė garon pėr +Europa.

    Salihu, nė njė intervistė nė rubrikėn Opinion nė News 24 tha se Italia ėshtė njė lokomotivė pėr rrugėn e Ballkanit Perėndimor drejt BE-sė. Ai tha se kombi ynė e meriton Europėn, ndėrsa ju ka bėrė thirrje shqiptarėve qė jetojnė nė Itali qė ta votojnė pėr eurodeputet.

    Muharrem Salihu, kandidat pėr eurodeputet nė Itali: Italia ėshtė njė lokomotivė pėr rrugėn e Ballkanit drejt BE-sė. Janė njė milionė shqiptarė nė Itali, qė japin kontributin e tyre pėr shtetin italian, punojnė e jetojnė nė mėnyrė tė ndershme. Shqiptarėt nė Itali nuk janė vetėm punėtorė, por janė kthyer edhe nė sipėrmarrės tė suksesshėm. Sa i pėrket vizitės sė Ramės nė Itali, besoj se duhet tė mbėshtetet ēdo pėrfaqėsues i shtetit shqiptar nė vendin fqinj, pasi shqiptarėt duhet tė mbėshteten, sepse tashmė janė qytetarė me tė drejta tė barabarta me tė tjerėt nė shtetin italian.

    (Balkanweb)

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,064
    Postimet nė Bllog
    18

    Pėr: Shqiptari nga Medvegja, Marco Muharrem Salihu, kandidat pėr Parlamentin Evropian

    “Do lobojmė pėr votėn e diasporės, ēelim kurset e gjuhės shqipe nė tė gjithė Italinė”, premtimet e Muharrem Salihut, rritet mbėshtetja ndaj kandidatit shqiptar pėr eurodeputet nė PE

    Emri:  Muharrem-Salihu.jpg

Shikime: 19

Madhėsia:  48.6 KB

    “Jam Muharrem Salihu, nė fletė votimin shėnohem Marco, ashtu si mė kanė shkruar nė dokumentat e Serbisė ku jam lindur zyrtarisht, dhe pėr lehtėsi, autoritetet zgjedhore kanė pranuar kėtė zgjedhje”- u tha kandidati i vetėm shqiptar nė listat e kandidatėve italianė pėr zgjedhjet europiane, mbi 100 tė mbledhurve nė mjediset e CNA, Parma, njė shoqatė biznesi drejtuar nga ndėrmarrėsi dhe filantropi shqiptar Shpend Ndreu.

    Ky ishte vetėm takimi i tretė nė Parma, i kandidatit shqiptar, me grupe interesi, individė tė realizuar, nė njė komunitet si ai i rreth 6000 shqiptarėve tė Parmės, ku kanė tė drejtė votimi midis 2500 dhe 3000 vetėve.

    Nė prezantimin e tij, ai shpjegoi i pyetur nga tė pranishmit sesi u gjend nė Itali, pas diskriminimit nė Republikėn e Serbisė, studimeve elitare nė Zvicėr dhe pėrqendrimit nė Venecia, ku zotėron 12 restorante, njė pjesė e administron vetė dhe njė pjesė nėpėrmjet tė tjerėve; biznesit hotelier, atij nė fushėn e sigurisė dhe ekspozitave itinerante sportive, ku ka tė punėsuar afro 200 persona.

    Kandidati Marco (Salihu) parashtroi disa prej ideve tė veta nė biznes dhe politikė, duke vlerėsuar rolin e Italisė si shtet mikpritės i afro njė milionė shqiptarėve dhe qė ėshtė i vlerėsuar nga tė gjithė nė Ballkan, si emėruesi mė i vogėl i pėrbashkėt i vendeve qė kanė histori konflikti me njeri tjetrin.

    Emri:  takimi-ne-Itali.jpg

Shikime: 21

Madhėsia:  65.8 KB

    “Italia ėshtė pėlqyer nga ne dhe gjatė pushtimit, sepse ndikoi nė zhvillim, megjithatė-tha ai, i cili shtoi se “Italia duhet tė ndjekė shembullin e Gjermanisė pėr tė formuar personelin e punėsimit nė territor”.

    Kandidati shqiptar dha idenė e votimit unik nė krejt Europėn, dhe jo mbi bazėn e shteteve, qė krijon mundėsinė e zgjedhjes sė kandidatėve mė tė mirė dhe forcon epėrsinė e kandidatėve shqiptarė nė njė territor tė bashkuar elektoralisht. Kjo ėshtė njė ide e tij nė frymėn e programit tė Ema Boninos, politikane veterane, drejtuese e Listės “Shtetet e Bashkuara tė Europės”.

    Emri:  Muharremi.jpg

Shikime: 20

Madhėsia:  44.6 KB

    Marco (Muharrem Salihu), tha para tė pranishmėve se ishte dhuratė tė gjendej para ndėrmarrėsve kryesisht shqiptarė, sepse “ne jemi njerėz qė falė sakrificave kemi arritur shumė nė jetė, dhe mė vjen mirė qė dhe ju nė pak vite keni shkuar kaq larg”. Ai shpjegoi pėrbėrjen e grupit tė vet, duke shpjeguar posacėrisht pėrbėrėsen e sigurisė nė aeroporte ku bėjnė pjesė disa subjekte, si Bosch, Thales, Italsicurezza, Universitą di Verona, etj.

    Ai premtoi se pasi tė zgjidhet do tė lobonte tek qeveria italiane qė tė amendonte Ligjin Bosi Fini, qė i ndalon rinovimin e lejeve tė qėndrimit atyre tė huajve qė mund tė kenė bėrė shkelje tė vogla nė territor, ndonėse tė lindur nė Itali. Po ashtu ai premtoi se sipas modelit tunizian, qė ka frenuar trafikun klandestin nė ujrat e veta, do tė kėrkonte qė Italia “’i ofronte kushte lehtėsuese bizneseve shqiptare dhe atyre Italiane te vendosura ne Ballkan qė shesin produktet e tyre nė Itali dhe Evrope”.

    Shqipėria ka pozitė preferenciale ndaj qeverisė italiane, pėr shkak tė vendimit pėr tė strehuar disa qendra emigrantėsh nė Shėngjin, dhe kjo pozitė duhet shfrytėzuar pėr tė kėrkuar disa avantazhe. Marco (Salihu), premtoi se do tė kėrkonte tek kryeministri Rama dhe forcat politike tė Shqipėrisė tė mundėsonin votėn e diasporės nė zgjedhjet nacionale, dhe po ashtu tė zgjeronin rrjetin e konsullatave, e tė hapnin shkollat shqipe dhe qendrat e kulturės nė gjithė territorin italian.

    Emri:  Muharremi1.jpg

Shikime: 19

Madhėsia:  54.6 KB

    Njė takim tjetėr i rėndėsishėm ishte me disa prej themeluesve tė shoqatės “Skanderbeg”, por dhe tė tjerėve, ndėrmarrės tė dėshmuar Italian me origjine Shqiptare, nė zyrėn e konsulencės sė Erion Begajt qė bashkė me tė shoqen kishin themeluar dhe Shoqatėn e kontabilistėve shqiptarė nė Itali. Tė pranishmit, Shpendi Spahiu, Sara Blliku, Elton Pashaj, Gasper Keka, Mirian Marku, Elsid Guraj, avokati i shquar Gentian Alimadhi, i angazhuar dhe nė Kasacionin italian, premtuan mbėshtetje absolute pėr kandidatin e vetėm shqiptar nė kėto zgjedhje.

    Zoti Marco (Salihu), vizitoi dhe monumentin e Skėnderbeut, heroit tonė kombėtar, nė njė park publik tė bukur nė qendėr tė Parmės, sė bashku me iniciatorėt e tij.

    (BalkanWeb)

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Abazi -Atėdhetari dhe Artisti nga Medvegja
    Nga Besimi Dardani nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-09-2023, 05:25
  2. Marty s’i dėshmon akuzat UĒK-sė dhe Hashim Thaēin nė Parlamentin Evropian
    Nga Kosovelli nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 14-03-2011, 05:16
  3. Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 24-04-2010, 17:45
  4. Marco Benedettelli
    Nga eris1979 nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-07-2007, 10:37
  5. Ēėshtja ēame diskutohet pėr herė tė parė nė Parlamentin Evropian
    Nga Iliriani nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 21:50

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •