Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 36 prej 36
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 5D Konstruksion: Arrestohen dy drejtorë të Bashkisë Tiranë për vjedhje me tendera e biznes ndër

    Dyshime për përfitime me tendera, SPAK sekuestron kompaninë “5D Konstruksion”

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vijuar hetimet paraprake për procedimin penal nr.75, të vitit 2023, që bën fjalë për veprat penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike”, “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 257/a/2, 258/2, 244, 259/2 dhe 287/2 të Kodit Penal.

    Nga ana e organit procedues janë kryer veprime të mëtejshme hetimore për të përcaktuar shumat monetare që janë përfituar nga shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k. si rezultat i realizimit të kontratave publike të përfituara në kundërshtim me ligjin dhe me rregullat e prokurimit publik, si dhe si rezultat i veprimeve të kundraligjshme që përbëjnë veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 258 dhe 259 të Kodit Penal.

    Po kështu, janë kryer veprime hetimore për të verifikuar mënyrën e qarkullimit të shumave monetare që përbëjnë “produkt” të veprës penale, duke përfshirë veprimet financiare të kryera nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k brenda aktivitetit të saj tregtar, si dhe destinacionin e shumave monetare të transferuara nga shoqëria tregtare në drejtim të subjekteve të tjera tregtare apo në drejtim të personave të tretë.

    Nga veprime hetimore të kryera në këtë drejtim janë mbledhur provat e nevojshme nga të cilat krijohen dyshime të arsyeshme se, shumat monetare të përfituara në mënyrë të parregullt nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k që përbëjnë “produkt” të veprës penale, pjesërisht janë nxjerrë jashtë sistemit bankar nëpërmjet skemës së pagesave për punime fiktike duke u disponuar në gjendje “cash” nga pronarët e vërtetë të shoqërisë tregtare, si dhe pjesërisht janë ri-investuar në aktivitetin tregtar të shoqërisë tregtare të mësipërme. Janë mbledhur prova të mëtejshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shumat monetare të përfituara në gjendje “cash” janë përdorur më pas për të investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme.

    Pasi janë kryer veprimet hetimore të nevojshme Prokuroria e Posaçme ka paraqitur në datën 24.06.2024, kërkesën për vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për disa pasuri që mundet të konfiskohen.

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.388, datë 05.07.2024, ka vendosur pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme dhe caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasuritë si më poshtë:

    Shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj, si shoqëri tregtare që është përdorur dhe ka shërbyer si mjet për të realizuar veprat penale, që lejohet të konfiskohet sipas nenit 36/1, shkronja (a) të Kodit Penal.
    Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 506.25 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 164 m², ndodhur rrugën “Tefta Tashko”, Tiranë, rregjistruar në emër të shtetasve S.M dhe O.M, si pasuri e përfituar pjesërisht nga burime financimi që rrjedhin nga produkte të veprës penale.
    Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 51.3 m², ndodhur rrugën “Tefta Tashko”, Tiranë, rregjistruar në emër të shtetasve S.M dhe O.M, si pasuri e përfituar pjesërisht nga burime financimi që rrjedhin nga produkte të veprës penale.
    Shoqëria tregtare “Restur” sh.p.k, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj, në zotërim të shtetasit R.M, si pasuri vlera e të cilës i korrespondon vlerës së produktit të veprës penale dhe që mund të konfiskohet bazuar në nenin 36/1 shkronja (ç) të Kodit Penal.
    Pasuria 24 % e kuotave në shoqërinë tregtare “Mediterranean Investment Group” sh.p.k, me seli në Durrës, rregjistruar në emër të shoqërisë tregtare “Restur” sh.p.k, me ortak dhe administrator R.M, si pasuri vlera e të cilës i korrespondon vlerës së produktit të veprës penale dhe që mund të konfiskohet bazuar në nenin 36/1 shkronja (ç) të Kodit Penal.
    Pasuria e paluajtshme e llojit apartament me sipërfaqe të përgjithshme 122.7 m², me emërtimin B_43, si dhe pasuritë parkim Nr.P24 me sipërfaqe të përgjithshme 42 m² dhe parkim nr.P25 me sipërfaqe të përgjithshme 42 m², për të cilat është lidhur kontrata e sipërmarrjes midis shtetases S.Q. dhe shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, si pasuri që rrjedh nga produktet e veprës penale dhe për këtë shkak është pasuri që mundet të konfiskohet.
    Pasuria e paluajtshme e llojit apartament me sipërfaqe të përgjithshme 86.4 m², me emërtimin A_42, për të cilën është lidhur kontrata e sipërmarrjes datë 29.09.2023 midis shtetases S.Q dhe shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, si pasuri që rrjedh nga produktet e veprës penale dhe për këtë shkak është pasuri që mundet të konfiskohet.
    Në datën 08.07.2024 policia gjyqësore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara kanë nisur veprimet përkatëse procedurale për vënien në ekzekutim të vendimit gjyqësor të mësipërm, me qëllim marrjen në administrim të pasurive të sekuestruara. Veprimet e ekzekutimit të vendimit gjyqësor janë në proces dhe po vijojnë të kryhen edhe në ditën e sotme.

    Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, vazhdojnë hetimet për fakte të tjera penale apo për persona të tjerë që mund të përfshihen në objektin e hetimeve të këtij procedimi penal.


    Lapsi

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 5D Konstruksion: Arrestohen dy drejtorë të Bashkisë Tiranë për vjedhje me tendera e biznes ndër

    Sekuestrohet 5D Konstruksion dhe pasuritë e Redi Mollës

    Prokurorët e SPAK vendosën sekuestro preventive të kompanisë që përfitoi miliona euro tenderë me procedura të dyshuara si të manipuluara. Nën sekuestro edhe aksionet e Redi Mollës në hotelin me status qeveritar si investim “special”.

    Nga Gjergj Erebara

    Emri:  veliaj3.jpg

Shikime: 919

Madhësia:  63.5 KB
    Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-kreu i UKT-së, Redi Molla gjatë një inspektimi në vitin 2017.

    Prokurorët e posaçëm njoftuan të martën se kanë kërkuar dhe marrë autorizim nga gjykata për sekuestro preventive të kompanisë 5D Konstruksion si dhe të kompanisë Restur dhe aseteve të saj, konkretisht 24% të aksioneve në kompaninë “Mediterranean Investment Group” sh.p.k, e cila po ndërton një hotel me vlerë të deklaruar 15 milionë euro dhe që ka marrë statusin “special” nga ana e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

    Prokurorët thonë se morën vendimin e sekuestros pasi hetimet zbuluan se të ardhurat e kompanisë 5D Konstruksion përbëjnë produkt të veprave penale si dhe faktin që paratë e përfituara nga 5D Konstruksion u nxorrën cash prej saj për t'u përdorur nga pronarët e dyshuar, Mariglen Qato dhe Redi Molla, për blerjen e pronave të tjera.

    “Nga veprime hetimore të kryera në këtë drejtim janë mbledhur provat e nevojshme nga të cilat krijohen dyshime të arsyeshme se, shumat monetare të përfituara në mënyrë të parregullt nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k që përbëjnë “produkt” të veprës penale, pjesërisht janë nxjerrë jashtë sistemit bankar nëpërmjet skemës së pagesave për punime fiktike duke u disponuar në gjendje “cash” nga pronarët e vërtetë të shoqërisë tregtare, si dhe pjesërisht janë ri-investuar në aktivitetin tregtar të shoqërisë tregtare të mësipërme. Janë mbledhur prova të mëtejshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shumat monetare të përfituara në gjendje “cash” janë përdorur më pas për të investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme,” thuhet në njoftimin e SPAK.

    Kompania 5D Konstruksion u vu nën hetim nga prokuroria pas një denoncimi të kandidatit të opozitës për postin e kryebashkiakut të Tiranës Belind Këlliçi, i cili deklaroi në vitin 2023 se kompania i përket drejtorëve të bashkisë pavarësisht se rezulton nën pronësinë e një qytetari tjetër.

    Në prill të këtij viti, prokurorët arrestuan Redi Mollën dhe Mariglen Qaton, dy drejtues jetëgjatë të bashkisë Tiranë gjatë qeverisjes së kryetarit Erion Veliaj dhe i akuzuan për manipulim tenderësh, korrupsion dhe pastrim parash. Krahas tyre u vendosën në masa sigurie dhe disa drejtorë të tjerë të bashkisë, të cilët akuzohen për manipulim të tenderëve.

    Kompania 5D, e cila ka pasur të ardhura bruto prej 22 milionë eurosh mes viteve 2016 dhe 2022, është zgjeruar gjatë viteve të fundit në ndërtim pallatesh ndërsa një prej aksionerëve të saj, Redi Molla, ka hyrë si investitor në hotelin me status special në Durrës. Kompania e hotelit do të vijojë të administrohet nga pronarët ndërsa SPAK është përmbajtur me sekuestrimin vetëm të 24% të aksioneve të kontrolluara nga Molla.

    BIRN

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 5D Konstruksion: Arrestohen dy drejtorë të Bashkisë Tiranë për vjedhje me tendera e biznes ndër

    SKEMA/ Si i nxorën jashtë shtetit paratë drejtorët e Tiranës. Me paratë që i rifusnin, Qato e Molla blenë prona

    Kompania “5D” që sipas SPAK zotërohet nga drejtorët e arrestuar të bashkisë së Tiranës si dhe dy subjekte të tjera janë sekuestruar. Prokuroria e Posaçme thotë se janë zbuluar shuma parash që kanë qarkulluar me të cilat më pas janë blerë edhe pasuri të tjera të paluajtshme. Tashmë edhe një vilë, trualli dhe katër apartamente të tjera janë bllokuar nga shteti

    VIDEO

    SPAK ka vendosur sekuestron ndaj 3 kompanive që janë të lidhura me drejtorët e bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato.

    Bëhet fjalë për subjektin “5 D Konstruksion”, që është duke ndërtuar dhe një objekt në zonën e plazhit në Durrës, dhe të regjistruar në emër të Nestor Muhamellarit.

    Një tjetër kompani është Restur e themeluar në vitin 2020 me ortak dhe administrator vetë Redi mollën. Në administrim të shtetit është dhe 24 për qind e kuotave të subjektit “Mediterranean Investment Group, dhe që zotërohen prej Redi Mollës

    Gjatë hetimeve të nisura në vitin 2023 SPAK thotë se ka zbuluar shuma monetare që kanë kaluar nga kompani të tjera drejt “5D”-së, që akuzohet se në fakt i përkasin dy drejtorëve të Tiranës, Molla dhe Qato.

    Paratë pjesërisht janë nxjerrë jashtë sistemit bankar nëpërmjet skemës së pagesave për punime fiktive, duke u disponuar në gjendje “cash” nga pronarët e vërtetë të shoqërisë tregtare, si dhe pjesërisht janë ri-investuar në aktivitetin tregtar të shoqërisë tregtare të mësipërme, thuhet në deklaratën e SPAK.

    Madje paratë janë përdorur më pas edhe për blere të pasurive të tjera të paluajtshme.

    Së bashku me tre kompanisë spak ka bllokuar truallin 506 m2 dhe ndërtesën në të në rrugën Tefta Tashko tiranë e që I përkasin shtetasve Selim Molla, Ollga Molla.

    Të njëjtëve persona u është bllokuar dhe trualli 51.3 m2 në të njëjtën zonë.

    Një apartament 122 m2 dhe dy parkime me 42 m2, në emër të Sanije Qatos e afërme e Mariglen Qatos, po ashtu janë sekuestruar se bashku me një apartament 86 m2 që i përket të njëjtit person.

    Ndërkaq hetimet aktualisht po vijojnë për fshehje pasurie, shkelje e barazisë në tendera dhe korrupsion.

    Pronat e sekuestruara nga SPAK:

    1. Shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj, si shoqëri tregtare që është përdorur dhe ka shërbyer si mjet për të realizuar veprat penale, që lejohet të konfiskohet sipas nenit 36/1, shkronja (a) të Kodit Penal.

    2. Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 506.25 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 164 m², ndodhur rrugën “Tefta Tashko”, Tiranë, rregjistruar në emër të shtetasve S.M dhe O.M, si pasuri e përfituar pjesërisht nga burime financimi që rrjedhin nga produkte të veprës penale.

    3. Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 51.3 m², ndodhur rrugën “Tefta Tashko”, Tiranë, rregjistruar në emër të shtetasve S.M dhe O.M, si pasuri e përfituar pjesërisht nga burime financimi që rrjedhin nga produkte të veprës penale.

    4. Shoqëria tregtare “Restur” sh.p.k, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj, në zotërim të shtetasit R.M, si pasuri vlera e të cilës i korrespondon vlerës së produktit të veprës penale dhe që mund të konfiskohet bazuar në nenin 36/1 shkronja (ç) të Kodit Penal.

    5. Pasuria 24 % e kuotave në shoqërinë tregtare “Mediterranean Investment Group” sh.p.k, me seli në Durrës, rregjistruar në emër të shoqërisë tregtare “Restur” sh.p.k, me ortak dhe administrator R.M, si pasuri vlera e të cilës i korrespondon vlerës së produktit të veprës penale dhe që mund të konfiskohet bazuar në nenin 36/1 shkronja (ç) të Kodit Penal.

    6. Pasuria e paluajtshme e llojit apartament me sipërfaqe të përgjithshme 122.7 m², me emërtimin B_43, si dhe pasuritë parkim Nr.P24 me sipërfaqe të përgjithshme 42 m² dhe parkim nr.P25 me sipërfaqe të përgjithshme 42 m², për të cilat është lidhur kontrata e sipërmarrjes midis shtetases S.Q. dhe shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, si pasuri që rrjedh nga produktet e veprës penale dhe për këtë shkak është pasuri që mundet të konfiskohet.

    7. Pasuria e paluajtshme e llojit apartament me sipërfaqe të përgjithshme 86.4 m², me emërtimin A_42, për të cilën është lidhur kontrata e sipërmarrjes datë 29.09.2023 midis shtetases S.Q dhe shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, si pasuri që rrjedh nga produktet e veprës penale dhe për këtë shkak është pasuri që mundet të konfiskohet.


    ORA NEWS

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 5D Konstruksion: Arrestohen dy drejtorë të Bashkisë Tiranë për vjedhje me tendera e biznes ndër

    DOSJA “5 D”/ SPAK zbërthen fijet që lidhin drejtorët e Tiranës në ndërtimin e hotelit në Durrës, i shpallur “investim strategjik”

    Në dosjen “5 D”, rezulton të jenë të përfshirë një zinxhir veprimesh, por edhe emrash.

    Madje aty del edhe emri i Gazmend Haxhiajt, i cili është tashmë në masën e sigurisë detyrim paraqitje për dosjen SASPAK të fondeve të huaja kur drejtor ishte Ilir Beqaj.

    Po ashtu rezulton në këtë procedim edhe emri i Elvin Tivarit ish-drejtor i shitjeve në UKT.

    Lidhja konstatohen në ndërtimin e një hoteli në Durrës, për të cilin është themeluar “Mediterranean investment Grup” që ka marrë dhe lejen e ndërtimit.

    SPAK aktualisht ka sekuestruar 24 për qind të aksioneve që i përkasin Redi Mollës. Ndërsa, po ashtu pjesë aksionesh ka dhe Gazmend Haxhia që njëkohësisht është dhe administrator i shoqërisë “5D”.

    Por lidhjet vijojnë edhe më tej. Prokuroria ka zbuluar se hoteli do të ndërtohet dhe mbi një sipërfaqe prej 800 metër katrorë që fillimisht ka qenë e Elvin Tivarit.

    Ky i fundit rezulton të ketë në bashkëpronësi me Redi Mollën kompaninë “Gaztro Faktori”, ndërsa trualli i është shitur subjektit “Mediterranean”, ku janë 4 bashkëpronarë, kundrejt 150 mijë eurosh.

    Një tjetër sipërfaqe me vlerë 300 mijë euro i është shitur subjektit që do ndërtoje hotelin prej Selim e Ollga Mollës dhe Elvin Tivarit që kanë qenë bashkëpronarë.

    Ndërkaq konstatohet se Selim Molla ka derdhur në llogarinë e shoqërisë “Restur” që ka në pronësi djali i tij shumën prej 566,440 euro në formë huaje dhe më tej fondi ka kaluar të “Mediterranean”.

    Por edhe kompania “5 D”, përfshihet në këtë situatë ku ka marrë përsipër edhe punimet në objekt ku janë evidentuar 526 milionë lekë fatura 252 milionë prej të cilëve janë paguar.

    ORA NEWS

  5. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 5D Konstruksion: Arrestohen dy drejtorë të Bashkisë Tiranë për vjedhje me tendera e biznes ndër

    PRONARË ME 300 MIJË LEKËSHA/ Redi Molla i “5 D”-së, aksione dhe tek “Gastro Factory”, administrator Elvin Tivari, ish-drejtori tjetër i Tiranës

    Nga Edison Vatnikaj

    Emri:  -640-0-376ad95a-71ab-480d-860a-e49129563ac2-1723734005.jpeg

Shikime: 805

Madhësia:  31.0 KB

    Redi Molla, ish-drejtori në Bashkinë e Tiranës duket se nën administrim të tij nuk ka pasur vetëm shoqërinë famëkeqe “5D konstruksion”, por ka qenë ortak edhe në disa shoqëri të tjera.

    Sipas shkresave hetimore që “Ora News” disponon, rezulton se me datën 13.10.2023 është regjistruar subjekti tregtar “Gastro Factory shpk”, me seli në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë.
    Si aktivitet tregtar ka restorant dhe import dhe eksport, apo tregtim mallrash ushqimore në fushën e gastronomisë.

    Administratori i shoqërisë rezulton të jetë Elvin Tivari i cili njëherësh ka qenë ish-drejtor i shitjeve në Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT), ku është ortak me vlerë kapitali 34,000 lekë.
    Ortakë të tjerë në këtë shoqëri rezulton të jetë Redi Molla me 33,000 lekë, dhe po me të njëjtën shumë kapitali ortaku tjetër është Dritan Kadiu.

    Sipas arsyetimit të gjykatës nuk ka asnjë të dhënë nëse Prokuroria e Posaçme e ka pasur në vëmendje këtë fakt lidhur me investimin e të ardhurave të Redi Mollës në subjektin tregtar “Gastro Factory shpk”.

    Po në vijim thuhet se në relacionin e oficereve të policisë gjyqësore është evidentuar ky fakt dhe se në konkluzionet e këtij akti i është propozuar Prokurorisë së Posaçme që sekuestron preventive të shtrijë në 33 % të aksioneve që i përkasin Redi Mollës.

    ORA NEWS

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 5D Konstruksion: Arrestohen dy drejtorë të Bashkisë Tiranë për vjedhje me tendera e biznes ndër

    Skandali i abuzimeve/ Bashkëpunimi “5D” - “Fusha Shpk”, dy shoqëritë fituan tender për ndërtimin e rrugës që lidh aeroportin me autostradën në Vlorës

    Nga Edison Vatnikaj

    Emri:  -640-0-ecea6ef9aea36bc1402307dc0e71ebb5.jpg

Shikime: 809

Madhësia:  36.1 KB

    Kompania “5D” nën hetim për skandalin e abuzimeve të korrupsionit të drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, duket së nuk është kufizuar në firmosjen e tenderave nga autoriteti kontraktor Bashkia e Tiranës, por ka shkuar dhe më tej më marrjen e projekteve të mëdha.

    Në dosjen e SPAK-ut është evidentuar një komunikim i një prej punonjësve të shoqërisë “5D”, e cila në komunikimet e zhvilluara në muajin shkurt të vitit 2021 tregon për një procedurë prokurimi që "5D"-ja ka fituar.

    Nga verifikimet rezulton se bëhet fjalë për ndërtimin e rrugës që lidh aeroportin e Vlorës me autostradën e këtij qyteti procedurë prokurimi e fituar nga shoqëria “5D” dhe “Fusha shpk”, ku dyshohet se është përfituar nëpërmjet procedurave të paligjshme.

    Për këtë procedurë në arsyetimin e saj, Apeli shprehet se nga ana e Prokurorisë nuk kanë një analizë për mënyrën se si është fituar kjo procedurë.

    Gjithsej prokuroria ka evidentuar 12 procedura prokurimi, e ndërsa besohet se shoqëria “5D” ka nën dyshim edhe 11 tendera që mund të jenë subjekt hetimi për SPAK-un.

    ORA NEWS

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Fier, arrestohen dy italianë për vjedhje me dhunë
    Nga Meriamun në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 08-02-2012, 18:57
  2. Master ne Inxhinieri Ndertimi ne Tirane?
    Nga PcCrack3r në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-08-2011, 04:57
  3. Korrupsioni, pranga 3 zyrtareve te bashkise Tirane
    Nga mesuesi_1 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-03-2011, 14:13
  4. Sa fitohet me nje biznes butiku ne Tirane
    Nga johnny2000 në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2010, 05:18
  5. Fier, arrestohen 4 persona për vjedhje nafte
    Nga AlbaneZ në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-05-2007, 11:13

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •